loading

Kursi i Zhvillimit Profesional në Programim, Java (Oracle)

Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, në bashkëpunim me Oracle Academy, Ministrinë e Financave dhe Elite Academy, ka hapur aplikimet për kursin e formimit profesional “Java (Oracle)”.
Ky kurs paraqet një mundësi të shkëlqyer për formim, zhvillim dhe punësim.
Java është një nga gjuhët e programimit më të kërkuara në industri të ndryshme si financa, teknologjia, arsimi, shërbimet mjekësore dhe sektori qeveritar.

Mos humbisni këtë mundësi për të filluar karrierën tuaj në botën e programimit!

Java (Oracle) është i përshtatshëm për:

  • Individët që kanë përfunduar shkollën e mesme ose ciklin Bachelor në një nga degët në Matematikë dhe Informatikë.
  • Personat që janë në kërkim të punës.
  • Mundësi e shpejtë për punësim të menjëhershëm, përfshirë praktikën e paguar (për ata që kanë rezultate të larta).
  • Individët që dëshirojnë të zhvillojnë karrierën e tyre në fushën e programimit.
    Kursi fillon të henen, më datën 4 dhjetor 2023 dhe ka një afat prej 3 muajsh. Klasat do të zhvillohen pranë ambjenteve të Elite Academy.

Adresa: Rr. “Kozma Naska”, Nr: 33/6, Elbasan

Për të aplikuar, ju lutemi klikoni në linkun më poshtë:

https://hr.etg.al/Trainings/StudentApply/234

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Kthejeni vendin e punës në vendin tuaj të lumtur: 8 këshilla nga kolegët tanë.

Kur mendojmë për vendin tonë të lumtur, priremi të mendojmë për një kujtim, apo vend, që përgjithësisht lidhet me një ndjesi ku atmosfera, njerëzit dhe ajo që bëjmë janë më të mirat për ne. Por a e keni menduar se edhe vendi i punës mund të bëhet vendi juaj i lumtur?

Është mëse e natyrshme që puna të na shkaktojë stres dhe një ndjesi parehatie, por duke e kthyer atë në një vend të kënaqëshëm ku ta rrethojmë veten me ndjesi të mira nëpërmjet mënyrave të ndryshme, mund ta bëjë atë një burim të vërtetë copëzash lumturie. Mos harroni se lumturia në vendin e punës është përgjegjëse eshe për nivelet e rritura të përmbushjes dhe kënaqësisë në jetë, duke ndikuar edhe në stilin tuaj të jetës.

Ja çfarë sugjerojnë kolegët tanë:

Dëgjoni shumë muzikë

Një palë kufje janë gjithçka ju duhet për të ardhur në humor të mirë. Muzika ju ndihmon të përqendroheni, ju frymëzon dhe ju bën të lumtur. Kolegët tanë thonë se gjatë një detyre të vështirë, muzika i ndihmon të jenë të përqendruar dhe ia bën më të lehtë gjetjen e zgjidhjeve. Të dëgjosh artistin tënd të preferuar të jep gëzim. Një këshillë, njërin vesh mbajeni zbuluar, kështu nuk do të humbisni asnjë thirrje.

Ja çfarë po dëgjoj unë tani: Lana del Ray playlist.

Vendosni një sfond domethënës në kompjuterin ku punoni

Një sfond domethënës në kompjuterin tuaj mund t’ju sjellë në vete sa herë ju duket sikur nuk jeni në gjendje të vazhdoni. Një njeri i dashur, një qëllim, një dëshirë, pushimet e ëndrrave, mjaft të jetë një pamje që ju kujton arsyen pse punoni dhe pse e doni atë që bëni. Pamjet kanë fuqinë të na frymëzojnë, të na sjellin buzëqeshje. Sigurohuni që kompania ku punoni nuk ka asnjë rregull kundër kësaj.

Shkoni në punë me një mendësi pozitive

Të menduarit është gjysma e realitetit. Nuk i sillni asnjë dobi vetes nëse e nisni çdo ditë pune me një ndjesi të rëndë padurimi për tu kthyer në shtëpi. Punoni me veten tuaj për të pasur një mendësi pozitive. Në punë, ku është e sigurt se do të përballeni me situata të sikletshme dhe lodhëse, të qenit optimist ju ndihmon t’i kaloni sfidat më lehtë dhe rrit edhe prodhimtarinë tuaj.

Shfrytëzoni kohën e lirë për të kënaqur veten

Keni dhjetë minuta pushim? Hapni librin që po kaloni në duar në atë moment dhe lexoni pesë ose dhjetë faqe. Hapni kompjuterin dhe informohuni për një çështje që ju bën kureshtarë. Kur e kaloni kohën e lirë në mënyrë të frytshme, ndjeni më pak stres dhe ankth dhe vetvetiu nuk e shihni vendin apo procesin e punës me një spektër ngjyrash gri. Kolegët tanë rekomandojnë të lexoni, të dilni për të marrë ajër, apo për të biseduar.

Merrni ushqimin tuaj të preferuar në punë

Dashuria kalon nga stomaku. Kjo idiomë aksiomatike nuk përjashton as përvojën tuaj të punës. Paleta e shijeve të ushqimeve ndez tek ne ndjesitë e kënaqësisë, risjell kujtime dhe na kënaq. Pushimin e rradhës së drekës, ju sugjerojmë të merrni me vete një vakt të shëndetshëm, mundësisht të gatuar në shtëpi dhe që është sinonim i shijeve tuaja në ushqim.

Mbani një bllok kuriozitetesh (Blloku i kurioziteteve të Laurës)

Kolegia jonë Laura na prezanton me një ide origjinale që për të është shumë e frytshme. Ka shumë mundësi që në punë të mësoni gjëra të reja, interesante, të dobishme për jetën që keni jashtë punës, ndaj mbani një bllok kuriozitetesh ku mund të shënoni gjithçka nuk doni t’ju shpëtojë.

Ndonjëherë, pyet ChatGTP për një përgjigje të përqendruar dhe të saktë

Kur ju duhet një informacion i shpejtë, i përqendruar dhe relevant, drejtojuni ChatGTP, por mos bini në grackë. Puna juaj është puna juaj.

Mbusheni tavolinën e punës me gjëra që ju përfaqësojnë

Nëse stili minimalist nuk bën për ju, një tavolinë boshe është një tablo ideale për ta mbushur me gjëra që të përfaqësojnë. T’i jepni identitet hapësirës ku punoni ju bën të ndiheni rehat dhe të kënaqur.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Pse duhet të mësoni sa më shumë nga kolegët në punën tuaj të parë? 4 të mira shpjeguar shkurtimisht.

Të fillosh një punë të re, të kujton shpesh ditën parë të shkollës dhe deri në momentin që përshtatesh je gjatë gjithë kohës i vëmendshëm për të mësuar sa më shumë që është e mundur. Kolegët e punës janë miqtë tuaj më të mirë në këtë rast.

Si në çdo mjedis, ne përpiqemi të mësojmë dhe ta bëjmë tonën mënyrën si bëhen gjërat, duke futur pak edhe nga vetja. Në punën tuaj të parë, duke marrë parasysh që nuk keni përvoja të mëparshme, të mësoni nga kolegët është një nga faktorët që do t’ju ndihmojnë më së shumti, do të kthehet padyshim edhe në kënaqësi.

Zhvilloni aftësi të reja

Kolegët tuaj dinë më shumë nga ju në lidhje me gjithçka ka të bëjë me punën. Ata kanë kaluar më shumë kohë se ju duke punuar dhe kanë zhvilluar aftësi që në një moment të caktuar do t’ju duhen edhe juve. Aftësitë që do t’ju mësojnë kolegët nuk kanë të bëjnë me çfarë keni mësuar në shkollë. Këto janë aftësi praktike që do t’ju vijnë në ndihmë kur të keni vogëlsira për të zgjidhur apo detyra që nuk presin dot gjatë.

Ndërtoni marrëdhënie

Kur kaloni kohë me kolegët tuaj mund të krijoni marrëdhënie të mira me to, të cilat mund të bëhen pjesë e arsyes për të qenë të lumtur dhe të kënaqur në vendin e punës. Të ndërtoni marrëdhënie me to, ju bën mirë për zhvillimin tuaj personal dhe profesional. Kolegët mund t’ju sigorjnë mbështetje dhe udhëzime.

Zgjeroni rrjetëzimin

Kolegët tuaj mund të kenë lidhje në industri që mund t’ju nevojiten në të ardhmen. Do të shihni nga afër se si menaxhohen takimet, eventet dhe si i qaseni njerëzve të rinj.

Mësoni mbi industrinë

Kolegët do t’ju ndihmojnë të krijoni perspektiva më të gjera mbi punën që bëni. Industria mund të mbajë sekrete që ju nuk i dini dhe kolegët mund të bëhen Virgjili juaj.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Freelancing (Të punosh në mënyrë të pavarur)

Të punosh në mënyrë të pavarur, apo freelancing, është kthyer në një nga mënyrat më të përhapura të të punuarit kohët e fundit. Kush nuk do të donte të punonte sipas orareve më të përshtatshme për të, të zgjidhte projektet dhe punët që dëshiron të marë përsipër.

Çfarë është freelancing?

Freelancing është një mënyrë vetëpunësimi, ku individët ofrojnë aftësitë, shërbimet dhe ekspertizën e tyre në bazë të projekteve apo kërkesave ndaj tyre, faturuar me një çmim. Freelancers punojnë në mënyrë të pavarur dhe nuk janë të shtrënguar nga marrëdhënie afatgjata kontraktuale me një punëdhënës.

Freelancing është i përhapur në shumë industri, duke përfshirë (por jo duke limituar), krijim dhe shkrim përmbajtjeje, dizajn grafik, zhvillim uebi, fotografi, konsultime etj.

 

Pse freelancing është një mundësi joshëse?

Me zhvillimin e mëtejshëm të teknologjisë, freelancing bëhet një mundësi shumë e mirë për të punuar sipas kushteve dhe nevojave të veçanta që një individ mund të ketë. Të punuarit nga shtëpia, sipas orareve të tua dhe të jesh shefi i vetes.

Ja disa nga të mirat e freelancing:

Autonomia dhe fleksibiliteti: Freelancing ju lejon të krijoni oraret tuaja, të zgjidhni klientët dhe të krijoni një rutinë që i përshtatet stilit tuaj të jetesës. Mjaft që të këni internet. Gjithashtu, keni mundësi që të diskutoni kontratat, pagesat dhe projektet që dëshironi të bëni. Kjo ju lejon të jeni më krijues dhe më në kontroll të punës suaj.

Mundësitë e larmishme të punës dhe mundëisia për të fituar më mirë: freelancing lejon të punoni me projekte, klientë dhe gjeografi të ndryshme që do të çojnë në krijimin e një baze klientësh më të gjerë dhe një portofoli punësh më të larmishëm, gjë që sjell rritje profesionale. Fakti që freelancers i vendosin vetë tarifat e shërbimeve që ofrojnë dhe të negociojnë gjithçka në bazë të kërkesës, si dhe të punuarit me disa projekte në të njëjtën kohë, u jep atyre potencial për të fituar më shumë.

Të pasurit një karrierë fleksibël: nëse je freelancer, nuk i dihet kurrë se ç’rrjedhë mund të marrë karriera juaj. Zhvilloni aq shumë pasione njëkohësisht sa dinamikat mund t’ju çojnë atje ku doni.

 

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Krijo Curriculum Vitae-n (Jetëshkrimin)/Rezymenë më të mirë (e përditësuar)

Siç e sugjeron edhe emri, një Curriculum Vitae (CV) nuk është një dokument i zakonshëm, por një përfaqësim i rrjedhës së jetës suaj dhe ndodh se kudo të shkoni, do t’ju nevojitet një CV e mirë.

Ç’është një Curriculum Vitae dhe nga ndryshon me rezymenë?

Siç e thamë edhe më lart, CV-ja është një shkresë që jep informacion konçiz në lidhje me përvojën tuaj akademike dhe punësimin. CV-të përdoren thuajse në mënyrë të veçantë kur dikush kërkon një punë akademike ose shkollim. Ndonëse, CV-ja nuk ndyshon shumë nga një rezyme, sa përdoren edhe si sinonime, ka disa aspekte që i veçojnë si dy tipologji të ndryshme. rezymetë janë zakonisht më të shkurtra, preferohen vetëm një faqe abstract që ndihmon për të krijuar identitetin tuaj profesional. CV-ja nga ana tjetër, krijon identitetin tuaj shkollor, është më e gjatë dhe përfshin elementë të tjerë të aftësive dhe interesave, që nuk do t’i gjeni gjithmonë në një rezyme.

 

Parime kyçe kur shkruhet një CV

Kur uleni të shkruani CV-në tuaj, është e rëndësishme të mbani në mendje disa parime kyçe. Për çfarëdo arsyeje që e shkruani, rregulli numër një është të jeni të vërtetë nga fillimi deri në fund: asnjë informacion i rremë akademik apo profesional.

Nuk ka një lloj standard Curriculum Vitae, pasi ka përmbajtje të veçanta që theksohen për disiplina të ndryshme. Hjëja më e mirë q ëmund të bëni është përfshini çdo informacion që konsiderohet i rëndësishëm për fushën tuaj. Një pikënisje e mirë është shihni modele të CV-ve të njerëzve të tjerë (që janë të fushës suaj). Përdorni internetin, ose thjeshtë pyesni njerëz që e dini se kanë qenë së afërmi pjesë e tregut të punës. Gjithësesi, CV-ja juaj duhet të mbetet e veçantë dhe origjinale. Mos kopjoni nga të tjerët, studioni mënyrat se si mund ta paraqisni informacionin në mënyrë efektive.

CV-të duhet të jenë të thjeshta për tu lexuar, si edhe tërheqëse për sytë. Mënyra si tregohet informacioni, paraqitja pamore, ose do t’i japin CV-së suaj një mundësi të lexohet, ose të anashkalohet. Tregohuni të qartë, bëjini informacionet kryesore të dukshme: përodni simbole rradhitjeje, tituj të qartë, dhe fonte profesionale. Përpiquni ta mbani jo më shumë se dy faqe.

Përgjithsisht, CV duhet të ketë stil.

Struktura është gjithçka për CV-në tuaj

Edhe pse mund të keni shumë për të thënë dhe përmbajtja e CV-së tuaj është e pasur, mungesa e një structure e zhvlerëson atë. Strukura është kyçe, pasi është treguese e shumë gjërave. Si fillim, një strukturë e mirë është parajsë për sytë. Teksti i barazlarguar nga anët e fletës dhe paragrafët e mirëorganizuar, lenë përshtypjen e një pune të mirëmenduar. Kjo na sjell në çështjen e dytë. Struktura ju bën të dukeni profesionalë dhe përçon ndjesinë e seriozitetit dhe integritetit profesional. Sugjeron gjithashtu se kohë dhe mendim është harxhuar për krijimin eCV-së.

Tërhiqni njerëzit me shkrimin tuaj

Mos e ngatërroni shkrimin bindës me stilin artistic. Një CV nuk mund ta përfshijë gjithë përvojën tua, kjo është e qartë për të gjithë rekrutuesit, por është me rëndësi ta bëni veten të besueshëm në lidhje me qëllimet dhe dukjen që doni të keni.

Paragrafët e përshkrimit të përvojës së punës janë më të rëndësishmet nëse aplikoni për një pozicion pune. Sugjerohet të jeni sa më lakonikë të jetë e mundur. Nuk është gjithmonë në të mirën tuaj të përdorni fjali shumë të gjata. Përdorimi lakonik i fjalëve vlerësohet, duke qenë më i qartë dhe konçiz. Të shpjegoni në pak fjalë përvojat tuaja të punës ju çon drejtë e në temë dhe e bën CV-në të rrjedhshme.

Nëse hasni vështirësi me pjesët e tjera të CV-së kujtoni se mund të shfrytëzoni përdorimin e hapësirës. Nëse shtyheni të përdorni fraza disi të gjata, pikat shënjuese ju ndihmojnë ta ndani informacionin në një mënyrë më të efektshme për të depërtuar tek lexuesi.

Ka shumë rëndësi që një pjesë të CV-së suaj t’ia jepni profilit tuaj, të prshkruani veten në mënyrë të sintetizuar dhe ç’doni të arrini, siç edhe praktikohet, sidomos kur aplikoni për një punë, por nuk keni shumë përvojë. Në këtë rast, do t’ju nxisnim t’i kushtonit vëmendje elementëve të tjerë që e plotësojnë imazhin tuaj. Për pak do të flasim dhe për to. Edhe nëse po aplikoni në një institucion arsimor për ndjekje akademike, profili ju ndihmon shumë. Mund të sillet si një përmbledhje e përgjithshme e lëtrës suaj të motivimit.

Të shtosh, atë mos shtosh një foto në CV?

Ka dy teori në lidhje me vendosjen e fotos në CV. Disa e konsiderojnë të jetë një praktikë e pashëndetshme, ngase paraqitja mund të çojë në paragjykime, kështu, të vendosni një foto të vetes në CV është opsionale, ndonëse është praktikë e zakonshme që të vendoset për dy arsye.

E para, të shtosh një foto tënden, i jep CV formë dhe ndjesi të plotë, përkthehet edhe si më profesionale. Disa njerëz besojnë se kjo vjen për arsye se fotoja e bën CV-në të besueshme dhe jep idenë se ne mbajmë 100% përgjegjësi për çfarë prëzantojmë në të.

Arsyeja tjetër pse të vendosni foto në CV-në tuaj është lloji i punës për të cilën po aplikoni. Ka profesione ku pamja luan një rol kyç. Kur punoni si agjent udhëtimesh, ju jeni imazhi i një kompanie, kështu që një pamje e pastër mund të çojë në një përshtypje të parë të mirë. Edhe pse kjo mund të jetë një temë e ndjeshme, rekomandohet që të shtoni foton tuaj në CV-në tuaj.

Shtimi i informacionit të përgjithshëm/kontaktit

Emri: i aplikantit

Numri i telefonit/celularit: +00 000 000 00

adresa e-mail: email@example.com

Faqja e internetit: ëëë.example.com

Adresa: adresa juaj

LinkedIn: LinkedIn-i juaj mund të shërbejë si një burim për të njohur më mirë profilin tuaj dhe, rekomandohet ta përfshini atë

Elementë të tjerë të rëndësishëm:

Trajnimi është një tregues i këmbënguljes, njohurive dhe kualifikimit.

Aftësitë e buta kanë marrë një rëndësi tjetër në ditët e sotme, kështu që shtimi i tyre në CV-në tuaj tregon se keni një kuptim të mirë të tregut të punës.

Aftësitë ndërpersonale janë një tjetër element i shkëlqyer që mund të shtoni. Kjo mund të tregojë sjelljen tuaj në vendin e punës.

Interesat dhe hobi. Është mirë të shtoni disa informacione personale në CV-në tuaj. E bën profilin tuaj më të larmishëm. Mos harroni se kjo është gjithashtu me interes (jo gjithmonë) për punëdhënësit tuaj.

Mediat sociale janë një element opsional që mbështetet në mënyrën se si e keni ndërtuar imazhin tuaj. Mos ngurroni të mos e shtoni, por mos harroni të analizoni nëse dhe si lidhet me përvojën dhe qëllimin tuaj.

Gjuhët janë një domosdoshmëri. Të njohësh gjuhët, është një aftësi si asnjë tjetër. Përfshijini ato në CV-në tuaj, pasi ato vetëm do të ndihmojnë.

Detaje shtese
  1. Aftësi teknike dhe softuerike
  2. Punë vullnetare
  3. Certifikatat

Rishikoni CV-në tuaj

Gabimet gramatikore janë gjëja e parë që kalojnë pa u vënë re kur shkruani CV-në tuaj, kështu që merrni kohën tuaj dhe bëni një kontroll të plotë për gabime gramatikore/drejtshkrimore, informacione të parëndësishme ose fjali me fjalë. Lexoni CV-në tuaj me zë të lartë dhe sigurohuni që të tingëllojë e natyrshme. Jepini dikujt tjetër për ta lexuar, pasi ai nuk është i njohur me të dhe mund të japë kritika më të mira ose gjetje të gabimeve. Mos harroni strukturën!

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Të kuptuarit e tregut të punës

Nëse do ta përkthenim historikun e tregut të punës në një bosht kronologjik me momente me rëndësi të veçantë, tashmë ka një anno domini të ri, pa dashur të tingëllojmë provokues. Para dhe pas Covid-19, qëndrojnë tanimë si dy momente të ndryshme të situatës së tregut të punës. Me shumë vende pune të humbura, por edhe me shumë sektorë që kanë përjetuar një rritje të madhe të kërkesës për punë dhe kanë krijuar lehtësi të reja për punonjësit, nuk mund të themi se panorama është bardhë e zi.

Pandemia e Covid-19 e tjetërsoi tregun dhe kërkesën mbarëbotërore për punë në mënyra që nuk i kishim përfytyruar më parë, duke krijuar vështirësi, por edhe mënyra të reja të të menduarit dhe të kuptuarit të nevojave të njerëzimit në të ardhmen. Për fat të mirë, tregu i punës në të ardhmen, do të shfaqë prirje të ndjeshme për të qenë më i qëndrueshëm dhe i drejtuar drejt ekonomisë së gjelbërt. Përveç kësaj, ka dhe shumë ngjyra të tjera në tablonë e përtej 2023-it, për të cilat do të flasim në këtë artikull.

Të punuarit në distancë

Që nga 2020-a është shtuar në masë të punuarit në distancë dhe nuk është më problem për të krijuar orare të lëvizshme dhe të rehatshme për të gjitha palët. Teknologjia ka mundësuar të punuarit e rehatshëm larg zyrës. Natyrisht, kur punëdhënësit lëshojnë lajmërime për vende pune, është bërë praktikë që të jepen mundësi për të punuar në mënyra të ndryshme. Merrmëni si shembull mua, punoj dy ditë në zyrë dhe pjesën tjetër të javës nga shtëpia. Kjo quhet një mënyrë pune hibride. Në zyrë, nga shtëpia, hibrid, nuk ka mundësi të munguara!

Inteligjenca artificiale

Prirja e automatizimit dhe përfshirjes së inteligjencës artificiale në tregun e punës është një temë që polarizon dhe ngre pikëpyetje serioze për ekzistencën e shumë profesioneve dhe punëve në të ardhmen. IA dhe automatizimi pritet të zënë një vend të rëndësishëm në punët tona dhe ndonëse do të zëvendësojnë mjaft punonjës duke zhdukur disa profesione, do të krijojë punë të reja që do të kenë nevojë për punonjës dhe riaftësim.

Kërkesa për punonjës të shërbimit të kujdesit shëndetësor do të rritet

Shumë vende po përjetojnë prej disa kohësh dukurinë e plakjes së popullsisë. Këto vende janë në kërkim gjithnjë e më të madh të punonjësve të shërbimit të kujdesit shëndetësor, si doktorë, infermierë, mjekë dhe hulumtues. Kjo do të shoqërohet me kërkesë të rritur për arsimim dhe… e gjetët, vende të reja pune. Ekziston gjithashtu një dukuri tjetër interesante, ku këto vende me popullsi të plakur kërkojnë specialistë dhe profesionistë nga vende të tjera, duke lënë të hapur për interpretim ndikimin e saj në të ardhmen.

Punët e gjelbra do të mbizotërojnë kudo

Kthesa që shumë biznese, por edhe modele qeveritare kanë marrë drejt energjisë së ripërtëritshme dhe praktikave të qëndrueshmërisë ka kijuar një udhë të re që do të fuqizohet edhe më në të ardhmen. Për të mos krijuar hendek, kërkesa e punës në ndërtimin e gjlbër, energjinë e ripërtëritshme, inxhinierinë mjedisore, do të rritet ndjeshëm. Kjo prirje pritet të ketë efekte shumë të mira për përmirësimin e situatës së planetit.

Aftësitë e buta do të përjetojnë rritje në kërkesë

Për shkak të IA-së dhe automatizimit, punëdhënësit do të vlerësojnë edhe më shumë aftësitë e buta. Inteligjenca emocionale, aftësitë krijuese, përshtatja dhe shumë të tjera do të jenë prej më të kërkuarave.

Ekonomia e shërbimeve në kërkesë (gig economy) do të vazhdojë të rritet

Kjo degë e ekonomisë i përket punonjësve të pavarur që ofrojnë shërbime në bazë të asaj çfarë kërkohet. Platformat digjitale e kanë fuqizuar atë dhe shërbime të shumta janë kthyer me drejtim nga ekonomia e shërbimit në kërkesë prej një kohe të gjatë. Kërkesa për ndërveprime pune lehtësisht të lëvizshme, e ndihmon edhe më shumë këtë degë të ekonomisë.

Një përmbledhje

Ndonëse tregu i punës në terma afatshkurtër mbetet i paqënderueshëm dhe i paparashikueshëm, në terma afatgjatë industri dhe fusha të caktuara do të përjetojnë rritje dhe zhvillim. Duke marrë parasysh gjithë këto ndryshime, të gjithë punonjësit duhet të kenë parasysh aftësitë e kërkuara dhe rritjen profesionale.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Aftësitë që po kërkojnë punëdhënësit në 2023

Bota është një maratonë e cila nuk mbaron dhe secili prej nesh garon për të mos humbur në vrundujt e saj. Dekadat në vijim, parashikohet të dëshmojnë një zhvillim të pashoq të teknologjisë dhe për kompanitë e bizneset kjo përkthehet në nevojë për punonjës me aftësi që kërkon tregu i punës, po të marrim parasysh se që nga koha e Covid-19 gjërat ecin me një ritëm tjetër.

Viti 2023 dhe vitet e tjera, do të shohin rritjen e kërkesës për reskilling dhe punëdhënësit do të shohin me kujdes për njerëz me aftësi që përmbushin nevojat e tyre. Në këtë artikull do të shohim cilat do të jenë aftësitë më të kërkuara nga kompanitë në 2023-in e në vijim.

Nevoja për aftësi të reja:

Duke qenë se po jetojmë në atë që shumë e quajnë si një periudhë të pasigurtë, mënyra për tu përballur me të në lidhje me punësimin është të dish cilat janë kërkesat.
Aftësitë më të kërkuara për 2023:
  1. Manaxhimi
  2. Komunikimi
  3. Shërbimi i klientit
  4. Lidershipi
  5. Shitjet
  6. Manaxhimi i projekteve
  7. Hulumtimi/kërkimi
  8. Aftësi analitike
  9. Marketing
  10. Puna në grup
Aftësitë e forta për 2023:
  1. Zhvillim faqeje web
  2. SQL –
*SQL (Structured Query Language) është një gjuhë programimi që përdoret për të bashkëvepruar me bazat e të dhënave.
  1. Financë
  2. Python –
*Python është një gjuhë programimi e nivelit të lartë që përdoret për një gamë të gjerë aplikacionesh, duke përfshirë zhvillimin e uebit, analizën e të dhënave, inteligjencën artificiale, llogaritjen shkencore dhe më shumë.
  1. Java
*Java është një gjuhë programimi e nivelit të lartë që përdoret për zhvillimin e një game të gjerë aplikacionesh, nga softuerët e desktopit deri te aplikacionet celulare dhe aplikacionet në ueb.
  1. Analizë të dhënash
  2. JavaScript
*JavaScript është një gjuhë programimi që përdoret për të krijuar faqe interneti dinamike dhe interaktive. Përdoret kryesisht për zhvillimin e faqes së përparme, që përfshin krijimin e ndërfaqeve të përdoruesit dhe shtimin e interaktivitetit në faqet e internetit.
  1. Cloud computing
*Cloud computing është një model për ofrimin e shërbimeve kompjuterike përmes internetit. Në vend të ruajtjes dhe përpunimit të të dhënave në kompjuterë ose serverë lokalë, kompjuteri në renë kompjuterike i lejon përdoruesit të aksesojnë burime të tilla si ruajtja, fuqia kompjuterike dhe aplikacionet sipas kërkesës nga qendrat e largëta të të dhënave.
  1. Operacionet
  2. Manaxhim i marrëdhënieve me klientin (CRM)
 
 
 

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Upskilling dhe Reskilling

Asgjë nuk është e sigurt! Tregu i punës dhe modelet ekonomike zhvillohen me një ritëm aq të shpejtë, sa munndësia për të dështuar është shumë e madhe. Zhvillimi i shpejtë i teknologjisë, ka krijuar pikëpyetje të mëdha për të ardhmen e shumë profesioneve.

Gjendur në një situatë të tillë, bizneset dhe kompanitë kanë kuptuar se për të pasur qëndrueshmëri dhe për të mos dështuar, e ardhmja i përket reskilling dhe upskilling. Duke qenë se shumë profesione do të transformohen, do të duhen aftësi të tjera dhe të reja, për t’i dalë mbanë!

Ku qëndron ndryshimi mes reskilling dhe upskilling?

Upskilling nënkupton trajnimin e punonjësve për përmirësimin dhe zhvillimin e aftësive ekzistuese.

Reskilling nënkupton përgatitjen e punonjësve për të pasur një rol të ri. Pozicionet e tyre mund të mos ekzistojnë më në të ardhmen, por bizneset mund të mos duan t’i zëvendësojnë, ndaj i trajnojnë punonjësit për të marrë një drejtim të ri.

 

Të mirat e Upskilling

Upskilling u jep mundësinë punonjësve të zhvillojnë karrierën e tyre profesionale. Ka punonjës që nuk duan të qëndrojnë brenda një kutie gjatë gjithë punës së tyre, ndaj upskilling u ofron atyre mundësinë për të mësuar. Gjithashtu, kur punonjësit shohin se biznesi po investon për rritjen e tyre, kjo mund të ndikojë tek produktiviteti dhe performanca e tyre.

Të mirat e Reskilling

Reskilling është investimi më i rëndësishëm i momentit për shumë biznese. Për të përballuar kërkesat e tregut, kompanitë duhet që të sigurohen se stafi i tyre është i përditësuar për të oeruar me ndryshimet moderne në ekonomi. Nëse nuk aplikohet reskilling, stafet nuk do të jenë në gjendje të kalojnë në pozicione të reja që kompania të funksionojë.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Të mirat e të mësuarit praktik: pse praktika e përvojës është kyç i suksesit

Vëmë duart në zjarr se i keni dëgjuar jo rrallë herë gjatë formimit tuaj në shkollë zërat se bota e vërtetë nuk është asgjë e ngjashme me klasën apo teorinë e librave dhe se kur të dilni në të do të përballeni me situata që do të duan thuajse aspak teori. Ndonëse kjo nuk është tërësisht e vërtetë, e vërtetë është se praktika është një qasje shumë e rëndësishme e sistemeve arsimore që ndihmon pas përfundimit të studimeve akademike.
Të mësuarit praktik ka një rol shumë të rëndësishëm në formimin dhe përgatitjen e plotë të studentëve për tu përshtatur më lehtë në punët e tyre pasi jo vetëm ndihmon në perceptimin e modeleve dhe situatave reale, por krijon gjatë rrugës aftësi dhe shprehi me shumë vlerë që i ndihmojnë ato për të patur sukses në jetën profesionale, por edhe personale.

Arsyet kryesore pse të mësuarit praktik është formulë për sukses:

Ruajtja dhe rikujtimi i përmirësuar i njohurive

Për shkak se të mësuarit praktik ngjall përdorimin e shumë shqisave tek ne, e kemi më të lehtë të kujtojmë apo të ruajmë informacion dhe njohuri, sepse truri ynë i lidh ato me të prekurin, të parit, të dëgjuarit. Të gjithë ne e kthejmë kokën kur dëgjojmë një zë të njohur, sepse truri ynë e lidh atë me një shenjë që ka kapur shqisa jonë.

 

Përmirësimi i të menduarit kritik

Të mësuarit praktik të përball me situata reale që kërkojnë zgjidhje. Në këtë mënyrë studentët kanë mundësi të zbatojnë njohuritë e tyre në zgjidhjen e një situate të mirëfilltë, duke aftësuar aftësitë problemzgjidhëse, aftësitë krijuese dhe novatore.

Më shumë frymëzim dhe përfshirje

Po të vëmë përballë të mësuarit praktik me të mësuarit tradicional, i pari është më frymëzues dhe përfshirës, pasi në përfundim të një detyre apo projekti, priremi të ndjejmë një farë përmbushjeje dhe kënqësie. Këto dy bashkëpëbërës (frymëzimi dhe përfshirja) ndihmojnë në përqëndrim më të mirë, duke rezultuar në nxënie më të dobishme.

Më të përgatitur në punë

Përvoja dhe aftësitë praktike që fitohen nga të mësuarit praktik janë disa bashkëpërbërës shumë të rëndësishëm të suksesit në punë. Vëmë bast, se e keni dëgjuar me qinda herë se “kërkohet dikush me përvojë”. Epo, të mësuarit praktik është kjo ekperiencë.

Aftësi më të mira ndërpersonale

Të mësuarit praktik i vë studentët përballë njëri-tjetrit dhe ata duhet të bashkëpunojnë për të pasur sukses. Ekperienca të tilla zhvillojnë aftësitë e komunikimit, drejtimit dhe punës në grup, të gjitha shumë të vlerësuara në punë.

Shtesë – Të mirat e aftësive praktike (që i fitoni nga të mësuarit praktik):

  1. Fitime më të mëdha
  2. Ju japin dorë në aplikime
  3. Ju japin eksperiencë pune
  4. Lehtësojnë punësimin e pavarur
  5. Pasurojnë formimin tuaj
  6. Nxisin bashkëpunimin

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Pyetjet më të shpeshta për kamerierët dhe të ekplorojmë pak mbi punën e tyre.

 

 

Çfarë bën një kamerier/e?

Kamerierët ofrojnë ekperienca të shkëlqyera të ngrëni, npërmjet përkujdesit dhe shërbimit të shkëlqyer ndaj klientit. Në fakt, ata bëjnë shumë gjëra të tjera: ofrojnë informacione mbi menunë, servirin, marrin pagesat etj.

Cilat janë detyrat dhe/ose përgjegjësitë e një kamerieri?

Është më e lehtë t’i listojmë disa prej këtyre përgjegjësive, kështu që shkojmë:

  1. Përshëndetja (pritja) dhe shoqërimi i klientëve në tavolinat e tyre
  2. Paraqitja dhe sigurimi i informacionit rreth menusë (kur kërkohet)
  3. Përgatitja e tavolinave
  4. Marrja e porosive të sakta
  5. Dorëzimi i faturave dhe mbledhja e pagesave
Vini re se ka shumë shërbime të tjera që bën një kamarier/kameriere.

Çfarë kërkesash duhet të plotësojë një kamerier/e?

  1. Përvojë tjetër si kamarier/kameriere (varet sipas kërkesës së punëdhënësit)
  2. Vëmendje dhe durim
  3. Eksperiencë praktike me sisteme pune (arka, sistem informacioni për porositë, etj.)
  4. Aftësi efektive të komunikimit
  5. Dëgjim aktiv
  6. Aftësi prezantuese
  7. Diplomë e shkollës së mesme
  8. PLUS: Trajnime

Si të kuptoni se një kamarier/kamerier është i mirë?

Kamerierët/kamerieret e mira kanë personalitete miqësore dhe shfaqin gatishmëri për të shërbyer dhe për të qenë të dobishëm për klientët. Shkathtësitë ndërpersonale dhe të shumë detyrave i ndihmojnë ata shumë.

Me kë punon një kamarier/kameriere?

Kamarieret/kamerieret zakonisht punojnë me kolegët dhe mund të raportojnë te një mbikëqyrës, në varësi të prizës së punës.

 

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Kursi i Zhvillimit Profesional në Programim, Java (Oracle)

Agjensia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive, në bashkëpunim me Oracle Academy, Ministrinë e Financave dhe Elite Academy, ka hapur aplikimet për kursin e formimit profesional “Java (Oracle)”. Ky kurs paraqet një mundësi të shkëlqyer për formim, zhvillim dhe punësim. Java është një nga gjuhët e programimit më të kërkuara në industri të ndryshme si financa, […]

Read More…

Kthejeni vendin e punës në vendin tuaj të lumtur: 8 këshilla nga kolegët tanë.

Vend i lumtur pune

Kur mendojmë për vendin tonë të lumtur, priremi të mendojmë për një kujtim, apo vend, që përgjithësisht lidhet me një ndjesi ku atmosfera, njerëzit dhe ajo që bëjmë janë më të mirat për ne. Por a e keni menduar se edhe vendi i punës mund të bëhet vendi juaj i lumtur? Është mëse e natyrshme […]

Read More…

Pse duhet të mësoni sa më shumë nga kolegët në punën tuaj të parë? 4 të mira shpjeguar shkurtimisht.

Mesoni nga koleget tuaj

Të fillosh një punë të re, të kujton shpesh ditën parë të shkollës dhe deri në momentin që përshtatesh je gjatë gjithë kohës i vëmendshëm për të mësuar sa më shumë që është e mundur. Kolegët e punës janë miqtë tuaj më të mirë në këtë rast. Si në çdo mjedis, ne përpiqemi të mësojmë […]

Read More…

Freelancing (Të punosh në mënyrë të pavarur)

Të punosh në mënyrë të pavarur, apo freelancing, është kthyer në një nga mënyrat më të përhapura të të punuarit kohët e fundit. Kush nuk do të donte të punonte sipas orareve më të përshtatshme për të, të zgjidhte projektet dhe punët që dëshiron të marë përsipër. Çfarë është freelancing? Freelancing është një mënyrë vetëpunësimi, […]

Read More…

Krijo Curriculum Vitae-n (Jetëshkrimin)/Rezymenë më të mirë (e përditësuar)

Krijo Curriculum Vitae

Siç e sugjeron edhe emri, një Curriculum Vitae (CV) nuk është një dokument i zakonshëm, por një përfaqësim i rrjedhës së jetës suaj dhe ndodh se kudo të shkoni, do t’ju nevojitet një CV e mirë. Ç’është një Curriculum Vitae dhe nga ndryshon me rezymenë? Siç e thamë edhe më lart, CV-ja është një shkresë […]

Read More…

Të kuptuarit e tregut të punës

Tregu i punes

Nëse do ta përkthenim historikun e tregut të punës në një bosht kronologjik me momente me rëndësi të veçantë, tashmë ka një anno domini të ri, pa dashur të tingëllojmë provokues. Para dhe pas Covid-19, qëndrojnë tanimë si dy momente të ndryshme të situatës së tregut të punës. Me shumë vende pune të humbura, por […]

Read More…

Aftësitë që po kërkojnë punëdhënësit në 2023

Aftësitë që kerkohen 2023

Bota është një maratonë e cila nuk mbaron dhe secili prej nesh garon për të mos humbur në vrundujt e saj. Dekadat në vijim, parashikohet të dëshmojnë një zhvillim të pashoq të teknologjisë dhe për kompanitë e bizneset kjo përkthehet në nevojë për punonjës me aftësi që kërkon tregu i punës, po të marrim parasysh […]

Read More…

Të mirat e të mësuarit praktik: pse praktika e përvojës është kyç i suksesit

të mësuarit praktik

Vëmë duart në zjarr se i keni dëgjuar jo rrallë herë gjatë formimit tuaj në shkollë zërat se bota e vërtetë nuk është asgjë e ngjashme me klasën apo teorinë e librave dhe se kur të dilni në të do të përballeni me situata që do të duan thuajse aspak teori. Ndonëse kjo nuk është […]

Read More…

Pyetjet më të shpeshta për kamerierët dhe të ekplorojmë pak mbi punën e tyre.

Pyetje te Shpeshta

Çfarë bën një kamerier/e? Kamerierët ofrojnë ekperienca të shkëlqyera të ngrëni, npërmjet përkujdesit dhe shërbimit të shkëlqyer ndaj klientit. Në fakt, ata bëjnë shumë gjëra të tjera: ofrojnë informacione mbi menunë, servirin, marrin pagesat etj. Cilat janë detyrat dhe/ose përgjegjësitë e një kamerieri? Është më e lehtë t’i listojmë disa prej këtyre përgjegjësive, kështu që […]

Read More…