loading

Të mirat e aftësive të buta

Kemi folur edhe më parë për aftësitë e buta, por në këtë artikull do të flasim për të mirat e tyre në vendin e punës, pse ju vlejnë dhe si mund t’i përmirësoni ato.

Si ju ndihmojnë aftësitë e buta në punë:

Ju bëjnë punonjës afatgjatë

Aftësitë e buta janë prej tipareve kryesore që punëdhënësit shohin për punonjës të mundshëm. Njerëzit me aftësi të buta në komunikim, zgjidhje konfliktesh dhe motivim kanë gjithmonë një përparësi në intervistën e punës.

Këshillë: komunikoni shpesh me kolegët tuaj, praktikoni vetpërmbajtjen dhe analizoni situatat në mënyrë të qetë.Të mirat e aftësive të buta

Ndihmojnë në ruajtjen e marrëdhënieve të mira

Empatia dhe inteligjenca emocionale janë aftësi të buta që ju ndihmojnë t’i shihni situatat dhe problemet me sytë e të tjerëve. Ndjeshmëria ndaj të tjerëve dhe çfarë ato mund të jenë duke kaluar ushqen marrëdhënie më të shëndetshme dhe e bën më të lehtë ndërveprimin me dikë që ju nuk shkoni mirë. Gjithashtu, këto dy aftësi të buta ndihmojnë edhe në përmirësimin e punës në grup.

Këshillë: lexoni mbi inteligjencën emocionale dhe empatinë.

Puna në grup

Puna në grup është një praktikë e zakonshme pune, në të cilën dëgjimi aktiv dhe fleksibiliteti ju ndihmojnë të jeni më të frytshëm.

Ju bëjnë punonjës të çmueshëm dhe të besueshëm

Punëdhënësit vlerësojnë jashtëzakonisht integritetin dhe etikën e punës. Ata nuk kanë nevojë për fjalë, por për punonjës që të mbajnë përgjegjësi kur puna e tyre ka sukses ashtu edhe kur dështon. Gjithashtu, punonjësit që tregohen motivues, shfaqin prirje për të marrë përsipër nisma. Asgjë nuk është më e rëndësishme se sa ju t’i dilni për zot punës dhe ideve tuaja.

Këshillë: lexoni mbi dëgjimin aktiv dhe atësohuni mbi teknikat.

Ndikojnë në rritjen e rrjetëzimit tuaj

Punonjësit me aftësi të buta kanë një prirje për të qenë kureshtarë dhe tregojnë dëshirë të provojnë mundësi të ndryshme për të zhvilluar karrierën. Do të vlerësoheni edhe më shumë në punën tuaj nëse njohjet tuaja i shërbejnë asaj.

Ndikon në rritjen profesionale:

Kur ju pranoni dhe zbatoni përshtypjet dhe reagimet konstruktive (feedback-un), ndihmoni veten për të përmirësuar aftësitë tuaja.

Parandalon ngatërresat dhe rrëmujën

Nuk do të futeni thuajse asnjëherë në telashe nëse ndërthurni aftësitë tuaja organizative me komunikimin.

Këshillë: përdorni një planifikues (planner, journal)

Tregojnë se keni aftësi lideri dhe rrisin performancën tuaj

Aftësitë e buta si përshtatja dhe vendosmëria ju bëjnë të shihni më qartë mundësitë e zhvillimit. Aftësitë e buta ju ndihmojnë të lartësoni imazhin tuaj, pasi ato ju bëjnë punonjës më të mirë, asete për mjedisin tuaj të punës.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching