Zhvilloni teknikat e juaja duke klrkuar disa lloje zgjidhjesh apo përqasjesh të ndryshme. Është e rëndësishme të dini se të mendoni jashtë kutisë është një nga elementët që ju bën të dalloni midis të tjerëve. Në këtë hap të zgjidhjes ës problemit ju nuk duhet të ndaloni tek zgjidhja e pare që ju del përpara. Mundohuni t’a shtyni veten më tej dhe të zbuloni apo krijoni një numër zgjidhjesh rreth së njëjtit problem. Mendoni, gjithashtu, për pasoja të jashtme apo të pazakonta. Shtyni mendjen tuaj përtej njohurive që zotoni deri në moment. Mundet, këtu, të merrni mendime nga kolegët tuaj apo edhe të nisni një diskutim rreth çështjes. Qëndroni gjithnjë mendje hapur duke mos përjashtuar zgjidhje të ndryshme për të njëjtin problem. Analizoni me kujdes dhe me qetësi gjetjet e juaja.