loading

Krijo Curriculum Vitae-n (Jetëshkrimin)/Rezymenë më të mirë (e përditësuar)

Siç e sugjeron edhe emri, një Curriculum Vitae (CV) nuk është një dokument i zakonshëm, por një përfaqësim i rrjedhës së jetës suaj dhe ndodh se kudo të shkoni, do t’ju nevojitet një CV e mirë.

Ç’është një Curriculum Vitae dhe nga ndryshon me rezymenë?

Siç e thamë edhe më lart, CV-ja është një shkresë që jep informacion konçiz në lidhje me përvojën tuaj akademike dhe punësimin. CV-të përdoren thuajse në mënyrë të veçantë kur dikush kërkon një punë akademike ose shkollim. Ndonëse, CV-ja nuk ndyshon shumë nga një rezyme, sa përdoren edhe si sinonime, ka disa aspekte që i veçojnë si dy tipologji të ndryshme. rezymetë janë zakonisht më të shkurtra, preferohen vetëm një faqe abstract që ndihmon për të krijuar identitetin tuaj profesional. CV-ja nga ana tjetër, krijon identitetin tuaj shkollor, është më e gjatë dhe përfshin elementë të tjerë të aftësive dhe interesave, që nuk do t’i gjeni gjithmonë në një rezyme.

 

Parime kyçe kur shkruhet një CV

Kur uleni të shkruani CV-në tuaj, është e rëndësishme të mbani në mendje disa parime kyçe. Për çfarëdo arsyeje që e shkruani, rregulli numër një është të jeni të vërtetë nga fillimi deri në fund: asnjë informacion i rremë akademik apo profesional.

Nuk ka një lloj standard Curriculum Vitae, pasi ka përmbajtje të veçanta që theksohen për disiplina të ndryshme. Hjëja më e mirë q ëmund të bëni është përfshini çdo informacion që konsiderohet i rëndësishëm për fushën tuaj. Një pikënisje e mirë është shihni modele të CV-ve të njerëzve të tjerë (që janë të fushës suaj). Përdorni internetin, ose thjeshtë pyesni njerëz që e dini se kanë qenë së afërmi pjesë e tregut të punës. Gjithësesi, CV-ja juaj duhet të mbetet e veçantë dhe origjinale. Mos kopjoni nga të tjerët, studioni mënyrat se si mund ta paraqisni informacionin në mënyrë efektive.

CV-të duhet të jenë të thjeshta për tu lexuar, si edhe tërheqëse për sytë. Mënyra si tregohet informacioni, paraqitja pamore, ose do t’i japin CV-së suaj një mundësi të lexohet, ose të anashkalohet. Tregohuni të qartë, bëjini informacionet kryesore të dukshme: përodni simbole rradhitjeje, tituj të qartë, dhe fonte profesionale. Përpiquni ta mbani jo më shumë se dy faqe.

Përgjithsisht, CV duhet të ketë stil.

Struktura është gjithçka për CV-në tuaj

Edhe pse mund të keni shumë për të thënë dhe përmbajtja e CV-së tuaj është e pasur, mungesa e një structure e zhvlerëson atë. Strukura është kyçe, pasi është treguese e shumë gjërave. Si fillim, një strukturë e mirë është parajsë për sytë. Teksti i barazlarguar nga anët e fletës dhe paragrafët e mirëorganizuar, lenë përshtypjen e një pune të mirëmenduar. Kjo na sjell në çështjen e dytë. Struktura ju bën të dukeni profesionalë dhe përçon ndjesinë e seriozitetit dhe integritetit profesional. Sugjeron gjithashtu se kohë dhe mendim është harxhuar për krijimin eCV-së.

Tërhiqni njerëzit me shkrimin tuaj

Mos e ngatërroni shkrimin bindës me stilin artistic. Një CV nuk mund ta përfshijë gjithë përvojën tua, kjo është e qartë për të gjithë rekrutuesit, por është me rëndësi ta bëni veten të besueshëm në lidhje me qëllimet dhe dukjen që doni të keni.

Paragrafët e përshkrimit të përvojës së punës janë më të rëndësishmet nëse aplikoni për një pozicion pune. Sugjerohet të jeni sa më lakonikë të jetë e mundur. Nuk është gjithmonë në të mirën tuaj të përdorni fjali shumë të gjata. Përdorimi lakonik i fjalëve vlerësohet, duke qenë më i qartë dhe konçiz. Të shpjegoni në pak fjalë përvojat tuaja të punës ju çon drejtë e në temë dhe e bën CV-në të rrjedhshme.

Nëse hasni vështirësi me pjesët e tjera të CV-së kujtoni se mund të shfrytëzoni përdorimin e hapësirës. Nëse shtyheni të përdorni fraza disi të gjata, pikat shënjuese ju ndihmojnë ta ndani informacionin në një mënyrë më të efektshme për të depërtuar tek lexuesi.

Ka shumë rëndësi që një pjesë të CV-së suaj t’ia jepni profilit tuaj, të prshkruani veten në mënyrë të sintetizuar dhe ç’doni të arrini, siç edhe praktikohet, sidomos kur aplikoni për një punë, por nuk keni shumë përvojë. Në këtë rast, do t’ju nxisnim t’i kushtonit vëmendje elementëve të tjerë që e plotësojnë imazhin tuaj. Për pak do të flasim dhe për to. Edhe nëse po aplikoni në një institucion arsimor për ndjekje akademike, profili ju ndihmon shumë. Mund të sillet si një përmbledhje e përgjithshme e lëtrës suaj të motivimit.

Të shtosh, atë mos shtosh një foto në CV?

Ka dy teori në lidhje me vendosjen e fotos në CV. Disa e konsiderojnë të jetë një praktikë e pashëndetshme, ngase paraqitja mund të çojë në paragjykime, kështu, të vendosni një foto të vetes në CV është opsionale, ndonëse është praktikë e zakonshme që të vendoset për dy arsye.

E para, të shtosh një foto tënden, i jep CV formë dhe ndjesi të plotë, përkthehet edhe si më profesionale. Disa njerëz besojnë se kjo vjen për arsye se fotoja e bën CV-në të besueshme dhe jep idenë se ne mbajmë 100% përgjegjësi për çfarë prëzantojmë në të.

Arsyeja tjetër pse të vendosni foto në CV-në tuaj është lloji i punës për të cilën po aplikoni. Ka profesione ku pamja luan një rol kyç. Kur punoni si agjent udhëtimesh, ju jeni imazhi i një kompanie, kështu që një pamje e pastër mund të çojë në një përshtypje të parë të mirë. Edhe pse kjo mund të jetë një temë e ndjeshme, rekomandohet që të shtoni foton tuaj në CV-në tuaj.

Shtimi i informacionit të përgjithshëm/kontaktit

Emri: i aplikantit

Numri i telefonit/celularit: +00 000 000 00

adresa e-mail: email@example.com

Faqja e internetit: ëëë.example.com

Adresa: adresa juaj

LinkedIn: LinkedIn-i juaj mund të shërbejë si një burim për të njohur më mirë profilin tuaj dhe, rekomandohet ta përfshini atë

Elementë të tjerë të rëndësishëm:

Trajnimi është një tregues i këmbënguljes, njohurive dhe kualifikimit.

Aftësitë e buta kanë marrë një rëndësi tjetër në ditët e sotme, kështu që shtimi i tyre në CV-në tuaj tregon se keni një kuptim të mirë të tregut të punës.

Aftësitë ndërpersonale janë një tjetër element i shkëlqyer që mund të shtoni. Kjo mund të tregojë sjelljen tuaj në vendin e punës.

Interesat dhe hobi. Është mirë të shtoni disa informacione personale në CV-në tuaj. E bën profilin tuaj më të larmishëm. Mos harroni se kjo është gjithashtu me interes (jo gjithmonë) për punëdhënësit tuaj.

Mediat sociale janë një element opsional që mbështetet në mënyrën se si e keni ndërtuar imazhin tuaj. Mos ngurroni të mos e shtoni, por mos harroni të analizoni nëse dhe si lidhet me përvojën dhe qëllimin tuaj.

Gjuhët janë një domosdoshmëri. Të njohësh gjuhët, është një aftësi si asnjë tjetër. Përfshijini ato në CV-në tuaj, pasi ato vetëm do të ndihmojnë.

Detaje shtese
  1. Aftësi teknike dhe softuerike
  2. Punë vullnetare
  3. Certifikatat

Rishikoni CV-në tuaj

Gabimet gramatikore janë gjëja e parë që kalojnë pa u vënë re kur shkruani CV-në tuaj, kështu që merrni kohën tuaj dhe bëni një kontroll të plotë për gabime gramatikore/drejtshkrimore, informacione të parëndësishme ose fjali me fjalë. Lexoni CV-në tuaj me zë të lartë dhe sigurohuni që të tingëllojë e natyrshme. Jepini dikujt tjetër për ta lexuar, pasi ai nuk është i njohur me të dhe mund të japë kritika më të mira ose gjetje të gabimeve. Mos harroni strukturën!

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Krijo Curriculum Vitae-n (Jetëshkrimin)/Rezymenë më të mirë (e përditësuar)

Krijo Curriculum Vitae

Siç e sugjeron edhe emri, një Curriculum Vitae (CV) nuk është një dokument i zakonshëm, por një përfaqësim i rrjedhës së jetës suaj dhe ndodh se kudo të shkoni, do t’ju nevojitet një CV e mirë. Ç’është një Curriculum Vitae dhe nga ndryshon me rezymenë? Siç e thamë edhe më lart, CV-ja është një shkresë […]

Read More…