loading
Ç’bëjnë asistentët e zërit?
Asistentët e zërit meren përgjithësisht me asistimin e regjistruesve të zërit në prodhime filmike dhe televizive. Ata duhet të sigurohen që çdo gjë shkon mirë dhe në mënyrë të sigurt. Ndonëse detyrat e tyre janë të ndryshme, gjëja më e zakonshme që bën një asistent zëri, është ngarkimi dhe shkarkimi i pajimeve për regjistrimin e zërit në setet e filmimit/regjistrimit apo aty ku punohet. Vendosin mikrofonat, dhe shtrijnë kabllot në vende të sigurta dhe strategjike.Asistentët e dëgjimit në set
Detyrat e tyre mund të varen edhe nga vjetërsia e punës. Asistentët e rinj mund të ndërrojnë bateritë, të sigurojnë kabllot, ose të bëjnë kafe dhe çaj, kurse asistentëve me më shumë përvojë mund tu kërkohet të monitorojnë edhe procesin e regjistrimit të zërit.
Nëse ka probleme me zhurmat e padëshiruara, asistentët e zërit duhet të zgjidhin shpejt dhe në mënyrë efektive problemin, në mënyrë që procesi i regjistrimit të mos shqetësohet. Në përfundim të procesit ata duhet të inventarizojnë të gjithë pajimet dhe të sigurohen se asgjë nuk mungon.
Cilësi dhe kritere:
Subscribe to our newsletter.
Get our latest offers and News.