loading

Krijo Curriculum Vitae-n (Jetëshkrimin)/Rezymenë më të mirë (e përditësuar)

Siç e sugjeron edhe emri, një Curriculum Vitae (CV) nuk është një dokument i zakonshëm, por një përfaqësim i rrjedhës së jetës suaj dhe ndodh se kudo të shkoni, do t’ju nevojitet një CV e mirë.

Ç’është një Curriculum Vitae dhe nga ndryshon me rezymenë?

Siç e thamë edhe më lart, CV-ja është një shkresë që jep informacion konçiz në lidhje me përvojën tuaj akademike dhe punësimin. CV-të përdoren thuajse në mënyrë të veçantë kur dikush kërkon një punë akademike ose shkollim. Ndonëse, CV-ja nuk ndyshon shumë nga një rezyme, sa përdoren edhe si sinonime, ka disa aspekte që i veçojnë si dy tipologji të ndryshme. rezymetë janë zakonisht më të shkurtra, preferohen vetëm një faqe abstract që ndihmon për të krijuar identitetin tuaj profesional. CV-ja nga ana tjetër, krijon identitetin tuaj shkollor, është më e gjatë dhe përfshin elementë të tjerë të aftësive dhe interesave, që nuk do t’i gjeni gjithmonë në një rezyme.

 

Parime kyçe kur shkruhet një CV

Kur uleni të shkruani CV-në tuaj, është e rëndësishme të mbani në mendje disa parime kyçe. Për çfarëdo arsyeje që e shkruani, rregulli numër një është të jeni të vërtetë nga fillimi deri në fund: asnjë informacion i rremë akademik apo profesional.

Nuk ka një lloj standard Curriculum Vitae, pasi ka përmbajtje të veçanta që theksohen për disiplina të ndryshme. Hjëja më e mirë q ëmund të bëni është përfshini çdo informacion që konsiderohet i rëndësishëm për fushën tuaj. Një pikënisje e mirë është shihni modele të CV-ve të njerëzve të tjerë (që janë të fushës suaj). Përdorni internetin, ose thjeshtë pyesni njerëz që e dini se kanë qenë së afërmi pjesë e tregut të punës. Gjithësesi, CV-ja juaj duhet të mbetet e veçantë dhe origjinale. Mos kopjoni nga të tjerët, studioni mënyrat se si mund ta paraqisni informacionin në mënyrë efektive.

CV-të duhet të jenë të thjeshta për tu lexuar, si edhe tërheqëse për sytë. Mënyra si tregohet informacioni, paraqitja pamore, ose do t’i japin CV-së suaj një mundësi të lexohet, ose të anashkalohet. Tregohuni të qartë, bëjini informacionet kryesore të dukshme: përodni simbole rradhitjeje, tituj të qartë, dhe fonte profesionale. Përpiquni ta mbani jo më shumë se dy faqe.

Përgjithsisht, CV duhet të ketë stil.

Struktura është gjithçka për CV-në tuaj

Edhe pse mund të keni shumë për të thënë dhe përmbajtja e CV-së tuaj është e pasur, mungesa e një structure e zhvlerëson atë. Strukura është kyçe, pasi është treguese e shumë gjërave. Si fillim, një strukturë e mirë është parajsë për sytë. Teksti i barazlarguar nga anët e fletës dhe paragrafët e mirëorganizuar, lenë përshtypjen e një pune të mirëmenduar. Kjo na sjell në çështjen e dytë. Struktura ju bën të dukeni profesionalë dhe përçon ndjesinë e seriozitetit dhe integritetit profesional. Sugjeron gjithashtu se kohë dhe mendim është harxhuar për krijimin eCV-së.

Tërhiqni njerëzit me shkrimin tuaj

Mos e ngatërroni shkrimin bindës me stilin artistic. Një CV nuk mund ta përfshijë gjithë përvojën tua, kjo është e qartë për të gjithë rekrutuesit, por është me rëndësi ta bëni veten të besueshëm në lidhje me qëllimet dhe dukjen që doni të keni.

Paragrafët e përshkrimit të përvojës së punës janë më të rëndësishmet nëse aplikoni për një pozicion pune. Sugjerohet të jeni sa më lakonikë të jetë e mundur. Nuk është gjithmonë në të mirën tuaj të përdorni fjali shumë të gjata. Përdorimi lakonik i fjalëve vlerësohet, duke qenë më i qartë dhe konçiz. Të shpjegoni në pak fjalë përvojat tuaja të punës ju çon drejtë e në temë dhe e bën CV-në të rrjedhshme.

Nëse hasni vështirësi me pjesët e tjera të CV-së kujtoni se mund të shfrytëzoni përdorimin e hapësirës. Nëse shtyheni të përdorni fraza disi të gjata, pikat shënjuese ju ndihmojnë ta ndani informacionin në një mënyrë më të efektshme për të depërtuar tek lexuesi.

Ka shumë rëndësi që një pjesë të CV-së suaj t’ia jepni profilit tuaj, të prshkruani veten në mënyrë të sintetizuar dhe ç’doni të arrini, siç edhe praktikohet, sidomos kur aplikoni për një punë, por nuk keni shumë përvojë. Në këtë rast, do t’ju nxisnim t’i kushtonit vëmendje elementëve të tjerë që e plotësojnë imazhin tuaj. Për pak do të flasim dhe për to. Edhe nëse po aplikoni në një institucion arsimor për ndjekje akademike, profili ju ndihmon shumë. Mund të sillet si një përmbledhje e përgjithshme e lëtrës suaj të motivimit.

Të shtosh, atë mos shtosh një foto në CV?

Ka dy teori në lidhje me vendosjen e fotos në CV. Disa e konsiderojnë të jetë një praktikë e pashëndetshme, ngase paraqitja mund të çojë në paragjykime, kështu, të vendosni një foto të vetes në CV është opsionale, ndonëse është praktikë e zakonshme që të vendoset për dy arsye.

E para, të shtosh një foto tënden, i jep CV formë dhe ndjesi të plotë, përkthehet edhe si më profesionale. Disa njerëz besojnë se kjo vjen për arsye se fotoja e bën CV-në të besueshme dhe jep idenë se ne mbajmë 100% përgjegjësi për çfarë prëzantojmë në të.

Arsyeja tjetër pse të vendosni foto në CV-në tuaj është lloji i punës për të cilën po aplikoni. Ka profesione ku pamja luan një rol kyç. Kur punoni si agjent udhëtimesh, ju jeni imazhi i një kompanie, kështu që një pamje e pastër mund të çojë në një përshtypje të parë të mirë. Edhe pse kjo mund të jetë një temë e ndjeshme, rekomandohet që të shtoni foton tuaj në CV-në tuaj.

Shtimi i informacionit të përgjithshëm/kontaktit

Emri: i aplikantit

Numri i telefonit/celularit: +00 000 000 00

adresa e-mail: email@example.com

Faqja e internetit: ëëë.example.com

Adresa: adresa juaj

LinkedIn: LinkedIn-i juaj mund të shërbejë si një burim për të njohur më mirë profilin tuaj dhe, rekomandohet ta përfshini atë

Elementë të tjerë të rëndësishëm:

Trajnimi është një tregues i këmbënguljes, njohurive dhe kualifikimit.

Aftësitë e buta kanë marrë një rëndësi tjetër në ditët e sotme, kështu që shtimi i tyre në CV-në tuaj tregon se keni një kuptim të mirë të tregut të punës.

Aftësitë ndërpersonale janë një tjetër element i shkëlqyer që mund të shtoni. Kjo mund të tregojë sjelljen tuaj në vendin e punës.

Interesat dhe hobi. Është mirë të shtoni disa informacione personale në CV-në tuaj. E bën profilin tuaj më të larmishëm. Mos harroni se kjo është gjithashtu me interes (jo gjithmonë) për punëdhënësit tuaj.

Mediat sociale janë një element opsional që mbështetet në mënyrën se si e keni ndërtuar imazhin tuaj. Mos ngurroni të mos e shtoni, por mos harroni të analizoni nëse dhe si lidhet me përvojën dhe qëllimin tuaj.

Gjuhët janë një domosdoshmëri. Të njohësh gjuhët, është një aftësi si asnjë tjetër. Përfshijini ato në CV-në tuaj, pasi ato vetëm do të ndihmojnë.

Detaje shtese
  1. Aftësi teknike dhe softuerike
  2. Punë vullnetare
  3. Certifikatat

Rishikoni CV-në tuaj

Gabimet gramatikore janë gjëja e parë që kalojnë pa u vënë re kur shkruani CV-në tuaj, kështu që merrni kohën tuaj dhe bëni një kontroll të plotë për gabime gramatikore/drejtshkrimore, informacione të parëndësishme ose fjali me fjalë. Lexoni CV-në tuaj me zë të lartë dhe sigurohuni që të tingëllojë e natyrshme. Jepini dikujt tjetër për ta lexuar, pasi ai nuk është i njohur me të dhe mund të japë kritika më të mira ose gjetje të gabimeve. Mos harroni strukturën!

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

2023 do të jetë amalgama e këtyre aftësive

Bota është një maratonë e cila nuk mbaron dhe secili prej nesh garon për të mos humbur në vrundujt e saj. Dekadat në vijim, parashikohet të dëshmojnë një zhvillim të pashoq të teknologjisë dhe për kompanitë e bizneset kjo përkthehet në nevojë për punonjës me aftësi që kërkon tregu i punës, po të marrim parasysh se që nga koha e Covid-19 gjërat ecin me një ritëm tjetër.
Viti 2023 dhe vitet e tjera, do të shohin rritjen e kërkesës për reskilling dhe punëdhënësit do të shohin me kujdes për njerëz me aftësi që përmbushin nevojat e tyre. Në këtë artikull do të shohim cilat do të jenë aftësitë më të kërkuara nga kompanitë në 2023-in e në vijim.2023 do të jetë amalgama e këtyre aftësive

Nevoja për aftësi të reja:

Duke qenë se po jetojmë në atë që shumë e quajnë si një periudhë të pasigurtë, mënyra për tu përballur me të në lidhje me punësimin është të dish cilat janë kërkesat.

 

Aftësitë më të kërkuara për 2023:

Aftësitë më të kërkuara për 2023:

  1. Manaxhimi
  2. Komunikimi
  3. Shërbimi i klientit
  4. Lidershipi
  5. Shitjet
  6. Manaxhimi i projekteve
  7. Hulumtimi/kërkimi
  8. Aftësi analitike
  9. Marketing
  10. Puna në grup

Aftësitë e forta për 2023:

  1. Zhvillim faqeje web
  2. SQL –

*SQL (Structured Query Language) është një gjuhë programimi që përdoret për të bashkëvepruar me bazat e të dhënave.

  1. Financë
  2. Python –

*Python është një gjuhë programimi e nivelit të lartë që përdoret për një gamë të gjerë aplikacionesh, duke përfshirë zhvillimin e uebit, analizën e të dhënave, inteligjencën artificiale, llogaritjen shkencore dhe më shumë.

  1. Java

*Java është një gjuhë programimi e nivelit të lartë që përdoret për zhvillimin e një game të gjerë aplikacionesh, nga softuerët e desktopit deri te aplikacionet celulare dhe aplikacionet në ueb.

  1. Analizë të dhënash
  2. JavaScript

*JavaScript është një gjuhë programimi që përdoret për të krijuar faqe interneti dinamike dhe interaktive. Përdoret kryesisht për zhvillimin e faqes së përparme, që përfshin krijimin e ndërfaqeve të përdoruesit dhe shtimin e interaktivitetit në faqet e internetit.

  1. Cloud computing

*Cloud computing është një model për ofrimin e shërbimeve kompjuterike përmes internetit. Në vend të ruajtjes dhe përpunimit të të dhënave në kompjuterë ose serverë lokalë, kompjuteri në renë kompjuterike i lejon përdoruesit të aksesojnë burime të tilla si ruajtja, fuqia kompjuterike dhe aplikacionet sipas kërkesës nga qendrat e largëta të të dhënave.

  1. Operacionet
10.  Manaxhim i marrëdhënieve me klientin (CRM)

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Krijimi i një rrjetëzimi profesional

Termi “professional network” haset jo rrallë herë në mediumin e zhvillimit profesional. Nëse jeni të interesuar të zhvilloheni profesionalisht atëherë duhet me patjetër të investoni në rrjetëzimin tuaj profesional, që në thelb është më i qartë nga sa mendoni.

Çfarë është rrjetëzimi profesional?

Rrjetëzimi profesional është procesi i të njohurit të njerëzve të rinj që ndajnë me ju profesionin, industrinë apo interesin. Shkëmbimi i ideve dhe informacioneve me to i jep pamjen e plotë rrjetëzimit.

Rrjetëzimi profesional ndodh në takime formale dhe nuk duhet ngatërruar me rrjetëzimin kompjuterik. Një takim në zyrë, një event i dedikuar, apo një kërkesë me anë të email-it për tu takuar me një profesionist. Në të gjitha rastet rrjetëzimi ka si synim vetëm takimin me njerëz të rinj dhe profesionistët që ndihmojnë njëri-tjetrin të zhvillohen në karrierat e tyre.Krijimi i një rrjetëzimi profesional

Pse është i rëndësishëm:

  1. Njohuri dhe ide të reja

Rrjetëzimi ndihmon shumë në ndarjen e ideve dhe njohurive. Ai gjithashtu ju ekspozon ndaj tyre. Nga këtu mund të lindin shkëmbime domethënëse dhe biseda me shumë vlerë për botëkuptimin tuaj rreth mënyrës si punoni dhe çfarë bëni.

  1. Mundësi punësimi

Ndani vendin e ri të punës në kompaninë ku punoni dhe kështu rrjetëzimi bën punën e vet, duke sjellë një punonjës dhe një mik të ri në vendin tuaj të punës.

  1. Këshillim dhe mbështetje

Duke ndarë jepni dhe merrni. Këshillat dhe mbështetja nga një koleg bëhen një pjesë e rëndësishme e punës. Edhe kur ndihmoni, keni shumë mundësi që të mësoni diçka gjatë rrugës.

Disa këshilla si të krijoni rrjetëzimin tuaj profesional:

Ndonëse mund të tingëllojë e frikshme dhe e pakëndëshme, s’ka pse të jetë.

  1. Kushtojini kohë rrjetëzimit tuaj

Gjatë diës suaj vendosni një orar që do t’i kushtoni këtij aktiviteti.

  1. Ndihmoni kolegët

Nuk ka të bëjë vetëm me ju, por me mënyrën si rriteni me të tjerët përreth vetes.

  1. Zgjidhni cilësinë në vend të sasisë

Mos bini pre e dëshirës për të pasur shumë kontakte, ruani kontaktet e vjetra dhe vlerësoni e shumë kujdes mundësitë për njohje të reja.

  1. Zgjerohuni në rrjetet sociale

Bëjeni veten të dukshëm dhe të tjerët do t’ju mbajnë mend.

  1. Mbani mend se rrjetëzimi është një rrugëtim

Rrjetëzimi profesional merr kohë, bëni durim dhe çdo gjë do të vijë si një vijimësi e natyrshme.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Orientimi në karrierë dhe aftësitë e buta

Hapi i parë drejt një të ardhmeje të sigurt

Të jetosh në një shoqëri me ritme të shpejta, bëhet më e vështirë për të kapërcyer kërkesat e tregut, e lëre më për të ecur përpara në një mjedis të vazhdueshëm në zhvillim. Krijimi i një të ardhmeje të sigurt, megjithatë nuk do të jetë i pamundur, nëse dini se nga të kërkoni ndihmë.Orientimi në karrierë

Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten pse vazhdoni ta keni të vështirë të gjeni punë, pse ndiheni të pakëndshëm në mjedisin tuaj të punës, ose qartë se jeni penduar për zgjedhjet tuaja, atëherë padyshim që keni anashkaluar CO dhe jeni njohur me SS tuaj.Orientimi në karrierë

Ne po ju tregojmë pse orientimi në karrierë (CO) dhe aftësitë e buta (SS) janë elementët e parë të rëndësishëm për të ndërtuar një të ardhme të suksesshme.

Çfarë është orientimi në karrierë?

Mënyra se si e trajtoni veten gjatë gjithë karrierës suaj, çfarë kërkoni në një punë, cilat punë zgjidhni dhe kërkesat dhe nevojat për të qenë një profesionist produktiv, janë elementët kryesorë që përcaktojnë orientimin në karrierë. Të gjithë kemi preferenca kur bëhet fjalë për punën tonë të ëndrrave: si/ku/sa duam të punojmë. Përveç këtij aspekti që lidhet menjëherë me dëshirat tona, CO lidh aftësitë e dikujt për të kërkuar dhe gjetur një punë, përmes kërkimeve dhe ngjarjeve të punësimit. Kjo e fundit, një aftësi vërtet e rëndësishme që ofron rezultate dhe qëndrueshmëri për karrierën e dikujt. Por ka më shumë…

Çfarë janë Soft Skills?

Për të krijuar një pamje më të plotë të tregut të punës, duhet të analizojmë Soft Skills. Ato vijnë si një grup aftësish që ndihmojnë para/gjatë/pas orarit të punës. Nëse jeni mësuar të krijoni kurrikulën/profilin tuaj bazuar vetëm në arritjet tuaja akademike dhe përvojat e mëparshme të punës, ose vetëm në varësi të talentit tuaj, kjo nuk mjafton. Është e rëndësishme të kuptohet se një punonjës përcaktohet jo vetëm nga kritere të tilla, por në mënyrë të barabartë bazuar në atë që ai përfaqëson si qenie njerëzore (vlerat dhe etika). Kjo është ajo ku Soft Skills vijnë në dorë. Kush je ti? Si silleni? Të gjitha qasjet tuaja dhe paleta juaj e sjelljes ndaj njerëzve dhe dukurive përcaktojnë aftësitë tuaja të buta.

Pse nxënësit dhe prindërit duhet të dinë dhe të investojnë në këto nocione?

Pikëpamja e parë e rëndësishme që e bën të rëndësishme njohjen dhe investimin në CO dhe SS është të jetosh në një nxitim të shpejtë duke u përpjekur të fitosh. Ndodh shpesh që pas përfundimit të shkollës së mesme apo universitetit, studentët të gjenden në dilema të vështira, përgjigjet e të cilave ndikojnë në të ardhmen dhe jetën e tyre. Sot, tregu i punës, gjithnjë duke shënuar progres, kërkon individë praktik, me shanse të larta për të mësuar shpejt dhe me efikasitet.

Si mund t'ju ndihmojmë?

Kursi ynë Orientimi në Karrierë dhe Aftësitë e buta i ndihmon studentët me aftësitë e kërkimit dhe mbajtjes së punës përmes kërkimit dhe aktiviteteve të kërkimit të punës; ndihmon studentët në fuqinë punëtore të përmirësojnë aftësitë e tyre aktuale të punës dhe të zgjerojnë mundësitë e karrierës; ndihmoni studentët të kuptojnë konceptin e balancimit të karrierës dhe familjes.

Regjistrohu në buletinin tonë.

Merrni ofertat dhe lajmet tona më të fundit.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Duke ndjekur rrugën e edukimit profesional ndërtojmë siguri në aftësinë tonë profesionale.

Pozicione Pune që Mund të Aplikoni mbas Certifikimit me Elite Academy

Edukimi qëndron si bazë për zhvillimin e njeriut dhe shoqërisë, duke luajtur rol vendimtar në krijimin e profesioneve dhe mundësive për punësim në të ardhmen. Gjithashtu, edukimi po na tregon edhe rëndësinë që luan në zhvillimin ekonomik i cili lidhet ngushtë me vendet e punës dhe profesionet e një shteti.

Sot, për secilin që kërkon të punësohet në sektorin që dëshiron dhe të ushtrojë profesionin që ka për pasion pjesëmarrja në kurse dhe trajnime, ose shkollim të përqendruar në drejtim apo profil, është thelbësore. Ky lloj shkollimi ju jep studentëve të gjitha mjetet për të arritur nivelin e domosdoshëm teorik, praktik dhe profesional para se të nisen drejt marrjes së një pozicioni real punësimi.

Elite Academy në Elbasan, ka ndërtuar module dhe trajnime porfesionale të cilat përshtaten dhe zhvillohen në bazë të kërkesës së tregut të punës në vend. Gjithashtu, këto module janë të ndërtuara në lidhje me standardet evropiane dhe botërore të edukimit profesional. Çdo student që zhvillohet brenda mjedisit të Elite Academy, përgatitet në kohë për të marrë pozicionin e punës që dëshiron mbas diplomimit.

Në këtë artikull do të flasim për pozicionet e punësimit që kanë studentët e Elite Academy mbas diplomimit. Për më shumë rreth moduleve dhe trajnimeve që zhvillohen tek Elite Academy, vizitoni: https://eliteacademy.al

Pozicione punësimi që arrihen me anë të pjesëmarrjes në modulet mësimore të akademisë.

Tabela e Përmbajtjes

1. Marketing Digjital – Menaxher

Roli i Menaxher i Marketingut Dixhital është përgjegjës për dizenjimin, mbikëqyrjen dhe matjen e fushatës dixhitale duke përdorur sistemet automatike të marketingut, email-it dhe CRS-së.
Ky rol gjithashtu mund të mbulojë edhe për pozicionin e këshilluesit për marketing. Gjithësesi, marketingu dixhital si fushë profesionale përfshin shumëllojshmëri veprimesh strategjike mbi bazën e web dizajnit dhe zhvillueshmërisë dixhitale, SEO, dhe platforma mediatike.

Përgjegjësitë:

• Planifikimin e fushatës së marketingut, përfshirë këtu web, SEO/SEM, email, media sociale dhe reklamë.
• Mbajtja e prezencës dixhitale përgjatë kanaleve mediatike
• Matjet dhe raportimet e performancës së të gjitha fushatave të marketingut
• Bashkëpunim me agjencitë dhe furnizuesit e ndryshëm

Lexoni Artikullin: Menaxher i Marketingut Digjital.

2. Asistent Teknik IT

Ky pozicion ka të bëjë me ndihmën që u jepet përdoruesve, punonjësve dhe kompanive në përdorimin e duhur të IT Hardware-it dhe software-it, dhe merret me problemet ose vështirësitë që lindin prej përdorimit të këtyre pajisjeve. Asistenti i IT-së ose tekniku IT në mjedisin e punës, ofron, mbështetje teknike tek përdoruesit e një produkti teknologjik i cili mund të gjendet bë shumë industri të cilat përdorin mjetet teknologjike në mjedisin e tyre. Gjithashtu, ky rol ka të bëjë me gjetjen, kërkimin dhe zgjidhjen e problemeve kompjuterike.

Përgjegjësitë:

• Gjetjen dhe zgjidhjen të problemeve në website (hardware and software)
• Mbajtje e inventarit të sigurisë dhe shërbimeve të rrjetit
• Ndërtimin e raporteve mbi aktivitetin e pajisjeve (teknologji)
• Vënien në dijeni të menaxherit për problemet e pranishme
• Trajnimin e përdoruesve të kompjuterit
• Pastrimin e kompjuterave

Lexoni artikullin tonë: Asistent Teknik IT.

3. Zhvillues Front-End

Front End Developer ka të bëjë me përdorimin e njohurive të cilat lidhen me programimin dhe gjuhën e kodeve. Një developer i tillë duhet të komunikojë me klientët për të kuptuar nevojat e tyre, të optimizojë website-t për t’u përshtatur me formate të ndryshme, dhe të bëjë teste për të siguruar se kodet punënojnë ashtu siç duhet. Roli i tij kryesor është të kombinojë dizajnin dhe teknologjinë në mënyrë që të ndërtojë një eksperiencë të lehtë përdorimi për vizitorët e uebfaqes.

Përgjegjësitë:

• Të punojnë me klientët për të zhvilluar dizajnin dhe fasadën e uebfaqes
• Të zotërojnë mirë gjuhën e kodimit si HTML, C++ dhe Java
• Prodhimin, mirëmbajtjen dhe modifikimin e uebfqaeve dhe ndërfaqet e përdoruesve (user interface)
• Ndërthurjen e aplikacioneve, grafikës, tinguj dhe video tek uebfaqet e klientëve
• Krijimin e veglave të cilat ndihmojnë në rritjen e përvojës së përdoruesit të uebfaqes
• Të sigurohet se uebfaqa shfaqet saktë në çdo lloj platforme
• Testimi rutinë i uebfaqes
• Zgjidhja e problemeve që mund të lindin brenda uebfaqes

Për më shumë, lexoni Artikullin tonë.

4. Përgjegjës Financash

Ky pozicion pune lidhet ngushtë me përgjegjësitë e mbarëvajtjes financiare e një kompanie apo biznesi. Mbajtja e praktikave financiare brenda rregullit dhe formës ligjore është një sipërmarrje shumë e rëndësishme për qëndrueshmërinë në kohë e çfarëdolloj biznesi.

Përgjegjësitë:

  • Përformancë për detyrimet financiare duke gjeneruar edhe të dhëna bazë, përshtatshmëri ligjore, raportime, analiza financiare, dhe qëndrueshmëria financiare e kompanisë.
  • Mbikëqyrjen e operacioneve financiare të kompanisë
  • Monitorim dhe supervizim të llogarive – në tremujor dhe vjetor
  • Këshillimi mbi vendimmarrjen financiare
  • Mbikëqyrja e dokumenteve dhe përfytyrimi i së ardhmes financiare
  • Krijimin e strategjive financiare të së ardhmes

Për më shumë, lexoni Përgjegjës Financash.

5. Menaxher i Kontratave

Menaxheri ose administratori është i përgjegjshëm për të përgatitur, të dakordësojë dhe të dokumentojë kontratat e biznesit në emër të punëdhënësit të tij. Detyrat e tij janë të formulojë termat e dakordësisë, të vë në dijeni palët e përfshira, të rinovojë kontratat ose ti shtyjë ato, dhe të komunikojë qartë çdo hap të kontratës apo dhe ndryshimeve të saj.

Përgjegjësitë:

  • Ndërtimin, vlerësimin, pranimin dhe ekzekutimin e kontratave të ndryshme
  • Krijimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me furnizuesit
  • Mirëmbajtjen e bashkëbisedimeve dhe dokumenteve në mënyrë arritjen e mbylljes së kontratës
  • Komunikimin dhe prezantimin e informacioneve tek furnizuesit
  • Monitorimin e kontratave
  • Zgjidhjen e problemeve në lidhje me përmbajtën e kontratave

Për më shumë, lexoni Menaxher i Kontratës.

6. Shërbim ndaj Klientit

Ky pozicion ka të bëjë me shërbimin ndaj klientit dhe të çdo gjë që lidhet apo kërkohet prej klientit. Personi i cili qëndron mbas këtij pozicioni i përgjigjet kërkesave në lidhje me produktin dhe mundohet të tërheq klientë të rinj. Ai përpunon porositë dhe mundohet të plotësojë kërkesat e klientit për të arritur kënaqësinë totale të marrë prej shërbimit.

Përgjegjësitë:

• Hapjen dhe mbajtjen e llogarive të klientëve me anë të regjistrimit të të dhënave
• Zgjidhjen e problemeve të produktit ose të shërbimit duke qartësuar ankesat e klientëve
• Mbajtjen e llogarive financiare duke ndërmarrë rregullime të nevojshme
• Menaxhimin e thirrjeve të shumta
• Gjenerimin e shitjeve
• Mbarëvajtjen e ankesave të klientit
• Mirëpritje të ngrohtë të klientit dhe kuptueshmërinë e qartë të arsyes përse klienti kontakton me shërbimin
• Fshirjen ose ngritje-në-nivel të llogarisë
• Njoftimin e klientit për promocione ose oferta në çmim
• Mbarëvajtjen e ndryshimeve ose rinovimeve
• Krijimin e raporteve të përmbushjes së kënaqësisë së klientit

Për më shumë, lexoni Menaxher i Kontratave.

7. Recepsionist

Një agjent pritës ose agjent pritës hoteli, mbikëqyrë hyrje-daljet e klientëve dhe sigurohet që ata të kenë një qëndrim të këndshëm apo shërbimin e merituar. Ai ka për detyrë të vëzhgojë përmbushjen e shërbimeve dhe realizimin e plotë të çdo pjesë që përbën një produkt. Merret me verifikimet, dhënien e shërbimeve në kohë, regjistrimet e klientëve dhe sigurimin e pagesës bazë ose dhe të shtesave të tjera. Mbarëvajtja e komunikimit midis palëve dhe informimi i saktë i klientit është pjesa kyçe e këtij pozicioni.

Përgjegjësitë:

• Menaxhimin e komunikimit online, në telefon dhe fizik
• Mirëpritjen e klientëve, sigurinë e tyre dhe të të tjerëve, shpërndarjen e çelësave të dhomave, dhe të shpjegojë rreth komoditeteve të hotelit
• Marrjen e pagesave të klientëve
• Të përgjigjet për problemet dhe ankesat e klientëve në mënyrë miqësore
• Të shpjegojë komoditetet dhe mundësitë e zonës përreth biznesit
• Të bashkëpunojë me pjesën tjetër të stafit në mënyrë që të arrihet niveli i kënaqësisë së secilit klient
• Të ndihmojë klientët në planifikim e tyre të eventeve dhe konferencave
• Organizimin e shërbimeve speciale për klientët VIP

Për më shumë, lexoni Recepsionist.

8. Menaxher Operativ

Menaxher Operativ, është ai që vëzhgon proceset dhe përmirësimet e veprimtarive të një kompanie.

Përgjegjësitë:

• Planifikim afatgjatë për të krijuar veprimtari të cilat shtyjnë përpara qëllimet e një kompanie
• Koordinimin e grupeve të punës për të arritur ndërveprime dhe shkëmbime idesh, dhe gjetjen e rrugëve për të ulur shpenzimet duke optimizuar përfitimet
• Të frymëzoj dhe motivojë punonjësit të performojnë në nivelin më të mirë që munden
• Komunikimin me bordin drejtues
• Piketimin e problemeve dhe gjetjen e zgjidhjeve
• Piketimin e mundësive duke përfituar nga ndryshimet e tregut

9. Grafik Dizajner

Grafik Dizajner ose Artist i grafikës, është dikush që merret me krijimin dhe ndërtimin e pamjes figurative të websit-i. Ai krijon dhe vendos për llojin e imazhit, elementit grafik, estetikën grafike dhe shtrirjen përmbajtjes tek ndërtimi i një uebfaqeje. Çdo gjë pamore që ne shohim në një ekran apo hapësirë 2d, është punë e një dizajneri grafik.

Përgjegjësitë:

• Bashkëpunim me pjesëtar të tjerë të cilët krijojnë përmbajtjen e multimedias
• Krijimin e logos dhe materialit tjetër i cili duhet të shfaqet dhe përdoret
• Të ndihmojë në zgjedhjen e dizajnit (p.sh. ngjyrat, tipografia, etj.) për çdo krijim multimedial

Lexoni artikullin tonë rreth Grafik Dizajn.

10. Agjent Udhëtimesh

Ky pozicion pune ka të bëjë me ndihëm që u jepet individëve dhe bizneseve të planifikojnë udhëtimet tyre. Roli i tyre është të këshillojnë klientët rreth destinacioneve, të krijojnë itinerare, të rezervojnë udhëtime dhe hotele.

Përgjegjësitë:

• Këshillimin e klientëve rreth destinacioneve
• Ndjekjen e planeve të udhëtimit dhe bërjen e ndryshimeve të kërkuara prej klientit
• Kërkimin e informacioneve të sakta dhe të orareve në lidhje me udhëtimin
• Përshkrimin e udhëtimit dhe detajeve të tij tek klientët, dhe dokumentet që janë të nevojshme për kryerjen e udhëtimit
• Marrjen e vendimeve për ndryshimet që mund të ndodhin përpara dhe përgjatë udhëtimit
• Dhënien e informacioneve në lidhje me udhëtimin, broshura dhe publikime, guida dhe harta, aktivitete dhe evente në rast kur kërkohen prej klientit

Lexoni artikullin tonë Agjent Udhëtimesh.

11. Programues Tërësor (full-stack programmer)

Ky pozicion pune lidhet me programuesin e kompjuterit i cili është njohës i kodimit dhe ndërton platformën brenda së cilës ndërveprojnë dhe punojnë sistemet front-end dhe back-end. Personi mbas këtij roli, krijojnë ndërveprimin e përdoruesve rreth disa uebfqaeve dhe platformave, optimizojnë me anë të kodeve funksionet për madhësinë e telefonit dhe zhvillimin e data-bazës.

Përgjegjësitë:

• Menaxhimin tërësor i proceseve zhvilluese të konceptit në shtrirje praktike të software-it
• Mbarëvajtjen dhe përmirësimin software-it mbas shtrimit fizik të tij
• Menaxhimin e produktit dhe aplikacionit përgjatë gjithë ciklit ekzistues
• Mbikëqyrjen dhe udhëzimin e analizës, shkrimit, ndërtimit dhe shtrirjes fizike së software-it
• Mbikëqyrjen e sistemit automatik të testimit dhe raportimin e të dhënave
• Modifikimin dhe testimin e ndryshimeve të programeve të vjetra

Lexoni artikullin tonë.

12. Guidë Turistike

Guidë Turistike, emërtohet njeriu i cili është karizmatik dhe entuziast. Ai ka njohuri të gjera në fushë të caktuar, për vende, histori dhe kulturë, dhe aktivitete të interesit të veçantë. Guida shoqëron dhe udhëzon turistët dhe vizitorët rreth destinacioneve, aktiviteteve, vendeve dhe ekspeditave që lidhen me fushën e njohurive të tij.

Përgjegjësitë:

• Përgatitjen dhe planifikimin e itinerarit të udhëtimit
• Përgatitjen në përparësi e gjithçka që mund të nevojitet për ekspeditën
• Krijimin e skriptit (përshkrimit) të tregimit që do të prezantohet përgjatë ekspeditës
• Të shpjegojë çdo gjë të nevojshme në lidhje me sigurinë tek grupi i ekspeditës
• Të përgjigjet pyetjeve të klientëve
• Mbështetjen me ndihmë shtesë aty ku nevojitet, përfshirë edhe ndihmën e shpejtë

Lexoni më shumë.

Fjalët e fundit

Mbasi kemi mësuar rreth pozicioneve të punësimit që mund të gjenden në tregun e punës, sot, rëndësi ka që secili të nis më parë shkollimin dhe trajnimin në fushën ë dëshiron të ndjekë. Bashkë me këto, rëndësi ka edhe praktika në mjedis real pune, p.sh internship. Tek Elite Academy nuk do të gjeni vetëm modulet dhe shkollimin tuaj rreth fushave të interesit për secilin student, por edhe mundësi për të praktikuar një internship brenda kompanisë, gjë që ju jep mundësinë edhe të përfitoni një vend punë në të ardhmen. Për këtë qëndroni gjithnjë në linjë rreth njoftimeve për pozicione të lira pune në kompani.

Regjistrohuni në newsletter

për t`u njoftuar rreth ofertave dhe lajmërimeve të fundit.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Krijo Curriculum Vitae-n (Jetëshkrimin)/Rezymenë më të mirë (e përditësuar)

Krijo Curriculum Vitae

Siç e sugjeron edhe emri, një Curriculum Vitae (CV) nuk është një dokument i zakonshëm, por një përfaqësim i rrjedhës së jetës suaj dhe ndodh se kudo të shkoni, do t’ju nevojitet një CV e mirë. Ç’është një Curriculum Vitae dhe nga ndryshon me rezymenë? Siç e thamë edhe më lart, CV-ja është një shkresë […]

Read More…

Krijimi i një rrjetëzimi profesional

Termi “professional network” haset jo rrallë herë në mediumin e zhvillimit profesional. Nëse jeni të interesuar të zhvilloheni profesionalisht atëherë duhet me patjetër të investoni në rrjetëzimin tuaj profesional, që në thelb është më i qartë nga sa mendoni. Çfarë është rrjetëzimi profesional? Rrjetëzimi profesional është procesi i të njohurit të njerëzve të rinj që […]

Read More…

Pozicione Pune që Mund të Aplikoni mbas Certifikimit me Elite Academy

Edukimi qëndron si bazë për zhvillimin e njeriut dhe shoqërisë, duke luajtur rol vendimtar në krijimin e profesioneve dhe mundësive për punësim në të ardhmen. Gjithashtu, edukimi po na tregon edhe rëndësinë që luan në zhvillimin ekonomik i cili lidhet ngushtë me vendet e punës dhe profesionet e një shteti. […]

Read More…