loading
Si fillim, termi Menaxher i Kontratave përdoret në departamentin e prokurimeve dhe blerjeve. Si pjesë e departamentit të prokurimeve, roli i menaxherit është të kryej marrëveshje, të pranoj dhe të firmosë kontratat me furnizuesin e një kompanie, qoftë për shërbime apo sende të kërkuara prej kompanisë. Kështu që, është përgjegjësia e menaxherit të sigurojë mbarëvajtjen e praktikave të kontratës duke pasur parasysh zvogëlimin e shpenzimeve operacionale. Gjithashtu, efikasiteti i praktikave të menaxhimit të kontratave do të thotë ndërtimi i shërbimit dhe pozicionit të favorshëm negociues i cili ndërvepron brenda ciklit të marrëveshjeve midis palëve. Menaxheri i kontratave shërben si pikë takimi për lehtësira të duhura dhe merr venidme mbi zgjidhje të mundshme.
Nëse do të ndanim këtë rol në tre pjesë, këto do të ishin pragjet financiare, seksioni i përformacave dhe rimbursimet ose vlerësimet.
Pragu financiar: Prag do të thotë kufiri më i ulët dhe më i lartë, në lidhje me kontekstit në të cilin përdoret termi prag ose pragje. Në rastin tonë, një prag financiar apo buxhetor është një term që i referohet shpenzimeve specifike të monedhës, transaksioneve ose qëllimeve të blerjes së njësive. Gjatë procesit të negociatave, përdoren kufijtë për të arritur zbritje edhe më të mëdha se ato që jep zakonisht një furnizues. Ndërsa vëllimi rritet, ofruesi bëhet më i motivuar dhe i gatshëm të ulë çmimet ndërkohë që shpenzimet e tij bien gjithashtu.
Sektori Performues: Kjo zonë bazohet në metrika të përcaktuara kritike për procedurat e biznesit. Qëllimi i një seksioni të performancës është të krijojë një mekanizëm matjeje të miratuar reciprokisht midis ofruesit dhe klientit. Këto dispozita zakonisht lidhen me gjobat ose stimujt, në varësi të sektorit.
Rimbursime ose Vlerësime: Rimbursimi ose vlerësimi (nxitja), përdoret për të shpërblyer furnizuesit në përmbushjen e objektivave. Ky lloj fleksibiliteti kërkohet zakonisht në situata kritike kohore kur kontrata siguron një orar normal të përmbushjes, por nevojitet më shumë fleksibilitet për të përmbushur kërkesa të tjera të biznesit.
Efikasiteti i menaxhimit të kontratës përfshin ndjekjen e detyrave ditore, vlerësimin e performancës së furnitorit dhe bashkëpunimin me furnizuesin. Përmes procesit të menaxhimit të kontratës, kompania mund të pretendojë përfitime plus nga kontrata. Përfitimet e këtij lloji mund të përfshijnë një klauzolë që lejon lirimin e parakohshëm të kontratës, shkurtime shtesë të shpenzimeve ose situata të tjera.
Një menaxher i kontratave mbikëqyr marrëveshjen midis aktorëve të përfshirë në një aktivitet biznesi. Ai punon në të dyja anët e kontratës. Në përgjithësi, menaxheri i kontratës është përgjegjës për mbajtjen e komunikimit të qartë me palën tjetër dhe për ekzekutimin e kontratës së akorduar. Në varësi të organizatës, përgjegjësitë specifike mund të përfshijnë raportet financiare, monitorimin e kushteve të kontratës dhe kujdesin për dosjet.
Çdo kontratë është unike dhe kushtet e saj janë të ndryshme nga kontratat e tjera. Nuk ka asnjë kontratë të vetme që përmban të njëjtat kushte për të gjitha palët. Menaxheri duhet ta trajtojë çdo kontratë si një entitet të veçantë që ka grupin e vet të kushteve. Pasi kontrata të jetë funksionale, menaxheri shërben si person i pikës administrative deri në përfundimin e kontratës.
Menaxheri i kontratave është gjithashtu përgjegjës për devijimet e kontratës dhe ndryshimin e menaxhimit. Nëse shitësi humb njerëz ose një ndryshim buxheti kërkon miratim, menaxheri i kontratës trajton detajet në mënyrë që të gjurmojë projektin. Ai zakonisht është përgjegjës për raportimin periodik të kontratës, i cili njofton palët e interesuara për statusin e punës së kryer sipas kontratës.
Përshkrimi i rolit të menaxherit mund të ndryshoj në lidhje me llojin e industrisë. Më poshtë ne po rreshtojmë një listë të thjeshtë e cila përmban detyrat dhe përgjegjësitë normale.
Këto përfshijnë:
Arsimi, si në çdo gjë tjetër, është faktori kyç për arritjen e nivelit më të lartë në një pozicion pune. Aftësitë dhe certifikatat e kërkuara ndryshojnë sipas rolit dhe kompanisë. Sidoqoftë, menaxheri i kontratave zakonisht duhet të ketë një diplomë bachelor. Në disa raste, punëdhënësit mund t’ju kërkojnë që të certifikoheni gjithashtu.
Teknologji dhe inovacionMenaxherët e kontratave duhet të përditësohen me përparimet teknologjike.
Kontroll mbi marrëveshjetAftësitë ndërpersonale, rrjetëzimi dhe partneritetet bashkëpunuese janë thelbësore.
Menaxhim projekti dhe komunikimKomunikimi është i lidhur thelbësisht me veçoritë e menaxhimit të projektit.
NegociatorNegocimi me palët e treta dhe kontraktorët është gjithashtu përgjegjësi e menaxherit të kontaktit.
I orientuar në detajeJini të vëmendshëm ndaj çështjeve të vogla, si mungesa e shenjave të pikësimit në fund të një fraze ose anashkalimi i një fjale.
Regjistrohuni në newsletter
për t`u njoftuar rreth ofertave dhe lajmërimeve të fundit.