loading

Bota e shëndetshme dhe frymëzuese e ecjes në natyrë: si të përgatiteni

Peizazhe fantastike, aroma e pemëve dhe tokës, ndjesi fantastike qetësie. Shëtitjet dhe ecjet në natyrë kanë kohë që praktikohen si një prej aktiviteteve më të shëndetshme çlodhëse dhe çdo ditë adhurues të rinj të shëtitjeve në natyrë i shtohen listës. Shëtitjet janë mënyra më e mirë për të gjetur pak prehje nga bota e zhurmshme dhe ritmi i shpejtë i punës. Ti dhe natyra, në një lidhje të ngushtë ku investon për të njohur një aspekt tjetër të vetes, vlerëson më mirë pasuritë e botës së gjallë dhe sfidon veten për të zbuluar diçka të re. A nuk do ta doje një fundjavë të tillë?

Shëtitjet dhe ecjet nuk janë vetëm lëvizje në natyrë dhe ndonëse çdokush mund të provojë t’i bëjë, jo të gjithë jemi në gjendje të përballojmë përvoja të tilla. Lexoni artikullin dhe mësoni më shumë mbi ecjet në natyrë dhe përgatitjen e nevojshme për to.Bota e shëndetshme dhe frymëzuese e ecjes në natyrë

Si fillim, pak më shumë mbi shëtitjet në natyrë dhe të mirat e tyre?

Shëtitjet në natyrë nuk bëhen gjithmonë me qëllimin për tu kënaqur dhe relaksuar. Natyrisht, kjo është pjesë e përvojës, por ka disa njerëz që bëjnë shëtitje dhe ecje në natyrë më së shumti për arsye shëndetësore. Ja disa të mira që sjellin shëtitjet dhe ecja në natyrë për trupin e njeriut:

  1. Ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës

(Ndihmon në qarkullimin më të mirë të gjakut)

  1. Ndihmon në uljen e tensionit

(Lufton hipertensionin)

  1. Lufton diabetin

(ndihmon në mirëmbajtjen e niveleve të sheqerit në gjak dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës)

  1. Ndihmon me obezitetin

(E gjetët, djeg kaolri)

  1. Ul nivelet e ankthit dhe depresionit

(Natyra është mjedis terapeutik, një dozë natyrore lumturie)

  1. Përmirëson gjumin

(Ndihmon në marrjen e vitaminës D që ndikon ciklin e gjumit)

  1. Ndihmon në krijimin e muskujve dhe forcimin e kockave

(I vë në muskujt në lëvizje dhe ngadalëson humbjen e Kalciumit)

  1. Përmirëson artritin

(Ndihmon rrahjet e zemrës dhe ul ndjesinë e dhimbjes)

  1. Ndihmon barazpeshimin

(Toka dhe terreni zhvillojnë instinktet dhe ndikojnë në forcimin e aftësive barazpeshuese dhe forcës fizike)

 

 

Fitnesi që qëndron prapa shëtijeve në natyrë:

Shumë debatojnë dhe argumentojnë se të përgatitesh për shëtitje në natyrë, më shumë se trajnim është një investim i përhershëm i të qëndruarit në formë. Fitnesi ndihmon jashtëzakonisht për këtë. Këto janë disa nga ushtrimet më të mira për të qenë gjithnjë në formë para se të shkoni për shëtitje në natyrë:

Vraponi dhe ecni: aktiviteti i përditshëm dhe i shpeshtë fizik është mënyra më e mirë për ta mbajtur trupin të gjallë dhe të gatshëm për ta rritur nivelin e lodhjes fizike.

Provoni dinamika të ndryshme lëvizjeje: bëni ushtrime barazpeshe, stërvisni artikulacionet dhe nyjet. Kështu përgatiteni më mirë për daljen në terren.

Ushtrimet për barkun: përgatiteni fizikun tuaj për një përvojë të mirë, jo të dhimbshme.

Uljet galiç (squats) dhe ecjet me zgjatime (lunges): forconi muskujt më të rëndësishëm të turpit.

Pompat: një trung i fortë mund të mbajë çanta më të rënda.

Ushtrime për zemrën: forcon mushkëritë dhe ju ndihmon të shëtisni më gjatë.

Ndihuni të motivuar dhe të përgatitur:

Është e kuptueshme që ka raste kur ecja në natyrë mund të krijojë shqetësim dhe ankth. Rruga mund të jetë e vështirë, e gjatë, ndoshta nuk keni mjaftueshëm përvojë, mendoni se do të jetë e bezdisshme. Gjithçka ka të bëjë me qëdrimin tuaj. Nëse ndryshoni mënyrën se si e shihni shëtitjen në natyrë, atëherë do të ndiheni më të motivuar. Zgjidhni çantën tuaj me kujdes, kujdesuni për ushqimin që sillni me vete, perzgjidhni me kujdes atletet/këpucët.

Përpara se të niseni mblidhni pak informacion në lidhje me vendin ku do të shkoni. Përpiquni të njiheni me të, të keni pak njohuri për zonën, të jeni në gjendje të flisni për veçoritë e saj, pse jo, të pyesni njerëz që kanë qenë atje para jush. Kjo mund të krijojë një humor të mirë dhe mendësi pozitive.

Jepini vetes kohë për tu përgatitur. Nëse keni planifikuar shëtitje të gjata, ku me shumë mundësi do të gjendeni në natyrë për një periudhë të konsiderueshme kohe, jepini vetes të paktën një muaj kohë për tu bërë gati dhe për të menduar mirë gjithçka që do të sillni me vete.

Siguroni këmbët!

Kur shkoni për shëtitje në natyrë, e mira është të siguroheni që këmbët tuaja të ndihen rehat, këpucët të mos jenë shumë të rënda dhe mbi të gjitha të jenë në gjendje të përballojnë sfidat e takimit tuaj me natyrën. Kur vjen puna tek ecja në natyrë, pjesa e këpucëve/atleteve/sandaleve është ndër aspektet më të rëndësishme. Një përvojë e gjatë ju ndihmon të zgjidhni me kujdes, por edhe për ju që sapo keni nisur apo keni dëshirë të nisni ka mënyra të mira për të zgjedhur. Gjëja më e thjeshtë që mund të bëni është të pyesni njerëz të cilët merren më këtë gjë.

 

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching