loading

WordPress, perëndia e faqeve ueb

Nëse qoftë një herë mësuesi në shkollë ju ka kërkuar të ndërtoni një model faqeje web, rastet janë të larta që të keni dëgjuar apo t’i jeni drejtuar WordPress-it. Duke mbështetur thuajse një të tretën e gjithë faqeve online në botë, WordPress-i është shndërruar në një fenomen mbarëbotëror, i cili gjeneron çdo ditë të dhëna, përmbajtje dhe dizajn.WordPress, perëndia e faqeve ueb

Çfarë e bën WordPressin-n të dëshirueshëm dhe kaq të pëlqyer është se ai shërben si një platformë fantastike për të gjithë. Nuk është e nevojshme të kesh një përvojë të gjatë në botën e zhvillimit të një faqeje web, por nga ana tjetër ai është mjaft i dobishëm edhe për profesionistët më të mirë. Lexoni më poshtë, për të mësuar më shumë rreth WordPress-it dhe të mirave të tij të shumta.

Çfarë është WordPress?

WordPress është një platformë blogjesh, e krijuar në vitin 2003, nga zhvilluesit Mike Little dhe Mike Mullenweg. Që nga ajo kohë, WordPress-i është përhapur në çdo cep të botës dhe është bërë gjeneratori më i madh i krijimit dhe mirëmbajtjes së faqeve web. Pak rëndësi ka nëse flasim për faqe të përdorimit personal, apo për faqet e kompanive të mirënjohura. WordPress-i përdorët nga të gjithë. Duke qenë se ai është i ndryshueshëm dhe i prekshëm nga çdokush në çdo kohë, kjo e bën praktik dhe të thjeshtë.

 

Si mund të punoni me WordPress?

Kur e keni të ngarkuar WordPress-in, do t’ju shfaqet pulti kryesor, nga ku ju si administrues të faqes, mund të kontrolloni gjithçka mbi faqen dhe përmbajtjen. Fill, pasi të keni hyrje në pult, do të mund të zgjidhni një motiv (theme), apo të krijoni një të tillë (template), dhe ta pasuroni atë me kryetituj, hapësira përmbajtjeje, ngjyra, alternativa të ndryshme të motiveve etj. Pulti kryesor, lejon kalueshmëri edhe për krijuesit dhe kontrolluesit e përmbajtjes në lidhje me faqet dhe blogjet. Këto të fundit janë dy tipet më të përhapura të përmbajtjeve në WordPress.

Për profesionistët, WordPress lejon edhe ndryshimin dhe punimin me kodin pas faqeve, kurse për ata që nuk kanë njohuri të tilla, gjithçka mund të kontrollohet nga pulti kryesor.

Nëse doni një udhërrëfyes të detajuar se si mund të filloni të na thoni, na thoni!

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Shoferi i transfertës: ju çon në destinacion në kohë, të sigurtë dhe rehat.

Ndonëse shumë prej e shohin transportin nga një pikë në një tjetër si një shërbim dhe shpeshherë edhe si luks, duhet të mos harrojmë se ky është një profesion i mirëfilltë. Në këtë blog do të shqyrtojmë se ç’bën një shofer transferte, çfarë kualifikimesh ka dhe pse parapëlqehet kaq shumë.

Cili është roli i shoferit të transfertës dhe ç’bën ai?

Shoferi i transfertës është një individ i kualifikuar dhe i punësuar nga një agjenci udhëtimi, detyra e vetme e të cilit është të çojë në kohë, në mënyrë të sigurt dhe profesionale një turist, ose një grup turistësh nga një destinacion në në tjetër. Kujdes, nuk duhet ta ngatërroni një shofer transferte me një through guide, i cili është një person që përpos guidës, luan edhe rolin  e shoferit.

Kritere dhe kualifikime:

▪️ Standarti i komunikimit dhe shërbimit ndaj klientit.

▪️ Etika në sjellje, uniforma, higjena dhe pastërtia personale dhe e automjetit.

▪️ Aplikacionet, orientimi, ndjekja me saktësi e rrugëve, parking hartave dhe udhëzimeve.

▪️ Aftësia e komunikimit me koleget, dokumentacioni, raportet dhe aplikacionet për menaxhimin e shërbimit.

▪️ Aplikacionet, orientimi, ndjekja me saktësi e rrugëve, parking hartave dhe udhëzimeve.

▪️ Rregulloret dhe standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë.

Pse parapëlqehet:

Pikë së pari, shoferët e transfertës janë idelaë për grupe me familjarë, apo shumë njerëz. Askush nuk ka dëshirë të presë në trafik, apo të harxhojë kohë të vlefshme duke u përpjekur të prenotojë një shërbim taxi.

Nga ana tjetër, një shofer transferte vjen me një plan të mirëorganizuar, duke i bërë thuajse të pamundura vonesat e mundshme, ideal edhe për udhëtimet me qëllime biznesi.

Një tjetër anë e mirë është fakti se ky është një lloj shërbimi i dedikuar tërësisht klientit, me mundësi përshtatjeje sipas nevojave dhe kërkesave të klientëve. Qetësia, rehatia dhe siguria janë të garantuara.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Kodimi për fëmijët: një hob i investueshëm

Kjo mund të jetë një tjetër hyrje ku ne fillojmë duke ju ritheksuar se si bota në të cilën jetojmë është e dominuar fuqishëm nga teknologjia dhe ndikimi i saj, por të gjithë ne e dimë këtë apo jo? Në këtë artikull do të flasim shkurtimisht pse tu mësojmë fëmijëve të kodojnë është e rëndësishme dhe mbi të gjitha çfarë rëndësie ka dhe të mirash sjell kodimi për ta.

Fëmijët dhe adoleshentët janë në kontakt të përditshëm me teknologjinë. Metonimia se brezi i ri ka lindur me telefon në dorë, vlen për të treguar se të lindur në epokën e teknologjisë, në një mënyrë apo në një tjetër, moshat e reja priren për të hulumtuar dhe përdorur rrjetin e teknologjinë. Në vend që vetëm të përdorin dhe zbulojnë, kodimi u jep atyre mundësinë të krijojnë dhe shpikin teknologji të reja.

Pse është i rëndësishëm dhe si mund të mësohet?

Të mësosh të kodosh është njëlloj sit ë mësosh një gjuhë të re, ndaj fëmijët kanë mundësitë më të larta për të përthithur dhe për të mësuar në mënyrën më të lehtë kodimin. Në fakt, është provuar se kodimi mësohet më lehtë tek moshat e vogla dhe të reja.

Kodimi do t’i ndihmojë fëmijët të krijojnë një grup të ri aftësishë, por e mira e kodimit nu qëndron vetëm këtu. Kodimi është një investim afatgjatë që mund të nxitet tek fëmija në formën e një hobi. Në të ardhmen e afërt, duke parë dhe analizuar tregun e punës, mund të themi me bindje se individët me aftësi në kodim dhe programim do të veçohen dhe do të kenë disa përparësi për të rënë në sy më lehtë.

 

Disa nga aftësitë e rëndësishme që krijohen tek fëmijët kur kodojnë:

  1. Zgjidhja e problemeve
  2. Mendimi kritik
  3. Këmbëmngulja
  4. Komunikimi
  5. Të qenit krijues

Si mund të shpjegohet kodimi për fëmijët?

  1. Fillimisht duhen shpjeguar thjeshtë konceptet bazë të kodimit. Mos harroni se fëmija do të ketë një kohë të gjatë përpara për të zgjaruar njohuritë, ndaj filloni me shpjegime të thjeshta dhe të shkurtuara.
  2. Përpiquni t’i shpjegoni fëmijës se si kodimi lidhet me jetën e përditshme, ku mund ta ndihmojë atë dhe si mund ta vendosë në funksionim.
  3. Mësojani bazat e kodimit nëpërmjet programimit me blloqe.
  4. Mësojini termat më të përhapur të kodimit.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Seti filmik krijon atmosferën për një produksion krijues të shkëlqyer

Nëse keni dashur ndonjëherë të jetoni në vendodhjen e filmit apo serialit tuaj të preferuar, na vjen keq t’ju zhgënjejmë, por ç’ka dëshironi në të shumtën e herevë nuk është veçse një dhomë me tre mure. Gjithsesi, na duhet ta pranojmë se jo rrallë herë kemi mbetur pa fjalë dhe kemi admiruar dhomën e personazhit kryesor, një mobilie në dhomën e ndenjes, ose na ka pëlqyer marrëzisht atmosfera dhe gjendja që krijon ambienti ku zhvillohen ngjarjet.

Ka një fushë të rëndësishme në botën e prodhimeve kinematografike dhe televizive që krijon botën që imagjinon regjisori dhe ndihmon në krijimin e elementëve shumë të rëndësishme për të përçuar si duhet botën e asaj që shfaqet në ekran. Krijimi i seteve filmike kombinon aftësitë krijuese me shestimin e përpiluar për të kthyer fantazinë në realitet.Seti filmik

Pse krijimi i seteve filmike është i rëndësishëm:

Nëse loja e aktorëve është shkalla më e lartë që i jep emër dhe sukses të vërtetë një prodhimi, setet filmike janë aksesori kryesor që shoqëron prodhimin dhe krijon idenë e përgjithshme estetike mbi të. Një set filmik i ndërtuar jo mirë mund të krijojë idenë se buxheti mund të ketë qenë i vogël, puna jo profesionale dhe se krijimi nuk ia vlen të shihet.  Të tjera prodhime, me sete filmike të ndërtuara mirë dhe të bazuara në skenarin, gjendjen dhe atmosferën që kërkon të përçojë krijimi marin një pamje të plotë dhe e bëjnë punën si duhet. Tetari, televizioni dhe kinematografia mbështeten mbi të për të krijuar një dimension unik, ku gjithçka shkon më së miri dhe dhe elementët krijues lidhen si duhet. Në rastë të caktuara setet filmike marrin vëmendje njëlloj me aktorët dhe historinë: korridori tek “The shining”, bota e avatarit tek “Avatar”, apo thuajse çdo vendodhje ngjarjesh tek “The Game of Thrones”, janë disa nga shembujt më të mirë të seteve filmike gjeniale që i kanë ngecur këto prodhime filmike në histori.

 

Krijimi i setit filmik:

Krijimi seteve filmike është krijimi në mënyrë artificiale i pamjeve të përshtatshme për tu filmuar nga kamera. Drejtortët artistikë dhe regjisorët janë ata që bashkëpunojnë me dizajnerët e seteve filmike për të krijuar sete filmike që në thelb janë botë në miniaturë që i përshtaten historisë dhe personazheve. Është shumë e rëndësishme që këto sete të mos jenë një detyrim që bëhet sa për tu bërë, por të ideohen dhe krijohen me kujdes dhe vëmendje ndaj detajeve.

Planifikimi i krijimit të seteve filmike dhe studimi i skenarit:

Hapi i parë për të ndërtuar një set filmik është planifikimii i tij dhe kjo nuk mund të arrihet nëse pikë së pari krijuesi nuk lexon dhe analizon skenarin.

Skenarët përmbajnë informacion të rëndësishëm mbi historinë që do të tregohet, personazhet dhe linjën e ngjarjeve. Është e mira që të nxirren shënime të detajuara nga skenari. Këto shënime duhet të kenë të bëjnë me:

  1. Vendosjen e ngjarjeve – koha e zhvillimit, vendi/et, atmosfera
  2. Rekuizitën e nevojshme në sfond
  3. Gjendje e përcjellë (humor ii përgjithshëm) – do të ndikojë më pas në zgjedhjen e paletës së ngjyrave
  4. Madhësinë e setit – nëse ka shumë aktorë dhe seti është shumë i vogël filmimi do të jetë shumë i sikletshëm, kurse po të jetë një set i madh me pak aktorë, këta të fundit do të përpihen nga boshllëku
  5. A duhet të ndërtohet nga fillimi apo mund të ndërtohet mbi një set të mëparshëm filmik.

Përfshirja e ideve dhe plotësimi i kërkesave të regjisorit:

Duke qenë se e gjithë ideja e krijimit është në mendjen e regjisorit, një krijues i setit filmik duhet të bashkëveprojë me regjisorin për të përmbushur idetë e tij/saj. Gjatë këtij procesi, regjisori duhet të pyetet mbi tonet, atmosferën dhe tematikat, paletën e ngjyrave, buxhetin dhe rekuizitë shtesë që nuk përmendet në skenar.

Krijimi i një modeli paraprak:

Për të kuptuar se si do të duket seti filmik, duhet që të krijohet paraprakisht një model. Ka disa mënyra për ta bërë këtë:

  1. Kolazhet me foto: duke hulumtuar dhe studiuar foto dhe pamje të ndryshme, mund të krijohet një kolazh me foto ambientesh, rekuizitash dhe ngjyrash që krijuesi i setit i shikon të përafërta me idenë e tij.
  2. Skicimi: kjo mënyrë kërkon skicimin e një vizatimi arkitekturor që tregon se si do të duket seti. Për të bërë këtë kërkohet një plan i përgjithshëm, imazhe të shallëzuara dhe imazheri skenike.
  3. Frymëzimi nga prodhime të tjera: duke u ndikuar dhe marrë frymëzim nga sete filmike të prodhimeve të tjera, mund të krijohet një ide e përgjithshme se si do të duket seti dhe mund të tërhiqen fije paralele mes asaj se ç’është bërë më parë dhe ç’mund të bëhet për ta tejkaluar.

Të ndërtosh nga hiçi apo të shndërrosh:

Ky vendim është më i rëndësishmi kur bëhet fjalë për ndërtimin e një seti filmik, pasi do të ndikojë tek buxheti, filmimi dhe procesi në tërësi. Të dyja mundësitë kanë të mirat e tyre, si dhe anët jo shumë të mira. Një vendim i tillë merret thuajse gjithmonë bashkë me regjisorin.

Të ndërtosh një set filmik nga hiçi: të ndërtosh një set filmik nga fillimi të jep dorë të lirë në procesin e dizajnimit. Zakonisht ndërtohet një dhomë me tre mure, brenda vendoset rekuizita e nevojshme. Ekipi i filmimit përdor më pas hapësirën e hapur të murit të katërt për të filmuar. Ndonëse ky proces është i lirshëm, kushton shumë dhe kërkon kohë për tu përsosur.

Të filmosh në vendodhje: këtu kemi të bëjmë me shndërrimin e një vendohjeje ekzistuese në një set filmik. Kushton më lirë dhe bëhet më shpejt, por duhet të siguroheni që keni lejen për të filmuar dhe që seti nuk do të preket ndërkohë që nuk filmohet. Gjithashtu duhet të siguroheni që të gjithë dhe gjithçka mund të vendoset në set.

Krijimi i planit të buxhetit:

Është thelbësore që të krijohet një buxhet. Nuk ësht e këndëshme dhe as profesionale që në mes të ndërtimit paratë të mbarojnë dhe të mos keni mundësi të plotësoni setin me rekuizitë të nevojshme apo detaje që sjellin ndryshimin.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Menaxhimi i hoteleve: sfidues dhe fantastik

Hotelet janë objekte të rëndësishme të shoqërisë, brand-e që njihen për imazhin e tyre, prestigjin, shërbimin e patëmetë, atmosfrën dhe estetikën që shoqëron emrin e tyre.Menaxhimi i hoteleve
Të gjitha më lart, janë arritjet kryesore që një manaxher hoteli duhet të përmbushë në detyrën e tij. Mirëpo manaxhimi i një hoteli nuk është një punë fort e thjeshtë, por instensive dhe e mbushur me sfida të shumta.

Çfarë bën në thelb një manaxher hoteli?

Manaxhimi i një hoteli përfshin në kompleks përgjegjësinë e sigurimit të funksionimit normal të çdo aktiviteti të hotelit, duke u kujdesur për mbarëvajtjen e përditshme të punëve. Një hotel me aktivitet kompleks përfshin shërbimet, financat, ushqimin dhe pijet, marketingun, rezervimet dhe planifikimet etj. Imagjinoni që një njeri duhet të kujdeset për funksionimn e të gjitha këtyre fushave.

Si zhvillohet kjo punë?

Ndonëse përgjegjësia kryesore e një manaxheri hoteli është të ndjekë nga afër çdo process dhe të mos lerë probleme të ndikojnë aktivitetin, shpeshherë në struktura të ndërlikuara shërbimesh, është thaujse e pamundur të bësh një gjë të tillë vetëm. Për këtë arsye mjaft hotele funksionojnë nëpërmjet një manaxheri që bashkëpunon me shefa sektorësh, të cilër raportojnë çdo gjë të rëndësishme tek ai. E paparë apo jo? Në fakt…jo dhe aq! Pse?

Më së shumti, puna e një manaxheri hotelesh do të thotë: presion i vazhdueshëm kundrejt të gjithëve. Në një farë mënyre, mund të shihesh si “i keqi”, por në fund të fundit, nuk mund të jesh veçse i qeshur me qindra punonjës gjatë gjithë kohës.

Pra, një manaxher hoteli mbikqyr mënyrën se si funksionon një hotel. 

Po dhe jo.

Çfarë kërkohet nga një manaxher hoteli?

  1. Të manaxhojë shërbimet e hotelit
  2. Të mbikqyrë evente dhe konferenca
  3. Të zgjidhë çfarëdolloj problemi që mund të dalë
  4. Të ndërlidhë punët me kontraktorët dhe rinovimet
  5. Të ruajë bashkëpunimin dhe dakordësinë

Cilat janëpërgjegjësitë kryesore?

Përgjegjësitë financiare: duke qenë se hotelet kanë për qëllim të fitojnë, manaxherët e tyre duhet të ndjekin plane financiare strategjike, të kontrrollojnë sasitë e parave që shpenzohen, të ardhurat vjetore, të analizojë faktorët e fitimit/humbjes, raportet dhe të ruajë në vazhdimësi të dhëna financiare.

Udhëheqja e një skuadre të suksesshme: një hotel nuk mund të funksionojë pa një staf dhe është e rëndësishme që manaxheri i hotelit të dijë të krijojë një klimë të mirë, të jetë motivues, të dijë të dallojë punonjësit e talentuar dhe të ofrojë trajnime të vazhdueshme. Në kohë mungesash duhet të dijë të manovroje dhe të investojë në ruajtjen dhe aktivizimin e punonjësve duke bashkëpunuar edhe me burimet njerëzore.

Të ofrojnë një eksperiencë të mrekullueshme për klientët: një manaxher hoteli duhet të bëjë kujdes që të presë ngrohtë klientët, të kujdeset personalisht dhe me një prirje drejt detajit për zgjidhjen e problemeve dhe përmbushjen e kërkesave të tyre. Gjithashtu duhet të tregohet vigjilent kundrejt konkurrencës dhe tendencave më të fundit teknologjike në mënyrë që të ketë mundësi për të ngritur marrëdhënie me klientët.

Të ruajë reputacionin: për të ruajtur reputacionin dhe për t’i bërë klientët të kthehen sërish në hotel, manaxherët duhet të krijojnë një prezencë rreth hotelit, nëpërmjet marketingut, duke rritur prezencën online, duke tërhequr vëmendjen nëpëmjet ofertave dhe duke u siguruar se çdo klienti i jepet një përgjigje dhe i jepet një zgjidhje për të gjitha kërkesat dhe pakënaqësitë.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Elektricistët në set: Le të ketë dritë!

Ekrani magjik i kinemasë mbetet edhe sot një ndër format më të parapëlqyera të arratisjes në një botë ku historia, estetika dhe mesazhi shkrihen në një. Meryl Streep ka thënë një herë se në fillimet e saj, dikush i tha: “A e sheh shenjën në dysheme? Nëse qëndron mbi të, do të të kapë drita e ndoshta do ia dalësh të shafqesh në film.”
Ka një ekip të veçantë në botën e prodhimeve kinematogrfike dhe televizive, pa të cilët nuk mund të fillojë aksioni. Këta janë elektricistët e seteve filmike, të cilët kujdesen që asnjë cep i fytyrës së aktorit/es suaj të preferuar të mos mbesë i errët në kuadratin e kamerave.Elektricistët në set

Ç’bëjnë elektricistët e seteve filmike?

Elektricistët e seteve filmike kanë një të mirë: detyra e tyre është e mirëpërcaktuar. Ata kujdesen për pajimet dhe ndriçimin elektrik në një set filmimi apo në vendodhje. Tingëllon e lehtë, apo jo? Epo, edhe elektricistët e seteve, duhet të përballen me disa “sfida”.

 

Më shumë në lidhje me elektricistët e setit:

Ekipi i këtyre elektricistëve ka një kryeelektricist (gaffer), i cili manaxhon dhe drejton gjithë procesin e punës, aty ku filmohet. Ndër të tjera, elektricistët e setit duhet të sigurohen që të gjithë departamentet janë të fuqizuara dhe duhet të merren me rregullimin e ndriçimit për çdo set filmik. Ata duhet të jenë të disponueshëm dhe duhet të përshtaten mirë, pasi çdo kryeelektricist ka mëyrën e vet të punës dhe mund të kërkojë të punojë në një mënyrë specifike. Disa mund të kërkojnë të qëndrosh me ta në set gjatë gjithë kohës, të tjerë duan që vetëm ndihmësit e tyre të qëndrojnë dhe të tjerët të asistojnë duke sjellë pajimë sipas nevojës.

Pse është ndriçimi në një set filmik kaq i rëndësishëm?

Ndriçimi komunikon me spektatorin dhe krijon atmosferë, gjendje, duke kontribuar në përjetimin artistik të shikuesit. Ndriçimi është një mjet i fuqishëm për të vokuar ndjenjë brena shikuesit. Ai mund të zbusë, ose mund të forcojë tiparet që shafqen në ekran, jo vetëm ndihmon në realizimin e një produkti të bukur estetik, por edhe në zhvillimin e një ideje dhe mesazhi. Ndriçimi ndihmon gjithashtu në zhvillimin e personazheve, pasi lloje të ndryshme ndriçimi lidhen me cilësi të caktuara që ne i atribuojmë personazheve.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Siguria Kibernetike: antidoti për anarkinë teknologjike

Në një realitet ku teknologjia dhe shërbimet digjitale janë kryefjala e çdo sekori te fuqishëm dhe të rëndësishëm, por edhe e individëve të thjeshtë, krimi kibernetik është një rrezik gjithmonë i pranishë, ndoshta sëmundja më e rrezikshme e që ka zënë ndonjëherë internetin. Këto rrethana kanë çuar në rritjen e jashtëzkonshme të kërkesës për siguri kibernetike, por si duhet ta kuptojmë dhe si na ndihmon?Siguria Kibernetike: antidoti për anarkinë teknologjike

Kibernetika:

Kibernetika është një përpjekje për të studiuar mënyrën e funksionimit të sistemev të ndryshme duke përdorur teknologjinë. Mirëpo, edhe në këtë disiplinë, ekziston paralelisht me qëllimin parësor edhe një qëllim tjetër, të shtënit në dorë të informacioneve, të dhënave dhe përmbajtjeve të rëndësishme për qëllime personale, që siç mund ta kuptoni në të shumtën e rastve nuk bëhet me qëllime dashamirëse.

 

Nevoja për siguri kibernetike vjen nga krimi dhe sulmet kibernetike:

Thuajse çdo shërbim i njohur për njeriun sot, funksionon më së shumti, ose, edhe nëpërmjet rrugëve digjitale. Kompani të mëdha, institucione qeveritare, shërbimet publike, subjektet private, të gjithë varen nga fondi i pashtershëm i të dhënave të botës digjitale, i cili bën të mundur rregullimin dhe funksionimin normal të këtyre shërbimeve. Sulmet kibernetike vënë në shënjestër të dhëna financiare, të dhëna personale, sisteme të ndërlikuara mbrojtjeje, informaione të rëndësishme. Kërcënimi kibernetik rritet me ritme galopante nga viti në vit, me më shumë sulme, pasoja të rënda dhe skandale publike që dëmtojnë tërësinë e shoqërisë sonë.

Ç’është siguria kibernetike dhe pse është kaq e rëndësishme?

Siguria kibernetike përfaqëson gjithë përpjekjet dhe aplikimet e teknologjive të ndryshme për të mbrojtur sisteme, programe, pajisje dhe të dhëna nga sulmet kibernetike.

Siguria kibernetike ka një rëndësi të jashtëzakonshme, pikë së pari për njerëzit e thjeshtë, si studentët, të punësuarit, apo kushdo që ka në pronësi një llogari bankare, kartë debiti/krediti. Për këta njerëz, siguria kibernetike ndihmon ruajtjen e të dhënave dhe parandalimin e vjedhjeve të shumave massive, një fenomen mjaft i njohur.

Për biznese dhe organizata të mëdha, siguria kibernetike siguron ruajtjen dhe parandalimin e të dhënave të klientëve. Ka pasur raste, kur për shkak të sulmeve kibernetike, kompani kanë humbur klientë të barazflefshëm me shuma marrëmendëse parash të zhdukura. Po për këto entitete, siguria kibernetike bën të mundur ruajtjen e të dhënave të rëndësishme financiare dhe informacioneve me akses të limituar.

Për sektorin banker, një thyeje e mundshme në të dhënat e klientëve dhe të vetë bankës, mund të rezultojë në vjedhje identiteti, humbje kolosale në para dhe mbi të gjitha në shkatërrimin e imazhit të tyre, ky i fundit një rrisk i jashtëzakonshëm edhe për organizatat dhe bizneset e mëdha.

.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Puno si udhërrëfyes/e kulturor/e me Elite Travel Group

Mund ta keni hasur këtë profesion edhe me termin guidë turistike, pasi kanë kuptim të njëjtë. Udhërrëfyesi kulturor ofron ture (zbatime itineraresh) të vendeve historike, objekteve dhe institucioneve me vlerë turistike (këto vlera mund të jenë të tipit kulturor, historik, natyror, por që përbëjnë interes turistik). Një udhërrëfyes duhet të jetë një “nxënës” i vetëofruar, gjithmonë në kërkim të njohurive dhe fakteve të reja për të pasuruar turet që ofron. Përgjithësisht udhërrëfyesit kulturorë flasin mbi historinë, arkitekturën dhe vlerat e vendodhjeve për të cilat u tregojnë turistëve.Puno si udhërrëfyes/e kulturor/e me Elite Travel Group

Të punosh si udhërrëfyes kulturor me Elite Travel Group:

Duke qenë se kompania jonë është e lidhur pikë së pari me industrinë e turizmit, ne jemi të specializuar në industrinë e mikpritjes dhe qëndrueshmërinë. Udhërrëfyesit turistikë janë ata që vënë në jetë gjithë itineraret e udhëtimeve që ne planifikojmë. Kemi kërkesa të larta për secilin prej tyre, por njëkohësisht ne mundësojmë mbështetje dhe rritje të vazhdueshme profesionale për të gjithë udhërrëfyesit tanë.

Mundësitë e punësimit:

Elite Travel Group punon me disa prej kompanive më të mira në botë në fushën e turizmit. Do të keni mundësi të punoni me emra të mirënjohur dhe profesionistë të industrisë.

Paga dhe bakshishet:

Pozicioni si udhërrëfyes ju siguron një page fikse vjetore. Dietat janë të përfshira dhe në rast se për to nuk përgjigjen bashkëpunëtorët, jua mbulojmë ne. Bakshishet janë tuajat, zgjidhni ju se çfarë bëni me to.

Vendqëndrimi:

Në çdo rast, ju do të akomodoheni në të njëjtin hotel me turistët në një dhomë teke.

Sistemet digjitale, rikujtimi për shërbimet dhe pagesat për shërbimet:

Do të trajnoheni dhe do të bëni pjesë të punës suaj sisteme digjitale që do t’ju ndihmojnë në planifikimin e shpejtë dhe rikujtimin e gjithçkaje ju duhet para se të filloni udhërrëfimin. Kompania do të kontrrollojë disa ditë para me kompanitë dhe bizneset respektive mbarëvajtjen e çdo momenti të parashikuar në intinerar dhe ju nuk do të kaloni në duar asnjë shumë parash për të paguar për shërbimet. Për këtë kujdesmi ne.

Trajnimet dhe përditësimet:

Ne do të sigurohemi që ju të trajnoheni dhe të kualifikoheni në mënyrë të vazhdueshme, në mënyrë që të jeni gjithnjë të përditësuar me të rejat e profesionit dhe industrisë. Këto trajnime do t’ju sjellin më afër kërksave të tregut, llojit të shërbimit dhe standardeve bashkëkohore.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Agjentët e udhëtimit: të lehtë, të shpejtë dhe në pikë

Sa prej nesh janë të interesuar për pozicionin e personit që na dorëzon biletat për udhëtimin e radhës? Epo, ata prej jush që dëshironi të dini se çfarë është një agjent udhëtimesh dhe dëshironi të jeni në këtë punë në të ardhmen, mund të lexoni gjithçka që duhet të dini më poshtë.Agjentët e udhëtimit

Çfarë bën një agjent udhëtimesh?

Agjentët e udhëtimit janë punonjës që planifikojnë udhëtime për klientët ose kompanitë që ofrojnë shërbime. Në praktikë, një agjent udhëtimesh ka për detyrë të ndihmojë me rezervimet e hoteleve, duke përfshirë guida dhe shërbime të tjera për udhëtarët: gjithçka që marrim në formën e një bilete fizike ose elektronike.

Cilat janë përgjegjësitë e një agjenti udhëtimesh?

Promovimi dhe marketingu i biznesit
Trajtimi i pyetjeve dhe ankesave të klientëve
Orientimi për viza dhe pasaporta
Rekrutimi, trajnimi dhe mbikëqyrja e stafit
Menaxhimi i buxhetit
Mbajtja e të dhënave financiare dhe statistikore
Planifikimi
Shitja e paketave të udhëtimit dhe siguracioneve

A ka më shumë?

Zakonisht, preferohet që agjentët e udhëtimit të kenë një ndjenjë pëlqimi dhe entuziazmi për udhëtimet. Duke qenë fytyrat e kompanive, ato duhet të sigurohen të shprehin disponimin dhe vizionin që marka për të cilën punojnë dëshiron të përcjellë.

Disa nga aftësitë bazë që kërkohen nga një agjent udhëtimesh:

Aftësi të shkëlqyera në përdorimin e sistemeve dixhitale të rezervimit dhe sistemeve të tjera dixhitale që lidhen me udhëtimin.
Njohuri rrjedhshëm të gjuhës angleze (njohuria e shumë gjuhëve është avantazh)
Aftësi të mira në shitje dhe promovim.

Regjistrohu në buletinin tonë.

Merrni ofertat dhe lajmet tona më të fundit.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Orientimi në karrierë dhe aftësitë e buta

Hapi i parë drejt një të ardhmeje të sigurt

Të jetosh në një shoqëri me ritme të shpejta, bëhet më e vështirë për të kapërcyer kërkesat e tregut, e lëre më për të ecur përpara në një mjedis të vazhdueshëm në zhvillim. Krijimi i një të ardhmeje të sigurt, megjithatë nuk do të jetë i pamundur, nëse dini se nga të kërkoni ndihmë.Orientimi në karrierë

Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten pse vazhdoni ta keni të vështirë të gjeni punë, pse ndiheni të pakëndshëm në mjedisin tuaj të punës, ose qartë se jeni penduar për zgjedhjet tuaja, atëherë padyshim që keni anashkaluar CO dhe jeni njohur me SS tuaj.Orientimi në karrierë

Ne po ju tregojmë pse orientimi në karrierë (CO) dhe aftësitë e buta (SS) janë elementët e parë të rëndësishëm për të ndërtuar një të ardhme të suksesshme.

Çfarë është orientimi në karrierë?

Mënyra se si e trajtoni veten gjatë gjithë karrierës suaj, çfarë kërkoni në një punë, cilat punë zgjidhni dhe kërkesat dhe nevojat për të qenë një profesionist produktiv, janë elementët kryesorë që përcaktojnë orientimin në karrierë. Të gjithë kemi preferenca kur bëhet fjalë për punën tonë të ëndrrave: si/ku/sa duam të punojmë. Përveç këtij aspekti që lidhet menjëherë me dëshirat tona, CO lidh aftësitë e dikujt për të kërkuar dhe gjetur një punë, përmes kërkimeve dhe ngjarjeve të punësimit. Kjo e fundit, një aftësi vërtet e rëndësishme që ofron rezultate dhe qëndrueshmëri për karrierën e dikujt. Por ka më shumë…

Çfarë janë Soft Skills?

Për të krijuar një pamje më të plotë të tregut të punës, duhet të analizojmë Soft Skills. Ato vijnë si një grup aftësish që ndihmojnë para/gjatë/pas orarit të punës. Nëse jeni mësuar të krijoni kurrikulën/profilin tuaj bazuar vetëm në arritjet tuaja akademike dhe përvojat e mëparshme të punës, ose vetëm në varësi të talentit tuaj, kjo nuk mjafton. Është e rëndësishme të kuptohet se një punonjës përcaktohet jo vetëm nga kritere të tilla, por në mënyrë të barabartë bazuar në atë që ai përfaqëson si qenie njerëzore (vlerat dhe etika). Kjo është ajo ku Soft Skills vijnë në dorë. Kush je ti? Si silleni? Të gjitha qasjet tuaja dhe paleta juaj e sjelljes ndaj njerëzve dhe dukurive përcaktojnë aftësitë tuaja të buta.

Pse nxënësit dhe prindërit duhet të dinë dhe të investojnë në këto nocione?

Pikëpamja e parë e rëndësishme që e bën të rëndësishme njohjen dhe investimin në CO dhe SS është të jetosh në një nxitim të shpejtë duke u përpjekur të fitosh. Ndodh shpesh që pas përfundimit të shkollës së mesme apo universitetit, studentët të gjenden në dilema të vështira, përgjigjet e të cilave ndikojnë në të ardhmen dhe jetën e tyre. Sot, tregu i punës, gjithnjë duke shënuar progres, kërkon individë praktik, me shanse të larta për të mësuar shpejt dhe me efikasitet.

Si mund t'ju ndihmojmë?

Kursi ynë Orientimi në Karrierë dhe Aftësitë e buta i ndihmon studentët me aftësitë e kërkimit dhe mbajtjes së punës përmes kërkimit dhe aktiviteteve të kërkimit të punës; ndihmon studentët në fuqinë punëtore të përmirësojnë aftësitë e tyre aktuale të punës dhe të zgjerojnë mundësitë e karrierës; ndihmoni studentët të kuptojnë konceptin e balancimit të karrierës dhe familjes.

Regjistrohu në buletinin tonë.

Merrni ofertat dhe lajmet tona më të fundit.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching