loading

Programues Tërësor: Përshkrimi

Programues tërësor ka të bëjë me zhvillimin e uebit që zë vend si në planin parësor edhe në atë fundor të ndërtimit të një uebsaiti apo aplikacioni.

Çfarë është një programues tërësor?

Programuesit tërësor janë profesionistët më të vlerësuar në fuhshën e zhvillimit të një uebsaiti. Këta profesionist kërkohen për të kryer punën e nevojshme si në planin parësor ashtu dhe në atë fundor e një entiteti dixhital, që dë të thotë se këta profesionistë janë të aftë në aspektet e programimit, në dizajnimin e përvojës së përdoruesit, menaxhimin e projekteve, dhe në shumë raste të tjera të aftë në komunikimin me klientin. Për shkak të kërkesave të këtij specializimi të hibridizuar, profesioni i programuesit tërësor është tepër i njohur në shumë fusha profesionale.

Termi programues tërësor lidhet me gjithë arkitekturën e planit parësor dhe atë fundor të një uebsaiti ose aplikacioni. Profesionistët e tillë mund të merren me të dyja anët e ekuacionit proverbial (kod-gjuhësor).

Kuptueshmëria e rolit

Një programues tërësor ndërthurë në vetëvete aftësitë e programuesve front-end dhe back-end. Ai merret me një sërë detyarsh në krijimin dhe mirëmbajtjen e entietit dixhital (p.sh., aplikacion, uebfaqet). Roli i programuesit kërkon zotërimin e aftësive përshtatëse, të menduarit inovues, bashkë me ndërthurjen e njohurive teknike të programimit dhe nivel të lartë komunikimi.

Gjithësesi, programuesit duhet të kalojnë nëpër nivele të ndryshme të roleve të planit parësor dhe planit fundor para se të marrin përsipër përgjegjësitë e një programuesi tërësor.

Programues i planit parësor

Programuesit e planit parësor janë përgjegjës për elementë që shfaqen tek përdoruesit në plan të parë dhe të dukshëm. Kjo nënkupton përdorimin e elementëve UI, përpikmëria e programit të kërkimit online dhe të gjithë prezantimin visual të uebfaqes. Në fjalë të tjera, këta programues ndërtojnë gjithçka një visitor shikon kur lundron brenda një uebsaiti ose aplikacioni. Për të kthyer projektet në më shumë inetresante dhe interaktive, programuesit e frontit parësor përdorin gjuhë kodike si JavaScript, HTML dhe CSS.

Programues i planit fundor

Programuesit e planit fundor merren me bazat dixhitale të uebsaitit ose të aplikacionit. Këta janë si teknikët e skenës së teatrit të cilët bëjnë të mundur ngritjen e skenës por që nuk duken sepse qëndrojnë në prapaskenë. Programuesit e planit fundor menaxhojnë pjesë kritike të cilat ndikojnë tek prezantimi i dukshëm dhe tek përdorimi i uebsaitit, siç është përkujdesja ndaj databazës dhe pengesave të vogla teknike. Ata gjithashtu bashkëpunojnë me programuesit e planit parësor për të përmirësuar testime dhe përforcime të kodeve aty ku nevojiten.

Përgjegjësitë

Njohuri mbi programimin parësor (front-end) bashkë me programe të së njëjtës fushë.

Njohuri mbi programimin dhe dizajnin fundor (back-end) bashkë me përvojë mbi të paktën një softuer i lidhur me gjuhën e caktuar.

Njohuri mbi databazën dhe admimistrimin e funksionalitetit të uebsaitit.

Përkujdesje ndaj funksionit të qëndruehsëm të platformave, përfshirë Windows, MacOS dhe Linux.

Përmbushje të kërkesave teknike dhe ato të klientit.

Krijimi i API-ve që ndihmojnë në ruajtjen e të dhënave të cilat duhen në raste kur kërkohet rikthimi i tyre në përdorim.

Aftësi dhe gjuhë programimi që nevojiten

Python

Python, është një gjuhë programimi e cila kryeson në zvhillimin modern të uebsaiteve të kohës. Kjo gjuhë programimi nuk është e njohur vetëm për larminë e saj, por është edhe e thjeshtë në përdorim. Në fakt, sipas pyetësorit Stack Overflows Developer Survey të 2020-ës, Python doli nga më të kërkuarit prej programuesve sepse ofron suport për shumë stile programimi dhe përpikmëri në vizualizim.

JavaScript

JavaScript, është një tjetër gjuhë programimi e cila përfshihet në rolin e programuesit tërësor. JavaScript është e njohur për përdorimin e saj dinamik, dhe që në zhvillimin e uebit ka të bëjë me cilësinë e faqeve duke lejuar që programuesit të krijojnë stile komplekse, përllogaritje “ekuacionale” të vështira dhe lidhje me përmbajtje nga faqe të tjera në ueb. Uebfaqet do të ishin pa animacione, statike dhe shumë pak interesante pa përdorimin e JavaScript.

HTML

HTML (HyperText Markup Language), është gjuhë programimi shumë popullore në zhvillimin ueb dizajnit. Si gjuhë programimi lidhet me paraqitjen ndërlidhëse midis faqeve dhe vepron si njoftues për shfletuesin që të shfaqë elementë të faqeve me anë të etiketimeve (tags).

CSS

CSS (Cascading Style Sheets), është një nga më të përdorurat midis JavaScript dhe HTML. CSS ka të bëjë më së shumti me stilin dhe ngjyrat që i bashkohen strukturës HTML dhe përdoret kryesisht për të krijuar një dizajn estetik të këndshëm.

SQL

SQL (Structured Query Language), është gjuhë programimi e cila përdoret gjerësisht në zvhillimin e programimit fundor (back-end). Kjo ghuhë programimi përdoret kryesisht në menaxhimin dhe përditësimin e rekordeve si dhe për të modifikuar databazën. Për arsye se çdo uebsait përdor back-end në regjistrimin dhe ruajtjen e të dhënave, SQL mundëson krijimin e themleve të forta për databazën e nevojshme e cila zhvillohet në procesin fundor të uebit.

Rust

Rust, është gjithashtu një program popullor për zhvillimin e një uebsaiti. Rust përdoret kryesihst për rritjen e shpejtësisë, paralelizmave dhe ndikon në sigurinë e kujtesës së një uebfaqe. Kjo ghuhë programimi ndihmon në krijimin e makinerisë së lojrave, zhvillimin e sistemeve operative dhe në zbatimin e komponentëve të shfletuesit.

Java

Java, qëndron vazhdimisht në majë të programeve të gjuhëve të programimit. Ky program gjuhe për përdorim të përgjithshëm përdoret kryesisht në zhvillimin fundor dhe gjithashtu mund të zbatohet brenda softuerëve të ndryshëm. Programuesit tërësor duhet medoemos të njohin mirë këtë program, Java, sepse ky mund të zbatohet për loje të ndryshëm skenaresh të nevojshme për uebin si në zhvillimin e aplikacioneve, mirëmbajtjes dhe në konceptim.

Web Architecture

Arkitektura e një uebsaiti kërkon planifikimin dhe dizejnimin e aspektit teknik, funksional dhe të komponetëve visual të uebsaitit para se ky të hidhet në veprim përfundimtar. Ky program përdoret kryesisht prej ueb-dizenjuesit dhe ueb-zhvilluesit për të dizejnuar dhe zhvilluar një uebsait. Si rrjedhojë, roli i programuesit tërësor dhe përdorimi i arkitekturës shkojnë gjithnjë bashkë – programuesit tërësor duhet të kuptojnë se si të dhënat e back-end janë strukturuar në mënyrë që të ndërtojnë një produkt të ndërlidhur saktë, si dhe shpërndarjen e saktë të informacioneve bashkë me vendin e duhur ku të ndërmerren detyra të përcaktuara kompjuterike.

Të menduarit kritik

Zhvillimi i një uebi është pothuajse sinonim i zgjidhjes së problemeve të vështira, që do të thotë se programuesve tërësor u duhet të zotërojnë mirë aftësinë e mendimit kritik. Një projekt i tillë shpesh shfaqë vështirësi të ndryshme, duke filluar nga kufizimet e softuerit deri tek të metat e back-end. Programuesve u duhet të jenë të aftë të lundrojnë lirshëm brenda këtyre problemeve me anë të një përgjegjësie të orientuar drejt zgjidhjes, përmirësimit dhe gjetjes së rrugëve të tjera në çdo nevojë. Mënyrat e të menduarit kështu duhet të ndihmojnë gjithnjë në funksionin e frytshëm të projektit duke shtyrë gjithashtu përpara grupin e punës për t’u rritur profesionalisht.

Durim

Durimi shkon gjithnjë paralel me të menduarit kritik. Në kohën e testimit, përpunimit të problemit dhe ideve eksperimentuese, programuesit duhet të qëndrojnë të qetë dhe pozitiv, në vetëvete dhe me kolegët. Zgjidhja e një problemi nuk është gjithmon e dukshme, dhe durimi ju jep mundësi programuesve që të përparojnë brenda vështirësive për të arritur zgjidhjen. Kjo aftësi është më tepër e duhur për programuesit e rinj të cilëve u nevojitet kohë për të përshtatur veten brenda industrisë.

Komunikimi

Komunikimi është një tjetër aftësi e rëndësishme për të arritur realizimin e saktë të punës suaj. Programuesve u nevojitet të kordinohen me klientët, programues të tjerë, menaxhues të domain-it dhe me departamente të tjera. Për arsye se jo të gjithë janë njohës të kodeve, durimi dhe menaxhimi i komunikimit të qartë, janë më se thelbësore në këtë aspekt.

Cilat janë benefitet që një programues tërësor sjell me vete?

Një programues tërësor sjell me vete brenda një biznesi gjithçka nevojitet për të zhvilluar porejekte në lidhje me fushën e uebit dhe sistemeve automatke. Janë kryesues për tesimet dhe zhvillimet brenda një hapësire të vetme dhe në kohë të shkurtër.

Si të bëheni një programues tërësor?

Pëvarësisht se ky pozicion pune është i nivelit të lartë dhe i shumëanshëm, një programues mund edhe të mjeshtërojë aftësitë e tij pa patur nevojë për eksperincë të më parshme. Sidoqoftë, për të gjithë që duan të bëhen programues tërësor, ka disa rrugë edukuese të cilat do t’ju ndihmojnë në përgatitjen tuaj.
Këto janë:

Kodimi Bootcamps

Bootcamps është një nga rrugët më të mira për të përfituar aftësi në programimin e back-end. Kurset në këtë modul do t’ju ndihmojnë të zhvilloni aftësi dhe eksperincë në rolin e programuesit tërësor.

Diplomë

Diplomimi në kurset e Bootcamps ju mundëson të merrni njohuri rreth industrisë përkatëse. Për ata që duan të ndjekin rrugën e një programuesi tërësor, më e mira është të përqendrohen tek fushat e shkencës kompjuterike ose dizajnit grafik, sepse ju japin mundësi të mësoni rreth zhvillimit të uebit dhe industrisë në përgjithësi.

Autodidakt

Për ata që duan të mësojnë në mënyrë më të lirshme dhe të kenë vetëkontroll mbi rrugën e të mësuarit, ndoshta kjo është zgjidhja më e përshatur. Në këto kushte ju duhet të gjeni kurse online, aplikacione edukuese dhe mëanyra të tjera që mund të zbatohen brenda të mësuarit vetë. Me siguri që edhe në këtë mënyrë ju do të mund të përgatiteni për të arritur nivelin e një programuesi tërësor.

Shikoni kursin tonë.

Përmbledhje

Siç mësuam më lartë, një programues tërësor merret pothuajse me gjithçka. Nëse ju pëlqen të jeni kreativ dhe zgjidhës problemesh apo ju pëlqen të merreni me ndërthurjen e shumë komponentëve në një pjesë të vetme, me siguri jeni i përshtatshëm për këtë rol.

Edhe se faktet tregojnë se një diplomë në shkenca kompjuterike është e nevojshme për t’u bërë një programues tërësor, për ne kjo gjë nuk është detyruese. Ne mendojmë se gjithçka që ju duhet është përvoja në projekte të cilat ju ndihmojnë të ndërtoni aftësi dhe teknika të nevojshme për t’u bërë një programues tërësor.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching