loading

Kthejeni vendin e punës në vendin tuaj të lumtur: 8 këshilla nga kolegët tanë.

Kur mendojmë për vendin tonë të lumtur, priremi të mendojmë për një kujtim, apo vend, që përgjithësisht lidhet me një ndjesi ku atmosfera, njerëzit dhe ajo që bëjmë janë më të mirat për ne. Por a e keni menduar se edhe vendi i punës mund të bëhet vendi juaj i lumtur?

Është mëse e natyrshme që puna të na shkaktojë stres dhe një ndjesi parehatie, por duke e kthyer atë në një vend të kënaqëshëm ku ta rrethojmë veten me ndjesi të mira nëpërmjet mënyrave të ndryshme, mund ta bëjë atë një burim të vërtetë copëzash lumturie. Mos harroni se lumturia në vendin e punës është përgjegjëse eshe për nivelet e rritura të përmbushjes dhe kënaqësisë në jetë, duke ndikuar edhe në stilin tuaj të jetës.

Ja çfarë sugjerojnë kolegët tanë:

Dëgjoni shumë muzikë

Një palë kufje janë gjithçka ju duhet për të ardhur në humor të mirë. Muzika ju ndihmon të përqendroheni, ju frymëzon dhe ju bën të lumtur. Kolegët tanë thonë se gjatë një detyre të vështirë, muzika i ndihmon të jenë të përqendruar dhe ia bën më të lehtë gjetjen e zgjidhjeve. Të dëgjosh artistin tënd të preferuar të jep gëzim. Një këshillë, njërin vesh mbajeni zbuluar, kështu nuk do të humbisni asnjë thirrje.

Ja çfarë po dëgjoj unë tani: Lana del Ray playlist.

Vendosni një sfond domethënës në kompjuterin ku punoni

Një sfond domethënës në kompjuterin tuaj mund t’ju sjellë në vete sa herë ju duket sikur nuk jeni në gjendje të vazhdoni. Një njeri i dashur, një qëllim, një dëshirë, pushimet e ëndrrave, mjaft të jetë një pamje që ju kujton arsyen pse punoni dhe pse e doni atë që bëni. Pamjet kanë fuqinë të na frymëzojnë, të na sjellin buzëqeshje. Sigurohuni që kompania ku punoni nuk ka asnjë rregull kundër kësaj.

Shkoni në punë me një mendësi pozitive

Të menduarit është gjysma e realitetit. Nuk i sillni asnjë dobi vetes nëse e nisni çdo ditë pune me një ndjesi të rëndë padurimi për tu kthyer në shtëpi. Punoni me veten tuaj për të pasur një mendësi pozitive. Në punë, ku është e sigurt se do të përballeni me situata të sikletshme dhe lodhëse, të qenit optimist ju ndihmon t’i kaloni sfidat më lehtë dhe rrit edhe prodhimtarinë tuaj.

Shfrytëzoni kohën e lirë për të kënaqur veten

Keni dhjetë minuta pushim? Hapni librin që po kaloni në duar në atë moment dhe lexoni pesë ose dhjetë faqe. Hapni kompjuterin dhe informohuni për një çështje që ju bën kureshtarë. Kur e kaloni kohën e lirë në mënyrë të frytshme, ndjeni më pak stres dhe ankth dhe vetvetiu nuk e shihni vendin apo procesin e punës me një spektër ngjyrash gri. Kolegët tanë rekomandojnë të lexoni, të dilni për të marrë ajër, apo për të biseduar.

Merrni ushqimin tuaj të preferuar në punë

Dashuria kalon nga stomaku. Kjo idiomë aksiomatike nuk përjashton as përvojën tuaj të punës. Paleta e shijeve të ushqimeve ndez tek ne ndjesitë e kënaqësisë, risjell kujtime dhe na kënaq. Pushimin e rradhës së drekës, ju sugjerojmë të merrni me vete një vakt të shëndetshëm, mundësisht të gatuar në shtëpi dhe që është sinonim i shijeve tuaja në ushqim.

Mbani një bllok kuriozitetesh (Blloku i kurioziteteve të Laurës)

Kolegia jonë Laura na prezanton me një ide origjinale që për të është shumë e frytshme. Ka shumë mundësi që në punë të mësoni gjëra të reja, interesante, të dobishme për jetën që keni jashtë punës, ndaj mbani një bllok kuriozitetesh ku mund të shënoni gjithçka nuk doni t’ju shpëtojë.

Ndonjëherë, pyet ChatGTP për një përgjigje të përqendruar dhe të saktë

Kur ju duhet një informacion i shpejtë, i përqendruar dhe relevant, drejtojuni ChatGTP, por mos bini në grackë. Puna juaj është puna juaj.

Mbusheni tavolinën e punës me gjëra që ju përfaqësojnë

Nëse stili minimalist nuk bën për ju, një tavolinë boshe është një tablo ideale për ta mbushur me gjëra që të përfaqësojnë. T’i jepni identitet hapësirës ku punoni ju bën të ndiheni rehat dhe të kënaqur.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching