loading

Metoda në Gjashtë Hapa për Zgjidhjen e Porblemit

Model i cili ndihmon në zgjidhjen e problemeve që shfaqen brenda hapësirës së punës.

Pavarësisht llojit të punës dhe rolit tuaj, do të ketë gjithmon probleme që shfaqen papritmas dhe të cilat kërkojnë zgjidhje. Ju do të përballeni me situate në të cilat zgjidhjet mund të kërkojnë edhe kohë të shkurtër pë t’u vënë në verpim, sidomos në kohën e sotshme ku zhvillimi teknologjik dhe shtrirja e tij jnë në përhapje të vazhdueshme brenda mjediseve të punës.

Ju përqel apo jo, do t’ju duhet të bëni zgjedhje midis zgjidhjeve të shumta që implementimi i tyre të bëhet shpejtë dhe përpikmas.

Të qënurit një zgjidhës problemesh i aftë është një nga kriteret që sot punëmarrësit kërkojnë shpesh nga punonjësit e tyre. Gjithashtu kjo aftësi është esenciale për rekrutimin e stafit të një kompania apo biznesi.

Më poshtë po ju qasim një model mbi të cilin mund të zhvilloni metodat që janë të nevojshme për zgjidhjen e një problem.

Modeli parashtrohet në gjashtë hapa të ndërlidhura më njëra-tjetrën.

Hapi i Parë: Zbulo dhe Përcakto Problemin – Diagnoza

Ky hap është momenti kur ju nisni të zbuloni rreth problemit dhe të përcaktoni llojin e tij. Ju duhet të kaloni nëpër zbërthimin e përmbajtjes brenda së cilës shfaqet problemi, historinë dhe simptomat e problemit. Pasi të parashtrohen këto pjesë, ju duhet të kërkoni për lidhjet dhe ndërlidhjet që shfaq problemi, ku ndikon, dhe sa urgjent është zgjidhja e tij.

Kjo mënyrë fillestare e trajtimit të problemit mundëson mbledhjen e informacionit dhe përcaktimin e të dhënave të cilat tregojnë qartë për problemin. Sa më shumë të dhëna të mblidhen aq edhe më pranë përcaktimit të saktë të problemit ju gjendeni.

Teknikat që mund të përdoren në këtë fazë janë:

Hapi i Dytë: Burimi i Problemit
Në këtë hap ju duhet të përcaktoni qartësisht se nga lind problemi. Pasi të krijoni dijen rreth shkakut nga buron problemi, ju duhet të siguroheni më tej për ndonjë ndërlikim të mëtejshëm. Pyesni veten: a ka diçka tjetër që mund të fshihet nga pas shkakut? Është diçka e njohur apo e re për mua? Çfarë zgjatimi kanë pasojat? Është e rëndësishme që të përqendroheni drejtpërdrejtë tek shkaku i problemit dhe jo vetëm me pasojat e tij. Në këtë hap ju duhet të tregoheni të kujdesshëm për të dhënat dhe gjetjet e hapit një dhe t’i rishikoni ato me sy kritik për të filtruar më së mire diagnozën fillestare. Gjithashtu për nidhmë mund të përdorni këto teknika:
  1. Diagramë
  2. Analizë Skematike
Këto teknika ndihmojnë strukturimin e pastër të të dhënave të cilat ju drejtojnë tek rrënja e problemit.
Hapi i Tretë: Zhvillimi i Disa Zgjidhjeve
Zhvilloni teknikat e juaja duke klrkuar disa lloje zgjidhjesh apo përqasjesh të ndryshme. Është e rëndësishme të dini se të mendoni jashtë kutisë është një nga elementët që ju bën të dalloni midis të tjerëve. Në këtë hap të zgjidhjes ës problemit ju nuk duhet të ndaloni tek zgjidhja e pare që ju del përpara. Mundohuni t’a shtyni veten më tej dhe të zbuloni apo krijoni një numër zgjidhjesh rreth së njëjtit problem. Mendoni, gjithashtu, për pasoja të jashtme apo të pazakonta.  Shtyni mendjen tuaj përtej njohurive që zotoni deri në moment. Mundet, këtu, të merrni mendime nga kolegët tuaj apo edhe të nisni një diskutim rreth çështjes. Qëndroni gjithnjë mendje hapur duke mos përjashtuar zgjidhje të ndryshme për të njëjtin problem. Analizoni me kujdes dhe me qetësi gjetjet e juaja.
Hapi i Katërt: Vendimarrje
Në këtë hap ju duhet të analizoni me kujdes se cila zgjidhje duhet marrë për t’u implementuar. Kjo gjë mund të arrihet me anë të dy pyetjeve:
  1. Cila zgjidhje më e përshtatshme
  2. Cila zgjidhje favorizon atë që e vë në veprim dhe do t’a përdor më pas
  Ju mund të arrini përcaktimin e përshtatshmërisë duke ndjekur këto pika zhvilliimi:
  • A është teknikisht e qëndruese zgjidhja?
  • A është elastike në implementim?
  • A i kam të gjitha mjetet dhe burimet për t’a vënë në verpim zgjidhjen?
  • Cilat janlë rreziqet dhe a menaxhohen ato?
  • Cilët përfitojnë nga kjo?
Hapi i Pestë: Implementimi i Zgjidhjes

Hapi i pestë është momenti kur zgjidhja fillon e shtrihet në verpim praktik. Ndërtimi i saj merr formë realiste. NJë plan fillestar është i këshillueshën në këtë fazë. Ju mund të hartoni llojin e planit të punës dhe nëse duhet ju mund të caktoni një menaxher për këtë. Palni përfshinë:

  • Një menaxher apo drejtues
  • Sipas nevojës mund të përfshihen edhe të tjerë
  • Kur do të nis implementimi
  • Sa kohë dohet për arritjen dhe realizimin
  • Cilat janë veprimet që duhen menduar para nisjes dhe përgjat ecurisë
  • Përse janë të duhura këto vendime

Ky plan mund të jetë diagramë, kohë-caktues apo skematik dhe nidhmon në ndërtimin e qartë të punës dhe koordinimit të individit ose grupit që do t’a realizojë projektin.

Hapi i Gjashtë: Vlerësimi i Arritjeve
Vlerësimi dhe matja e përfundimit është diçka që nuk duhet lënë mënjanë. Në këtë hap ju duhet ët përqendroheni tek monitorimi i mbarëvajtjes dhe arritjeve të këshillave dhe detyrave të dhëna për implementim të projektit. Monitorimi përfshin:
  1. Nëse pikat kype dhe kohëzgjatja janë arritur
  2. Kostot janë nën kontroll
  3. Puna e nevojshme është kryer në maksimum
Ky hap i fundit ju tregon qartë nëse zgjidhja e këshilluar prej jush është ajo e duhura apo jo. Vlerësimi i i arritjeve ju mundëson të kuptoni ndoshta duhet të rishikoni të gjithë procesin prej fillimit apo të rimendoni ndonjë nga zgjidhjet e gjetura më parë. Githësesi, mbani në mendje gjithnjë që të gjithë mësojmë sa here edhe nga gabimet tona.

Ky model në gjashtë-hapa ju ndihmon të merreni me problemet në mjedisin e punës, gjithashtu edhe në fusha të tjera të jetës s’uaj. Mos harroni se ne të gjithë mësojmë nga gabimet tona. Është e rëndësishme të mbani këtë lloj mendësie si një gjendje personale kur behët fjalë për çaste të vështira dhe përdoreni si një vegël e cila ju nidhmon në zhvillimin e aftësive tuaja profesionale. Kështu që, përvetësoni këto gjashtë aftësi kyçe në të ardhmen tuaj. Kjo do të thotë që ju duhet të mësoni, të stërvisni veten dhe të praktikoheni për të arritur më të mirën e aftësive.

Aftësi për t’u zhvilluar:

  1. Të dëgjuarit
  2. Të menduarit analitik
  3. Të menduarit krijues
  4. Komuniki
  5. Vendimarrje/Vendosmëri
  6. Të punuarit në grup/Bashkëpunues

Përfshini këto gjashtë aftësi si pjesë e qëllimit tuaj kryesor. Mbasi të keni brërë disa përpjekje fillestare, këto aftësi do të zhvillohen vetëvetiu përgjatë gjithë rritjes s’uaj profesionale.

Subscribe to our newsletter.
Get our latest offers and News.
© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching