loading

Kodimi për fëmijët: një hob i investueshëm

Kjo mund të jetë një tjetër hyrje ku ne fillojmë duke ju ritheksuar se si bota në të cilën jetojmë është e dominuar fuqishëm nga teknologjia dhe ndikimi i saj, por të gjithë ne e dimë këtë apo jo? Në këtë artikull do të flasim shkurtimisht pse tu mësojmë fëmijëve të kodojnë është e rëndësishme dhe mbi të gjitha çfarë rëndësie ka dhe të mirash sjell kodimi për ta.

Fëmijët dhe adoleshentët janë në kontakt të përditshëm me teknologjinë. Metonimia se brezi i ri ka lindur me telefon në dorë, vlen për të treguar se të lindur në epokën e teknologjisë, në një mënyrë apo në një tjetër, moshat e reja priren për të hulumtuar dhe përdorur rrjetin e teknologjinë. Në vend që vetëm të përdorin dhe zbulojnë, kodimi u jep atyre mundësinë të krijojnë dhe shpikin teknologji të reja.

Pse është i rëndësishëm dhe si mund të mësohet?

Të mësosh të kodosh është njëlloj sit ë mësosh një gjuhë të re, ndaj fëmijët kanë mundësitë më të larta për të përthithur dhe për të mësuar në mënyrën më të lehtë kodimin. Në fakt, është provuar se kodimi mësohet më lehtë tek moshat e vogla dhe të reja.

Kodimi do t’i ndihmojë fëmijët të krijojnë një grup të ri aftësishë, por e mira e kodimit nu qëndron vetëm këtu. Kodimi është një investim afatgjatë që mund të nxitet tek fëmija në formën e një hobi. Në të ardhmen e afërt, duke parë dhe analizuar tregun e punës, mund të themi me bindje se individët me aftësi në kodim dhe programim do të veçohen dhe do të kenë disa përparësi për të rënë në sy më lehtë.

 

Disa nga aftësitë e rëndësishme që krijohen tek fëmijët kur kodojnë:

  1. Zgjidhja e problemeve
  2. Mendimi kritik
  3. Këmbëmngulja
  4. Komunikimi
  5. Të qenit krijues

Si mund të shpjegohet kodimi për fëmijët?

  1. Fillimisht duhen shpjeguar thjeshtë konceptet bazë të kodimit. Mos harroni se fëmija do të ketë një kohë të gjatë përpara për të zgjaruar njohuritë, ndaj filloni me shpjegime të thjeshta dhe të shkurtuara.
  2. Përpiquni t’i shpjegoni fëmijës se si kodimi lidhet me jetën e përditshme, ku mund ta ndihmojë atë dhe si mund ta vendosë në funksionim.
  3. Mësojani bazat e kodimit nëpërmjet programimit me blloqe.
  4. Mësojini termat më të përhapur të kodimit.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Seti filmik krijon atmosferën për një produksion krijues të shkëlqyer

Nëse keni dashur ndonjëherë të jetoni në vendodhjen e filmit apo serialit tuaj të preferuar, na vjen keq t’ju zhgënjejmë, por ç’ka dëshironi në të shumtën e herevë nuk është veçse një dhomë me tre mure. Gjithsesi, na duhet ta pranojmë se jo rrallë herë kemi mbetur pa fjalë dhe kemi admiruar dhomën e personazhit kryesor, një mobilie në dhomën e ndenjes, ose na ka pëlqyer marrëzisht atmosfera dhe gjendja që krijon ambienti ku zhvillohen ngjarjet.

Ka një fushë të rëndësishme në botën e prodhimeve kinematografike dhe televizive që krijon botën që imagjinon regjisori dhe ndihmon në krijimin e elementëve shumë të rëndësishme për të përçuar si duhet botën e asaj që shfaqet në ekran. Krijimi i seteve filmike kombinon aftësitë krijuese me shestimin e përpiluar për të kthyer fantazinë në realitet.Seti filmik

Pse krijimi i seteve filmike është i rëndësishëm:

Nëse loja e aktorëve është shkalla më e lartë që i jep emër dhe sukses të vërtetë një prodhimi, setet filmike janë aksesori kryesor që shoqëron prodhimin dhe krijon idenë e përgjithshme estetike mbi të. Një set filmik i ndërtuar jo mirë mund të krijojë idenë se buxheti mund të ketë qenë i vogël, puna jo profesionale dhe se krijimi nuk ia vlen të shihet.  Të tjera prodhime, me sete filmike të ndërtuara mirë dhe të bazuara në skenarin, gjendjen dhe atmosferën që kërkon të përçojë krijimi marin një pamje të plotë dhe e bëjnë punën si duhet. Tetari, televizioni dhe kinematografia mbështeten mbi të për të krijuar një dimension unik, ku gjithçka shkon më së miri dhe dhe elementët krijues lidhen si duhet. Në rastë të caktuara setet filmike marrin vëmendje njëlloj me aktorët dhe historinë: korridori tek “The shining”, bota e avatarit tek “Avatar”, apo thuajse çdo vendodhje ngjarjesh tek “The Game of Thrones”, janë disa nga shembujt më të mirë të seteve filmike gjeniale që i kanë ngecur këto prodhime filmike në histori.

 

Krijimi i setit filmik:

Krijimi seteve filmike është krijimi në mënyrë artificiale i pamjeve të përshtatshme për tu filmuar nga kamera. Drejtortët artistikë dhe regjisorët janë ata që bashkëpunojnë me dizajnerët e seteve filmike për të krijuar sete filmike që në thelb janë botë në miniaturë që i përshtaten historisë dhe personazheve. Është shumë e rëndësishme që këto sete të mos jenë një detyrim që bëhet sa për tu bërë, por të ideohen dhe krijohen me kujdes dhe vëmendje ndaj detajeve.

Planifikimi i krijimit të seteve filmike dhe studimi i skenarit:

Hapi i parë për të ndërtuar një set filmik është planifikimii i tij dhe kjo nuk mund të arrihet nëse pikë së pari krijuesi nuk lexon dhe analizon skenarin.

Skenarët përmbajnë informacion të rëndësishëm mbi historinë që do të tregohet, personazhet dhe linjën e ngjarjeve. Është e mira që të nxirren shënime të detajuara nga skenari. Këto shënime duhet të kenë të bëjnë me:

  1. Vendosjen e ngjarjeve – koha e zhvillimit, vendi/et, atmosfera
  2. Rekuizitën e nevojshme në sfond
  3. Gjendje e përcjellë (humor ii përgjithshëm) – do të ndikojë më pas në zgjedhjen e paletës së ngjyrave
  4. Madhësinë e setit – nëse ka shumë aktorë dhe seti është shumë i vogël filmimi do të jetë shumë i sikletshëm, kurse po të jetë një set i madh me pak aktorë, këta të fundit do të përpihen nga boshllëku
  5. A duhet të ndërtohet nga fillimi apo mund të ndërtohet mbi një set të mëparshëm filmik.

Përfshirja e ideve dhe plotësimi i kërkesave të regjisorit:

Duke qenë se e gjithë ideja e krijimit është në mendjen e regjisorit, një krijues i setit filmik duhet të bashkëveprojë me regjisorin për të përmbushur idetë e tij/saj. Gjatë këtij procesi, regjisori duhet të pyetet mbi tonet, atmosferën dhe tematikat, paletën e ngjyrave, buxhetin dhe rekuizitë shtesë që nuk përmendet në skenar.

Krijimi i një modeli paraprak:

Për të kuptuar se si do të duket seti filmik, duhet që të krijohet paraprakisht një model. Ka disa mënyra për ta bërë këtë:

  1. Kolazhet me foto: duke hulumtuar dhe studiuar foto dhe pamje të ndryshme, mund të krijohet një kolazh me foto ambientesh, rekuizitash dhe ngjyrash që krijuesi i setit i shikon të përafërta me idenë e tij.
  2. Skicimi: kjo mënyrë kërkon skicimin e një vizatimi arkitekturor që tregon se si do të duket seti. Për të bërë këtë kërkohet një plan i përgjithshëm, imazhe të shallëzuara dhe imazheri skenike.
  3. Frymëzimi nga prodhime të tjera: duke u ndikuar dhe marrë frymëzim nga sete filmike të prodhimeve të tjera, mund të krijohet një ide e përgjithshme se si do të duket seti dhe mund të tërhiqen fije paralele mes asaj se ç’është bërë më parë dhe ç’mund të bëhet për ta tejkaluar.

Të ndërtosh nga hiçi apo të shndërrosh:

Ky vendim është më i rëndësishmi kur bëhet fjalë për ndërtimin e një seti filmik, pasi do të ndikojë tek buxheti, filmimi dhe procesi në tërësi. Të dyja mundësitë kanë të mirat e tyre, si dhe anët jo shumë të mira. Një vendim i tillë merret thuajse gjithmonë bashkë me regjisorin.

Të ndërtosh një set filmik nga hiçi: të ndërtosh një set filmik nga fillimi të jep dorë të lirë në procesin e dizajnimit. Zakonisht ndërtohet një dhomë me tre mure, brenda vendoset rekuizita e nevojshme. Ekipi i filmimit përdor më pas hapësirën e hapur të murit të katërt për të filmuar. Ndonëse ky proces është i lirshëm, kushton shumë dhe kërkon kohë për tu përsosur.

Të filmosh në vendodhje: këtu kemi të bëjmë me shndërrimin e një vendohjeje ekzistuese në një set filmik. Kushton më lirë dhe bëhet më shpejt, por duhet të siguroheni që keni lejen për të filmuar dhe që seti nuk do të preket ndërkohë që nuk filmohet. Gjithashtu duhet të siguroheni që të gjithë dhe gjithçka mund të vendoset në set.

Krijimi i planit të buxhetit:

Është thelbësore që të krijohet një buxhet. Nuk ësht e këndëshme dhe as profesionale që në mes të ndërtimit paratë të mbarojnë dhe të mos keni mundësi të plotësoni setin me rekuizitë të nevojshme apo detaje që sjellin ndryshimin.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Menaxhimi i hoteleve: sfidues dhe fantastik

Hotelet janë objekte të rëndësishme të shoqërisë, brand-e që njihen për imazhin e tyre, prestigjin, shërbimin e patëmetë, atmosfrën dhe estetikën që shoqëron emrin e tyre.Menaxhimi i hoteleve
Të gjitha më lart, janë arritjet kryesore që një manaxher hoteli duhet të përmbushë në detyrën e tij. Mirëpo manaxhimi i një hoteli nuk është një punë fort e thjeshtë, por instensive dhe e mbushur me sfida të shumta.

Çfarë bën në thelb një manaxher hoteli?

Manaxhimi i një hoteli përfshin në kompleks përgjegjësinë e sigurimit të funksionimit normal të çdo aktiviteti të hotelit, duke u kujdesur për mbarëvajtjen e përditshme të punëve. Një hotel me aktivitet kompleks përfshin shërbimet, financat, ushqimin dhe pijet, marketingun, rezervimet dhe planifikimet etj. Imagjinoni që një njeri duhet të kujdeset për funksionimn e të gjitha këtyre fushave.

Si zhvillohet kjo punë?

Ndonëse përgjegjësia kryesore e një manaxheri hoteli është të ndjekë nga afër çdo process dhe të mos lerë probleme të ndikojnë aktivitetin, shpeshherë në struktura të ndërlikuara shërbimesh, është thaujse e pamundur të bësh një gjë të tillë vetëm. Për këtë arsye mjaft hotele funksionojnë nëpërmjet një manaxheri që bashkëpunon me shefa sektorësh, të cilër raportojnë çdo gjë të rëndësishme tek ai. E paparë apo jo? Në fakt…jo dhe aq! Pse?

Më së shumti, puna e një manaxheri hotelesh do të thotë: presion i vazhdueshëm kundrejt të gjithëve. Në një farë mënyre, mund të shihesh si “i keqi”, por në fund të fundit, nuk mund të jesh veçse i qeshur me qindra punonjës gjatë gjithë kohës.

Pra, një manaxher hoteli mbikqyr mënyrën se si funksionon një hotel. 

Po dhe jo.

Çfarë kërkohet nga një manaxher hoteli?

  1. Të manaxhojë shërbimet e hotelit
  2. Të mbikqyrë evente dhe konferenca
  3. Të zgjidhë çfarëdolloj problemi që mund të dalë
  4. Të ndërlidhë punët me kontraktorët dhe rinovimet
  5. Të ruajë bashkëpunimin dhe dakordësinë

Cilat janëpërgjegjësitë kryesore?

Përgjegjësitë financiare: duke qenë se hotelet kanë për qëllim të fitojnë, manaxherët e tyre duhet të ndjekin plane financiare strategjike, të kontrrollojnë sasitë e parave që shpenzohen, të ardhurat vjetore, të analizojë faktorët e fitimit/humbjes, raportet dhe të ruajë në vazhdimësi të dhëna financiare.

Udhëheqja e një skuadre të suksesshme: një hotel nuk mund të funksionojë pa një staf dhe është e rëndësishme që manaxheri i hotelit të dijë të krijojë një klimë të mirë, të jetë motivues, të dijë të dallojë punonjësit e talentuar dhe të ofrojë trajnime të vazhdueshme. Në kohë mungesash duhet të dijë të manovroje dhe të investojë në ruajtjen dhe aktivizimin e punonjësve duke bashkëpunuar edhe me burimet njerëzore.

Të ofrojnë një eksperiencë të mrekullueshme për klientët: një manaxher hoteli duhet të bëjë kujdes që të presë ngrohtë klientët, të kujdeset personalisht dhe me një prirje drejt detajit për zgjidhjen e problemeve dhe përmbushjen e kërkesave të tyre. Gjithashtu duhet të tregohet vigjilent kundrejt konkurrencës dhe tendencave më të fundit teknologjike në mënyrë që të ketë mundësi për të ngritur marrëdhënie me klientët.

Të ruajë reputacionin: për të ruajtur reputacionin dhe për t’i bërë klientët të kthehen sërish në hotel, manaxherët duhet të krijojnë një prezencë rreth hotelit, nëpërmjet marketingut, duke rritur prezencën online, duke tërhequr vëmendjen nëpëmjet ofertave dhe duke u siguruar se çdo klienti i jepet një përgjigje dhe i jepet një zgjidhje për të gjitha kërkesat dhe pakënaqësitë.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Elektricistët në set: Le të ketë dritë!

Ekrani magjik i kinemasë mbetet edhe sot një ndër format më të parapëlqyera të arratisjes në një botë ku historia, estetika dhe mesazhi shkrihen në një. Meryl Streep ka thënë një herë se në fillimet e saj, dikush i tha: “A e sheh shenjën në dysheme? Nëse qëndron mbi të, do të të kapë drita e ndoshta do ia dalësh të shafqesh në film.”
Ka një ekip të veçantë në botën e prodhimeve kinematogrfike dhe televizive, pa të cilët nuk mund të fillojë aksioni. Këta janë elektricistët e seteve filmike, të cilët kujdesen që asnjë cep i fytyrës së aktorit/es suaj të preferuar të mos mbesë i errët në kuadratin e kamerave.Elektricistët në set

Ç’bëjnë elektricistët e seteve filmike?

Elektricistët e seteve filmike kanë një të mirë: detyra e tyre është e mirëpërcaktuar. Ata kujdesen për pajimet dhe ndriçimin elektrik në një set filmimi apo në vendodhje. Tingëllon e lehtë, apo jo? Epo, edhe elektricistët e seteve, duhet të përballen me disa “sfida”.

 

Më shumë në lidhje me elektricistët e setit:

Ekipi i këtyre elektricistëve ka një kryeelektricist (gaffer), i cili manaxhon dhe drejton gjithë procesin e punës, aty ku filmohet. Ndër të tjera, elektricistët e setit duhet të sigurohen që të gjithë departamentet janë të fuqizuara dhe duhet të merren me rregullimin e ndriçimit për çdo set filmik. Ata duhet të jenë të disponueshëm dhe duhet të përshtaten mirë, pasi çdo kryeelektricist ka mëyrën e vet të punës dhe mund të kërkojë të punojë në një mënyrë specifike. Disa mund të kërkojnë të qëndrosh me ta në set gjatë gjithë kohës, të tjerë duan që vetëm ndihmësit e tyre të qëndrojnë dhe të tjerët të asistojnë duke sjellë pajimë sipas nevojës.

Pse është ndriçimi në një set filmik kaq i rëndësishëm?

Ndriçimi komunikon me spektatorin dhe krijon atmosferë, gjendje, duke kontribuar në përjetimin artistik të shikuesit. Ndriçimi është një mjet i fuqishëm për të vokuar ndjenjë brena shikuesit. Ai mund të zbusë, ose mund të forcojë tiparet që shafqen në ekran, jo vetëm ndihmon në realizimin e një produkti të bukur estetik, por edhe në zhvillimin e një ideje dhe mesazhi. Ndriçimi ndihmon gjithashtu në zhvillimin e personazheve, pasi lloje të ndryshme ndriçimi lidhen me cilësi të caktuara që ne i atribuojmë personazheve.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Puno si udhërrëfyes/e kulturor/e me Elite Travel Group

Mund ta keni hasur këtë profesion edhe me termin guidë turistike, pasi kanë kuptim të njëjtë. Udhërrëfyesi kulturor ofron ture (zbatime itineraresh) të vendeve historike, objekteve dhe institucioneve me vlerë turistike (këto vlera mund të jenë të tipit kulturor, historik, natyror, por që përbëjnë interes turistik). Një udhërrëfyes duhet të jetë një “nxënës” i vetëofruar, gjithmonë në kërkim të njohurive dhe fakteve të reja për të pasuruar turet që ofron. Përgjithësisht udhërrëfyesit kulturorë flasin mbi historinë, arkitekturën dhe vlerat e vendodhjeve për të cilat u tregojnë turistëve.Puno si udhërrëfyes/e kulturor/e me Elite Travel Group

Të punosh si udhërrëfyes kulturor me Elite Travel Group:

Duke qenë se kompania jonë është e lidhur pikë së pari me industrinë e turizmit, ne jemi të specializuar në industrinë e mikpritjes dhe qëndrueshmërinë. Udhërrëfyesit turistikë janë ata që vënë në jetë gjithë itineraret e udhëtimeve që ne planifikojmë. Kemi kërkesa të larta për secilin prej tyre, por njëkohësisht ne mundësojmë mbështetje dhe rritje të vazhdueshme profesionale për të gjithë udhërrëfyesit tanë.

Mundësitë e punësimit:

Elite Travel Group punon me disa prej kompanive më të mira në botë në fushën e turizmit. Do të keni mundësi të punoni me emra të mirënjohur dhe profesionistë të industrisë.

Paga dhe bakshishet:

Pozicioni si udhërrëfyes ju siguron një page fikse vjetore. Dietat janë të përfshira dhe në rast se për to nuk përgjigjen bashkëpunëtorët, jua mbulojmë ne. Bakshishet janë tuajat, zgjidhni ju se çfarë bëni me to.

Vendqëndrimi:

Në çdo rast, ju do të akomodoheni në të njëjtin hotel me turistët në një dhomë teke.

Sistemet digjitale, rikujtimi për shërbimet dhe pagesat për shërbimet:

Do të trajnoheni dhe do të bëni pjesë të punës suaj sisteme digjitale që do t’ju ndihmojnë në planifikimin e shpejtë dhe rikujtimin e gjithçkaje ju duhet para se të filloni udhërrëfimin. Kompania do të kontrrollojë disa ditë para me kompanitë dhe bizneset respektive mbarëvajtjen e çdo momenti të parashikuar në intinerar dhe ju nuk do të kaloni në duar asnjë shumë parash për të paguar për shërbimet. Për këtë kujdesmi ne.

Trajnimet dhe përditësimet:

Ne do të sigurohemi që ju të trajnoheni dhe të kualifikoheni në mënyrë të vazhdueshme, në mënyrë që të jeni gjithnjë të përditësuar me të rejat e profesionit dhe industrisë. Këto trajnime do t’ju sjellin më afër kërksave të tregut, llojit të shërbimit dhe standardeve bashkëkohore.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Agjentët e udhëtimit: të lehtë, të shpejtë dhe në pikë

Sa prej nesh janë të interesuar për pozicionin e personit që na dorëzon biletat për udhëtimin e radhës? Epo, ata prej jush që dëshironi të dini se çfarë është një agjent udhëtimesh dhe dëshironi të jeni në këtë punë në të ardhmen, mund të lexoni gjithçka që duhet të dini më poshtë.Agjentët e udhëtimit

Çfarë bën një agjent udhëtimesh?

Agjentët e udhëtimit janë punonjës që planifikojnë udhëtime për klientët ose kompanitë që ofrojnë shërbime. Në praktikë, një agjent udhëtimesh ka për detyrë të ndihmojë me rezervimet e hoteleve, duke përfshirë guida dhe shërbime të tjera për udhëtarët: gjithçka që marrim në formën e një bilete fizike ose elektronike.

Cilat janë përgjegjësitë e një agjenti udhëtimesh?

Promovimi dhe marketingu i biznesit
Trajtimi i pyetjeve dhe ankesave të klientëve
Orientimi për viza dhe pasaporta
Rekrutimi, trajnimi dhe mbikëqyrja e stafit
Menaxhimi i buxhetit
Mbajtja e të dhënave financiare dhe statistikore
Planifikimi
Shitja e paketave të udhëtimit dhe siguracioneve

A ka më shumë?

Zakonisht, preferohet që agjentët e udhëtimit të kenë një ndjenjë pëlqimi dhe entuziazmi për udhëtimet. Duke qenë fytyrat e kompanive, ato duhet të sigurohen të shprehin disponimin dhe vizionin që marka për të cilën punojnë dëshiron të përcjellë.

Disa nga aftësitë bazë që kërkohen nga një agjent udhëtimesh:

Aftësi të shkëlqyera në përdorimin e sistemeve dixhitale të rezervimit dhe sistemeve të tjera dixhitale që lidhen me udhëtimin.
Njohuri rrjedhshëm të gjuhës angleze (njohuria e shumë gjuhëve është avantazh)
Aftësi të mira në shitje dhe promovim.

Regjistrohu në buletinin tonë.

Merrni ofertat dhe lajmet tona më të fundit.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Orientimi në karrierë dhe aftësitë e buta

Hapi i parë drejt një të ardhmeje të sigurt

Të jetosh në një shoqëri me ritme të shpejta, bëhet më e vështirë për të kapërcyer kërkesat e tregut, e lëre më për të ecur përpara në një mjedis të vazhdueshëm në zhvillim. Krijimi i një të ardhmeje të sigurt, megjithatë nuk do të jetë i pamundur, nëse dini se nga të kërkoni ndihmë.Orientimi në karrierë

Nëse e keni pyetur ndonjëherë veten pse vazhdoni ta keni të vështirë të gjeni punë, pse ndiheni të pakëndshëm në mjedisin tuaj të punës, ose qartë se jeni penduar për zgjedhjet tuaja, atëherë padyshim që keni anashkaluar CO dhe jeni njohur me SS tuaj.Orientimi në karrierë

Ne po ju tregojmë pse orientimi në karrierë (CO) dhe aftësitë e buta (SS) janë elementët e parë të rëndësishëm për të ndërtuar një të ardhme të suksesshme.

Çfarë është orientimi në karrierë?

Mënyra se si e trajtoni veten gjatë gjithë karrierës suaj, çfarë kërkoni në një punë, cilat punë zgjidhni dhe kërkesat dhe nevojat për të qenë një profesionist produktiv, janë elementët kryesorë që përcaktojnë orientimin në karrierë. Të gjithë kemi preferenca kur bëhet fjalë për punën tonë të ëndrrave: si/ku/sa duam të punojmë. Përveç këtij aspekti që lidhet menjëherë me dëshirat tona, CO lidh aftësitë e dikujt për të kërkuar dhe gjetur një punë, përmes kërkimeve dhe ngjarjeve të punësimit. Kjo e fundit, një aftësi vërtet e rëndësishme që ofron rezultate dhe qëndrueshmëri për karrierën e dikujt. Por ka më shumë…

Çfarë janë Soft Skills?

Për të krijuar një pamje më të plotë të tregut të punës, duhet të analizojmë Soft Skills. Ato vijnë si një grup aftësish që ndihmojnë para/gjatë/pas orarit të punës. Nëse jeni mësuar të krijoni kurrikulën/profilin tuaj bazuar vetëm në arritjet tuaja akademike dhe përvojat e mëparshme të punës, ose vetëm në varësi të talentit tuaj, kjo nuk mjafton. Është e rëndësishme të kuptohet se një punonjës përcaktohet jo vetëm nga kritere të tilla, por në mënyrë të barabartë bazuar në atë që ai përfaqëson si qenie njerëzore (vlerat dhe etika). Kjo është ajo ku Soft Skills vijnë në dorë. Kush je ti? Si silleni? Të gjitha qasjet tuaja dhe paleta juaj e sjelljes ndaj njerëzve dhe dukurive përcaktojnë aftësitë tuaja të buta.

Pse nxënësit dhe prindërit duhet të dinë dhe të investojnë në këto nocione?

Pikëpamja e parë e rëndësishme që e bën të rëndësishme njohjen dhe investimin në CO dhe SS është të jetosh në një nxitim të shpejtë duke u përpjekur të fitosh. Ndodh shpesh që pas përfundimit të shkollës së mesme apo universitetit, studentët të gjenden në dilema të vështira, përgjigjet e të cilave ndikojnë në të ardhmen dhe jetën e tyre. Sot, tregu i punës, gjithnjë duke shënuar progres, kërkon individë praktik, me shanse të larta për të mësuar shpejt dhe me efikasitet.

Si mund t'ju ndihmojmë?

Kursi ynë Orientimi në Karrierë dhe Aftësitë e buta i ndihmon studentët me aftësitë e kërkimit dhe mbajtjes së punës përmes kërkimit dhe aktiviteteve të kërkimit të punës; ndihmon studentët në fuqinë punëtore të përmirësojnë aftësitë e tyre aktuale të punës dhe të zgjerojnë mundësitë e karrierës; ndihmoni studentët të kuptojnë konceptin e balancimit të karrierës dhe familjes.

Regjistrohu në buletinin tonë.

Merrni ofertat dhe lajmet tona më të fundit.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Guidë Turistike: Përshkrimi dhe Roli

Çfarë është një guidë turistike?

Guida turistike është personi që familjarizon turistët me historinë, veprimtarinë dhe jetën e një vendi apo shteti të caktuar. Edhe se klientët janë në përgjithësi të huaj, çdo kush mund të marrë pjesë në një guidë turistike.

Guidat turistike punojnë në përgjithësi në industrinë e turizmit. Normalisht këta janë ekspert në histori dhe destinacione turistike. Guida turistike ofron për klientin informacione të rëndësishme, interesante rreth muzeve, vendeve lokale, bukurive natyrore dhe për destinacione të tjera turistike. Guidat mund edhe të ofrojnë aktivitete që lidhen me ecje, ngjitje, ture me autobus, ose ture me varkë në lumë

Cila është puna e guidës turistike?

Puna e një guide turistike varet prej vendodhjes dhe punëdhënësit. Nëse guida është vetëpunësues, do të ofrojë guidë për vende të cilat janë të aksesueshme bga publiku, siç janë parqet nacionale dhe bukuri të tjera natyrore. Ndërsa, guida e cila është e punësuar tek një agjenci turistike ofron guidë për qytete, vende industrial dhe historike, aktivitete në natyrë dhe të tjera lloje në interes të klientit. Tre temat kryesore ku guida turistike përqendrohet janë me karakter historik, biznesi dhe natyror.

Përgjegjësitë e një guide turistike

  • Mirëpritjen e vizitorëve në tur.
  • Informimin e vizitorëve për itinerarin e secilit tur.
  • Planifikimin e itinerareve në lidhje me parashikimet e motit dhe kohëzgjatjen e turit.
  • Organizimin e vizitave dhe biletave për në muze, galeri, parqe dhe bukuri të tjera natyrore.
  • Planifikimin e aktiviteteve të ndryshme në raste kur ndodhin ndryshime të planit të parë për shkak të motit.
  • Mbledhjen dhe përkujdesjen e mjeteve të nevojshme për secilin tur.
  • Familjarizimin me historinë e vendit ku do të punojë.
  • Familjarizimin e klientëve me vendin ku do të zhvillohet turi.
  • Drejtimin e klientëve tek shërbimet e tjera të interesit.

Kërkesat e nevojshme

  • Diplomë e shkollës së mesme.
  • Përvojë në guidë turistike.
  • Përgatitje fizike për udhëtime të gjata dhe me shkallë vështirësie të lartë.
  • Përgatije për të zbatuar kodet e sigurisë dhe shëndetit.
  • Karakter të paqëm dhe të gëzueshëm.
  • Aftësi personale oragnizative, menaxhuese dhe krijuese.
  • Dëshirë për të udhëtuar.
  • Përgatitje për të punuar natën dhe fundjavë.

Shikoni kursin tonë.

Si është vendi i punës së një guide turistike?

Guidat turistike punojnë në mjedise dhe kushte të ndryshme. Guidat e muzeut, për shembul, punojnë në mjedise të mbyllura, ndësra guidat e natyrës punojnë në kushte jashtë mjedisit të mbyllur dhe nën rrjedhojën e motit. Normalisht, oraret e një guide turistike janë shumë specifike dh të strukturuara mirë dhe puna e tyre mund të zgjasë më pak ose më shumë se 40 orë në javë. Për arsye se guidat punojnë më së shumti në industrinë e turizmit, shumë prej tyre punojnë në fundjavë. Disa prej tyre punësohen në kohë sezoni turistik dhe në pozicione që zgjasin përkohësisht.

Përmbledhje

Pavarësisht specializimit të guidave, çdo pozicion pune ka disa përgjegjësi bazë që duhen zbatuar. Përgjegjësia bazë e guidës turistike është të sigurojë që gjithësecili të jetë i sigurtë përgjatë gjithë turit. Duhet të monitorojnë aktivitetet e grupit duke siguruar që secili zbaton dhe respekton politikën e sigurisë. Në disa raste guida duhet të ofrojë ndihmën e parë shëndetësore nëse klienti e ka të nevojshme dhe të jetë i përgatitur rreth ndodhive emergjente. Gjithashtu guidat planifikojnë të gjithë itinerarine turit përkatës. Kërkime rreth informacioneve të nevojshme që klienti e ka të nevojshme, organizimin e çdo hapi – nga mbërritja, transporti dhe largimi prej turit – është përgjegjësi e guidës turistike. Për më tepër, ka raste kur guidës turistike i jepen detyra në lidhje me pagesat, pastrimin dhe promovimin e shitjeve të produkteve apo shërbimeve të tjera.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Programues full stack: Përshkrimi

Programuesi full stack ka të bëjë me zhvillimin e uebit që zë vend si në planin parësor edhe në atë fundor të ndërtimit të një uebsaiti apo aplikacioni.

Çfarë është një programues full stack?

Programuesit full stack janë profesionistët më të vlerësuar në fushën e zhvillimit të një aplikacioni ueb. Këta profesionistë kërkohen për të kryer punën e nevojshme si në planin parësor ashtu dhe në atë fundor e një entiteti dixhital, që do të thotë se këta profesionistë janë të aftë në aspektet e programimit, në dizajnimin e përvojës së përdoruesit, menaxhimin e projekteve, dhe në shumë raste të tjera të aftë në komunikimin me klientin. 

Për shkak të kërkesave të këtij specializimi të hibridizuar, profesioni i programuesit full stack është tepër i njohur në shumë fusha profesionale.

Termi programues full stack lidhet me gjithë arkitekturën e planit parësor dhe atë fundor të një uebsaiti ose aplikacioni. Profesionistët e tillë mund të merren me të dyja anët e ekuacionit proverbial (kod-gjuhësor).

Roli

Një programues full stack ndërthur në vetëvete aftësitë e programuesve front-end dhe back-end. Ai merret me një sërë detyrash në krijimin dhe mirëmbajtjen e entitetit dixhital (p.sh., aplikacion, faqet ueb). Roli i programuesit kërkon zotërimin e aftësive përshtatëse, të menduarit inovues, bashkë me ndërthurjen e njohurive teknike të programimit dhe nivel të lartë komunikimi.

Gjithësesi, programuesit duhet të kalojnë nëpër nivele të ndryshme të roleve të planit parësor dhe planit fundor para se të marrin përsipër përgjegjësitë e një programuesi full stack.

Programuesi frontend

Programuesit frontend janë përgjegjës për elementë që shfaqen tek përdoruesit në plan të parë dhe të dukshëm. Kjo nënkupton përdorimin e elementëve UI, përpikmëria e programit të kërkimit online dhe të gjithë prezantimin visual të faqes ueb. Në fjalë të tjera, këta programues ndërtojnë gjithçka një visitor shikon kur lundron brenda një faqe ueb ose aplikacioni ueb. 

Për të kthyer projektet në më shumë inetresante dhe interaktive, programuesit e frontit parësor përdorin gjuhë kodimi si JavaScript, HTML dhe CSS.

Programuesi backend

Programuesit e backend merren me bazat dixhitale të faqes ueb ose të aplikacionit ueb. Këta janë si teknikët e skenës së teatrit të cilët bëjnë të mundur ngritjen e skenës por që nuk duken sepse qëndrojnë në prapaskenë. Programuesit e backend menaxhojnë pjesë kritike të cilat ndikojnë tek prezantimi i dukshëm dhe tek përdorimi i faqes ueb, siç është përkujdesja ndaj databazës dhe pengesave të vogla teknike. Ata gjithashtu bashkëpunojnë me programuesit e frontend për të përmirësuar dhe përforcuar kodet aty ku nevojiten.

Përgjegjësitë

Njohuri mbi programimin parësor (front-end) bashkë me programe të së njëjtës fushë.

Njohuri mbi programimin dhe dizajnin fundor (back-end) bashkë me përvojë mbi të paktën një softuer i lidhur me gjuhën e caktuar.

Njohuri mbi databazën dhe admimistrimin e funksionalitetit të faqes ueb.

Përkujdesje ndaj funksionit të qëndruehsëm të platformave, përfshirë Windows, MacOS dhe Linux.

Përmbushje të kërkesave teknike dhe ato të klientit.

Krijimi i API-ve që ndihmojnë në ruajtjen e të dhënave të cilat duhen në raste kur kërkohet rikthimi i tyre në përdorim.

Aftësi dhe gjuhë programimi që nevojiten

Python

Python, është një gjuhë programimi e cila kryeson në zvhillimin modern të faqeve ueb moderne. Kjo gjuhë programimi nuk është e njohur vetëm për larminë e saj, por është edhe e thjeshtë në përdorim. Në fakt, sipas pyetësorit Stack Overflows Developer Survey të 2020-ës, Python doli nga më të kërkuarit prej programuesve sepse ofron suport për shumë stile programimi dhe përpikmëri në vizualizim.

JavaScript

JavaScript, është një tjetër gjuhë programimi e cila përfshihet në rolin e programuesit tërësor. JavaScript është e njohur për përdorimin e saj dinamik, dhe që në zhvillimin e uebit ka të bëjë me cilësinë e faqeve duke lejuar që programuesit të krijojnë stile komplekse, përllogaritje “ekuacionale” të vështira dhe lidhje me përmbajtje nga faqe të tjera në ueb. Uebfaqet do të ishin pa animacione, statike dhe shumë pak interesante pa përdorimin e JavaScript.

HTML

HTML (HyperText Markup Language), është gjuhë programimi shumë popullore në zhvillimin ueb dizajnit. Si gjuhë programimi lidhet me paraqitjen ndërlidhëse midis faqeve dhe vepron si njoftues për shfletuesin që të shfaqë elementë të faqeve me anë të etiketimeve (tags).

CSS

CSS (Cascading Style Sheets), është një nga më të përdorurat midis JavaScript dhe HTML. CSS ka të bëjë më së shumti me stilin dhe ngjyrat që i bashkohen strukturës HTML dhe përdoret kryesisht për të krijuar një dizajn estetik të këndshëm.

SQL

SQL (Structured Query Language), është gjuhë programimi e cila përdoret gjerësisht në zvhillimin e programimit fundor (back-end). Kjo ghuhë programimi përdoret kryesisht në menaxhimin dhe përditësimin e rekordeve si dhe për të modifikuar databazën. Për arsye se çdo uebsait përdor back-end në regjistrimin dhe ruajtjen e të dhënave, SQL mundëson krijimin e themleve të forta për databazën e nevojshme e cila zhvillohet në procesin fundor të uebit.

Rust

Rust, është gjithashtu një program popullor për zhvillimin e një uebsaiti. Rust përdoret kryesihst për rritjen e shpejtësisë, paralelizmave dhe ndikon në sigurinë e kujtesës së një uebfaqe. Kjo ghuhë programimi ndihmon në krijimin e makinerisë së lojrave, zhvillimin e sistemeve operative dhe në zbatimin e komponentëve të shfletuesit.

Java

Java, qëndron vazhdimisht në majë të programeve të gjuhëve të programimit. Ky program gjuhe për përdorim të përgjithshëm përdoret kryesisht në zhvillimin fundor dhe gjithashtu mund të zbatohet brenda softuerëve të ndryshëm. Programuesit tërësor duhet medoemos të njohin mirë këtë program, Java, sepse ky mund të zbatohet për loje të ndryshëm skenaresh të nevojshme për uebin si në zhvillimin e aplikacioneve, mirëmbajtjes dhe në konceptim.

Web Architecture

Arkitektura e një uebsaiti kërkon planifikimin dhe dizejnimin e aspektit teknik, funksional dhe të komponetëve visual të uebsaitit para se ky të hidhet në veprim përfundimtar. Ky program përdoret kryesisht prej ueb-dizenjuesit dhe ueb-zhvilluesit për të dizejnuar dhe zhvilluar një uebsait. Si rrjedhojë, roli i programuesit tërësor dhe përdorimi i arkitekturës shkojnë gjithnjë bashkë – programuesit tërësor duhet të kuptojnë se si të dhënat e back-end janë strukturuar në mënyrë që të ndërtojnë një produkt të ndërlidhur saktë, si dhe shpërndarjen e saktë të informacioneve bashkë me vendin e duhur ku të ndërmerren detyra të përcaktuara kompjuterike.

Të menduarit kritik

Zhvillimi i një uebi është pothuajse sinonim i zgjidhjes së problemeve të vështira, që do të thotë se programuesve tërësor u duhet të zotërojnë mirë aftësinë e mendimit kritik. Një projekt i tillë shpesh shfaqë vështirësi të ndryshme, duke filluar nga kufizimet e softuerit deri tek të metat e back-end. Programuesve u duhet të jenë të aftë të lundrojnë lirshëm brenda këtyre problemeve me anë të një përgjegjësie të orientuar drejt zgjidhjes, përmirësimit dhe gjetjes së rrugëve të tjera në çdo nevojë. Mënyrat e të menduarit kështu duhet të ndihmojnë gjithnjë në funksionin e frytshëm të projektit duke shtyrë gjithashtu përpara grupin e punës për t’u rritur profesionalisht.

Durim

Durimi shkon gjithnjë paralel me të menduarit kritik. Në kohën e testimit, përpunimit të problemit dhe ideve eksperimentuese, programuesit duhet të qëndrojnë të qetë dhe pozitiv, në vetëvete dhe me kolegët. Zgjidhja e një problemi nuk është gjithmon e dukshme, dhe durimi ju jep mundësi programuesve që të përparojnë brenda vështirësive për të arritur zgjidhjen. Kjo aftësi është më tepër e duhur për programuesit e rinj të cilëve u nevojitet kohë për të përshtatur veten brenda industrisë.

Komunikimi

Komunikimi është një tjetër aftësi e rëndësishme për të arritur realizimin e saktë të punës suaj. Programuesve u nevojitet të kordinohen me klientët, programues të tjerë, menaxhues të domain-it dhe me departamente të tjera. Për arsye se jo të gjithë janë njohës të kodeve, durimi dhe menaxhimi i komunikimit të qartë, janë më se thelbësore në këtë aspekt.

Cilat janë benefitet që një programues full stack sjell me vete?

Një programues full stack sjell me vete brenda një biznesi gjithçka nevojitet për të zhvilluar projekte në lidhje me fushën e uebit dhe sistemeve automatke. Janë kryesues për tesimet dhe zhvillimet brenda një hapësire të vetme dhe në kohë të shkurtër.

Si të bëheni një programues full stack?

Pëvarësisht se ky pozicion pune është i nivelit të lartë dhe i shumëanshëm, një programues mund edhe të mjeshtërojë aftësitë e tij pa patur nevojë për eksperincë të më parshme. Sidoqoftë, për të gjithë që duan të bëhen programues tërësor, ka disa rrugë edukuese të cilat do t’ju ndihmojnë në përgatitjen tuaj.
Këto janë:

Kodimi Bootcamps

Bootcamps është një nga rrugët më të mira për të përfituar aftësi në programimin e back-end. Kurset në këtë modul do t’ju ndihmojnë të zhvilloni aftësi dhe eksperincë në rolin e programuesit tërësor.

Diplomë

Diplomimi në kurset e Bootcamps ju mundëson të merrni njohuri rreth industrisë përkatëse. Për ata që duan të ndjekin rrugën e një programuesi tërësor, më e mira është të përqendrohen tek fushat e shkencës kompjuterike ose dizajnit grafik, sepse ju japin mundësi të mësoni rreth zhvillimit të uebit dhe industrisë në përgjithësi.

Autodidakt

Për ata që duan të mësojnë në mënyrë më të lirshme dhe të kenë vetëkontroll mbi rrugën e të mësuarit, ndoshta kjo është zgjidhja më e përshatur. Në këto kushte ju duhet të gjeni kurse online, aplikacione edukuese dhe mëanyra të tjera që mund të zbatohen brenda të mësuarit vetë. Me siguri që edhe në këtë mënyrë ju do të mund të përgatiteni për të arritur nivelin e një programuesi tërësor.

Shikoni kursin tonë.

Përmbledhje

Siç mësuam më lartë, një programues full stack merret pothuajse me gjithçka. Nëse ju pëlqen të jeni kreativ dhe zgjidhës problemesh apo ju pëlqen të merreni me ndërthurjen e shumë komponentëve në një pjesë të vetme, me siguri jeni i përshtatshëm për këtë rol.

Edhe se faktet tregojnë se një diplomë në shkenca kompjuterike është e nevojshme për t’u bërë një programues full stack, për ne kjo gjë nuk është detyruese. Ne mendojmë se gjithçka që ju duhet është përvoja në projekte të cilat ju ndihmojnë të ndërtoni aftësi dhe teknika të nevojshme për t’u bërë një programues full stack.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Agjent Udhëtimesh: Roli dhe Përgjegjësitë

Agjent udhëtimesh është një profesionist i cili ju ndihmon në planifikimin e puhsimeve tuaja. Ai do t’ju ndihmojë të gjeni vendin për të realizuar pushimet ideale. Përgjegjësitë e agjentit përfshijnë gjetjen e vendit, karakterin e pushimeve dhe një listë me aktivitete ku ju mund të argëtoheni përgjatë pushimeve tuaja.

Agjenti i udhëtimit menaxhon kërkesat e udhëtimeve biznes dhe argëtuese. Gjithashtu, agjenti mundëson për klientin shërbime në lidhje me turizmin dhe paketa turistike në të klientit. Qëllimi i agjentit mbetet gjthmonë kënaqësia e klientit në mënyrë që ai të rikthehet përsëri tek komapnia e udhëtimeve.

Përgjegjësitë e një agjenti:

  • Planifikon dhe tregton transportin, akomodimin, sigurimin dhe shërbime të tjera të lidhura me udhëtimin
  • Punon me klientin në përcaktimin e nevojave, vendeve të duhura, llojeve të transportit, datës dhe akomodimit
  • Mundëson informacione të rëndësishme për udhëtarët (klientin)
  • Merret me rezervimin e hoteleve, kërkesave dhe pagesave
  • Merret me shitjen e paketave turistike, promovimet dhe materialin promocional
  • Merret me problemet e udhëtimit, ankesat ose me rimbursimet
  • Merr pjesë në seminare rreth zhvillimeve turistike
  • Regjistron me informacion sistemet e të dhënave dhe mban klientët në përditësim me të rejat e fundit
  • Krijon kontakte me operatorët turistik

  • Regjistron statistikat financiare dhe të fluksit
  • Duhet të arrijë objektivat e shitjeve dhe përfitimeve në emër të kompanisë

Aftësitë e kërkuara

  • Eksperiencë në të njëjtin rol
  • Njohuri rreth sistemeve të rezervimit, GDS, dhe të sistemeve të udhëtimit
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës Angleze
  • Aftësi të forta në shitje dhe komercializëm
  • Aftësi komunikimi elastike
  • Kuptueshmëri e qartë e fluturimeve kombëtarë dhe ndërkombëtare

Kërkesa të tjera

  • Diplomë bachelor’s në turizëm, mikpritje ose në fusha të ngjashme
  • 2 Vjet eksperincë në rol të ngjashëm
  • Aftësi ndërpersonale të lartë
  • Njohuri mbi të rejat e fundit në turizëm

Çfarë bën një agjent udhëtimesh?

Kur bëhet fjalë për planifikimin e një udhëtimi, agjentët e udhëtimeve janë atë të cilët ndihmojnë klientët me gjithçka, që nga biletat, transporti dhe deri tek akomodimi. Ata gjithashtu merren me planifikimine itenerarit dhe kujdesen që udhëtimi të jetë sa më i këndhsëm për klienit. Agjentët e bëjnë shërbimin sa më të lehtë dhe gjithë procesin e udhëtimit lehtësisht të realizueshëm.

Çfarë e dallon një agjent profesionist?

Agjenit porfesionist duhet të punojë shpejt dhe saktë. Ai punon me klientë të cilët kanë data specifike ndërmend. Kjo do të thotë se një profesionist i tillë duhet të arrijë mbylljen e punëve në kohë të kërkuar dhe të mos humbasë përqendrimin e tij përgjatë procesit.

Mbyllje

Siç kuptojmë nga ky artikull, një agjent udhëtimesh merret me menaxhimin e gjithë linjës së punës që kërkohet për realizimin e një udhëtimi. Agjenti është profesionisti i cili e bën procesin e udhëtimit më të lehtë për klientin, këshillon rreth destinacioneve dhe mundëson informacion rreth hoteleve dhe aktiviteteve turistike.
Shumë agjentë udhëtimi mund të kenë punuar në kruazierë ose në kompani fluturimi. Ata në përgjithësi punësohen prej agjencive të udhëtimit, kompani fluturimesh ose kruaziera për të kryer rolin e personit i cili e kthen udhëtimin e klientëve në kënaqësi të veçantë.

Nëse dëshironi të bëheni një Agjent Udhëtimesh, klikoni këtu.

Regjistrohuni në newsletter

për t`u njoftuar rreth ofertave dhe lajmërimeve të fundit.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Seti filmik krijon atmosferën për një produksion krijues të shkëlqyer

Nëse keni dashur ndonjëherë të jetoni në vendodhjen e filmit apo serialit tuaj të preferuar, na vjen keq t’ju zhgënjejmë, por ç’ka dëshironi në të shumtën e herevë nuk është veçse një dhomë me tre mure. Gjithsesi, na duhet ta pranojmë se jo rrallë herë kemi mbetur pa fjalë dhe kemi admiruar dhomën e personazhit […]

Read More…

Menaxhimi i hoteleve: sfidues dhe fantastik

Hotelet janë objekte të rëndësishme të shoqërisë, brand-e që njihen për imazhin e tyre, prestigjin, shërbimin e patëmetë, atmosfrën dhe estetikën që shoqëron emrin e tyre.Menaxhimi i hoteleve Të gjitha më lart, janë arritjet kryesore që një manaxher hoteli duhet të përmbushë në detyrën e tij. Mirëpo manaxhimi i një hoteli nuk është një punë […]

Read More…

Puno si udhërrëfyes/e kulturor/e me Elite Travel Group

Mund ta keni hasur këtë profesion edhe me termin guidë turistike, pasi kanë kuptim të njëjtë. Udhërrëfyesi kulturor ofron ture (zbatime itineraresh) të vendeve historike, objekteve dhe institucioneve me vlerë turistike (këto vlera mund të jenë të tipit kulturor, historik, natyror, por që përbëjnë interes turistik). Një udhërrëfyes duhet të jetë një “nxënës” i vetëofruar, […]

Read More…

Agjentët e udhëtimit: të lehtë, të shpejtë dhe në pikë

Sa prej nesh janë të interesuar për pozicionin e personit që na dorëzon biletat për udhëtimin e radhës? Epo, ata prej jush që dëshironi të dini se çfarë është një agjent udhëtimesh dhe dëshironi të jeni në këtë punë në të ardhmen, mund të lexoni gjithçka që duhet të dini më poshtë.Agjentët e udhëtimit Çfarë […]

Read More…

Guidë Turistike: Përshkrimi dhe Roli

Çfarë është një guidë turistike? Guida turistike është personi që familjarizon turistët me historinë, veprimtarinë dhe jetën e një vendi apo shteti të caktuar. Edhe se klientët janë në përgjithësi të huaj, çdo kush mund të marrë pjesë në një guidë turistike. Guidat turistike punojnë në përgjithësi në industrinë e turizmit. Normalisht këta janë ekspert […]

Read More…

Programues full stack: Përshkrimi

Programuesi full stack ka të bëjë me zhvillimin e uebit që zë vend si në planin parësor edhe në atë fundor të ndërtimit të një uebsaiti apo aplikacioni. Çfarë është një programues full stack? Programuesit full stack janë profesionistët më të vlerësuar në fushën e zhvillimit të një aplikacioni ueb. Këta profesionistë kërkohen për të […]

Read More…

Agjent Udhëtimesh: Roli dhe Përgjegjësitë

Travel Agent ETG-academy

Agjent udhëtimesh është një profesionist i cili ju ndihmon në planifikimin e puhsimeve tuaja. Ai do t’ju ndihmojë të gjeni vendin për të realizuar pushimet ideale. Përgjegjësitë e agjentit përfshijnë gjetjen e vendit, karakterin e pushimeve dhe një listë me aktivitete ku ju mund të argëtoheni përgjatë pushimeve tuaja. Agjenti i udhëtimit menaxhon kërkesat e […]

Read More…