loading

Vlerat e kompanive në të tashmen dhe në të ardhmen

Në peizazhin gjithnjë në ndryshim të biznesit, nevoja për të qenë në një hap me kohën është gjithnjë aty. Për ta përmbushur, ne përshtatemi si duhet për të vazhduar punën dhe për ta mbajtur misionin tonë të paprekur. Gjatë kësaj përshtatjeje, ka gjithmonë një moment të rëndësishëm reflektimi në lidhje me vlerat që përfaqësojmë dhe mënyrën si i zbatojmë ato. Në këtë artikull do të eksplorojmë vlerat që kompanitë po i drejtohen për një të ardhme më të mirë.

Qëndrueshmëria: Përgjegjësia Mjedisore

Qëndreshmëria është një përgjigje/qëndrim për krizën mjedisore që rritet dhe me të cilën përballemi sot. Ndonëse një concept jo tërësisht i ri, në dekadën e fundit, qëndrueshmëria ka treguar se është një vlerë e rëndësishme për kompanitë dhe kjo prirje do të bëhet veçse më e fuqishme në të ardhmen, me rregulla të gjelbra që kompanitë do të vendosin për veten dhe botën. Qëndrueshmëria ka tre shtylla: Mjedisi, Shoqëria dhe Ekonomia. Të ndërthurura dhe “të gjelbëruara” këto tre themele mund ta ndryshojnë të ardhmen tonë për mirë. Të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë! Kompanitë që aplikojnë qëndrueshmërinë ulin ndikimin negtiv në mjedis dhe ulin shpenzimet.

 

Larmishmëria (diversiteti), Paanësia dhe Gjithëpërfshirja: Një mjedis pune për të gjithë

Kompanitë duhet të krijojnë një mjedis pune të drejtë dhe gjithëpërfshirës për të gjithë punonjësit e tyre. Të gjithë duhet të ndihen të respektuar, të vlerësuar dhe të mbështetur. Me këtë, nënkuptojmë se kompanitë duhet të adresojnë të gjithë paragjykimet dhe favorizimet për të përmirësuar mjedisin e punës duke lartësuar barazinë. Asnjë punonjës nuk duhet të anashkalohet apo të përjashtohet nga një mundësi për shkak të rracës, gjinisë, orientimit seksual, apo besimit. LPGJ përkthehet në punonjës më të motivuar, krijues dhe inovativë.

Etika dhe Integriteti:

Etika dhe Integriteti janë shtyllat që ndërtojnë marrëdhënie besimi me klientët, furnitorët dhe aksionerët. Këto dy vlera qëndrojnë për standarde që mund t’i ndihmojnë kompanitë të ndërtojnë një imazh të mirë në publik si edhe reputacionin e “të bërit gjënë e duhur”.

Përgjegjësia shoqërore: Të kontribuosh për komunitetin.

Përgjegjësia shoqërore ka për qëllim adresimin e çështjeve shoqërore dhe sociale. Mbështetja e kauzave dhe kontribuimi për një shoqëri më të mirë janë vlera shumë të rëndësishme. Kompanitë do të rrisin pjesëmarrjen e tyre ne filantropi në të ardhmen. Nga kjo vijnë dy të mira kryesore. T’i japësh komunitetit rrit ndërgjegjen e brendit dhe besnikërinë e klientëve. Kompanitë tërheqin klientët që besojnë në të njëjtat vlera si to.

Inovacioni: Përqafimi i një mënyre të re të të bërit biznes

Kompanitë duhet të investojnë në hulumtimin dhe zhvillimin e teknologjive të reja dhe modeleve të reja të biznesit. Mejithëse konkurrenca është e madhe, inovacioni është çelësi për të kuptuar nevojat në ndyshim të klientëve dhe shoqërive. Inovacioni mund të krijojë mundësi të reja të panumërta dhe rrjedhje të të ardhurave.

Jini mendjehapur, jini pozitivë, jini vizionarë, jini të suksesshëm!

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Bazat e AutoCAD

AutoCAD-i është një softuer dizajni kompjuterik me përdorim të gjerë në inxhinieri, arkitekturë dhe industrinë e ndërtimit për të krijuar dizajne 2D dhe 3D. në këtë artikull do të shpjegojmë disa informacione bazë rreth AutoCAD-it, disa funksione dhe përdorime.Bazat e AutoCAD
AutoCAD-i është një produkt i Autodesk, Inc., një kompani softuerësh që specializohet në krijimin e veglave për softuerë për industri të ndryshme. AutoCAD-i u hodh në treg për herë të parë në 1982 dhe që atëherë, është bërë standardi për softuerët e dizajneve kopjuterike (CAD).

Veçoritë e AutoCAD-it

AutoCAD ka një larmi veçorishë që e bëjnë një vegël të fuqishme dizajni dhe hartimi. Këtu përfshihen:

Hartim 2D: AutoCAD-i ju lejon të krijoni vizatime 2D me një shumëllojshmëri vijash, rrathësh, harqesh dhe poligonësh. Keni gjithashtu mundësi për të vënë tekst, dimensione dhe vizime.

Modelim 3D: AutoCadi-i ju lejon gjithashtu të krijoni modele 3D për dizajnet tuaja. Mund të krijoni modele 3D duke përdorur lloje të ndryshme veglash, si dalje, rrotullime, papafingo dhe fshirje.

Annotation: AutoCAD-i ka një larmi veglash për shënime, në mënyrë që të shtoni tekst, dimension apo simbole dizajnit tuaj. Mund të krijoni gjithashtu shënime të personalizuara duke përdorur blloqet dhe atributet.

Bashkëpunimi: AutoCAD-i ka veçori për të bashkëpunuar, përfshirë ndarjen e materialeve dhe veglat për bashkëpunim. Mund të kaloni gjithashtu materialet në formate të ndryshme: DWG, DXF dhe PDF.

Personalizimi: AutoCAD-i ju mundëson të personalizoni ndërfaqen, veglat dhe komandat për t’ju përshtatur nevojave tuaja. Mund të krijoni menu, paleta veglash etj.

 

Përdorime të AutoCAD-it

AutoCAD-i përdoret në shumë industri. Disa prej përdorimeve më të shpeshta janë:

  1. Arkitekturë: përdoret gjerësisht në arkitekturë për të krijuar plane katesh, ngritjesh dhe sektorësh ndërtimi.
  2. Inxhinieri: përdoret në inxhinieri për të krijuar vizatime të detajuara të bashkëpërbërësve mekanikë dhe elektrikë.
  3. Ndërtim: përdoret për të krijuar plane për ndërtesa dhe struktura.
  4. Prodhim: përdoret për të ndërtuar modele të detjuara 3D të produkteve.
  5. Dizajn i brendshëm: përdoret për të krijuar plane për orenditë etj.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Të mirat e aftësive të buta

Kemi folur edhe më parë për aftësitë e buta, por në këtë artikull do të flasim për të mirat e tyre në vendin e punës, pse ju vlejnë dhe si mund t’i përmirësoni ato.

Si ju ndihmojnë aftësitë e buta në punë:

Ju bëjnë punonjës afatgjatë

Aftësitë e buta janë prej tipareve kryesore që punëdhënësit shohin për punonjës të mundshëm. Njerëzit me aftësi të buta në komunikim, zgjidhje konfliktesh dhe motivim kanë gjithmonë një përparësi në intervistën e punës.

Këshillë: komunikoni shpesh me kolegët tuaj, praktikoni vetpërmbajtjen dhe analizoni situatat në mënyrë të qetë.Të mirat e aftësive të buta

Ndihmojnë në ruajtjen e marrëdhënieve të mira

Empatia dhe inteligjenca emocionale janë aftësi të buta që ju ndihmojnë t’i shihni situatat dhe problemet me sytë e të tjerëve. Ndjeshmëria ndaj të tjerëve dhe çfarë ato mund të jenë duke kaluar ushqen marrëdhënie më të shëndetshme dhe e bën më të lehtë ndërveprimin me dikë që ju nuk shkoni mirë. Gjithashtu, këto dy aftësi të buta ndihmojnë edhe në përmirësimin e punës në grup.

Këshillë: lexoni mbi inteligjencën emocionale dhe empatinë.

Puna në grup

Puna në grup është një praktikë e zakonshme pune, në të cilën dëgjimi aktiv dhe fleksibiliteti ju ndihmojnë të jeni më të frytshëm.

Ju bëjnë punonjës të çmueshëm dhe të besueshëm

Punëdhënësit vlerësojnë jashtëzakonisht integritetin dhe etikën e punës. Ata nuk kanë nevojë për fjalë, por për punonjës që të mbajnë përgjegjësi kur puna e tyre ka sukses ashtu edhe kur dështon. Gjithashtu, punonjësit që tregohen motivues, shfaqin prirje për të marrë përsipër nisma. Asgjë nuk është më e rëndësishme se sa ju t’i dilni për zot punës dhe ideve tuaja.

Këshillë: lexoni mbi dëgjimin aktiv dhe atësohuni mbi teknikat.

Ndikojnë në rritjen e rrjetëzimit tuaj

Punonjësit me aftësi të buta kanë një prirje për të qenë kureshtarë dhe tregojnë dëshirë të provojnë mundësi të ndryshme për të zhvilluar karrierën. Do të vlerësoheni edhe më shumë në punën tuaj nëse njohjet tuaja i shërbejnë asaj.

Ndikon në rritjen profesionale:

Kur ju pranoni dhe zbatoni përshtypjet dhe reagimet konstruktive (feedback-un), ndihmoni veten për të përmirësuar aftësitë tuaja.

Parandalon ngatërresat dhe rrëmujën

Nuk do të futeni thuajse asnjëherë në telashe nëse ndërthurni aftësitë tuaja organizative me komunikimin.

Këshillë: përdorni një planifikues (planner, journal)

Tregojnë se keni aftësi lideri dhe rrisin performancën tuaj

Aftësitë e buta si përshtatja dhe vendosmëria ju bëjnë të shihni më qartë mundësitë e zhvillimit. Aftësitë e buta ju ndihmojnë të lartësoni imazhin tuaj, pasi ato ju bëjnë punonjës më të mirë, asete për mjedisin tuaj të punës.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

2023 do të jetë amalgama e këtyre aftësive

Bota është një maratonë e cila nuk mbaron dhe secili prej nesh garon për të mos humbur në vrundujt e saj. Dekadat në vijim, parashikohet të dëshmojnë një zhvillim të pashoq të teknologjisë dhe për kompanitë e bizneset kjo përkthehet në nevojë për punonjës me aftësi që kërkon tregu i punës, po të marrim parasysh se që nga koha e Covid-19 gjërat ecin me një ritëm tjetër.
Viti 2023 dhe vitet e tjera, do të shohin rritjen e kërkesës për reskilling dhe punëdhënësit do të shohin me kujdes për njerëz me aftësi që përmbushin nevojat e tyre. Në këtë artikull do të shohim cilat do të jenë aftësitë më të kërkuara nga kompanitë në 2023-in e në vijim.2023 do të jetë amalgama e këtyre aftësive

Nevoja për aftësi të reja:

Duke qenë se po jetojmë në atë që shumë e quajnë si një periudhë të pasigurtë, mënyra për tu përballur me të në lidhje me punësimin është të dish cilat janë kërkesat.

 

Aftësitë më të kërkuara për 2023:

Aftësitë më të kërkuara për 2023:

  1. Manaxhimi
  2. Komunikimi
  3. Shërbimi i klientit
  4. Lidershipi
  5. Shitjet
  6. Manaxhimi i projekteve
  7. Hulumtimi/kërkimi
  8. Aftësi analitike
  9. Marketing
  10. Puna në grup

Aftësitë e forta për 2023:

  1. Zhvillim faqeje web
  2. SQL –

*SQL (Structured Query Language) është një gjuhë programimi që përdoret për të bashkëvepruar me bazat e të dhënave.

  1. Financë
  2. Python –

*Python është një gjuhë programimi e nivelit të lartë që përdoret për një gamë të gjerë aplikacionesh, duke përfshirë zhvillimin e uebit, analizën e të dhënave, inteligjencën artificiale, llogaritjen shkencore dhe më shumë.

  1. Java

*Java është një gjuhë programimi e nivelit të lartë që përdoret për zhvillimin e një game të gjerë aplikacionesh, nga softuerët e desktopit deri te aplikacionet celulare dhe aplikacionet në ueb.

  1. Analizë të dhënash
  2. JavaScript

*JavaScript është një gjuhë programimi që përdoret për të krijuar faqe interneti dinamike dhe interaktive. Përdoret kryesisht për zhvillimin e faqes së përparme, që përfshin krijimin e ndërfaqeve të përdoruesit dhe shtimin e interaktivitetit në faqet e internetit.

  1. Cloud computing

*Cloud computing është një model për ofrimin e shërbimeve kompjuterike përmes internetit. Në vend të ruajtjes dhe përpunimit të të dhënave në kompjuterë ose serverë lokalë, kompjuteri në renë kompjuterike i lejon përdoruesit të aksesojnë burime të tilla si ruajtja, fuqia kompjuterike dhe aplikacionet sipas kërkesës nga qendrat e largëta të të dhënave.

  1. Operacionet
10.  Manaxhim i marrëdhënieve me klientin (CRM)

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Roli i inteligjencës emocionale në lidership dhe si ta zhvilloni

Në artikullin tonë mbi inteligjencën emocionale kemi shpjeguar ç’është dhe ju kemi treguar pse IE është një aftësi e shkëlqyer për të pasur një karrierë të mirë. Por, në vendin tuaj të punës, ai/ajo që drejton nëpërmjet shembullit është shefi/shefja, ndaj në këtë artikull do t’ju tregojmë pse IE është aftësia që ju duhet për të qenë një drejtues/e i/e shumë i/e mirë.Roli i inteligjencës emocionale

Nuk ka rëndësi nëse ju jeni shef/shefe, apo aspironi për tu bërë një e tillë. Nuk është kurrë vonë për të zhvilluar IE.Roli i inteligjencës emocionale

Rikujtim, ç’është inteligjenca emocionle?

Inteligjenca emocionale përkufizohet si aftësia për të kuptuar dhe kontrolluar ndjenjat (emocionet) tona. Në marrëdhëniet e punës, inteligjenca emocionale shihet si cilësia më e rëndësishme, pasi ajo ju lejon të krijoni një karrierë dhe një përvojë pune të ndërtuar mbi mirëkuptimin dhe profesioanlizmin.

Tashmë nuk mjaftojnë vetëm aftësitë teknike dhe intelifgjenca për të qenë të mirë në punë dhe aq më tepër për të qenë një drejtues i mirë.

Katër bashkëpërbërësit e inteligjencës emocionale tek një drejtues:

  1. Vetëdija: Kur vjen puna tek IE, vetëdija është themeli i saj. Me këtë duhet të kuptojmë se inteligjenca emocionale ngrihet mbi të kuptuarit dhe të lexuarit e ndjenjave tona. Vetëm një përqindje e vogël e njerëzve dhe drejtuesve janë me të vërtetë të vetëdijshëm. Një drejtues që i mungon vetëdija, bëhet shkak për nivele të rritura stresi dhe mungesë motivimi, duke çuar në një punë jo të frytshme dhe në një skuadër jo produktive.Për të nxjerrë më të mirën nga të tjerët, duhet që të nxirrni më të mirën nga vetja.
  1. Vetëkontrolli: Të kontrollosh ndjenjat e tua të bën nje drejtues më të mirë. Drejtuesit që u mungon vetëkontrolli, bien pre e ndjenjave dhe impulseve, thënë ndryshe nuk janë drejtues të mirë. Vetëdija ndihmon që ju si drejtues të mos përcillni reagim, por përgjigjigje. Duke e vlerësuar punonjësin dhe çështjen, arrini që reagimin e shkaktuar nga ndjenja e çastit ta përktheni në një përgjigje të pandikuar nga instikti.
  1. Vetëdija shoqërore: Të kuptosh ndjenjat e tua është vetëm gjysma e të qenit një drejtues i mirë, pasi duhet të jesh në gjendje të lexosh ndjesitë e të tjerëve. Duke praktikuar empatinë, që është aftësia që ju duhet në këtë rast, arrini të komunikoni dhe të bashkëpunoni më mirë. Empatia është aftësia më e rëndësishme e një drejtuesi, ajo siguron mbështetje për njerëzit që punojnë me ju.
  2. Manaxhimi i marrëdhënieve: Të manaxhosh marrëdhëniet do të thotë që të keni ndikim tek njerëzit e punës. Kur ju e kuptoni ndikimin që keni tek to, jeni më të aftë për të udhërrëfyer, drejtuar dhe për t’i dhënë zgjidhje ndasive.

Rëndësia e IE për një drejtues:

Inteligjenca emocionale ju vlen për të kuptuar ndikimin që keni tek njerëzit me të cilët punoni. Siç e thamë edhe në hyrje të këtij artikulli, një drejtues i mirë udhëheq me shembull, ndaj një drejtues i shkëlqyer kujdeset që të investohet gjithmonë për inteligjencën emocionale, jo vetëm tek vetja, por në ambientin e punës. Inteligjenca emocionale ju ndihmon të merrni vendime më të mira nën trysni, të njihni ndjenjat e të tjerëve dhe të kuptoni gjendjet e tyre emocionale.

Si mund ta bëni tuajën dhe si mund ta zhvilloni?

Një mënyrë për të zhvilluar inteligjencën emocionale, është të bëni vlerësimin 360 gradë, ku pasi mblidhni përshtypjet e kolegëve, jeni në gjendje të nxirrni në dukje anët tuaja të forta dhe ato jo aq të forta.

Përgjithësisht, inteligjenca emocionale arrihet duke e kultivuar atë së pari tek vetja nëpërmjet vlerësimeve. Këtë praktikë të “gjyqësisë vetjake”, mund ta përdorni më pas për të kuptuar më mirë aftësitë ndërpersonale të njerëzve që kërkoni të punësoni.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Krijimi i një rrjetëzimi profesional

Termi “professional network” haset jo rrallë herë në mediumin e zhvillimit profesional. Nëse jeni të interesuar të zhvilloheni profesionalisht atëherë duhet me patjetër të investoni në rrjetëzimin tuaj profesional, që në thelb është më i qartë nga sa mendoni.

Çfarë është rrjetëzimi profesional?

Rrjetëzimi profesional është procesi i të njohurit të njerëzve të rinj që ndajnë me ju profesionin, industrinë apo interesin. Shkëmbimi i ideve dhe informacioneve me to i jep pamjen e plotë rrjetëzimit.

Rrjetëzimi profesional ndodh në takime formale dhe nuk duhet ngatërruar me rrjetëzimin kompjuterik. Një takim në zyrë, një event i dedikuar, apo një kërkesë me anë të email-it për tu takuar me një profesionist. Në të gjitha rastet rrjetëzimi ka si synim vetëm takimin me njerëz të rinj dhe profesionistët që ndihmojnë njëri-tjetrin të zhvillohen në karrierat e tyre.Krijimi i një rrjetëzimi profesional

Pse është i rëndësishëm:

  1. Njohuri dhe ide të reja

Rrjetëzimi ndihmon shumë në ndarjen e ideve dhe njohurive. Ai gjithashtu ju ekspozon ndaj tyre. Nga këtu mund të lindin shkëmbime domethënëse dhe biseda me shumë vlerë për botëkuptimin tuaj rreth mënyrës si punoni dhe çfarë bëni.

  1. Mundësi punësimi

Ndani vendin e ri të punës në kompaninë ku punoni dhe kështu rrjetëzimi bën punën e vet, duke sjellë një punonjës dhe një mik të ri në vendin tuaj të punës.

  1. Këshillim dhe mbështetje

Duke ndarë jepni dhe merrni. Këshillat dhe mbështetja nga një koleg bëhen një pjesë e rëndësishme e punës. Edhe kur ndihmoni, keni shumë mundësi që të mësoni diçka gjatë rrugës.

Disa këshilla si të krijoni rrjetëzimin tuaj profesional:

Ndonëse mund të tingëllojë e frikshme dhe e pakëndëshme, s’ka pse të jetë.

  1. Kushtojini kohë rrjetëzimit tuaj

Gjatë diës suaj vendosni një orar që do t’i kushtoni këtij aktiviteti.

  1. Ndihmoni kolegët

Nuk ka të bëjë vetëm me ju, por me mënyrën si rriteni me të tjerët përreth vetes.

  1. Zgjidhni cilësinë në vend të sasisë

Mos bini pre e dëshirës për të pasur shumë kontakte, ruani kontaktet e vjetra dhe vlerësoni e shumë kujdes mundësitë për njohje të reja.

  1. Zgjerohuni në rrjetet sociale

Bëjeni veten të dukshëm dhe të tjerët do t’ju mbajnë mend.

  1. Mbani mend se rrjetëzimi është një rrugëtim

Rrjetëzimi profesional merr kohë, bëni durim dhe çdo gjë do të vijë si një vijimësi e natyrshme.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Piktura i bën fëmijët më të lumtur!

Nëse jeni duke kërkuar për një mënyrë argëtuese dhe krijuese për ta ndihmuar fëmijët tuaj të eksplorojë aftësitë e veta artistike, një kurs pikture për fëmijë është një mundësi e shkëlqyer. Jo vetëm mundëson një ambient të sigurt për fëmijën që të shprehet nëpërmjet artit, por mund të ndihmojë gjithashtu në zhvillimin e aftësive motore, të rrisë vetbesimin dhe të përmirësojnë aftësitë e tyre në zgjidhjen e problemeve.

Fëmijët mësojnë mbi…

Në një kurs pikture për fëmijë, fëmijët  do të njihen me bazat e pikturës, përfshirë teorinë e ngjyrave, pranëvënies dhe teknikave të furçave/penelatave. Ata do të kenë të gjithë materialet dhe pajimet e nevojshme dhe kurset do të kurohen sipas moshës dhe nivelit të aftësive. Kurset, do të ndërtohen me shumë mundësi duke u mbështetur në këshilla/orientime dhe pikturim të mirëfilltë, duke i lejuar të praktikojnë dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre.Piktura i bën fëmijët më të lumtur!

Pse ky kurs?

Një nga të mirat e një kursi të tillë është se nxit aftësitë krijuese dhe të shprehurit e vetes. Fëmijët nxiten të eksperimentojnë me stile dhe tema të ndryshme, për të krijuar stile të veçanta pikturimi. Kjo mund të ndihmojë në rritjen e vetbesimit dhe të menduarit përtej të zakonshmes.

Një tjetër e mirë e kursit të pikturës për fëmijë është se i ndihmon ata të përmirësojnë dhe të forcojnë aftësitë motore. Piktura kërkon një dorë të qëndrueshme dhe një koordinim të mirë të syve me duart, gjë që mund të ndihmojnë në përmirësimin e këtyre aftësive tek fëmijët. Mund të ndihmojë gjithashtu në përmirësimin e aftësive të tyre në zgjidhjen e problemeve, me qenë se do të mësojnë të përziejnë ngjyrat dhe të krijojnë efekte të ndryshme me anë të penelatave mbi telajo.

Gjthçka më lart në pak fjalë:

Si përfundim një kurs pikture për fëmijë, është një mënyrë argëtuese dhe shpërblyese që fëmijët të zhvillojnë aftësitë e tyre krijuese. Nëse janë duke filluar, apo kanë pak përvojë me pikturën, një kurs pikture do të ushqejë aftësitë e tyre krijuese, do tu rrisë vetbesimin dhe do tu forcojë aftësitë motore.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Inteligjenca emocionale: kaloja vetes në punë

Mendja e njeriut është mjeti i vetëm i pakrahasueshëm kur vjen puna për të arritur suksesin në jetë. Në botën e profesionistëve, ky subjekt është kthyer në gurin filozofik të përpjekjeve për të kuptuar se si arrihet suksesi dhe kemi dalë në përfundime që jo gjithmonë e nderojnë eksplorimin tonë drejt një karriere të suksesshme. Inteligjenca shihet si një tipar përcaktues në punë dhe ndonëse kemi krijuar sisteme për matjen dhe vlerësimin e saj, studimet tregojnë se niveli i inteligjencës sonë (koeficienti i inteligjencës, IQ) justifikon veçse 20% të suksesit në jetë dhe ka ndikues të tjerë që plotësojnë rebusin.

Ndër këta ndikues të tjerë të suksesit, inteligjenca emocionale është jo aq e njohur sa duhet dhe për ironi shumë e rëndësishme. Në këtë artikull do të krijojmë një panoramë të qartë rreth inteligjencës emocionale dhe do të përpiqemi të shpjegojmë si mund ta zhvilloni dhe pse ju vlen për një karrierë të shkëlqyer.Inteligjenca emocionale: kaloja vetes në punë

Çfarë është inteligjenca emocionale?

Për të mos e ndërlikuar shumë, mund t’ia nisim duke thënë se mendja jonë funksionon në sajë të dy inteligjencave. Ndryshe mund të themi se kemi dy mendje, një me të cilën mendojmë dhe një me të cilën ndjejmë. Praktikisht ne karakterizohemi nga ndjenjat, të cilat janë impulse të fuqishme që na shtyjnë të veprojmë pa stërmenduar. Problemi vjen kur ndjenjat tona (emocionet) dalin jashtë kontrollit gjatë situatës dhe ne nuk i shprehim ato si duhet. Truri ynë është i ndërtuar nga brenda jashtw. Struktura e mesme, sistemi limbik, është përgjegjëse për ndjesitë tona të qenësishme. Kjo pjesë e trurit na lejon gjithashtu të mësojmë dhe të mbajmë mend, duke na dhënë mundësinë të përshtatemi në mjedise të reja. Mbajeni mend këtë!

Reagimet tona emocionale dhe fakti që nuk mund t’i ndryshojmë ato, shpjegohen pasi mendja jonë ndjesore (emocionale) zhvillohet shumë para neokorteksit (pjesa e trurit që përgjigjet për të menduarit dhe analizimin).

Inteligjenca emocionale është mënyra se si ne u përgjigjemi ndjesive tona ndryshe nga instikti parësor.  Pra, inteligjeca emocionale është aftësia për të kuptuar dhe punuar me ndjesitë tona.

 

Si lidhet inteligjenca emocionale me suksesin në karrierë?

Inteligjenca emocionale është një nga çelësat e suksesit në karrierë. Ajo zhvillon disa sjellje shumë të rëndësishme dhe të shëndetshme në vendin e punës.

  1. Komunikimi jo i folur
  2. Vetëdije për ndjesitë tona
  3. Të qenit i frytshëm (prodhimtar) në një mënyrë më të mirë
  4. Zhvillimi i karrierës
  5. Nxitja e të tjerëve për të zhvilluar aftësi ndërvetjake

Këto sjellje lidhen me pesë bashkëpërbërësit e inteligjencës emocionale në ambjentin e punës. Këto bashkëpërbërës u zhvilluan për herë të parë nga psikologu David Goleman gjatë viteve ’90. Ai njihet gjithashtu për librin e tij mjaft të njohur “Inteligjenca Emocionale”, të cilin mendojmë se duhet ta lexoni.

Pesë bashkëpërbëret e inteligjencës emocionale në mjedisin e punës:

  1. Vetëdija: ndihmon në të kuptuarit e ndjesive tona vetjake. Kjo na ndihmon të kuptojmë më mirë se si kuptohen ndjesitë tona nga të tjerët, duke na dhënë një përshtypje më të qartë se si na shohin bashkëpunonjësit.
  2. Vetëpërmirësimi: ndihmon në kontrollimin dhe përshtatjen e ndjesive tona. Duke krijuar një qasje të re ndaj ndjesive tona, kemi mundësi më të mira për të mbajtur një paraqitje më profesionale.
  3. Motivimi: shtytja dhe dëshira për të arritur diçka ndikon në ndjesitë e vetëpërmbushjes.
  4. Empatia: lidhet me njohjen dhe të kuptuarit e ndjesive të të tjerëve. Kjo ndihmon në përballimin e situatave që mund të ngjasin në punë.
  5. Aftësitë shoqërore: ndihmon në marrjen vesh dhe ndërveprimin me të tjerët. Shumë e rëndësishme për të zhvilluar karrierën tuaj!

Si mund ta zhvilloni inteligjencën emocionale:

Ka disa mënyra për të zhvilluar inteligjencën emocionale. Kemi përmbledhur disa nga mënyrat më të përhapura dhe të sugjeruara.

  1. Mbani shënime/ditar pune: në fund të çdo dite pune shkruani mbi ditën tuaj, si ju eci puna, pak rëndësi ka nëse përfundimet janë të kënaqshme apo jo. Duke i hedhur në letër mund të dalloni prirjet e sjelljes dhe përgjigjeve tuaja ndaj ndjesive.
  2. Bëni vlerësimin 360 gradë: ky vlerësim bëhet duke marrë përshtypjet e njerëzve me të cilët punoni si dhe duke reflektuar për veten tuaj. Në këtë mënyrë mund të perceptoni më lehtë anët tuaja të forta dhe të dobëta.
  3. Zbatoni të dëgjuarit aktiv: kushtojini vëmendje asaj që thonë të tjerët, përfshihuni në bisedë. Kështu krijoni lidhje më të mira.
  4. Jepuni rëndësi ndjesive tuaja: bëni përpjekje për të kuptuar se ç’ndjeni dhe arsyet pas ndjesive që përjetoni. Vetëm kështu mund të arrini të kuptoni dhe të tjerët.
SHTESË: Nëse doni të kuptoni dhe të jeni zbatues më të mirë të inteligjencës emocionale, regjistrohuni në nnjë kurs ose trajnim online.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Bota e shëndetshme dhe frymëzuese e ecjes në natyrë: si të përgatiteni

Peizazhe fantastike, aroma e pemëve dhe tokës, ndjesi fantastike qetësie. Shëtitjet dhe ecjet në natyrë kanë kohë që praktikohen si një prej aktiviteteve më të shëndetshme çlodhëse dhe çdo ditë adhurues të rinj të shëtitjeve në natyrë i shtohen listës. Shëtitjet janë mënyra më e mirë për të gjetur pak prehje nga bota e zhurmshme dhe ritmi i shpejtë i punës. Ti dhe natyra, në një lidhje të ngushtë ku investon për të njohur një aspekt tjetër të vetes, vlerëson më mirë pasuritë e botës së gjallë dhe sfidon veten për të zbuluar diçka të re. A nuk do ta doje një fundjavë të tillë?

Shëtitjet dhe ecjet nuk janë vetëm lëvizje në natyrë dhe ndonëse çdokush mund të provojë t’i bëjë, jo të gjithë jemi në gjendje të përballojmë përvoja të tilla. Lexoni artikullin dhe mësoni më shumë mbi ecjet në natyrë dhe përgatitjen e nevojshme për to.Bota e shëndetshme dhe frymëzuese e ecjes në natyrë

Si fillim, pak më shumë mbi shëtitjet në natyrë dhe të mirat e tyre?

Shëtitjet në natyrë nuk bëhen gjithmonë me qëllimin për tu kënaqur dhe relaksuar. Natyrisht, kjo është pjesë e përvojës, por ka disa njerëz që bëjnë shëtitje dhe ecje në natyrë më së shumti për arsye shëndetësore. Ja disa të mira që sjellin shëtitjet dhe ecja në natyrë për trupin e njeriut:

  1. Ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës

(Ndihmon në qarkullimin më të mirë të gjakut)

  1. Ndihmon në uljen e tensionit

(Lufton hipertensionin)

  1. Lufton diabetin

(ndihmon në mirëmbajtjen e niveleve të sheqerit në gjak dhe ndjeshmërinë ndaj insulinës)

  1. Ndihmon me obezitetin

(E gjetët, djeg kaolri)

  1. Ul nivelet e ankthit dhe depresionit

(Natyra është mjedis terapeutik, një dozë natyrore lumturie)

  1. Përmirëson gjumin

(Ndihmon në marrjen e vitaminës D që ndikon ciklin e gjumit)

  1. Ndihmon në krijimin e muskujve dhe forcimin e kockave

(I vë në muskujt në lëvizje dhe ngadalëson humbjen e Kalciumit)

  1. Përmirëson artritin

(Ndihmon rrahjet e zemrës dhe ul ndjesinë e dhimbjes)

  1. Ndihmon barazpeshimin

(Toka dhe terreni zhvillojnë instinktet dhe ndikojnë në forcimin e aftësive barazpeshuese dhe forcës fizike)

 

 

Fitnesi që qëndron prapa shëtijeve në natyrë:

Shumë debatojnë dhe argumentojnë se të përgatitesh për shëtitje në natyrë, më shumë se trajnim është një investim i përhershëm i të qëndruarit në formë. Fitnesi ndihmon jashtëzakonisht për këtë. Këto janë disa nga ushtrimet më të mira për të qenë gjithnjë në formë para se të shkoni për shëtitje në natyrë:

Vraponi dhe ecni: aktiviteti i përditshëm dhe i shpeshtë fizik është mënyra më e mirë për ta mbajtur trupin të gjallë dhe të gatshëm për ta rritur nivelin e lodhjes fizike.

Provoni dinamika të ndryshme lëvizjeje: bëni ushtrime barazpeshe, stërvisni artikulacionet dhe nyjet. Kështu përgatiteni më mirë për daljen në terren.

Ushtrimet për barkun: përgatiteni fizikun tuaj për një përvojë të mirë, jo të dhimbshme.

Uljet galiç (squats) dhe ecjet me zgjatime (lunges): forconi muskujt më të rëndësishëm të turpit.

Pompat: një trung i fortë mund të mbajë çanta më të rënda.

Ushtrime për zemrën: forcon mushkëritë dhe ju ndihmon të shëtisni më gjatë.

Ndihuni të motivuar dhe të përgatitur:

Është e kuptueshme që ka raste kur ecja në natyrë mund të krijojë shqetësim dhe ankth. Rruga mund të jetë e vështirë, e gjatë, ndoshta nuk keni mjaftueshëm përvojë, mendoni se do të jetë e bezdisshme. Gjithçka ka të bëjë me qëdrimin tuaj. Nëse ndryshoni mënyrën se si e shihni shëtitjen në natyrë, atëherë do të ndiheni më të motivuar. Zgjidhni çantën tuaj me kujdes, kujdesuni për ushqimin që sillni me vete, perzgjidhni me kujdes atletet/këpucët.

Përpara se të niseni mblidhni pak informacion në lidhje me vendin ku do të shkoni. Përpiquni të njiheni me të, të keni pak njohuri për zonën, të jeni në gjendje të flisni për veçoritë e saj, pse jo, të pyesni njerëz që kanë qenë atje para jush. Kjo mund të krijojë një humor të mirë dhe mendësi pozitive.

Jepini vetes kohë për tu përgatitur. Nëse keni planifikuar shëtitje të gjata, ku me shumë mundësi do të gjendeni në natyrë për një periudhë të konsiderueshme kohe, jepini vetes të paktën një muaj kohë për tu bërë gati dhe për të menduar mirë gjithçka që do të sillni me vete.

Siguroni këmbët!

Kur shkoni për shëtitje në natyrë, e mira është të siguroheni që këmbët tuaja të ndihen rehat, këpucët të mos jenë shumë të rënda dhe mbi të gjitha të jenë në gjendje të përballojnë sfidat e takimit tuaj me natyrën. Kur vjen puna tek ecja në natyrë, pjesa e këpucëve/atleteve/sandaleve është ndër aspektet më të rëndësishme. Një përvojë e gjatë ju ndihmon të zgjidhni me kujdes, por edhe për ju që sapo keni nisur apo keni dëshirë të nisni ka mënyra të mira për të zgjedhur. Gjëja më e thjeshtë që mund të bëni është të pyesni njerëz të cilët merren më këtë gjë.

 

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Asistentët e dëgjimit në set: zëri i produksioneve tuaja të parapëlqyera

Nga vetë emri, besojmë është e kuptueshme që asistentët e zërit, janë ata që ndihmojnë që zëri të dëgjohet sa më mirë të jetë  e mundur. Pa u zgjatur shumë, le të shohim konkretisht me çfarë meret një asistent zëri dhe çfarë cilësish duhet të kete.

Ç’bëjnë asistentët e zërit?

Asistentët e zërit meren përgjithësisht me asistimin e regjistruesve të zërit në prodhime filmike dhe televizive. Ata duhet të sigurohen që çdo gjë shkon mirë dhe në mënyrë të sigurt. Ndonëse detyrat e tyre janë të ndryshme, gjëja më e zakonshme që bën një asistent zëri, është ngarkimi dhe shkarkimi i pajimeve për regjistrimin e zërit në setet e filmimit/regjistrimit apo aty ku punohet.  Vendosin mikrofonat, dhe shtrijnë kabllot në vende të sigurta dhe strategjike.Asistentët e dëgjimit në set

Detyrat e tyre mund të varen edhe nga vjetërsia e punës. Asistentët e rinj mund të ndërrojnë bateritë, të sigurojnë kabllot, ose të bëjnë kafe dhe çaj, kurse asistentëve me më shumë përvojë mund tu kërkohet të monitorojnë edhe procesin e regjistrimit të zërit.

Nëse ka probleme me zhurmat e padëshiruara, asistentët e zërit duhet të zgjidhin shpejt dhe në mënyrë efektive problemin, në mënyrë që procesi i regjistrimit të mos shqetësohet. Në përfundim të procesit ata duhet të inventarizojnë të gjithë pajimet dhe të sigurohen se asgjë nuk mungon.

Cilësi dhe kritere:

  1. Njohuri shum të mira teknike
  2. Vëmendje ndaj detajeve
  3. Shkathësi
  4. Aftësi të mira perceptimi
  5. Siguria dhe shëndeti
  6. Komunikimi

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Vlerat e kompanive në të tashmen dhe në të ardhmen

Në peizazhin gjithnjë në ndryshim të biznesit, nevoja për të qenë në një hap me kohën është gjithnjë aty. Për ta përmbushur, ne përshtatemi si duhet për të vazhduar punën dhe për ta mbajtur misionin tonë të paprekur. Gjatë kësaj përshtatjeje, ka gjithmonë një moment të rëndësishëm reflektimi në lidhje me vlerat që përfaqësojmë dhe […]

Read More…

Bazat e AutoCAD

AutoCAD-i është një softuer dizajni kompjuterik me përdorim të gjerë në inxhinieri, arkitekturë dhe industrinë e ndërtimit për të krijuar dizajne 2D dhe 3D. në këtë artikull do të shpjegojmë disa informacione bazë rreth AutoCAD-it, disa funksione dhe përdorime.Bazat e AutoCAD AutoCAD-i është një produkt i Autodesk, Inc., një kompani softuerësh që specializohet në krijimin […]

Read More…

Roli i inteligjencës emocionale në lidership dhe si ta zhvilloni

Në artikullin tonë mbi inteligjencën emocionale kemi shpjeguar ç’është dhe ju kemi treguar pse IE është një aftësi e shkëlqyer për të pasur një karrierë të mirë. Por, në vendin tuaj të punës, ai/ajo që drejton nëpërmjet shembullit është shefi/shefja, ndaj në këtë artikull do t’ju tregojmë pse IE është aftësia që ju duhet për […]

Read More…

Krijimi i një rrjetëzimi profesional

Termi “professional network” haset jo rrallë herë në mediumin e zhvillimit profesional. Nëse jeni të interesuar të zhvilloheni profesionalisht atëherë duhet me patjetër të investoni në rrjetëzimin tuaj profesional, që në thelb është më i qartë nga sa mendoni. Çfarë është rrjetëzimi profesional? Rrjetëzimi profesional është procesi i të njohurit të njerëzve të rinj që […]

Read More…

Piktura i bën fëmijët më të lumtur!

Nëse jeni duke kërkuar për një mënyrë argëtuese dhe krijuese për ta ndihmuar fëmijët tuaj të eksplorojë aftësitë e veta artistike, një kurs pikture për fëmijë është një mundësi e shkëlqyer. Jo vetëm mundëson një ambient të sigurt për fëmijën që të shprehet nëpërmjet artit, por mund të ndihmojë gjithashtu në zhvillimin e aftësive motore, […]

Read More…

Inteligjenca emocionale: kaloja vetes në punë

Emotional Intelligence: “beat your own game” at work.

Mendja e njeriut është mjeti i vetëm i pakrahasueshëm kur vjen puna për të arritur suksesin në jetë. Në botën e profesionistëve, ky subjekt është kthyer në gurin filozofik të përpjekjeve për të kuptuar se si arrihet suksesi dhe kemi dalë në përfundime që jo gjithmonë e nderojnë eksplorimin tonë drejt një karriere të suksesshme. […]

Read More…

Bota e shëndetshme dhe frymëzuese e ecjes në natyrë: si të përgatiteni

Peizazhe fantastike, aroma e pemëve dhe tokës, ndjesi fantastike qetësie. Shëtitjet dhe ecjet në natyrë kanë kohë që praktikohen si një prej aktiviteteve më të shëndetshme çlodhëse dhe çdo ditë adhurues të rinj të shëtitjeve në natyrë i shtohen listës. Shëtitjet janë mënyra më e mirë për të gjetur pak prehje nga bota e zhurmshme […]

Read More…

Asistentët e dëgjimit në set: zëri i produksioneve tuaja të parapëlqyera

Nga vetë emri, besojmë është e kuptueshme që asistentët e zërit, janë ata që ndihmojnë që zëri të dëgjohet sa më mirë të jetë  e mundur. Pa u zgjatur shumë, le të shohim konkretisht me çfarë meret një asistent zëri dhe çfarë cilësish duhet të kete. Ç’bëjnë asistentët e zërit? Asistentët e zërit meren përgjithësisht […]

Read More…