loading

Çfarë është Menaxheri Operativ?

Menaxheri Operativ është jetik për arritjen e suskesit të një biznesi.

Në përgjithësi, njerëzit që nuk parapëlqejnë të dalin në sken janë ata të cilët zgjedhin të bëhen menaxher operativ. Ky pozicion pune është nyje e rëndësishme që një kompani apo biznes të arrij sukses. Menaxheri operativ sigurohet që të gjitha veprimtaritë e biznesit të zhvillohen çdo ditë dhe pa probleme. Me fjalë të tjera, roli përfshin menaxhimin e produkteve dhe shërbimeve të një biznesi të vogël apo të madh.Çfarë është Menaxheri Operativ?

Në vetëvete, menaxheri operativ duhet të përqendrohet në arritjen e shkallës së lartë të çdo procedure pune duke përmbushur kështu edhe pritshmëritë e klientit.Çfarë është Menaxheri Operativ?

Çfarë është një Menaxher Operativ?

Për të kuptuar më shumë rreth këtij pozicioni pune na duhet të qartësojmë më parë çfarë janë veprimtaritë (operacionet) e një biznesi apo organizate. Këto janë të gjitha ato veprimtari që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e qëndrueshme të biznesit dhe të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në jetëgjatësinë e tij. Kështu që mund të themi që menaxherit operativ i duhet të përfshihet në mbikëqyrjen e përgjithshme të organizatës apo biznesit ku punon. Përgjegjësitë që mund të jenë pjesë e rolit të menaxherit përfshijnë menaxhimin e procedurave, metodat e shit-blerjes, kontabilitetin, burimet njerëzore, inventarin e organizatës, dhe pjesë të tjera teknike si p.sh. teknika IT. Njeriu i cili qëndron pas këtij roli është tej mase jetik në mënyrë që veprimtaritë (operimet) e biznesit të fuksionojnë rregullisht dhe që çdo gjë e nevojshme të mos mungoj. Në disa raste menaxheri operativ emërtohet si “zyrtar i lartë operativ.”

Përgjegjësitë e Menaxherit Operativ

Ky pozicion pune përfshin disa lloje përgjegjësishë të cilat ndryshojnë nga industri në industri. Gjithësesi, ne po ju sjellim detyrat bazë të lidhura me këtë profesion:

  • Punonjësit – aspekti që lidhet me stafin e punës është një nga detyrat e rëndësishme e menaxherit operativ. Menaxheri duhet të mbikëqyrë burimet njerëzore ose të bashkëpunojë nga afër me departamentin e burimeve njerëzore për të zgjidhur shqetësimet/problemet e punonjësve.
  • Procedurat – një organizatë funksionon me anë të procedurave të ndryshme për të arritur zhvillimin e duhur në punët e përditshme. Menaxheri operativ është përgjegjës për ekzekutimin dhe mbarëvajtjen e këtyre procedurave.
  • Financë – një tjetër aspekt i rëndësishëm i menaxherit operativ. Menaxheri duhet të mbikëqyrë departamentin e financave ose të punojë nga afër me grupin e punës për të vlerësuar buxhetin, përfitimet, dhe rritjen e veprimtarive monetare.
  • Inventar – kjo përgjegjësi është e lidhur ngushtë me menaxher të cilët punojnë në biznese që tregtojnë produkte ose sherbime specifike.
  • Raport – një segment tjetër i rëndësishëm nën përgjegjësinë e menaxherit operativ. Menaxheri ka për detyrë të raportojë se si shkojnë gjërat, nëse metodat dhe rregulloret e zbatuara funksionojnë apo kanë nevojë për ndryshime.

Kualifikimet e një Menaxheri Operativ

Për të punuar si menaxher operativ, ju duhet të keni të paktën një kualifikim të nivelit bachelor në biznes. Programi bachelor përqendrohet tek bazat e biznesit që janë thelbësore për të arritur suksesin e biznesit. Modulet si finaca, buxheti, burimet furnizuese, dhe strategjitë operative janë disa nga njohuritë që zhvillohen brenda programit bachelor në biznes.

Gjithësesi, mbartja vetëm e diplomës nuk mjafton për të nisur punë direkt në rolin e menaxherit operativ. Ju duhet të nisni fillimisht me një pozicion pune të nivelit më të ulur edhe se diploma juaj ju jep njohuritë dhe eksperincën e nevojshme. Një tjetër diplomë shumë e rëndësishme është edhe Master në Administrim Biznesi (MBA). Kjo diplomë do t’ju japë njohurinë dhe eksperincën të cilat janë vendimtare për një menaxher operativ.

Shikoni kursin tonë: Menaxher Operativ.

Aftësitë e nevojshme

Edhe pse biznesi dhe industritë ndryshojnë nga njëra-tjetra, për të qenë të suksesshëm në këtë fushë, ka disa aftësi bazë që duhen përvetësuar:
Lidership – Çdo organizatë do t’ju shikojë si një udhëheqës.

  • Analitike – Analizoni proceset dhe politikat dhe sigurohuni që ato funksionojnë siç duhet për organizatën.
  • Vendimmarrja – Ju do të jeni përgjegjës për marrjen e vendimeve në emër të organizatës.
  • Strategjike – Ju duhet të planifikoni dhe zbatoni strategji për organizatën dhe të kuptoni saktë se sa jetik është ky segment për organizatën apo biznesin ku punoni.
  • Menaxhimi i konfliktit – Ju duhet të jeni në gjendje të menaxhoni çdo lloj konflikti që ndodh brenda veprimtarive të organizatës suaj.

Aftësi të tjera:

  • Eksperiencë në role të ngjashme
  • Përvojë në buxhetim dhe parashikim
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi
  • Aftësi të jashtëzakonshme organizative

Si përfundim, ne dëshirojmë të shtojmë këto fjali të fundit në artikullin tonë. Sipas të dhënave botërore, paga mesatare për një menaxher operativ është rreth 67,925 dollarë në vit. Të ardhurat, megjithatë, varen nga niveli i arsimit, përvoja dhe vendndodhja gjeografike. Ndërkohë që, përqindja e rritjes së vendeve të punës në këtë rol pritet të jetë e ulët gjatë viteve të ardhshme, menaxherët operativ mund të punojnë pothuajse kudo. Nga bankat në dyqane me pakicë e deri tek spitalet. Si menaxher operativ, ju jeni të rëndësishëm për çdo organizatë që zhvillon veprimtari të ndryshme e të përditshme.

Regjistrohuni në newsletter

për t`u njoftuar rreth ofertave dhe lajmërimeve të fundit.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching