loading

INTERVISTA TELEFONIKE DHE RRUGA DREJT SUKSESIT

Si Të Shkëlqeni Në Intervistën Tuaj Telefonike

Intervista telefonike – e njohur ndryshe si intervista e ekranit – është një intervistë, në realitet, si çdo tjetër. Do t’ju duhet të përgatiteni njësoj sikur do të bënit ballë për ballë me punëdhënësin tuaj të mundshëm.Intervista telefonike Intervista telefonike

Ne kemi mbledhur disa këshilla për t’ju ndihmuar në takimin tuaj të parë për një mbarëvajtje të procesit të intervistës.

Bëni një kërkim

Kërkimi është i rëndësishëm para se të kryeni intervistën tuaj të pare. Krijoni një i ide rreth llojit ët intervistës, trajtoni pyetje të vështira në mënyrë që të keni diçka të sigurt dhe vendimtare për të thënë në telefon.

Merrni kohë për të lexuar përshkrimin e punës dhe mendoni thellë se si aftësitë, përvojat dhe aspiratat t’uaja profesionale lidhen me pozicionin. Bëni kujdes për sa i përket kompanisë dhe kulturës së saj. Jini të gatshëm t’u përgjigjeni pyetjeve në lidhje me atë që ju intereson, por në linjë paralele me qëllimet e organizatës, biznesit apo kompanisë.

Mos harroni se kjo është një rrugë me dy drejtime. Ashtu si ju, që po zbuloni sa më shumë për punëdhënësin tuaj të ardhshëm, edhe punëdhënësi ka gjasa të bëjë kërkimin e tij rreth jush dhe profilin tuaj. Pra, sigurohuni që prania juaj në internet është e qartë dhe e besueshme. Mbani të përditësuar profilin tuaj në LinkedIn dhe mendoni për opinionet, interesat dhe lidhjet që ndani në internet. Do të ishte, gjithashtu, e rëndësishme të pastroni praninë tuaj në mediat sociale në përgjithësi.

Përgatitje
Në intervistë, ju nuk do të flisni vetëm rreth punës që ju intereson, por dp të përballeni me një numër pyetjesh në lidhje me eksperiencat, dijet dhe pritshmëritë – do me thënë, do t’ju pyesin me siguri përse ju mendoni që jeni kandidati i duhur për pozicionin e punës. Pra, përgatisni një përgjigje të shkurtër dhe të saktë për këtë pyetje.

Shikoni mirë llojin e pyetjeve që mundësisht do t’ju pyesin, mendoni mire për to dhe për përgjigjet që do të jepni. Kujdes ndaj zmadhimit të vetes në prezantim dhe përgjat intervistës – mos flisni për gjëra që nuk përputhen me aftësitë dhe përvojën tuaj. Nxirrni në pah sinqeritetin tuaj, fakte praktike dhe element mbi të cilët mund të zgjeroheni brenda intervistës.

Gjithashtu, përgatisni edhe pyetjet që dëshironi t’i bëni punëdhënësit. Disa nga gjërat që ndoshta ju duhet të mendoni:

• Çfarë vështirësish përfshin pozicioni i punës?
• Si, dhe a mund të zhvillohet roli i punës gjatë viteve?
• Cilat janë pritshmëritë që punëdhënësi ka për punonjësit e rinj?

Dëgjoni me vëmendje

Këtu ka njëndryshim, të folurit në telefon, në lidhje me të folurit ballë për ballë. Është e vështirë që të jeni gjithë kohën i përqendruar tek pyetjet kur biseda ndodh në telefon. Bëni përpjekje të qëndrueshme të dëgjoni çdo pyetje dhe merri dy a tre sekonda kohë për t’u përgjigjur. Nëse për ndonjë arsye ju nuk e kuptuat mire pyetjen, kërkoni pa frikë për një ripërsëritje të pyetjes. Qëllimi për të dy anët sëhtë që të dalni në përfundimin nëse ju jeni i duhuri për vendin e punës. Kështu që përcjellshmëria e saktë e informacionit tek të dy anët është kryesore.

Përgatisni mjedisin tuaj

Gjëja e funidt që ju nuk ju duhet të ndodhi është ndonjë ndërprerje e papritur, problem me linjën ose ndonjë zhurmë në sfond. Zgjidhni një mjedis i cili mundësisht nuk ju nxjerr probleme të tilla.
Sigurohuni që telefoni juaj është i karikuar plotësisht, për internetin dhe funksionin e tij nëse intervista bëhet online. Është e mirë të mbani edhe një bllok shënimesh për çdo gjë që do t’ju duhet të shënoni apo mbani mend.

Mund të mabni edhe një laptop i cili ju ndihmon në parashtrimin e intervistes dhe pikave kyçe.
Merrni parasysh gjuhën e trupit, ka rëndësi gjithashtu.

Sado e çuditshme të duket, mënyra se si uleni ose bëni gjeste, qoftë edhe një buzëqeshje e rastësishme, do të përcjellë diçka më shumë tek intervistuesi ose do të bëjë që intervista dhe ato që thoni të “godasin objektivat.”

Qet6ësia e trupit dhe ajo mendore do t’ju ndihmojnë në arrtijen drejt një inetrviste shumë të këndshme dhe pothuajse miqësore. Përshtypja që do të lini do të jetë krejt pozitive. Megjithëse intervistuesi juaj nuk mund t’ju shohë, ai mund të dëgjojë lakimet në tonin tuaj. Sjellja juaj e relaksuar, niveli i besimit, entuziazmi do të jenë të gjitha të dallueshme sin ë videon online por edhe në intervistën në telefon (tek luhatjet e zërit).

Pikat kyçe për t’u mbajtur mend

Mbani gjithnjë këtë strukturë përgatitje për intervistën tuaj. Bëni plane të vogla të secilës pikë dhe pravlerësime të vogla të tyre. Para se të shkoni për intervistë, mbani mend këto pika:

• Hulumtim dhe vlerësim i karakteristikave të punës dhe pyetjeve profesionale

• Jini të përgatitur. Të jesh i përgatitur për një intervistë telefonike do të thotë të kesh besimin në një telefonatë të improvizuar e të papritshme. Nuk ka asgjë të keqe t’i thuash një rekrutuesi: “Më falni, jam larg nga tavolina ime. Kur mund të të telefonoj?” Ndërtoni intervistën tuaj gjithmon në një mjedis të përshtatshëm dhe të rehatshëm pët ju.

• Besoni në aftësitë t’uaja dhe tregoni gatishmërinë për marrjen e pozicionit ët punës. Gjithashtu, mos kini frikë të tregoni dëshirën dhe vullnetin tuaj për të mësuar aftësi të reja dhe për të avancuar në aftësitë tuaja të vjetra. Dëgjoni me kujdes dhe mos kini frikë të krijoni raporte dhe të tregoni pak personalitet.

• Jini të drejtpërdrejtë në lidhje me përvojat tuaja dhe të hapur për të kuptuar rreth përvoja të reja gjatë intervistës suaj telefonike.

Regjistrohuni në newsletter

për t`u njoftuar rreth ofertave dhe lajmërimeve të fundit.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching