loading

Ka shumë gjëra që ju ndihmojnë të ndërtoni një përvojë pune.

Llojet e Eksperiencave që Punëdhënësit Vlerësojnë

Nëse sapo keni mbaruar shkollimin dhe jeni ende i freskët në tregun e punës, është mirë që të mblidhni përvojë në lidhje me punën. Ka shumë gjëra që ju ndihmojnë të ndërtoni një përvojë pune. Për të impresionuar më së miri punëdhënësin, sigurohuni që vetëbesimi, aftësitë, dhe cilësia e drejtuesit të jenë vlerat që ju sillni tek mjedisi i punës.

Më poshtë do të gjeni disa eksperienca të cilat priten që një punonjës t’i ketë mbledhur përgjatë zhvillimit të tij.Llojet e Eksperiencave që Punëdhënësit Vlerësojnë

Internship

Një internship është mënyra më e mirë për të përfituar bazat e përvojës së punës para se të nisni rregullishtë punën në vetëvete.

Kjo ju mundëson me njohuri rreth mjedisit të punës. Ju do të vendoseni përpara karakterit të një pune reale, që do të thotë aplikimin e aftësive dhe njohurive brenda pozicionit real. Gjithashtu, për arsye që ju do të jeni pjesë e një grupi pune, internshipi do t’ju pajisë me zhvillimin e aftësive bashkëpunuese dhe komunikuese.

Internshipi ju jep një larmi benefitesh të cilat mundësojnë që ju të qëndroni përpara turmës: ju ekspozon përpara praktikave profesionale, ndërton vetëbesim, ju ofron mundësinë të përqasni përgjegjësitë shoqërore, mund të zgjeroni rrjetin social dhe profesional, dhe të ndërtoni resumenë tuaj.

Nga këndvështrimi i punëdhënësit, internshipi gjithashtu tregon se ju keni ndërmarrur iniciativën të ndërtoni përvojën tuaj, të zhvilloni aftësitë dhe njohuritë, dhe të zbuloni më shumë rreth botës profesionale të punës. Dhe nëse i arrini këto para se të diplomoheni, është edhe më mirë.

Certifikimi

Certifikimi qëndrom për të shfaqur dy gjëra. Fillimisht, tregon se ju keni përmirësuar aftësitë dhe njohuritë bazë, që do të thotë se ju jeni gati të performoni përgjegjësitë e rolit dhe marrjen e detyrave të caktuara. E dyta është se, certifikimi tregon vullnetin tuaj për të nisur rregullisht një punë dhe dëshirën për të zhvilluar vetëveten brenda vështirësive dhe eksperincave që vijnë përgjatë punës.

Për shembull, Cisco ofron një larmi certifikatash të njohura botërisht, nga CCNA tek CCIE dhe përtej këtyre dy. Secila rrugë certifikimi ju udhëheq drejt shumë mundësive për karrierë.

Vullnetarizëm

Ka shumë mundësi në tregun e punës për ju të tregoni aftësitë tuaja. Pozicionimi në mënyrë vullnetare në një punë, do t’ju ndihmojë të kuptoni dhe të vlerësoni aftësitë tuaja teknike. Gjithashtu, do t’ju japë mundësinë të merrni kohë dhe të qartësoheni tek lloji i punës që ju dëshironi të bëni në të ardhmen.

Puna vullnetare do t’ju tregojë nëse ju jeni gati të punoni me të tjerë apo ju duhet edhe më shumë kohë për të shëndoshur aftësitë tuaja komunikuese. Gjithashtu, është një mundësi për të rritur disi aftësitë tuaja e manaxhimit të projkteve – aftësi shumë të kërkuara nga punëdhënësit.

Çfarëdolloj qoftë projekti brenda të cilit ju jeni vullnetar, duhet parë edhe si një mundësi ku ju mësoni për buxhetimin, pajisjet dhe shtrirjen e tyre, kordinimin e njerëzve, dhe proceseve miratuese. Gjithashtu, është e rëndësishme që ju të dokumentoni të gjitha detajet dhe përvojën tuaj si vullnetar.

Udhëzues/Mentorim

Udhëzuesi (mentori) ka dy drejtime:

1. I pari është që ju mund të zgjidhni një memtor – dikush ka më shumë përvojë se ju dhe prej të cilit ju mund të mësoni gjëra të cilat ende nuk i njihni.
2. I dyti është që ju vetë mund të jeni mentor për dikë tjetër i cili është në fillimet e studimeve të tij.

Ndoshta ju tani pyesni veten se si këto impresionojnë një punëdhënës?

Për fillestarët, këto tregojnë se ju keni aftësi të një drejtuesi, vetëbesim dhe iniciativ.

Kështu që, sidoqoftë kjo – ju si mentor apo nën vëzhgimin e një mentori – është e qartë dhe dukshëm dëshira për të mësuar, ndarë me të tjerët, dhe guximi për të ndërtuar benefite në çfarëdo pune gjendeni të nesermen.

Përdorimi i përvojës personale

Përvojat personale janë konkurset, garat ose ngjarje inovative në të cilat keni marrur pjesë për çfarëdo lloj arsye. Punëdhënësit respektojnë këto lloj përvojash, sepse ato tregojnë haptazi jo vetëm aftësitë tuaja teknike, por edhe origjinalitetin dhe aftësinë tuaj për të zgjidhur çështje nën presion.
– Për shembull, Cisco ofron studentëve të NetAcad disa mundësi për të vënë në provë aftësitë e tyre, duke filluar nga ekipi i ëndrrave deri te Hackathons rajonale të NetAcad.

Merrni parasysh se si çdo përvojë që keni pasur – madje edhe në role ose profesione jo-teknike ku tregohen iniciativa ose përgjegjësia – mund të kërkohet edhe në një situatë interviste pune. Cilat përvoja tregojnë lidershipin? Mos harroni se çdo përvojë që tregon aftësitë tuaja drejtuese do të vlerësohet shumë nga kompanitë.

Reflektoni nëse i keni vërtetë nivelin e duhur të aftësive tuaja ose menaxhimi i një projekti që duhet çuar në përfundim të suksesshëm. Si lidhen përvojat tuaja të mëparshme me karrierën që ju magjeps dhe ju përgatit për të bërë një punë. Nuk është e thënë që këto duhet të jenë vetëm teknike.

MENDIMET E FUNDIT

Gjë e mirë është se shumica e bizneseve nuk kanë nevojë për të diplomuar domosdoshmërisht me përvojë të gjerë pune. Megjithatë, shumë studentë e nënvlerësojnë përvojën që kanë. Është e zakonshme që studentët të kenë një sërë përvojash pune jo të lidhura me njëra-tjetrën dhe mos të kuptohet rëndësia e transferueshme (siç janë komunikimi, udhëheqja, zgjidhja e konflikteve, etj.) në punën e parë pas diplomimit – edhe nëse studentët nuk janë në një industri të lidhur me fushën e tyre. Nuk ka asnjë lloj përvoje në veçanti dhe kufizuese që punëdhënësit e ardhshëm dëshirojnë për të sapo të diplomuarit. Megjithatë, të gjitha kompanitë kërkojnë një përzierje të karakteristikave të mëposhtme: njohuri thelbësore, intelekt dhe udhëheqje. Për fat të mirë, këto aftësi mund të shfaqen në mënyra të ndryshme.

Regjistrohuni në newsletter

për t`u njoftuar rreth ofertave dhe lajmërimeve të fundit.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching