loading

Përgjegjës Financash

Një rol me husmë elementë dhe me përgjegjësi të lartë

Përgjegjës Financash është ai që ndihmon kompanitë me mbarëvajtjen e financave të tyre në mënyrë që të arrijnë objektivat e vendosur. Çdo objektiv mund të arrihet ma anë të dikujt i cili ka njohuri mbi fushën dhe që bazohet në ndërtimin startegjive dhe raporteve financiare. Detyrat parësore përfshijnë raportin e veprimtarive buxhetore, parashikimin financiar, monitorimin e llogarive, dhe krijimin e hapësirave për qëndrueshmërinë dhe uljen e shpenzimeve.

Çfarë pune bën një Përgjegjës Financash?

Përgjegjësi i Financave punon ngushtë me departamentin e menaxhimit dhe me atë ekzekutiv. Bashkarisht, ata krijojnë plane për stabilitet financiar dhe marrin venidme strategjike rreth investimeve të një organizate. Ata gjithashtu vëzhgojnë zhvillimet e tregut dhe analizojnë për mundësi financiare duke vlerësuar nëse strategjitë financiare, vendimarrjet ose investimet janë në interes të kompanisë.

Le të shikojmë disa detyra parësore.

  • Menaxhim
  1. Mirëmbajtja e sistemit të dokumentimit të rregulloreve dhe praktikave të kontabilitetit
  2. Menaxhimi i funksioneve të nën-kontratave
  3. Mbikëqyrë departamentin e thesarit dhe operacionet e tij, duke përfshirë hartimin e një strategjie të përshtatshme për arritjen e qëllimeve dhe objektivave të vendosura
  • Menaxhim Fondesh
  1. Menaxhim buxhetin e kompanisë për t’u siguruar që ka shumë monetare të mjaftueshme për të mbuluar nevojat e vazhdueshme operative dhe ato të investimeve kapitale
  2. Parashikon fluksin e parasë, nevojat e lidhura me huamarrjen dhe fondet e mundshme për investime
  3. Analizon dhe zbulon mënyra për të reduktuar rreziqet financiare që lidhen me normat e interesit të huamarrjes dhe tregun e këmbimit valutor
  4. Ndihmon në zgjedhjen e strukturave të përshtatshme të kapitalit
  5. Planifikon stokun dhe financimin e kredisë
  6. Mban kontaktet bankare
  7. Vëzhgon Fondet e investimit
  • Analizë Financiare
  1. Kryen analizat e reduktimit të kostos në të gjitha pjesët e organizatës
  2. Angazhohet në kërkime krahasuese për të krijuar mundësi për përmirësime operacionale
  3. Raporton çështjet kryesore në lidhje me performancën e konkurrentëve
  4. Interpreton rezultatet financiare dhe këshillon mbi strategjitë e përmirësimit
  5. Angazhohet në operacionin e ndërtimit të çmimit të produktit sipas hallkave të planifikuara
  6. Ndihmon në procesin e vendosjes së çmimit të produktit
  7. Raporton të dhënat matëse të biznesit tek menaxhmenti
  8. Menaxhon proceset e buxhetimit kapital që bazohen në analizën e kufizimeve dhe analizën e fluksit monetar
  9. Krijon i analizave dhe raporteve të tjera sipas kërkesave
  • Kontabiliteti
  1. Menaxhon i buxhetin e kompanisë dhe rregullimet e tij
  2. Raporton gjithçka rreth bixhetit vendosur
  3. Ndihmon në krijimin e drejtimeve të përgjithshme strategjike
  4. Rekomandon për politikën e kreditimit të korporatave

Kualifikimi që kërkohet

Përgjegjësi i finacave duhet të ketë diplomë bachelor në financë dhe kontabilitet. Gjithashtu, shumica e kompanive botërore këkrojnë që një drejtor fincash të ketë pese ose më shumë vite eksperiencë. Përveç këtyre, të paturit aftësi të shkëlqyeshme komunikuese është thelbësor dhe kandidatët duhet të jenë ekspertë në sistemet elektronike të kontabilitetit.

>> Shikoni kursin tonë këtu!

Listë kualifikimesh

    • Diplomë BS e avancuar në Financë ose Kontabilitet.
    • Minimumi 5-7 vite përvojë të fushës
    • 5+ vite përvojë e kombinuar në Kontabilitet/Financë/Sisteme Financiare
    • Aftësia për të menaxhuar prioritete të shumta në një mjedis pune me ritme të shpejta
    • Vetë orientim drejt shërbimit ndaj klientit bashkë me aftësitë drejtuese
    • Përdorimi i avancuar i MS Office Suite, aftësia për të mësuar shpejt aplikacione të ndryshme softuerike të brendshme
    • Aftësi të forta analitike

Përvojë dhe aftësitë e vlefshme

    • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese
    • Arsim në hoteleri ose fusha të ngjashme
    • Përvojë në menaxhimin e rezervimeve ose të zyrës me volum të lartë thirrjesh
    • Shërbim i fortë ndaj klientit dhe aftësi për të kryer shumë detyra
    • Njohuri të Sun, iScala, Opera Property Management System dhe aftësi për të operuar sisteme të tjera elektronike
    • Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve

Së fundi

Siç kuptoni, pozicioni i përgjegjësit të financave është disi i komplikuar dhe përbëhet prej përgjegjësive të larta. Një përgjegjës financash duhet të jetë i zoti të menaxhojë, të ndërmarrë, të vlerësojë, këshillojë, dhe të krijojë strategji të gjitha në lidhje me buxhetin e komapnisë dhe fondit të investimeve.

Profesionisti mbas detyrës së përgjegjësit të finacave është përgjegjës për veprimatritë financiare dhe raportet e nevojshme që një organizatë të pakësojë shpenzimet dhe të ndjekë vazhdimisht qëndrueshmërinë e saj financiare. Përgjegjësi i finacave duahet të ketë edukim në ekonomi-financë, menaxhim, menaxhim marrëdhënieve me klientin, dhe të ketë aftësi të shkëlqyera analitike bashkë me njohuri mbi sistemet operacionale elektronike.

Regjistrohuni në newsletter

për t`u njoftuar rreth ofertave dhe lajmërimeve të fundit.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching