loading

Model i cili ndihmon në zgjidhjen e problemeve që shfaqen brenda hapësirës së punës.

Metoda në Gjashtë Hapa për Zgjidhjen e Porblemit

Pavarësisht llojit të punës dhe rolit tuaj, do të ketë gjithmon probleme që shfaqen papritmas dhe të cilat kërkojnë zgjidhje. Ju do të përballeni me situate në të cilat zgjidhjet mund të kërkojnë edhe kohë të shkurtër pë t’u vënë në verpim, sidomos në kohën e sotshme ku zhvillimi teknologjik dhe shtrirja e tij jnë në përhapje të vazhdueshme brenda mjediseve të punës.

Ju përqel apo jo, do t’ju duhet të bëni zgjedhje midis zgjidhjeve të shumta që implementimi i tyre të bëhet shpejtë dhe përpikmas.Gjashtë Hapa për Zgjidhjen e Porblemit

Të qënurit një zgjidhës problemesh i aftë është një nga kriteret që sot punëmarrësit kërkojnë shpesh nga punonjësit e tyre. Gjithashtu kjo aftësi është esenciale për rekrutimin e stafit të një kompania apo biznesi.Gjashtë Hapa për Zgjidhjen e Porblemit

Më poshtë po ju qasim një model mbi të cilin mund të zhvilloni metodat që janë të nevojshme për zgjidhjen e një problem.

Modeli parashtrohet në gjashtë hapa të ndërlidhura më njëra-tjetrën.

Hapi i Parë: Zbulo dhe Përcakto Problemin – Diagnoza

Ky hap është momenti kur ju nisni të zbuloni rreth problemit dhe të përcaktoni llojin e tij. Ju duhet të kaloni nëpër zbërthimin e përmbajtjes brenda së cilës shfaqet problemi, historinë dhe simptomat e problemit. Pasi të parashtrohen këto pjesë, ju duhet të kërkoni për lidhjet dhe ndërlidhjet që shfaq problemi, ku ndikon, dhe sa urgjent është zgjidhja e tij.

Kjo mënyrë fillestare e trajtimit të problemit mundëson mbledhjen e informacionit dhe përcaktimin e të dhënave të cilat tregojnë qartë për problemin. Sa më shumë të dhëna të mblidhen aq edhe më pranë përcaktimit të saktë të problemit ju gjendeni.

Teknikat që mund të përdoren në këtë fazë janë:

Hapi i Dytë: Burimi i Problemit
Në këtë hap ju duhet të përcaktoni qartësisht se nga lind problemi. Pasi të krijoni dijen rreth shkakut nga buron problemi, ju duhet të siguroheni më tej për ndonjë ndërlikim të mëtejshëm. Pyesni veten: a ka diçka tjetër që mund të fshihet nga pas shkakut? Është diçka e njohur apo e re për mua? Çfarë zgjatimi kanë pasojat? Është e rëndësishme që të përqendroheni drejtpërdrejtë tek shkaku i problemit dhe jo vetëm me pasojat e tij. Në këtë hap ju duhet të tregoheni të kujdesshëm për të dhënat dhe gjetjet e hapit një dhe t’i rishikoni ato me sy kritik për të filtruar më së mire diagnozën fillestare. Gjithashtu për nidhmë mund të përdorni këto teknika:
  1. Diagramë
  2. Analizë Skematike
Këto teknika ndihmojnë strukturimin e pastër të të dhënave të cilat ju drejtojnë tek rrënja e problemit.
Hapi i Tretë: Zhvillimi i Disa Zgjidhjeve
Zhvilloni teknikat e juaja duke klrkuar disa lloje zgjidhjesh apo përqasjesh të ndryshme. Është e rëndësishme të dini se të mendoni jashtë kutisë është një nga elementët që ju bën të dalloni midis të tjerëve. Në këtë hap të zgjidhjes ës problemit ju nuk duhet të ndaloni tek zgjidhja e pare që ju del përpara. Mundohuni t’a shtyni veten më tej dhe të zbuloni apo krijoni një numër zgjidhjesh rreth së njëjtit problem. Mendoni, gjithashtu, për pasoja të jashtme apo të pazakonta.  Shtyni mendjen tuaj përtej njohurive që zotoni deri në moment. Mundet, këtu, të merrni mendime nga kolegët tuaj apo edhe të nisni një diskutim rreth çështjes. Qëndroni gjithnjë mendje hapur duke mos përjashtuar zgjidhje të ndryshme për të njëjtin problem. Analizoni me kujdes dhe me qetësi gjetjet e juaja.
Hapi i Katërt: Vendimarrje
Në këtë hap ju duhet të analizoni me kujdes se cila zgjidhje duhet marrë për t’u implementuar. Kjo gjë mund të arrihet me anë të dy pyetjeve:
  1. Cila zgjidhje më e përshtatshme
  2. Cila zgjidhje favorizon atë që e vë në veprim dhe do t’a përdor më pas
  Ju mund të arrini përcaktimin e përshtatshmërisë duke ndjekur këto pika zhvilliimi:
  • A është teknikisht e qëndruese zgjidhja?
  • A është elastike në implementim?
  • A i kam të gjitha mjetet dhe burimet për t’a vënë në verpim zgjidhjen?
  • Cilat janlë rreziqet dhe a menaxhohen ato?
  • Cilët përfitojnë nga kjo?
Hapi i Pestë: Implementimi i Zgjidhjes

Hapi i pestë është momenti kur zgjidhja fillon e shtrihet në verpim praktik. Ndërtimi i saj merr formë realiste. NJë plan fillestar është i këshillueshën në këtë fazë. Ju mund të hartoni llojin e planit të punës dhe nëse duhet ju mund të caktoni një menaxher për këtë. Palni përfshinë:

Një menaxher apo drejtues

Sipas nevojës mund të përfshihen edhe të tjerë

Kur do të nis implementimi

Sa kohë dohet për arritjen dhe realizimin

Cilat janë veprimet që duhen menduar para nisjes dhe përgjat ecurisë

Përse janë të duhura këto vendime

Ky plan mund të jetë diagramë, kohë-caktues apo skematik dhe nidhmon në ndërtimin e qartë të punës dhe koordinimit të individit ose grupit që do t’a realizojë projektin.

Hapi i Gjashtë: Vlerësimi i Arritjeve
Vlerësimi dhe matja e përfundimit është diçka që nuk duhet lënë mënjanë. Në këtë hap ju duhet ët përqendroheni tek monitorimi i mbarëvajtjes dhe arritjeve të këshillave dhe detyrave të dhëna për implementim të projektit. Monitorimi përfshin:
  1. Nëse pikat kype dhe kohëzgjatja janë arritur
  2. Kostot janë nën kontroll
  3. Puna e nevojshme është kryer në maksimum
Ky hap i fundit ju tregon qartë nëse zgjidhja e këshilluar prej jush është ajo e duhura apo jo. Vlerësimi i i arritjeve ju mundëson të kuptoni ndoshta duhet të rishikoni të gjithë procesin prej fillimit apo të rimendoni ndonjë nga zgjidhjet e gjetura më parë. Githësesi, mbani në mendje gjithnjë që të gjithë mësojmë sa here edhe nga gabimet tona.

This Six-Step model helps you deal with any problem at your working space as well as in other areas of your life. Do not forget that we, always, learn from our mistakes. Is significant to have this mindset as a personal attitude when it comes to dealing with difficult issues and also keep it as a tool that helps you to continuously develop your professionalism skills. So, important to personalize these six key-skills in the near future. This means that you must learn, train yourself and do practice in order to achieve the best of the skills.

Skills to develop:

  1. Listening
  2. Analytical Thinking
  3. Creative Thinking
  4. Communication
  5. Decision-making
  6. Teamwork

Keep these as part of your main goal. Once you have made few early efforts to achieve these, then they will develop naturally during your entire professional growth.

Regjistrohuni në newsletter

për t`u njoftuar rreth ofertave dhe lajmërimeve të fundit.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching