loading

Roli i inteligjencës emocionale në lidership dhe si ta zhvilloni

Në artikullin tonë mbi inteligjencën emocionale kemi shpjeguar ç’është dhe ju kemi treguar pse IE është një aftësi e shkëlqyer për të pasur një karrierë të mirë. Por, në vendin tuaj të punës, ai/ajo që drejton nëpërmjet shembullit është shefi/shefja, ndaj në këtë artikull do t’ju tregojmë pse IE është aftësia që ju duhet për të qenë një drejtues/e i/e shumë i/e mirë.Roli i inteligjencës emocionale

Nuk ka rëndësi nëse ju jeni shef/shefe, apo aspironi për tu bërë një e tillë. Nuk është kurrë vonë për të zhvilluar IE.Roli i inteligjencës emocionale

Rikujtim, ç’është inteligjenca emocionle?

Inteligjenca emocionale përkufizohet si aftësia për të kuptuar dhe kontrolluar ndjenjat (emocionet) tona. Në marrëdhëniet e punës, inteligjenca emocionale shihet si cilësia më e rëndësishme, pasi ajo ju lejon të krijoni një karrierë dhe një përvojë pune të ndërtuar mbi mirëkuptimin dhe profesioanlizmin.

Tashmë nuk mjaftojnë vetëm aftësitë teknike dhe intelifgjenca për të qenë të mirë në punë dhe aq më tepër për të qenë një drejtues i mirë.

Katër bashkëpërbërësit e inteligjencës emocionale tek një drejtues:

  1. Vetëdija: Kur vjen puna tek IE, vetëdija është themeli i saj. Me këtë duhet të kuptojmë se inteligjenca emocionale ngrihet mbi të kuptuarit dhe të lexuarit e ndjenjave tona. Vetëm një përqindje e vogël e njerëzve dhe drejtuesve janë me të vërtetë të vetëdijshëm. Një drejtues që i mungon vetëdija, bëhet shkak për nivele të rritura stresi dhe mungesë motivimi, duke çuar në një punë jo të frytshme dhe në një skuadër jo produktive.Për të nxjerrë më të mirën nga të tjerët, duhet që të nxirrni më të mirën nga vetja.
  1. Vetëkontrolli: Të kontrollosh ndjenjat e tua të bën nje drejtues më të mirë. Drejtuesit që u mungon vetëkontrolli, bien pre e ndjenjave dhe impulseve, thënë ndryshe nuk janë drejtues të mirë. Vetëdija ndihmon që ju si drejtues të mos përcillni reagim, por përgjigjigje. Duke e vlerësuar punonjësin dhe çështjen, arrini që reagimin e shkaktuar nga ndjenja e çastit ta përktheni në një përgjigje të pandikuar nga instikti.
  1. Vetëdija shoqërore: Të kuptosh ndjenjat e tua është vetëm gjysma e të qenit një drejtues i mirë, pasi duhet të jesh në gjendje të lexosh ndjesitë e të tjerëve. Duke praktikuar empatinë, që është aftësia që ju duhet në këtë rast, arrini të komunikoni dhe të bashkëpunoni më mirë. Empatia është aftësia më e rëndësishme e një drejtuesi, ajo siguron mbështetje për njerëzit që punojnë me ju.
  2. Manaxhimi i marrëdhënieve: Të manaxhosh marrëdhëniet do të thotë që të keni ndikim tek njerëzit e punës. Kur ju e kuptoni ndikimin që keni tek to, jeni më të aftë për të udhërrëfyer, drejtuar dhe për t’i dhënë zgjidhje ndasive.

Rëndësia e IE për një drejtues:

Inteligjenca emocionale ju vlen për të kuptuar ndikimin që keni tek njerëzit me të cilët punoni. Siç e thamë edhe në hyrje të këtij artikulli, një drejtues i mirë udhëheq me shembull, ndaj një drejtues i shkëlqyer kujdeset që të investohet gjithmonë për inteligjencën emocionale, jo vetëm tek vetja, por në ambientin e punës. Inteligjenca emocionale ju ndihmon të merrni vendime më të mira nën trysni, të njihni ndjenjat e të tjerëve dhe të kuptoni gjendjet e tyre emocionale.

Si mund ta bëni tuajën dhe si mund ta zhvilloni?

Një mënyrë për të zhvilluar inteligjencën emocionale, është të bëni vlerësimin 360 gradë, ku pasi mblidhni përshtypjet e kolegëve, jeni në gjendje të nxirrni në dukje anët tuaja të forta dhe ato jo aq të forta.

Përgjithësisht, inteligjenca emocionale arrihet duke e kultivuar atë së pari tek vetja nëpërmjet vlerësimeve. Këtë praktikë të “gjyqësisë vetjake”, mund ta përdorni më pas për të kuptuar më mirë aftësitë ndërpersonale të njerëzve që kërkoni të punësoni.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching