Sipas këshillave, shumica e rekrutuesve e skanojnë resume-në Brenda 10 sekondave para se të vendosin për t’a marrur në shqyrtim. Kështu që, mbani mend se impresioni i parë është vendimtar për të fituar një vend në listën e kandidatëve të mundshëm për vendin e punës.
Formati dhe stili vizual janë të parët që bien në sy tek punëdhënësi. Një resume e mirë dizenjuar ka më shumë mundësi të tërheqë vëmendjen e punëdhënësit se sa një resume e ndërtuar keq. Resume-ja e ndërtuar mirë e bën punëdhënësin që t’a lexoj atë me vëmendje.
Për profesione të ndryshme ka edhe resume të llojeve të ndryshme të cilat ndërtohen gjithmon në lidhje me karakterin e fushës profesionale. Para se të shkruani resume-në tuaj mendoni për një format i cili përshtatet me fushën profesionale ku ju doni të aplikoni. Gjithësesi, e rëndësishme është të mbani mend se lexueshmëria dhe qartësia bashkë me piketimin e elementëve me vlerë janë bazë për çdo resume të mirëfilltë.
Këtu po ju sjellim disa këshilla rreth ndërtimit të resume-së suaj:
a) Organizimi i seksioneve
Filloni me historikun tuaj professional dhe postë tij vendosni seksionin e edukimi/arsimit tuaj. Rreshtoni seksionet qartë dhe dukshëm. Brenda seksioneve, shtjelloni shkurtimisht pikat kyçe duke nisur nga e tashmja drejt kohës së shkuar. Në fund të resume-së vendosni një seksion për informacione shtesë si p.sh. gjuhët e huaja dhe aftësitë.
b) Rrjedhshmëria vizuale e të lexuarit
Resume-ja juaj duhet të jetë lehtësisht e lexueshme dukemos e bërë lexuesin të merret me procesin e përpunimit të informacionit. Resume-ja nuk ështëpër t’u procesuar prej lexuesit, por është mënyra për të shpalosur drejtpërdrejt identitetin tuaj profesional. Kështu që, për të arritur këtë nivel, ndani resume-në në seksione të qarta. Përdorni tipografi të trashë për titujt e seksioneve dhe zgjidhni numrin 11 ose 12 pt. në të gjithë shkrimin. Gjithashtu, hapësira midis rrjeshtave dhe paragrafëve duhet marrur gjithnjë parasysh.
c) Përdorni piketime (bullet points)
Mbasi të keni strukturuar seksionet, piketimet janë një mënyrë shumë e mirë për të zhvilluar informacionin dhe për të bërë më të lehtë leximin.
d) Mbajeni të shkurtër në përshkrim
Shumë prej nesh, sidomos ata të cilët kanë një histori të gjerë profesionale, zgjatemi në resume-në tonë duke kaluar një faqe vetëm. Këtu smund të bëjmë ndryshe. Gjithësesi, është mirë të mos harrojmë se të dhënat e shumta nuk janë gjithnjë në dobishmëri sepse mund të tregojnë për mungesë përqendrimi. Kështu që, nëse dëshironi të mos humbni gjasat për një intervistë pune, mundohuni të ndërtoni resume-në pak faqe.
Ky hap është I fundit para se të nisni resume-në tuaj drejt punëdhënësit të ardhshëm. Rishikimi dhe korigjimi i resume-së është pika e fundit e fjalisë. Kujdes, sepse njeriu që e shkruan vetë resume-në mësohet me fjalitë dhe paragrafet duke e bërë kshtu të vështirë për të që të kuptoj gabimet drejtshkrimore. Për këtë arsye merrni pak kohë larg resume-së, dilni një shëtitje të shkurtër apo kthehuni ditën e nesërme për të vëzhguar çfarë keni shkruajtur. Mëpas bëni ndryshime nëse është nevoja dhe formatoni praragrafet. Gjithashtu, dërgojeni tek dikush tjetër për t’a lexuar sepse ndihmon shumë.