loading

Lista e profesionalizmit për tekinkët e IT

5 Cilësitë që dallojnë një profesionist

Ekonomitë e botës dhe zhvillimi i tyre në ditët e sotshme ndikohen në shkallë të lartë prej teknologjisë. Teknologjia është bërë tashmë pikë kyçe në transformimin e punës dhe mjedisit të punës. Ajo është duke u ngritur shpejtë, që do të thotë se kërkesa për profesionistë në lidhje me aftësitë teknologjike është gjithashtu në rritje.

Teknologjia tashmë ka shtrirje të gjerë në të gjithë botën dhe është e njohur në çdo industry, biznes, institucion shtetëror dhe edukues. Prandaj, transformimi teknologjik është në krye të çdo sistemi dhe mjedisi ku ne punojmë. Edhe se punëdhënësit kërkojnë të punësojnë njerëz me aftësi të larta profesionalizmi, dhe kjo mund të duket si stresuese dhe tepër e vështirë, të gjithë kemi mundësinë të zhvillohemi në vetëvete dhe të arrijmë majat e sukseit.

Të gjitha aftësitë e njeriut janë të ndërlidhura me njëra-tjtrën dhe krijojnë një fole brenda së cilës çdo kush mund të zhvilloj aftësitë e tij drejt profesionalizmit në çdo fushë. E vetmja gjë që nevojitet është vullneti për të mësuar dhe përparuar si profesionist brenda punës që do.

Pozitiv

Besueshmëria

Ka disa gjëra që duhet të jenë të palëkundura. Ju mund të tregoni shumë për dikë nëse i përmbahet fjalës apo jo, dhe kjo thjesht tregon se keni integritet.

Disa gjëra nuk mund të anashkalohen kur bëhet fjalë për punë. Nëse e mban fjalën apo jo, është diçka që duket nga niveli i integritetit dhe komunikimit tënd.

Në çastin kur thua se je gati për të bërë diçka, bëje. Çfarëdo qoftë kjo gjë, të mos vonohesh në punë, të mbyllësh një detyrë brenda kohës së caktuar, apo mbajtjen e fjalës që ke dhënë. Edhe nëse ti e ndjen apo e di që nuk mundet ta bësh diçka, për një arsye apo tjetër, është më mirë të flasësh hapur për këtë. Më e mira është të jesh i sinqertë se sa të japësh fjalën dhe të mos e mbash atë. Siç ndodh në jetën tënde, ashtu edhe në mjedisin e punës, kur zhgënjen të tjerët ti zhgënjen veten fillimisht.  

Kompetenca e fushës

Të qënurit kompetent është themeli i profesionalizmit. Nëse je duke marrë trajnime për certifikatën Cisco ose e ke një të tillë, i ke të gjitha mundësitë pët t’u bërë një profesionist. Kështu që, mbaj gjallë momentin duke drejtuar veten tek niveli ekspert i të qënurit brenda fushës tënde dhe sigurohu që kuptueshmëria jotë dhe aftësitë e tua të jenë gjithnjë ndjekëse të kohës.

Qartësisht:

– Bëhu kompetent në punën tënde

– Qëndro i përditësuar me aftësitë dhe njohuritë e industrisë

– Ndiq trajnime për nivelin Cisco

– Ji gjithnjë në gatishmëri për të kuptuar aftësitë e tua dhe nivelin professional, përditësou me të rejat e kohës.

Ndaje njohurinë tënde

A është për ty e rëndësishme të ndash njohuritë e tua me të tjerët? Nëse po, si e shfaq në praktikë ti këtë? A indihmonë ti kolegët të cilët gjenden në vështirësi me diçka, apo e mbahesh në vetëvete me arsye ndoshta përfiton diçka nga gabimi i tjetrit?

Ç’ndodh kur puna shkon shkëlqyeshëm? A merr të gjithë krenarinë për vete apo e ndan atë me kotributin që edhe të tjerët kanë për meritë? Këto janë disa pytje që në të vërtetë tregojnë për rëndësinë dhe forcën e bashkëpunimit në çdo pjesë të punës. Gjithashtu, të qënurit bashkëpunues është element kyç i të qënurit profesionist. Të jesh ndihmës për të tjerët do të thotë që ti merr përsipër arritjen e objektivave të kompanisë dhe je serioz në suksesin e secilit papërjashtim, në mjedisin e punës. Për më tepër, kjo gjë është edhe një shenjë e fortë që tregon karakter drejtuesi.

Ji gjithnjë gati

Të jesh gati do të thotë se ti ke përgatije mendore e cila mund të parashikoj problemin dhe të jetë gjithnjë një hap përpara për të gjetur zgjidhjen e problemit. Profesionalizmi – dhe ambicjet në karierë – normalisht lidhet me dëshirën për të përparuar në fuhën e profesionit tënd. Është mjet krahasues jo vetëm në përkushtimin tënd por edhe për inteligjencën, gatishmërinë për punë dhe vlerë të cilën mund t’a mbartësh gjithnjë me vete ku do që punon. Mendo gjithmon në mënyrë krijuese jo vetëm se si mund të zjgidhësh një problem por edhe për rrugët që të mundësojnë zgjerimin e përvojës dhe teknikave praktike të profesionit. 

Qëndro pozitiv

Mendja dhe energjia e mendimeve të tua janë pika të forta për gjendjen e vetes brenda mjedisit të punës. Normalisht puna ka edhe lodhjet e saj që bëjnë të kanalizosh veten në pesimizëm pa e vënë re. Sidoqoftë, ka teknika të cilat të ndihmojnë të dalësh nga gjendje të tilla. Një nga këto është teknika e kanalizimit të mendimeve drejt mundësive të së mësuarit, rritjes profesionale, dhënies së njohurive që zoton dhe arritjeve që vete mjedisi i punës jep në shkëmbim. Duke vendosur këto praktika si pjesë të rëndësishme të ditës tënde, ti rikthehesh gjithnjë në gjendjen pozitive.

Si Teknik, ti je normalisht një zgjidhësh problemesh. Kështu që mos e harro këtë. Gjithmon vë re ku qëndrojnë vështirësitë dhe kërko për mënyra që ti kapërceh ato. Ti e di që asnjë punë apo karierë nuk është pa vështirësi dhe pa probleme. Kështu që mbahu gjithnjë pozitiv, mëso si të merresh me ato, ki vetëbesim për aftësitë e tua dhe drejto veten gjithnjë tek niveli i të qënurit ekselent në punë. Mendësia dhe mënyrat e të punuarit do të bëjnë sa here ndrsyhim e duhur.

Regjistrohuni në newsletter

për t`u njoftuar rreth ofertave dhe lajmërimeve të fundit.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching