loading
Kohëzgjatja e një biznesi vearet nga një sistem i ashtu quajtur ndryshe zinxhir, i cili përbëhet nga disa komponentë. Secili komponent është i rënëdsishëm për vetë funksionin që ka. Klientët janë pjesë e këtij sistemi gjithashtu. Pavarësisht kësaj, unë do të argumentoja thënien që “klienti është mbret”, dhe personalisht nuk nuk do të mendoja kështu – Përse vallë? Ju mund të keni një numër të madh klientësh të cilët blejnë produktet e juaja, por nëse biznesi jua nuk do të kishtë punonjës profesionistë, çfarë do të ndodhte? Në këtë aspekt, këta janë mbretërit! Gjithësesi, kjo thënie është abstrakte në vetëvete dhe nuk shërben dobishëm. Kështu që, e rëndësishme është që çdo klient të shërbehet dryshe, në një mënyrë e cila përmbush objektivat e vendusur. Kjo është këshilla ime për këdo që punon në departamentin e Shërbimit ndaj Klientit.Shërbimi Ndaj KlientitShërbimi Ndaj Klientit
Në këtë artikull, do të flasim për disa hapa që shërbejnë në qëndrueshmërinë e klientëve, të tashëm apo të ardhshëm, brenda biznesit tuaj. Për të arritur maksimumin, së pari duhet të kuptojmë rreth terminologjisë së fjalës klient.Shërbimi Ndaj Klientit
Një klient quhet dikush që blen/merr shërbime, produkte apo ide. Klientët janë të dy llojeve. Gjithësesi, duhet të kemi parasysh që ky segment – klient – mundet të ketë ose të mos ketë lidhje me ndërveprime financiare. Pra, llojet e klientevë ndahen në klientë të brendshëm, dhe të jashtëm.
Në 1988, Josef M. Juran propozoi emërtimin ndarës të klientëve. Që nga kjo ditë, kjo qasje ka sjellur zhvillim të rëndësishëm në cilësinë e menaxhimit brenda çdo kompanie. Gjithashtu, mendohet që kur klienti i brendshëm është i kënaqur prej shërbimit, atëherë edhe mundësitë për të kënaqur klientin e jashtëm rriten në vazhdim.
Klient i brendshëm
Klient i brendshëm është dikush që ka marrëdhënie direkte me biznesin. Ky mund të jetë anëtar i organizatës ose biznesit.Shërbimi Ndaj Klientit
P.sh.: Çdo produk ka katalogun e tij të të dhënave dhe përdorimit. Të dhënat brenda katalogut krijohen nga departamenti i produktit i cili duhet të kalojë çdo detaj tek departamenti i paketimit. Si rrjedhojë, departamenti i paketimit kthehet në klient i brendshëm. Gjithësesi, llojet e klientit të brendshëm ndryshojnë nga biznesi në biznes.
Klient i jashtëm
Klient i jashtëm është ai i cili nuk bën pjesë brenda një biznesi. Ky lloj klienti është përsoni që blen produktin ose shërbimin e një firme ose kompanie.
Shërbim ndaj Klientit është profesioni i cili mbështet dhe ndihmon klientët duke u marr me zgjidhjen e problemeve të tyre. Shërbimi i këtij segmenti merret dhe përpunon nevojat e klientit në kohë reale por edhe mbas përfundimit të çdo kërkese.
Karakteristikat e profesionit
Në arritjen e nivelit ekspert të Shërbimit ndaj klientit, cilësitë e më poshtme ju vijnë për ndihmë.
Secili në department duhet të jetë i shkëlqyer në vetëvete siç edhe e gjithë skuadra. Kështu që për të dhënë një shërbim cilësor duhet arritur niveli më i mirë i departamentit në tërësi. Më poshtë po ju sjellim disa praktika që ndihmojnë në ekselencën e shërbimit ndaj klientit.
Punonjës i shërbimit ndaj klientit është çdo person, departament ose organizatë që merret me kërkesat e klientëve, përpunimin, trajtimin e shqetësimeve të tyre, zgjidh problemet dhe punon si një urë lidhëse në emër të një firme/organizate.
Punonjësit e shërbimit ndaj klientit mund të bëjnë pjesë në një nga këto grupe.
Cilido qoftë karakteri i Shërbimit ndaj Klientit, për të arritur profesionalizëm punonjësit duhet të zhvillojnë disa tipare si më poshtë.
Për t’a mbyllur, këshilloj që departamenti drejtues i menaxhimit të bazohet tek të dhënat që punonjësit raportojnë në lidhje me problemet dhe ankesat e klientëve. Në këtë mënyrë mund të arrihet përmirësimi i cilësisë së departamentit dhe përvojës së klientëve përgjithësisht.
Subscribe to our newsletter.
Get our latest offers and News.