Shumë nga ne, në fushën e punësimit, kanë patur si punë të parë role të cilat lidhen me shërbimin. Kur bëhet fjalë për të nisur hapat e pare në rolin e teknikut, përvoja e përthithur më herët na vjen shumë për ndihmë.
Punëdhënësit kushtojnë rëndësi të madhe tek profesionistë të cilët kanë përvojë të lartë në komunikim dhe bashkëveprim me klientin. Vlerat që këta profesionist sjellin me vete si brenda mjedisit të punës, rolit që kanë ose në një kompani nuk janë vetëm në të mirë të biznesit por gjithashtu bën dallimin midis personelit.
Ti ndoshta pyet veten për llojet e kompetencave që punëdhënësit, trajnerët, manaxherët dhe drejtuesit kërkojnë tek një kandidat për punë. Më poshtë lexo se si mund të arrihen këto cilësi.
Gjendje të paqme në punë: Mendo pak si ndjehesh kur qëndron në pritje për një prëgjigje në telefon. Duke menduar këtë, marrim sit ë mirëqenë se teknikët duhet gjithnjë të përgjigjen në kohë – por edhe sipas kohës sonë. Kur nuk arrihet kjo gjë, pritshmëritë tona nuk realizohen, dhe ne nervozohemi. A nuk është e vërtetë kjo? Shpesh por jo gjithmon, ti do të hasësh klientë të nervozuar apo të paqartë për çka duan. Ka edhe nga ata të cilët shpërthejnë në pyetje të shumta. Atëherë, të merresh me njërëzit kërkon kuptueshmëri dhe durim. Dhe mbi të gjitha, profesionalizmi është maja. Këtë duhet gjithnjë t’ia rikujtosh vets dhe kur jep fjalën duhet të realizosh çka premton ne një nivel të lartë pavarësisht llojit të situatës.
Një nga metodat që mund të përdoren kur bëhet fjalë për situata të vështira është të mendosh: si është e mundur të ndryshoj dikush nga i pakënaqur në të kënaqur prej shërbimit që kërkon?
Një praktikë tjetër, gjithashtu e rëndësishme, është kontrolli i nervave dhe i emocioneve. Duke marrë frymë thellë në moment rritje tensioni për të kuptuar dhe përqasur problemin me qetësi. Qetësia na jep mundësinë që të vëmë re më pastër dhe shpejt problemin dhe të gjejmë zgjidhjen. Prektikoje këtë në të përditshmen e punës.
Komuniko qartë: Mos harro asnjëherë se ti je eksperti për të cilin klienti kërkon gjithnjë. Ti i ke gjërat nën kontroll – kështu të shikon klienti! Kështu që, është në duart e tua që klienti të kuptojë qartë atë që ti po ia komunikon. Nuk do të thotë se diçka që është e qartë për ty është edhe për tjetrin domosdoshmërisht. Sigurohu gjithnjë që klienti të marrë kohën e nevojshme për të kuptuar dhe kujdesu që të largohet prej shërbimit gjithmon i kënaqur.
Gjithashtu, mbaj mend që komunikimi është i dyanshëm. Është e rëndësishme të dëgjosh mirë klientin para se të veprosh. Nuk do të mund të mbarështrosh asnjë punë nëse nuk ke durim të dëgjosh më parë. Për të kuptuar drejt, saktë se ku qëndron problem duhet të bëhesh një dëgjues i mirë. Dhe mos harro se një pjesë e zgjidhjes gjendet brenda vetë problemit.
Strukturo mire kohën tënde: Vendos sa here veten në vendin e tjetrit i cili kërkon shërmbimin tënd kur bëhet fjalë për kohën. Klienti, me siguri, do të jetë shumë i kënaqur kur e di se do të ketë mbështetje përgjat gjithë procesit, pavarësisht shkallës së vështirësisë. Normalisht është më e vështirë në praktikë së në fjalë – e di! Sdioqoftë, mbaj përqendrimin të fortë gjithnjë tek objektivat.
Pjesë tjetër e cila ndihmon në përgatitjen e kohës tënde është të sigurohesh që gjithçka të trajtohet në kohë dhe sipas mënyrës së premtuar. Të respektuarit të kohës së klientit është kryesor që klienti të krijojë besim se nevojat e tij do të marrin një gjidhje.
Njihu me kufijtë vetes: Për të treguar pikërisht se sa profesionist je, njohja me kufijtë e vetes brenda profesionit është tepër e rëndësishme. Do të ketë gjithnjë çaste kur nuk do të mund të përgjigjesh ose të kesh një zgjidhje. Dhe në këto çaste, gjëja më e mira është të jesh i sinqertë dhe të pranosh se nuk mund të japësh një zgjidhje për problemin e shfaqur. Sidoqoftë, për të mbajtur klientin të kënaqur edhe në këto momente është mirë që të bëhet përpjektje për të udhëzuar qartë rrugët që çojnë drejt zgjighjeve të porblemit. Bashkëpunimi me kolegët e tjerë është gjithmon një mënyrë e saktë për t’u ndjekur në këto raste.
Së fundmi, për një profesionist të teknologjisë IT është shumë e rëndësishme të kushtohet kohë tek trajnimi dhe zhvillimi i mëtejshëm i këtyre aftësive me karakter jo teknik të cilat do të jenë gjithmon për ndihmë në çdo rast dhe mjedis pune.