loading

Duke ndjekur rrugën e edukimit profesional ndërtojmë siguri në aftësinë tonë profesionale.

Pozicione Pune që Mund të Aplikoni mbas Certifikimit me Elite Academy

Edukimi qëndron si bazë për zhvillimin e njeriut dhe shoqërisë, duke luajtur rol vendimtar në krijimin e profesioneve dhe mundësive për punësim në të ardhmen. Gjithashtu, edukimi po na tregon edhe rëndësinë që luan në zhvillimin ekonomik i cili lidhet ngushtë me vendet e punës dhe profesionet e një shteti.

Sot, për secilin që kërkon të punësohet në sektorin që dëshiron dhe të ushtrojë profesionin që ka për pasion pjesëmarrja në kurse dhe trajnime, ose shkollim të përqendruar në drejtim apo profil, është thelbësore. Ky lloj shkollimi ju jep studentëve të gjitha mjetet për të arritur nivelin e domosdoshëm teorik, praktik dhe profesional para se të nisen drejt marrjes së një pozicioni real punësimi.

Elite Academy në Elbasan, ka ndërtuar module dhe trajnime porfesionale të cilat përshtaten dhe zhvillohen në bazë të kërkesës së tregut të punës në vend. Gjithashtu, këto module janë të ndërtuara në lidhje me standardet evropiane dhe botërore të edukimit profesional. Çdo student që zhvillohet brenda mjedisit të Elite Academy, përgatitet në kohë për të marrë pozicionin e punës që dëshiron mbas diplomimit.

Në këtë artikull do të flasim për pozicionet e punësimit që kanë studentët e Elite Academy mbas diplomimit. Për më shumë rreth moduleve dhe trajnimeve që zhvillohen tek Elite Academy, vizitoni: https://eliteacademy.al/

Pozicione punësimi që arrihen me anë të pjesëmarrjes në modulet mësimore të akademisë.

Tabela e Përmbajtjes

1. Marketing Digjital – Menaxher

Roli i Menaxher i Marketingut Dixhital është përgjegjës për dizenjimin, mbikëqyrjen dhe matjen e fushatës dixhitale duke përdorur sistemet automatike të marketingut, email-it dhe CRS-së.
Ky rol gjithashtu mund të mbulojë edhe për pozicionin e këshilluesit për marketing. Gjithësesi, marketingu dixhital si fushë profesionale përfshin shumëllojshmëri veprimesh strategjike mbi bazën e web dizajnit dhe zhvillueshmërisë dixhitale, SEO, dhe platforma mediatike.

Përgjegjësitë:

• Planifikimin e fushatës së marketingut, përfshirë këtu web, SEO/SEM, email, media sociale dhe reklamë.
• Mbajtja e prezencës dixhitale përgjatë kanaleve mediatike
• Matjet dhe raportimet e performancës së të gjitha fushatave të marketingut
• Bashkëpunim me agjencitë dhe furnizuesit e ndryshëm

2. Asistent Teknik IT

Ky pozicion ka të bëjë me ndihmën që u jepet përdoruesve, punonjësve dhe kompanive në përdorimin e duhur të IT Hardware-it dhe software-it, dhe merret me problemet ose vështirësitë që lindin prej përdorimit të këtyre pajisjeve. Asistenti i IT-së ose tekniku IT në mjedisin e punës, ofron, mbështetje teknike tek përdoruesit e një produkti teknologjik i cili mund të gjendet bë shumë industri të cilat përdorin mjetet teknologjike në mjedisin e tyre. Gjithashtu, ky rol ka të bëjë me gjetjen, kërkimin dhe zgjidhjen e problemeve kompjuterike.

Përgjegjësitë:

• Gjetjen dhe zgjidhjen të problemeve në website (hardware and software)
• Mbajtje e inventarit të sigurisë dhe shërbimeve të rrjetit
• Ndërtimin e raporteve mbi aktivitetin e pajisjeve (teknologji)
• Vënien në dijeni të menaxherit për problemet e pranishme
• Trajnimin e përdoruesve të kompjuterit
• Pastrimin e kompjuterave

Lexoni Artikullin tonë.

3. Zhvillues Front-End

Front End Developer ka të bëjë me përdorimin e njohurive të cilat lidhen me programimin dhe gjuhën e kodeve. Një developer i tillë duhet të komunikojë me klientët për të kuptuar nevojat e tyre, të optimizojë website-t për t’u përshtatur me formate të ndryshme, dhe të bëjë teste për të siguruar se kodet punënojnë ashtu siç duhet. Roli i tij kryesor është të kombinojë dizajnin dhe teknologjinë në mënyrë që të ndërtojë një eksperiencë të lehtë përdorimi për vizitorët e uebfaqes.

Përgjegjësitë:

• Të punojnë me klientët për të zhvilluar dizajnin dhe fasadën e uebfaqes
• Të zotërojnë mirë gjuhën e kodimit si HTML, C++ dhe Java
• Prodhimin, mirëmbajtjen dhe modifikimin e uebfqaeve dhe ndërfaqet e përdoruesve (user interface)
• Ndërthurjen e aplikacioneve, grafikës, tinguj dhe video tek uebfaqet e klientëve
• Krijimin e veglave të cilat ndihmojnë në rritjen e përvojës së përdoruesit të uebfaqes
• Të sigurohet se uebfaqa shfaqet saktë në çdo lloj platforme
• Testimi rutinë i uebfaqes
• Zgjidhja e problemeve që mund të lindin brenda uebfaqes

Lexoni më tepër Artikullin.

4. Përgjegjës Financash

Ky pozicion pune lidhet ngushtë me përgjegjësitë e mbarëvajtjes financiare e një kompanie apo biznesi. Mbajtja e praktikave financiare brenda rregullit dhe formës ligjore është një sipërmarrje shumë e rëndësishme për qëndrueshmërinë në kohë e çfarëdolloj biznesi.

Përgjegjësitë:

  • Përformancë për detyrimet financiare duke gjeneruar edhe të dhëna bazë, përshtatshmëri ligjore, raportime, analiza financiare, dhe qëndrueshmëria financiare e kompanisë.
  • Mbikëqyrjen e operacioneve financiare të kompanisë
  • Monitorim dhe supervizim të llogarive – në tremujor dhe vjetor
  • Këshillimi mbi vendimmarrjen financiare
  • Mbikëqyrja e dokumenteve dhe përfytyrimi i së ardhmes financiare
  • Krijimin e strategjive financiare të së ardhmes

Shkoni tek Artikulli.

5. Menaxher Kontratash

Menaxheri ose administratori është i përgjegjshëm për të përgatitur, të dakordësojë dhe të dokumentojë kontratat e biznesit në emër të punëdhënësit të tij. Detyrat e tij janë të formulojë termat e dakordësisë, të vë në dijeni palët e përfshira, të rinovojë kontratat ose ti shtyjë ato, dhe të komunikojë qartë çdo hap të kontratës apo dhe ndryshimeve të saj.

Përgjegjësitë:

• Ndërtimin, vlerësimin, pranimin dhe ekzekutimin e kontratave të ndryshme
• Krijimin dhe mbajtjen e marrëdhënieve me furnizuesit
• Mirëmbajtjen e bashkëbisedimeve dhe dokumenteve në mënyrë arritjen e mbylljes së kontratës
• Komunikimin dhe prezantimin e informacioneve tek furnizuesit
• Monitorimin e kontratave
• Zgjidhjen e problemeve në lidhje me përmbajtën e kontratave

6. Shërbim ndaj Klientit

Ky pozicion ka të bëjë me shërbimin ndaj klientit dhe të çdo gjë që lidhet apo kërkohet prej klientit. Personi i cili qëndron mbas këtij pozicioni i përgjigjet kërkesave në lidhje me produktin dhe mundohet të tërheq klientë të rinj. Ai përpunon porositë dhe mundohet të plotësojë kërkesat e klientit për të arritur kënaqësinë totale të marrë prej shërbimit.

Përgjegjësitë:

• Hapjen dhe mbajtjen e llogarive të klientëve me anë të regjistrimit të të dhënave
• Zgjidhjen e problemeve të produktit ose të shërbimit duke qartësuar ankesat e klientëve
• Mbajtjen e llogarive financiare duke ndërmarrë rregullime të nevojshme
• Menaxhimin e thirrjeve të shumta
• Gjenerimin e shitjeve
• Mbarëvajtjen e ankesave të klientit
• Mirëpritje të ngrohtë të klientit dhe kuptueshmërinë e qartë të arsyes përse klienti kontakton me shërbimin
• Fshirjen ose ngritje-në-nivel të llogarisë
• Njoftimin e klientit për promocione ose oferta në çmim
• Mbarëvajtjen e ndryshimeve ose rinovimeve
• Krijimin e raporteve të përmbushjes së kënaqësisë së klientit

7. Agjent Pritës

Një agjent pritës ose agjent pritës hoteli, mbikëqyrë hyrje-daljet e klientëve dhe sigurohet që ata të kenë një qëndrim të këndshëm apo shërbimin e merituar. Ai ka për detyrë të vëzhgojë përmbushjen e shërbimeve dhe realizimin e plotë të çdo pjesë që përbën një produkt. Merret me verifikimet, dhënien e shërbimeve në kohë, regjistrimet e klientëve dhe sigurimin e pagesës bazë ose dhe të shtesave të tjera. Mbarëvajtja e komunikimit midis palëve dhe informimi i saktë i klientit është pjesa kyçe e këtij pozicioni.

Përgjegjësitë:

• Menaxhimin e komunikimit online, në telefon dhe fizik
• Mirëpritjen e klientëve, sigurinë e tyre dhe të të tjerëve, shpërndarjen e çelësave të dhomave, dhe të shpjegojë rreth komoditeteve të hotelit
• Marrjen e pagesave të klientëve
• Të përgjigjet për problemet dhe ankesat e klientëve në mënyrë miqësore
• Të shpjegojë komoditetet dhe mundësitë e zonës përreth biznesit
• Të bashkëpunojë me pjesën tjetër të stafit në mënyrë që të arrihet niveli i kënaqësisë së secilit klient
• Të ndihmojë klientët në planifikim e tyre të eventeve dhe konferencave
• Organizimin e shërbimeve speciale për klientët VIP

8. Menaxher Operacioni

Menaxher Operacioni, është ai që vëzhgon proceset dhe përmirësimet e operacioneve (veprimtarive) të një kompanie.

Përgjegjësitë:

• Planifikim afatgjatë për të krijuar veprimtari të cilat shtyjnë përpara qëllimet e një kompanie
• Koordinimin e grupeve të punës për të arritur ndërveprime dhe shkëmbime idesh, dhe gjetjen e rrugëve për të ulur shpenzimet duke optimizuar përfitimet
• Të frymëzoj dhe motivojë punonjësit të performojnë në nivelin më të mirë që munden
• Komunikimin me bordin drejtues
• Piketimin e problemeve dhe gjetjen e zgjidhjeve
• Piketimin e mundësive duke përfituar nga ndryshimet e tregut

9. Grafik Dizajner

Grafik Dizajner ose Artist i grafikës, është dikush që merret me krijimin dhe ndërtimin e pamjes figurative të websit-i. Ai krijon dhe vendos për llojin e imazhit, elementit grafik, estetikën grafike dhe shtrirjen përmbajtjes tek ndërtimi i një uebfaqeje. Çdo gjë pamore që ne shohim në një ekran apo hapësirë 2d., është punë e një dizajneri grafik.

Përgjegjësitë:

• Bashkëpunim me pjesëtar të tjerë të cilët krijojnë përmbajtjen e multimedias
• Krijimin e logos dhe materialit tjetër i cili duhet të shfaqet dhe përdoret
• Të ndihmojë në zgjedhjen e dizajnit (p.sh. ngjyrat, tipografia, etj.) për çdo krijim multimedial

10. Agjent Udhëtimesh

Ky pozicion pune ka të bëjë me ndihëm që u jepet individëve dhe bizneseve të planifikojnë udhëtimet tyre. Roli i tyre është të këshillojnë klientët rreth destinacioneve, të krijojnë itinerare, të rezervojnë udhëtime dhe hotele.

Përgjegjësitë:

• Këshillimin e klientëve rreth destinacioneve
• Ndjekjen e planeve të udhëtimit dhe bërjen e ndryshimeve të kërkuara prej klientit
• Kërkimin e informacioneve të sakta dhe të orareve në lidhje me udhëtimin
• Përshkrimin e udhëtimit dhe detajeve të tij tek klientët, dhe dokumentet që janë të nevojshme për kryerjen e udhëtimit
• Marrjen e vendimeve për ndryshimet që mund të ndodhin përpara dhe përgjatë udhëtimit
• Dhënien e informacioneve në lidhje me udhëtimin, broshura dhe publikime, guida dhe harta, aktivitete dhe evente në rast kur kërkohen prej klientit

11. Programues Tërësor (full-stack programmer)

Ky pozicion pune lidhet me programuesin e kompjuterit i cili është njohës i kodimit dhe ndërton platformën brenda së cilës ndërveprojnë dhe punojnë sistemet front-end dhe back-end. Personi mbas këtij roli, krijojnë ndërveprimin e përdoruesve rreth disa uebfqaeve dhe platformave, optimizojnë me anë të kodeve funksionet për madhësinë e telefonit dhe zhvillimin e data-bazës.

Përgjegjësitë:

• Menaxhimin tërësor i proceseve zhvilluese të konceptit në shtrirje praktike të software-it
• Mbarëvajtjen dhe përmirësimin software-it mbas shtrimit fizik të tij
• Menaxhimin e produktit dhe aplikacionit përgjatë gjithë ciklit ekzistues
• Mbikëqyrjen dhe udhëzimin e analizës, shkrimit, ndërtimit dhe shtrirjes fizike së software-it
• Mbikëqyrjen e sistemit automatik të testimit dhe raportimin e të dhënave
• Modifikimin dhe testimin e ndryshimeve të programeve të vjetra

12. Guidë Turistike

Guidë Turistike, emërtohet njeriu i cili është karizmatik dhe entuziast. Ai ka njohuri të gjera në fushë të caktuar, për vende, histori dhe kulturë, dhe aktivitete të interesit të veçantë. Guida shoqëron dhe udhëzon turistët dhe vizitorët rreth destinacioneve, aktiviteteve, vendeve dhe ekspeditave që lidhen me fushën e njohurive të tij.

Përgjegjësitë:

• Përgatitjen dhe planifikimin e itinerarit të udhëtimit
• Përgatitjen në përparësi e gjithçka që mund të nevojitet për ekspeditën
• Krijimin e skriptit (përshkrimit) të tregimit që do të prezantohet përgjatë ekspeditës
• Të shpjegojë çdo gjë të nevojshme në lidhje me sigurinë tek grupi i ekspeditës
• Të përgjigjet pyetjeve të klientëve
• Mbështetjen me ndihmë shtesë aty ku nevojitet, përfshirë edhe ndihmën e shpejtë

Fjalët e fundit

Mbasi kemi mësuar rreth pozicioneve të punësimit që mund të gjenden në tregun e punës, sot, rëndësi ka që secili të nis më parë shkollimin dhe trajnimin në fushën ë dëshiron të ndjekë. Bashkë me këto, rëndësi ka edhe praktika në mjedis real pune, p.sh internship. Tek Elite Academy nuk do të gjeni vetëm modulet dhe shkollimin tuaj rreth fushave të interesit për secilin student, por edhe mundësi për të praktikuar një internship brenda kompanisë, gjë që ju jep mundësinë edhe të përfitoni një vend punë në të ardhmen. Për këtë qëndroni gjithnjë në linjë rreth njoftimeve për pozicione të lira pune në kompani.

Regjistrohuni në newsletter

për t`u njoftuar rreth ofertave dhe lajmërimeve të fundit.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching