loading

Recepsionist: Përshkrimi dhe Përgjegjësia

Kur klientët mbërrijnë në hotel, njerëzit e parë që takojnë janë personeli i recepsionit.

Recepsionistët përfaqësojnë një hotel apo resort dhe kanë për detyrë kontrollin e hyrje-daljeve nga dhoma të klientëve dhe kujdesen për standartin e shërbimeve dhe mjedisit të akomodimit. Agjentët e tillë janë përgjegjës për shpërndarjen e çelësit të dhomave, sigurinë dhe mbikëqyrjen e regjistrimeve të klientëve dhe llogaritjen e pagesave bashkë me tarifa shtesë përgjatë qëndrimit në hotel.

Cili është roli i një Recepsionisti?

Roli i recepsionistit është të kontrolloj mbarëvatjen e hyrje-daljeve të klientëve nga dhomat e hotelit, motelit dhe mjediseve të tjera të mikpritjes. Ndihmon klientët me rezervimin e dhomave nëpërmjet internetit apo në person, të mbështesin klientët në çdo paqartësi dhe t’u mundësojnë atyre informacione të nevojshme në lidhje me aktivitetet e ndryshme që zhvillohen në zonën përreth hotelit.

Kur klientët mbërrijnë në hotel, njerëzit e parë që takojnë janë personeli i recepsionit. Ata mirëpresin mysafirët, merren me regjistrimet e të gjitha dhomave dhe mundësojnë detaje të nevojshme rreth komoditeteve të hotelit. Për më tepër, ata punojnë me ekipin e mirëmbajtjes dhe shërbimit për të përgatitur dhomat para mbërritjes së mysafirëve. Roli përfshin gjithashtu përditësimin e pagesave të hotelit dhe të dhënat e rezervimeve.

Listë përgjegjësish

  • Nëpërmjet rezervimit të dhomave në person, me anë të telefonit ose menaxhim online, përgjegjësitë janë:
  • Mirëpritja e mysafirëve dhe akomodimi në dhomë
  • Mbikëqyrja e pagesave dhe shtesave të ndryshme në shpenzimet totale
  • Përgjigje në kohë dhe zgjidhje për ankesat e klientëve
  • Dhënia e informacioneve sipas kërkesës së klientit rreth zonës lokale
  • Bashkëpunim me anëtarët e tjerë të stafit për të siguruar që të gjitha dhomat përmbushin standartet e hotelit
  • Organizim dhe kujdes për çdo nevojë të veçantë akomodimi
  • Mbështetje ndaj klientëve në planifikimin e ngjarjeve speciale
  • Organizimi i shërbimeve të specializuara për klientët VIP
  • Mbajtja e të dhënave të përditësuara bashkë me detajet e regjistrimit

Kualifikimet dhe aftësitë e nevojshme

Për të arritur një pozicion pune si Recepsionist, nevojitet:

  • Diplomë e shkollës së mesme
  • Eksperiencë pune si recepsionist hoteli ose në role të ngjashme
  • Njohja e mirë e softuerit që përdoret në rezervimin e dhomave
  • Kuptimi i faqeve të internetit të planifikimit të udhëtimit dhe sistemeve të tyre
  • Një vit përvojë si recepsionit ose në një rol të ngjashëm në hoteleri-biznes
  • Aftësi të jashtëzakonshme komunikuese, verbale dhe organizative
  • Aftësia për të zgjidhur problemet e klientëve në kohë
  • Gatishmëri për të punuar me turne, bashkë me fundjavat dhe festat

Edukim dhe trajnim

Ju duhet të keni të paktën një diplomë e shkollës së mesme nëse dëshironi të punoni si recepsionist ose një certifikim në industrinë e turizmit me drejtim hoteleri-biznes. Ndërsa kurset në menaxhim biznesi, menaxhimin e hoteleve apo shërbim ndaj klientit janë gjithnjë të favorshme. Një diplomë në menaxhimin e hoteleve është gjithmonë më e preferuar nga punëdhënësit. 

Regjistrohuni në kursin tonë!

Përmbledhje

Për t’a përmbledhur, shkurt, recepsionistët janë përgjegjës në mbarëvajtjen e shërbimeve që ofrohen brenda një hoteli, moteli apo resorti turistik. Ata janë përgjegjës për shpërndarjen e çelësave, kontrollin e informacioneve të regjistrimit të klientëve, dhe pagesave në tërësi. Ata i ndihmojnë klientët të rezervojnë dhomat e tyre, adresojnë çdo pyetje që mund të kenë dhe i mbështesin me informacione dhe rekomandime të nevojshme. Agjentët duhet gjithashtu të kenë një kuptim të mirë të sistemeve që përdoren në industrinë e hoteleve dhe të kenë njohuri në përdorimin e mekanizmave që lidhen me udhëtimet dhe planifikimet e udhëtarëve.

Regjistrohuni në newsletter

për t`u njoftuar rreth ofertave dhe lajmërimeve të fundit.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching