loading

Shkruani Një Letër Pune Motivuese, Krijoni Më Shumë Mundësi për Veten

Si të Shkruani një Letër Interesi

Çfarë është një Letër Interesi
Në çdo aplikim për një pozicion pune kërkohen dy dokumente bazë, një CV rreth kandidatit dhe një Letër Interesi e cila tregon shkurtë dhe qartë për përshtatshmërinë e kandidatit në marrjen e vendit të punës. Kjo letër duhet të jetë e gjatë tre deri në katër paragrafë dhe të përmbajë interesin tuaj për pozicionin e punës, eksperiencat e lidhura me llojin e pozicionit dhe arsyen përse ju jeni kandidati i shkëlqyer për pozicionin e punës. Është pikërisht në këtë letër që ju mund të tregoni aftësitë profesionale dhe të bëni për vete punëdhënësin tuaj të ardhshëm. Një letër interesi e shkruar mirë mund të impresionojë punëdhënësin dhe t’ju jam përparësi në krahasim me kandidatët e tjerë të cilët aplikojnë për të njëjtin pozicion pune. Për të arritur shkrimin efektiv të një letër interesi, merrni kohën e duhur dhe bëni një kërkim për kompaninë dhe karakteristikat e pozicionit të lirë. Me anë të informacionit të mbledhur ju mund të përpiloni një letër interesi e cila tregon qartë arsyen përse ju jeni i përshtatshëm për marrjen e vendit të punës. Për një letër interesi sa më të fortë:
1. Ndërmerrni një kërkim
Është shumë e rëndësishme që ju fillimisht të njiheni me kompaninë tek e cila po kërkoni për punë dhe të ndërtoni letrën tuaj në lidhje me punën që ju dëshironi të fitoni. Ndërkohë që lexoni për filozofinë e kompanisë mbani shënime pikat kryesore të saj. Reflektoni mbi aftësitë dhe përvojën tuaj duke i krahasuar ato me vlerat dhe misionin e kompanisë. Kështu që, para se të shkruani letrën tuaj, merrni kohën e nevojshme dhe familjarizohuni me kompaninë dhe karakteristikat e punës që ju kërkoni. Kjo metodë do t’ju japë mundësin që të përqendroni përmbajtjen e letrës suaj duke e bërë atë qartësisht ndikuese për vlerësimin e punëdhënësit.
2. Përqendrojeni në të ardhmen
Letra e interesit duhet të përqendrohet mbi të ardhmen, ndryshe nga CV-ja e cila tregon për përvojën e së kaluarës suaj. Nëse për çdo arsye jeni duke ndërruar drejtim të karrierës suaj, letra e interesit është një mundësi për të shpjeguar përse: si p.sh. kalimi nga shërbim hotelerie në fushën e marketingut. Letra e interesit është thjeshtë ura lidhëse midis së kaluarës dhe të ardhmes tuaj profesionale. Duke u përqendruar kështu tek aftësitë që mund të mbarten edhe duke kaluar në një fushe krejt të re për ju, shanset për marrjen e vendit ët punës rriten.
3. Stili i të shkruarit në tre paragrafë
a) Paragrafi i parë (hyrje e letrës së interesit) Ky paragraf është krejt i rëndësishëm sepse bën hyrjen e çka do të shtjellohet në vazhdim. Impresioni i parë është domethënës në tërheqjen e vëmendjes së lexuesit. Në këtë paragraf flisni për titullin e punës për të cilën ju po aplikoni dhe ku u ndeshët me këtë informacion. Tregoni për interesin tuaj ndaj vendit të punës dhe kompanisë. Kjo gjë i tregon punëdhënësit se ju keni bërë kërkimin tuaj dhe se ju jeni një kandidat serioz. Shkurtimisht shpalosni cilësitë dhe kualifikimet tuaja të cilat ju bëjnë të jeni kandidati më i mirë për vendin e punës. b) Paragrafi i dytë (rrjedhshmëria e letrës) Ky paragraf duhet të shpalos shkurtimisht kualifikimet e juaja në lidhje me llojin e punës. Në këtë paragraf përcaktoni qartë aftësitë, arritjet dhe fushën e ekspertizës suaj të cilat ju bëjnë të përshtatshëm për rolin e këkuar. Përqendrohuni në një ose dy pika të forta dhe sillni në shembull raste ku keni arritur sukses duke përfshirë edhe ndikime të dukshme objektivisht. Gjithashtu, mund të sillni shembuj, shkurtimisht, nga përvoja të së tashmes ose të së kaluarës – por jo më shumë se shembuj. c) Pragrafi i tretë (mbyllja e letrës) Me anë të këtij paragrafi ju bëni mbylljen e letrës së interesit. Bëni kujdes mos zgjeroheni shumë por, mbajeni të përqendruar në pikat kyçe të arritjeve dhe aftësive tuaja të cilat lidhen me llojin e punës së kërkuar. Kujdes duhet treguar edhe për detaje të cilat gjenden tek resumeja (CV) që mund të përsëriten në letrën tuaj, dhe zgjerohuni vetëm tek përvoja të cilat shfaqin përshtatshmëri me pozicionin që po aplikoni. Prandaj, përqendroni këtë paragraf tek aftësitë dhe kualifikimet që kërkohen për vendin e lirë të punës.
4. Piketoni vlerat personale
Menaxherët kërkojnë njerëz me aftësi dhe eksperinca të cilat sjellin përmirësime tek mënyrat e zgjidhjes së problemeve. Duke u mbështetur tek njohuritë që merrni nga kërkimi fillestar, shpalosni qartë se ju jeni në dijeni për punën e organizatës dhe për vështirësitë me të cilat ajo ndeshet. Nuk është nevoja që të jenë të specifikuara por ju mund të referoheni tek ato, si përshembull; sa është prekur prej pandmisë industria në fjalë! Kështu që, kur shkruani një letër interesi, përveç se duhet të mbani mend çka mësuam më lartë, mundohuni të ndërthurni shembuj nga përvoja juaj e zgjidhjes së problemeve. Kjo është shumë e duhur tek paragrafi i dytë, sidomos. Gjithshtu, vendosni qartë Brenda përshkrimit tuaj këto dy aftësi të cilat janë bazë pothuajse në çdo vend pune: përshtatshmëria dhe të mësuarit shpejt.
5. Kujdesuni për zërin e shkrimit
Stili i të shkruarit, fjalët dhe tonaliteti janë të rëndësishme kur bëhet fjalë për një letër që i drejtohet një punëdhënësi. Mos kaloni cakun e fjalëve të bukura (lajkat) ose të shkruani për gjëra që ju i nuk besoni apo zotëroni ato. Origjinaliteti është çelësi i letrës së interest. Bëni kujdes! Edhe se ju mund të keni kohë pa punë, mos u shfaqni si i dëshpëruar. Jeni professional dhe tregoni maturi në tonalitetin e fjalëve tuaja në mënyrë që mesazhi të përcillet sa më fort dhe pastër.
6. Mbajeni shkrimin të shkurtër
Mos e ngarkoni letrën tuaj me fjalë të tepërta. Mbajeni të pastër dhe të përqendruar drejt tek pikat kryesore që tregojnë përshtatshmëri për vendin e punës së kërkuar. Nëse ju duhet vërtetim për letrën tuaj, kërkoni ndihmë nga një mik, koleg ose mentor të lexojnë letrën dhe t’ju japin përshtypjen e tyre. Pyetini nëse mund të piketojnë fjali ose pjesë të cilat mund të shtohen ose të hiqen nga përshkrimi.
Për t’a përmbledhur, një letër interesi në një far mënyre është edhe tregues për aftësinë e të shkruarit dhe komunikimit tuaj. Qasni qartë dhe pastër përse ju kërkoni atë vend pune dhe çfarë do të sillni tek kompania. Jeni i qartë në të shkruar dhe vendoseni veten shpesh sikur të ishit ju lexuesi i letrës. Mbajeni letrën tuaj brenda kornizës ku tregohen qartë aftësitë dhe përvoja që ju keni për rolin e punës së kërkuar. Mos u mundoni të tregoheni shakaxhi, të flisni në përgjithësi dhe të mbingarkoni letrën me fjalë të bukura.
Regjistrohuni në letërnjoftimin tonë
Mbi ofertat dhe njoftimet e fundit
© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching