loading

Seti filmik krijon atmosferën për një produksion krijues të shkëlqyer

Nëse keni dashur ndonjëherë të jetoni në vendodhjen e filmit apo serialit tuaj të preferuar, na vjen keq t’ju zhgënjejmë, por ç’ka dëshironi në të shumtën e herevë nuk është veçse një dhomë me tre mure. Gjithsesi, na duhet ta pranojmë se jo rrallë herë kemi mbetur pa fjalë dhe kemi admiruar dhomën e personazhit kryesor, një mobilie në dhomën e ndenjes, ose na ka pëlqyer marrëzisht atmosfera dhe gjendja që krijon ambienti ku zhvillohen ngjarjet.

Ka një fushë të rëndësishme në botën e prodhimeve kinematografike dhe televizive që krijon botën që imagjinon regjisori dhe ndihmon në krijimin e elementëve shumë të rëndësishme për të përçuar si duhet botën e asaj që shfaqet në ekran. Krijimi i seteve filmike kombinon aftësitë krijuese me shestimin e përpiluar për të kthyer fantazinë në realitet.Seti filmik

Pse krijimi i seteve filmike është i rëndësishëm:

Nëse loja e aktorëve është shkalla më e lartë që i jep emër dhe sukses të vërtetë një prodhimi, setet filmike janë aksesori kryesor që shoqëron prodhimin dhe krijon idenë e përgjithshme estetike mbi të. Një set filmik i ndërtuar jo mirë mund të krijojë idenë se buxheti mund të ketë qenë i vogël, puna jo profesionale dhe se krijimi nuk ia vlen të shihet.  Të tjera prodhime, me sete filmike të ndërtuara mirë dhe të bazuara në skenarin, gjendjen dhe atmosferën që kërkon të përçojë krijimi marin një pamje të plotë dhe e bëjnë punën si duhet. Tetari, televizioni dhe kinematografia mbështeten mbi të për të krijuar një dimension unik, ku gjithçka shkon më së miri dhe dhe elementët krijues lidhen si duhet. Në rastë të caktuara setet filmike marrin vëmendje njëlloj me aktorët dhe historinë: korridori tek “The shining”, bota e avatarit tek “Avatar”, apo thuajse çdo vendodhje ngjarjesh tek “The Game of Thrones”, janë disa nga shembujt më të mirë të seteve filmike gjeniale që i kanë ngecur këto prodhime filmike në histori.

 

Krijimi i setit filmik:

Krijimi seteve filmike është krijimi në mënyrë artificiale i pamjeve të përshtatshme për tu filmuar nga kamera. Drejtortët artistikë dhe regjisorët janë ata që bashkëpunojnë me dizajnerët e seteve filmike për të krijuar sete filmike që në thelb janë botë në miniaturë që i përshtaten historisë dhe personazheve. Është shumë e rëndësishme që këto sete të mos jenë një detyrim që bëhet sa për tu bërë, por të ideohen dhe krijohen me kujdes dhe vëmendje ndaj detajeve.

Planifikimi i krijimit të seteve filmike dhe studimi i skenarit:

Hapi i parë për të ndërtuar një set filmik është planifikimii i tij dhe kjo nuk mund të arrihet nëse pikë së pari krijuesi nuk lexon dhe analizon skenarin.

Skenarët përmbajnë informacion të rëndësishëm mbi historinë që do të tregohet, personazhet dhe linjën e ngjarjeve. Është e mira që të nxirren shënime të detajuara nga skenari. Këto shënime duhet të kenë të bëjnë me:

  1. Vendosjen e ngjarjeve – koha e zhvillimit, vendi/et, atmosfera
  2. Rekuizitën e nevojshme në sfond
  3. Gjendje e përcjellë (humor ii përgjithshëm) – do të ndikojë më pas në zgjedhjen e paletës së ngjyrave
  4. Madhësinë e setit – nëse ka shumë aktorë dhe seti është shumë i vogël filmimi do të jetë shumë i sikletshëm, kurse po të jetë një set i madh me pak aktorë, këta të fundit do të përpihen nga boshllëku
  5. A duhet të ndërtohet nga fillimi apo mund të ndërtohet mbi një set të mëparshëm filmik.

Përfshirja e ideve dhe plotësimi i kërkesave të regjisorit:

Duke qenë se e gjithë ideja e krijimit është në mendjen e regjisorit, një krijues i setit filmik duhet të bashkëveprojë me regjisorin për të përmbushur idetë e tij/saj. Gjatë këtij procesi, regjisori duhet të pyetet mbi tonet, atmosferën dhe tematikat, paletën e ngjyrave, buxhetin dhe rekuizitë shtesë që nuk përmendet në skenar.

Krijimi i një modeli paraprak:

Për të kuptuar se si do të duket seti filmik, duhet që të krijohet paraprakisht një model. Ka disa mënyra për ta bërë këtë:

  1. Kolazhet me foto: duke hulumtuar dhe studiuar foto dhe pamje të ndryshme, mund të krijohet një kolazh me foto ambientesh, rekuizitash dhe ngjyrash që krijuesi i setit i shikon të përafërta me idenë e tij.
  2. Skicimi: kjo mënyrë kërkon skicimin e një vizatimi arkitekturor që tregon se si do të duket seti. Për të bërë këtë kërkohet një plan i përgjithshëm, imazhe të shallëzuara dhe imazheri skenike.
  3. Frymëzimi nga prodhime të tjera: duke u ndikuar dhe marrë frymëzim nga sete filmike të prodhimeve të tjera, mund të krijohet një ide e përgjithshme se si do të duket seti dhe mund të tërhiqen fije paralele mes asaj se ç’është bërë më parë dhe ç’mund të bëhet për ta tejkaluar.

Të ndërtosh nga hiçi apo të shndërrosh:

Ky vendim është më i rëndësishmi kur bëhet fjalë për ndërtimin e një seti filmik, pasi do të ndikojë tek buxheti, filmimi dhe procesi në tërësi. Të dyja mundësitë kanë të mirat e tyre, si dhe anët jo shumë të mira. Një vendim i tillë merret thuajse gjithmonë bashkë me regjisorin.

Të ndërtosh një set filmik nga hiçi: të ndërtosh një set filmik nga fillimi të jep dorë të lirë në procesin e dizajnimit. Zakonisht ndërtohet një dhomë me tre mure, brenda vendoset rekuizita e nevojshme. Ekipi i filmimit përdor më pas hapësirën e hapur të murit të katërt për të filmuar. Ndonëse ky proces është i lirshëm, kushton shumë dhe kërkon kohë për tu përsosur.

Të filmosh në vendodhje: këtu kemi të bëjmë me shndërrimin e një vendohjeje ekzistuese në një set filmik. Kushton më lirë dhe bëhet më shpejt, por duhet të siguroheni që keni lejen për të filmuar dhe që seti nuk do të preket ndërkohë që nuk filmohet. Gjithashtu duhet të siguroheni që të gjithë dhe gjithçka mund të vendoset në set.

Krijimi i planit të buxhetit:

Është thelbësore që të krijohet një buxhet. Nuk ësht e këndëshme dhe as profesionale që në mes të ndërtimit paratë të mbarojnë dhe të mos keni mundësi të plotësoni setin me rekuizitë të nevojshme apo detaje që sjellin ndryshimin.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching