loading

Vetë-Zhvillim për të arritur pozicionin e drejtuesit në botën e teknologjisë

Çfarë do të thotë Lidership?

Si fillim, do të shqyrtojmë shkurtimisht kuptimin e rolit të udhëheqësit në fushën e IT-së. Për të mos u ngatërruar, një menaxher i zoti nuk do të thotë që është udhëheqës.  Udhëheqës quhet ai jneri i cili shkon përtej rolit drejtues. Arritja e tij individuale lidhet ngushtë me arritjet njerëzore dhe shoqërore që burojnë prej kuptimit të kolegëve të tij – punonjësit.

Të qënurit drejtues kryesor, do të thotë të bledhësh tre gjëra sëbashku: pasion frymëzues, vizion drejt realizimit objektiv, mbështetje dhe sigurim i mjeteve të nevojshme për kolegët. Një udhëheqës frymëzon të gjithë anëtarët e ekipit të tij që të besojnë në cilësitë e tyre dhe të zhvillojnë aftësitëdrejtuese të pavarura duke vepruar me pasion të përgjegjshëm.

Më pas vjen roli i drejtuesit: një proces ku një staf-ekzekutiv mund të drejtojë, ndikojë në sjelljen dhe punën e të tjerëve për të arritur qëllimet specifike në një situatë të caktuar. Udhëheqja është aftësia për të nxitur kolegët e tij, grupin e punës të punojnë me besim dhe zell.

Këto aftësi janë të rëndësishme për t’u zhvilluar, pavarësisht nëse jeni student apo një drejtues i cili është duke ngjitur më lartë shkallët e karrierës së tij. Aftësia për të marrë përsipër përgjegjësi, detyra të rëndësisë ekzekutive dhe realizimin e objektivave është cilësi kyçe për t’u dalluar midis profesionistëve të tjerë në tregun e punës.

Cilësitë kryesore për t’u zhvilluar

Aftësia për zgjidhjen e problemeve: Një udhëheqës IT është i aftë të zgjidh problemet. Ai identifikon rreziqet, analizon për zgjidhjet dhe ka aftësinë të ndaj projektet në disa pjesë për të ndërtuar procese dhe qasje që të nxjerrin në zbatueshmërinë e zgjidhjeve të gjetura.

Mendje e hapur: Një pjesë e zgjidhjes efektive të problemeve është të qenit i hapur për të provuar ide të reja, qasje të reja, këndvështrime të reja – ngado që vijnë ato. Ti nuk di gjithçka, kjo të lejon të jesh ‘’der-hapur’’ për njohuri dhe zgjidhje të ndryshme, në ndikim dhe kulturë.

Aftësia për të frymëzuar: Udhëheqësit janë ata njerëz që frymëzojnë dhe motivojnë të tjerët, me mjete të ndryshme për t’u bashkuar në mënyrë efektive drejt arritjes së objektivit të madhë.

Intuita: Udhëheqësit e mirë u besojnë instinkteve të tyre. Ata mësojnë nga përvoja. Si dhe nga dëgjimi i të tjerëve.

Mendësia risisjellëse: Shikon dhe kërkon për risi. Provon ide të reja duke eksperimentuar vazdhimisht, por edhe në dështim arrin të lexoj mësimet dhe përpiqet përsëri. Këto cilësi krijuese janë thelbësore për udhëheqjen e mirë.

Mendësia pozitive: Mbajtja e një qasjeje pozitive dhe të mësuarit në çdo çast ka një ndikim të fortë tek ekipet dhe individët. Është shumë e lehtë në mjediset e punës të zhyteni në negativitet që mund të kthehen shpejt toksik. Udhëheqësit e mirë dinë ta anashkalojnë këtë kurth dhe të qëndrojnë të fokusuar në objektivat dhe detyrat që japin rezultate.

Vetëbesimi: Besimi në veten tuaj dhe qëndrim i duhur me mendjen e hapur për të gjetur zgjidhje. Përqafimi i larmisë njerëzore të grupit të punës duke mësuar nga përvoja. Të punosh drejt rezultateve pozitive gjeneron një besim të brendshëm që arrin dhe frymëzon njerëzit e tjerë.

Aftësitë e komunikimit: Një pjesë e drejtimit është aftësia për të ndarë dhe artikuluar atë që mendoni, keni nevojë ose dëshironi të arrini. Ndërtimi i aftësive të forta të komunikimit në mënyrë që njerëzit e tjerë të kuptojnë vizionin ose idenë tuaj është thelbësore.

Aftësia për të deleguar: Është e pamundur të bësh gjithçka vetë. Dhe shumica e njerëzve urrejnë të jenë të mikro-menaxhuar në punën e tyre. Të mësosh të delegosh dhe të njohësh pikat e forta të njerëzve të tjerë është një aftësi thelbësore e udhëheqjes që ndihmon në frymëzimin dhe motivimin e grupit të punës.

Besueshmëria: Tejdukshmëria është thelbësore. Së bashku me aftësitë e forta komunikuese, ju duhet t’u tregoni të tjerëve se keni integritet dhe mund t’ju besohet çdo përgjegjësi. Mbështesni dhe vlerësoni me fakte grupin e punës dhe kolegët tuaj.

Vendosmëria: Ju keni një ide të qartë se çfarë dëshironi, si të arrini atje dhe si të kapërceni pengesat që mund të hasni gjatë rrugës.

Inteligjenca Emocionale: Inteligjenca Emocionale është aftësia ndërpersonale për të krijuar ose punuar me njerëz të tjerë, në ekipe ose veçmas. Ju merrni kohë për të kuptuar të tjerët dhe për të ndërtuar urat lidhëse midis njerëzve.

Këmbëngulja: Pavarësisht se sa e vështirë është një punë apo sa kohë duhet për ta realizuar, ju i keni sytë dhe mendjen drejt përfundimit të suksesshëm. Të jesh në gjendje të durosh dhe të vazhdosh, pavarësisht pengesave është një tregues kyç i një lideri.

Përpikmëria në punë: Ju i përmbaheni një orari, arrini në kohë, paprashtroni gjithçka dhe përbushni detyrën sipas fjalës që jepni. Të tjerët e dinë se mund të mbështeten tek ju.

Mendimi Strategjik: Ju e kuptoni domosdoshmërinë që qëndron pas detyrës dhe se si ajo përshtatet në një qëllim të përgjithshëm. Ju mendoni se si të përdorni më mirë burimet për të arritur qëllimet. Ju jeni në gjendje të krijoni lidhjet midis fazave të ndryshme të një plani.

Organizim: Nga mbajtja e kohës tek planifikimi, tek raportimi. Ky organizim i mirë siguron që gjërat të shkojnë sipas planit dhe kohës së caktuar.

Vëmendje: E ‘mjaftueshmja’ nuk është mjaft për ju. Ju i kushtoni vëmendje detajeve më të vogla. Ju jeni një mendimtar kërkues – i plotë dhe i veçantë në qasjen personale ndaj gjithçkaje.

Të jesh i duruar: Udhëheqësit e mirë janë ata që kanë përulësinë për të dëgjuar të tjerët, për t’i njohur dhe për t’i shpërblyer ata. Në këtë mëmyrë grupi i punës frymëzohet dhe nxitet në bashkëpunim dhe cilësi.

Origjinaliteti: Është më e lehtë nga sa mendoni në dallimin e dikujt që është i pasinqertë ose i prirur për të “mashtruar”. Ndërsa udhëheqësit e vërtetë janë të vërtetë. Ata besojnë në atë që bëjnë dhe thonë.

Merrni një moment për të reflektuar mbi këto afësi dhe sa prej tyre ju i keni tashmë. Sa prej tyre dueht ende të zhvillohen dhe sa duhen përfituar në të ardhmen. Udhëheqja, si të gjitha aftësitë e tjera, është diçka që mund të rafinohet, zhvillohet dhe përmirësohet në mënyrë aktive me kalimin e kohës.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching