loading

Guidë Turistike: Përshkrimi dhe Roli

Çfarë është një guidë turistike?

Guida turistike është personi që familjarizon turistët me historinë, veprimtarinë dhe jetën e një vendi apo shteti të caktuar. Edhe se klientët janë në përgjithësi të huaj, çdo kush mund të marrë pjesë në një guidë turistike.

Guidat turistike punojnë në përgjithësi në industrinë e turizmit. Normalisht këta janë ekspert në histori dhe destinacione turistike. Guida turistike ofron për klientin informacione të rëndësishme, interesante rreth muzeve, vendeve lokale, bukurive natyrore dhe për destinacione të tjera turistike. Guidat mund edhe të ofrojnë aktivitete që lidhen me ecje, ngjitje, ture me autobus, ose ture me varkë në lumë

Cila është puna e guidës turistike?

Puna e një guide turistike varet prej vendodhjes dhe punëdhënësit. Nëse guida është vetëpunësues, do të ofrojë guidë për vende të cilat janë të aksesueshme bga publiku, siç janë parqet nacionale dhe bukuri të tjera natyrore. Ndërsa, guida e cila është e punësuar tek një agjenci turistike ofron guidë për qytete, vende industrial dhe historike, aktivitete në natyrë dhe të tjera lloje në interes të klientit. Tre temat kryesore ku guida turistike përqendrohet janë me karakter historik, biznesi dhe natyror.

Përgjegjësitë e një guide turistike

  • Mirëpritjen e vizitorëve në tur.
  • Informimin e vizitorëve për itinerarin e secilit tur.
  • Planifikimin e itinerareve në lidhje me parashikimet e motit dhe kohëzgjatjen e turit.
  • Organizimin e vizitave dhe biletave për në muze, galeri, parqe dhe bukuri të tjera natyrore.
  • Planifikimin e aktiviteteve të ndryshme në raste kur ndodhin ndryshime të planit të parë për shkak të motit.
  • Mbledhjen dhe përkujdesjen e mjeteve të nevojshme për secilin tur.
  • Familjarizimin me historinë e vendit ku do të punojë.
  • Familjarizimin e klientëve me vendin ku do të zhvillohet turi.
  • Drejtimin e klientëve tek shërbimet e tjera të interesit.

Kërkesat e nevojshme

  • Diplomë e shkollës së mesme.
  • Përvojë në guidë turistike.
  • Përgatitje fizike për udhëtime të gjata dhe me shkallë vështirësie të lartë.
  • Përgatije për të zbatuar kodet e sigurisë dhe shëndetit.
  • Karakter të paqëm dhe të gëzueshëm.
  • Aftësi personale oragnizative, menaxhuese dhe krijuese.
  • Dëshirë për të udhëtuar.
  • Përgatitje për të punuar natën dhe fundjavë.

Shikoni kursin tonë.

Si është vendi i punës së një guide turistike?

Guidat turistike punojnë në mjedise dhe kushte të ndryshme. Guidat e muzeut, për shembul, punojnë në mjedise të mbyllura, ndësra guidat e natyrës punojnë në kushte jashtë mjedisit të mbyllur dhe nën rrjedhojën e motit. Normalisht, oraret e një guide turistike janë shumë specifike dh të strukturuara mirë dhe puna e tyre mund të zgjasë më pak ose më shumë se 40 orë në javë. Për arsye se guidat punojnë më së shumti në industrinë e turizmit, shumë prej tyre punojnë në fundjavë. Disa prej tyre punësohen në kohë sezoni turistik dhe në pozicione që zgjasin përkohësisht.

Përmbledhje

Pavarësisht specializimit të guidave, çdo pozicion pune ka disa përgjegjësi bazë që duhen zbatuar. Përgjegjësia bazë e guidës turistike është të sigurojë që gjithësecili të jetë i sigurtë përgjatë gjithë turit. Duhet të monitorojnë aktivitetet e grupit duke siguruar që secili zbaton dhe respekton politikën e sigurisë. Në disa raste guida duhet të ofrojë ndihmën e parë shëndetësore nëse klienti e ka të nevojshme dhe të jetë i përgatitur rreth ndodhive emergjente. Gjithashtu guidat planifikojnë të gjithë itinerarine turit përkatës. Kërkime rreth informacioneve të nevojshme që klienti e ka të nevojshme, organizimin e çdo hapi – nga mbërritja, transporti dhe largimi prej turit – është përgjegjësi e guidës turistike. Për më tepër, ka raste kur guidës turistike i jepen detyra në lidhje me pagesat, pastrimin dhe promovimin e shitjeve të produkteve apo shërbimeve të tjera.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Programues full stack: Përshkrimi

Programuesi full stack ka të bëjë me zhvillimin e uebit që zë vend si në planin parësor edhe në atë fundor të ndërtimit të një uebsaiti apo aplikacioni.

Çfarë është një programues full stack?

Programuesit full stack janë profesionistët më të vlerësuar në fushën e zhvillimit të një aplikacioni ueb. Këta profesionistë kërkohen për të kryer punën e nevojshme si në planin parësor ashtu dhe në atë fundor e një entiteti dixhital, që do të thotë se këta profesionistë janë të aftë në aspektet e programimit, në dizajnimin e përvojës së përdoruesit, menaxhimin e projekteve, dhe në shumë raste të tjera të aftë në komunikimin me klientin. 

Për shkak të kërkesave të këtij specializimi të hibridizuar, profesioni i programuesit full stack është tepër i njohur në shumë fusha profesionale.

Termi programues full stack lidhet me gjithë arkitekturën e planit parësor dhe atë fundor të një uebsaiti ose aplikacioni. Profesionistët e tillë mund të merren me të dyja anët e ekuacionit proverbial (kod-gjuhësor).

Roli

Një programues full stack ndërthur në vetëvete aftësitë e programuesve front-end dhe back-end. Ai merret me një sërë detyrash në krijimin dhe mirëmbajtjen e entitetit dixhital (p.sh., aplikacion, faqet ueb). Roli i programuesit kërkon zotërimin e aftësive përshtatëse, të menduarit inovues, bashkë me ndërthurjen e njohurive teknike të programimit dhe nivel të lartë komunikimi.

Gjithësesi, programuesit duhet të kalojnë nëpër nivele të ndryshme të roleve të planit parësor dhe planit fundor para se të marrin përsipër përgjegjësitë e një programuesi full stack.

Programuesi frontend

Programuesit frontend janë përgjegjës për elementë që shfaqen tek përdoruesit në plan të parë dhe të dukshëm. Kjo nënkupton përdorimin e elementëve UI, përpikmëria e programit të kërkimit online dhe të gjithë prezantimin visual të faqes ueb. Në fjalë të tjera, këta programues ndërtojnë gjithçka një visitor shikon kur lundron brenda një faqe ueb ose aplikacioni ueb. 

Për të kthyer projektet në më shumë inetresante dhe interaktive, programuesit e frontit parësor përdorin gjuhë kodimi si JavaScript, HTML dhe CSS.

Programuesi backend

Programuesit e backend merren me bazat dixhitale të faqes ueb ose të aplikacionit ueb. Këta janë si teknikët e skenës së teatrit të cilët bëjnë të mundur ngritjen e skenës por që nuk duken sepse qëndrojnë në prapaskenë. Programuesit e backend menaxhojnë pjesë kritike të cilat ndikojnë tek prezantimi i dukshëm dhe tek përdorimi i faqes ueb, siç është përkujdesja ndaj databazës dhe pengesave të vogla teknike. Ata gjithashtu bashkëpunojnë me programuesit e frontend për të përmirësuar dhe përforcuar kodet aty ku nevojiten.

Përgjegjësitë

Njohuri mbi programimin parësor (front-end) bashkë me programe të së njëjtës fushë.

Njohuri mbi programimin dhe dizajnin fundor (back-end) bashkë me përvojë mbi të paktën një softuer i lidhur me gjuhën e caktuar.

Njohuri mbi databazën dhe admimistrimin e funksionalitetit të faqes ueb.

Përkujdesje ndaj funksionit të qëndruehsëm të platformave, përfshirë Windows, MacOS dhe Linux.

Përmbushje të kërkesave teknike dhe ato të klientit.

Krijimi i API-ve që ndihmojnë në ruajtjen e të dhënave të cilat duhen në raste kur kërkohet rikthimi i tyre në përdorim.

Aftësi dhe gjuhë programimi që nevojiten

Python

Python, është një gjuhë programimi e cila kryeson në zvhillimin modern të faqeve ueb moderne. Kjo gjuhë programimi nuk është e njohur vetëm për larminë e saj, por është edhe e thjeshtë në përdorim. Në fakt, sipas pyetësorit Stack Overflows Developer Survey të 2020-ës, Python doli nga më të kërkuarit prej programuesve sepse ofron suport për shumë stile programimi dhe përpikmëri në vizualizim.

JavaScript

JavaScript, është një tjetër gjuhë programimi e cila përfshihet në rolin e programuesit tërësor. JavaScript është e njohur për përdorimin e saj dinamik, dhe që në zhvillimin e uebit ka të bëjë me cilësinë e faqeve duke lejuar që programuesit të krijojnë stile komplekse, përllogaritje “ekuacionale” të vështira dhe lidhje me përmbajtje nga faqe të tjera në ueb. Uebfaqet do të ishin pa animacione, statike dhe shumë pak interesante pa përdorimin e JavaScript.

HTML

HTML (HyperText Markup Language), është gjuhë programimi shumë popullore në zhvillimin ueb dizajnit. Si gjuhë programimi lidhet me paraqitjen ndërlidhëse midis faqeve dhe vepron si njoftues për shfletuesin që të shfaqë elementë të faqeve me anë të etiketimeve (tags).

CSS

CSS (Cascading Style Sheets), është një nga më të përdorurat midis JavaScript dhe HTML. CSS ka të bëjë më së shumti me stilin dhe ngjyrat që i bashkohen strukturës HTML dhe përdoret kryesisht për të krijuar një dizajn estetik të këndshëm.

SQL

SQL (Structured Query Language), është gjuhë programimi e cila përdoret gjerësisht në zvhillimin e programimit fundor (back-end). Kjo ghuhë programimi përdoret kryesisht në menaxhimin dhe përditësimin e rekordeve si dhe për të modifikuar databazën. Për arsye se çdo uebsait përdor back-end në regjistrimin dhe ruajtjen e të dhënave, SQL mundëson krijimin e themleve të forta për databazën e nevojshme e cila zhvillohet në procesin fundor të uebit.

Rust

Rust, është gjithashtu një program popullor për zhvillimin e një uebsaiti. Rust përdoret kryesihst për rritjen e shpejtësisë, paralelizmave dhe ndikon në sigurinë e kujtesës së një uebfaqe. Kjo ghuhë programimi ndihmon në krijimin e makinerisë së lojrave, zhvillimin e sistemeve operative dhe në zbatimin e komponentëve të shfletuesit.

Java

Java, qëndron vazhdimisht në majë të programeve të gjuhëve të programimit. Ky program gjuhe për përdorim të përgjithshëm përdoret kryesisht në zhvillimin fundor dhe gjithashtu mund të zbatohet brenda softuerëve të ndryshëm. Programuesit tërësor duhet medoemos të njohin mirë këtë program, Java, sepse ky mund të zbatohet për loje të ndryshëm skenaresh të nevojshme për uebin si në zhvillimin e aplikacioneve, mirëmbajtjes dhe në konceptim.

Web Architecture

Arkitektura e një uebsaiti kërkon planifikimin dhe dizejnimin e aspektit teknik, funksional dhe të komponetëve visual të uebsaitit para se ky të hidhet në veprim përfundimtar. Ky program përdoret kryesisht prej ueb-dizenjuesit dhe ueb-zhvilluesit për të dizejnuar dhe zhvilluar një uebsait. Si rrjedhojë, roli i programuesit tërësor dhe përdorimi i arkitekturës shkojnë gjithnjë bashkë – programuesit tërësor duhet të kuptojnë se si të dhënat e back-end janë strukturuar në mënyrë që të ndërtojnë një produkt të ndërlidhur saktë, si dhe shpërndarjen e saktë të informacioneve bashkë me vendin e duhur ku të ndërmerren detyra të përcaktuara kompjuterike.

Të menduarit kritik

Zhvillimi i një uebi është pothuajse sinonim i zgjidhjes së problemeve të vështira, që do të thotë se programuesve tërësor u duhet të zotërojnë mirë aftësinë e mendimit kritik. Një projekt i tillë shpesh shfaqë vështirësi të ndryshme, duke filluar nga kufizimet e softuerit deri tek të metat e back-end. Programuesve u duhet të jenë të aftë të lundrojnë lirshëm brenda këtyre problemeve me anë të një përgjegjësie të orientuar drejt zgjidhjes, përmirësimit dhe gjetjes së rrugëve të tjera në çdo nevojë. Mënyrat e të menduarit kështu duhet të ndihmojnë gjithnjë në funksionin e frytshëm të projektit duke shtyrë gjithashtu përpara grupin e punës për t’u rritur profesionalisht.

Durim

Durimi shkon gjithnjë paralel me të menduarit kritik. Në kohën e testimit, përpunimit të problemit dhe ideve eksperimentuese, programuesit duhet të qëndrojnë të qetë dhe pozitiv, në vetëvete dhe me kolegët. Zgjidhja e një problemi nuk është gjithmon e dukshme, dhe durimi ju jep mundësi programuesve që të përparojnë brenda vështirësive për të arritur zgjidhjen. Kjo aftësi është më tepër e duhur për programuesit e rinj të cilëve u nevojitet kohë për të përshtatur veten brenda industrisë.

Komunikimi

Komunikimi është një tjetër aftësi e rëndësishme për të arritur realizimin e saktë të punës suaj. Programuesve u nevojitet të kordinohen me klientët, programues të tjerë, menaxhues të domain-it dhe me departamente të tjera. Për arsye se jo të gjithë janë njohës të kodeve, durimi dhe menaxhimi i komunikimit të qartë, janë më se thelbësore në këtë aspekt.

Cilat janë benefitet që një programues full stack sjell me vete?

Një programues full stack sjell me vete brenda një biznesi gjithçka nevojitet për të zhvilluar projekte në lidhje me fushën e uebit dhe sistemeve automatke. Janë kryesues për tesimet dhe zhvillimet brenda një hapësire të vetme dhe në kohë të shkurtër.

Si të bëheni një programues full stack?

Pëvarësisht se ky pozicion pune është i nivelit të lartë dhe i shumëanshëm, një programues mund edhe të mjeshtërojë aftësitë e tij pa patur nevojë për eksperincë të më parshme. Sidoqoftë, për të gjithë që duan të bëhen programues tërësor, ka disa rrugë edukuese të cilat do t’ju ndihmojnë në përgatitjen tuaj.
Këto janë:

Kodimi Bootcamps

Bootcamps është një nga rrugët më të mira për të përfituar aftësi në programimin e back-end. Kurset në këtë modul do t’ju ndihmojnë të zhvilloni aftësi dhe eksperincë në rolin e programuesit tërësor.

Diplomë

Diplomimi në kurset e Bootcamps ju mundëson të merrni njohuri rreth industrisë përkatëse. Për ata që duan të ndjekin rrugën e një programuesi tërësor, më e mira është të përqendrohen tek fushat e shkencës kompjuterike ose dizajnit grafik, sepse ju japin mundësi të mësoni rreth zhvillimit të uebit dhe industrisë në përgjithësi.

Autodidakt

Për ata që duan të mësojnë në mënyrë më të lirshme dhe të kenë vetëkontroll mbi rrugën e të mësuarit, ndoshta kjo është zgjidhja më e përshatur. Në këto kushte ju duhet të gjeni kurse online, aplikacione edukuese dhe mëanyra të tjera që mund të zbatohen brenda të mësuarit vetë. Me siguri që edhe në këtë mënyrë ju do të mund të përgatiteni për të arritur nivelin e një programuesi tërësor.

Shikoni kursin tonë.

Përmbledhje

Siç mësuam më lartë, një programues full stack merret pothuajse me gjithçka. Nëse ju pëlqen të jeni kreativ dhe zgjidhës problemesh apo ju pëlqen të merreni me ndërthurjen e shumë komponentëve në një pjesë të vetme, me siguri jeni i përshtatshëm për këtë rol.

Edhe se faktet tregojnë se një diplomë në shkenca kompjuterike është e nevojshme për t’u bërë një programues full stack, për ne kjo gjë nuk është detyruese. Ne mendojmë se gjithçka që ju duhet është përvoja në projekte të cilat ju ndihmojnë të ndërtoni aftësi dhe teknika të nevojshme për t’u bërë një programues full stack.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Agjent Udhëtimesh: Roli dhe Përgjegjësitë

Agjent udhëtimesh është një profesionist i cili ju ndihmon në planifikimin e puhsimeve tuaja. Ai do t’ju ndihmojë të gjeni vendin për të realizuar pushimet ideale. Përgjegjësitë e agjentit përfshijnë gjetjen e vendit, karakterin e pushimeve dhe një listë me aktivitete ku ju mund të argëtoheni përgjatë pushimeve tuaja.

Agjenti i udhëtimit menaxhon kërkesat e udhëtimeve biznes dhe argëtuese. Gjithashtu, agjenti mundëson për klientin shërbime në lidhje me turizmin dhe paketa turistike në të klientit. Qëllimi i agjentit mbetet gjthmonë kënaqësia e klientit në mënyrë që ai të rikthehet përsëri tek komapnia e udhëtimeve.

Përgjegjësitë e një agjenti:

  • Planifikon dhe tregton transportin, akomodimin, sigurimin dhe shërbime të tjera të lidhura me udhëtimin
  • Punon me klientin në përcaktimin e nevojave, vendeve të duhura, llojeve të transportit, datës dhe akomodimit
  • Mundëson informacione të rëndësishme për udhëtarët (klientin)
  • Merret me rezervimin e hoteleve, kërkesave dhe pagesave
  • Merret me shitjen e paketave turistike, promovimet dhe materialin promocional
  • Merret me problemet e udhëtimit, ankesat ose me rimbursimet
  • Merr pjesë në seminare rreth zhvillimeve turistike
  • Regjistron me informacion sistemet e të dhënave dhe mban klientët në përditësim me të rejat e fundit
  • Krijon kontakte me operatorët turistik

  • Regjistron statistikat financiare dhe të fluksit
  • Duhet të arrijë objektivat e shitjeve dhe përfitimeve në emër të kompanisë

Aftësitë e kërkuara

  • Eksperiencë në të njëjtin rol
  • Njohuri rreth sistemeve të rezervimit, GDS, dhe të sistemeve të udhëtimit
  • Njohuri të shkëlqyera të gjuhës Angleze
  • Aftësi të forta në shitje dhe komercializëm
  • Aftësi komunikimi elastike
  • Kuptueshmëri e qartë e fluturimeve kombëtarë dhe ndërkombëtare

Kërkesa të tjera

  • Diplomë bachelor’s në turizëm, mikpritje ose në fusha të ngjashme
  • 2 Vjet eksperincë në rol të ngjashëm
  • Aftësi ndërpersonale të lartë
  • Njohuri mbi të rejat e fundit në turizëm

Çfarë bën një agjent udhëtimesh?

Kur bëhet fjalë për planifikimin e një udhëtimi, agjentët e udhëtimeve janë atë të cilët ndihmojnë klientët me gjithçka, që nga biletat, transporti dhe deri tek akomodimi. Ata gjithashtu merren me planifikimine itenerarit dhe kujdesen që udhëtimi të jetë sa më i këndhsëm për klienit. Agjentët e bëjnë shërbimin sa më të lehtë dhe gjithë procesin e udhëtimit lehtësisht të realizueshëm.

Çfarë e dallon një agjent profesionist?

Agjenit porfesionist duhet të punojë shpejt dhe saktë. Ai punon me klientë të cilët kanë data specifike ndërmend. Kjo do të thotë se një profesionist i tillë duhet të arrijë mbylljen e punëve në kohë të kërkuar dhe të mos humbasë përqendrimin e tij përgjatë procesit.

Mbyllje

Siç kuptojmë nga ky artikull, një agjent udhëtimesh merret me menaxhimin e gjithë linjës së punës që kërkohet për realizimin e një udhëtimi. Agjenti është profesionisti i cili e bën procesin e udhëtimit më të lehtë për klientin, këshillon rreth destinacioneve dhe mundëson informacion rreth hoteleve dhe aktiviteteve turistike.
Shumë agjentë udhëtimi mund të kenë punuar në kruazierë ose në kompani fluturimi. Ata në përgjithësi punësohen prej agjencive të udhëtimit, kompani fluturimesh ose kruaziera për të kryer rolin e personit i cili e kthen udhëtimin e klientëve në kënaqësi të veçantë.

Nëse dëshironi të bëheni një Agjent Udhëtimesh, klikoni këtu.

Regjistrohuni në newsletter

për t`u njoftuar rreth ofertave dhe lajmërimeve të fundit.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Çfarë është Menaxheri Operativ?

Menaxheri Operativ është jetik për arritjen e suskesit të një biznesi.

Në përgjithësi, njerëzit që nuk parapëlqejnë të dalin në sken janë ata të cilët zgjedhin të bëhen menaxher operativ. Ky pozicion pune është nyje e rëndësishme që një kompani apo biznes të arrij sukses. Menaxheri operativ sigurohet që të gjitha veprimtaritë e biznesit të zhvillohen çdo ditë dhe pa probleme. Me fjalë të tjera, roli përfshin menaxhimin e produkteve dhe shërbimeve të një biznesi të vogël apo të madh.Çfarë është Menaxheri Operativ?

Në vetëvete, menaxheri operativ duhet të përqendrohet në arritjen e shkallës së lartë të çdo procedure pune duke përmbushur kështu edhe pritshmëritë e klientit.Çfarë është Menaxheri Operativ?

Çfarë është një Menaxher Operativ?

Për të kuptuar më shumë rreth këtij pozicioni pune na duhet të qartësojmë më parë çfarë janë veprimtaritë (operacionet) e një biznesi apo organizate. Këto janë të gjitha ato veprimtari që kanë të bëjnë me mbarëvajtjen e qëndrueshme të biznesit dhe të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në jetëgjatësinë e tij. Kështu që mund të themi që menaxherit operativ i duhet të përfshihet në mbikëqyrjen e përgjithshme të organizatës apo biznesit ku punon. Përgjegjësitë që mund të jenë pjesë e rolit të menaxherit përfshijnë menaxhimin e procedurave, metodat e shit-blerjes, kontabilitetin, burimet njerëzore, inventarin e organizatës, dhe pjesë të tjera teknike si p.sh. teknika IT. Njeriu i cili qëndron pas këtij roli është tej mase jetik në mënyrë që veprimtaritë (operimet) e biznesit të fuksionojnë rregullisht dhe që çdo gjë e nevojshme të mos mungoj. Në disa raste menaxheri operativ emërtohet si “zyrtar i lartë operativ.”

Përgjegjësitë e Menaxherit Operativ

Ky pozicion pune përfshin disa lloje përgjegjësishë të cilat ndryshojnë nga industri në industri. Gjithësesi, ne po ju sjellim detyrat bazë të lidhura me këtë profesion:

  • Punonjësit – aspekti që lidhet me stafin e punës është një nga detyrat e rëndësishme e menaxherit operativ. Menaxheri duhet të mbikëqyrë burimet njerëzore ose të bashkëpunojë nga afër me departamentin e burimeve njerëzore për të zgjidhur shqetësimet/problemet e punonjësve.
  • Procedurat – një organizatë funksionon me anë të procedurave të ndryshme për të arritur zhvillimin e duhur në punët e përditshme. Menaxheri operativ është përgjegjës për ekzekutimin dhe mbarëvajtjen e këtyre procedurave.
  • Financë – një tjetër aspekt i rëndësishëm i menaxherit operativ. Menaxheri duhet të mbikëqyrë departamentin e financave ose të punojë nga afër me grupin e punës për të vlerësuar buxhetin, përfitimet, dhe rritjen e veprimtarive monetare.
  • Inventar – kjo përgjegjësi është e lidhur ngushtë me menaxher të cilët punojnë në biznese që tregtojnë produkte ose sherbime specifike.
  • Raport – një segment tjetër i rëndësishëm nën përgjegjësinë e menaxherit operativ. Menaxheri ka për detyrë të raportojë se si shkojnë gjërat, nëse metodat dhe rregulloret e zbatuara funksionojnë apo kanë nevojë për ndryshime.

Kualifikimet e një Menaxheri Operativ

Për të punuar si menaxher operativ, ju duhet të keni të paktën një kualifikim të nivelit bachelor në biznes. Programi bachelor përqendrohet tek bazat e biznesit që janë thelbësore për të arritur suksesin e biznesit. Modulet si finaca, buxheti, burimet furnizuese, dhe strategjitë operative janë disa nga njohuritë që zhvillohen brenda programit bachelor në biznes.

Gjithësesi, mbartja vetëm e diplomës nuk mjafton për të nisur punë direkt në rolin e menaxherit operativ. Ju duhet të nisni fillimisht me një pozicion pune të nivelit më të ulur edhe se diploma juaj ju jep njohuritë dhe eksperincën e nevojshme. Një tjetër diplomë shumë e rëndësishme është edhe Master në Administrim Biznesi (MBA). Kjo diplomë do t’ju japë njohurinë dhe eksperincën të cilat janë vendimtare për një menaxher operativ.

Shikoni kursin tonë: Menaxher Operativ.

Aftësitë e nevojshme

Edhe pse biznesi dhe industritë ndryshojnë nga njëra-tjetra, për të qenë të suksesshëm në këtë fushë, ka disa aftësi bazë që duhen përvetësuar:
Lidership – Çdo organizatë do t’ju shikojë si një udhëheqës.

  • Analitike – Analizoni proceset dhe politikat dhe sigurohuni që ato funksionojnë siç duhet për organizatën.
  • Vendimmarrja – Ju do të jeni përgjegjës për marrjen e vendimeve në emër të organizatës.
  • Strategjike – Ju duhet të planifikoni dhe zbatoni strategji për organizatën dhe të kuptoni saktë se sa jetik është ky segment për organizatën apo biznesin ku punoni.
  • Menaxhimi i konfliktit – Ju duhet të jeni në gjendje të menaxhoni çdo lloj konflikti që ndodh brenda veprimtarive të organizatës suaj.

Aftësi të tjera:

  • Eksperiencë në role të ngjashme
  • Përvojë në buxhetim dhe parashikim
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi
  • Aftësi të jashtëzakonshme organizative

Si përfundim, ne dëshirojmë të shtojmë këto fjali të fundit në artikullin tonë. Sipas të dhënave botërore, paga mesatare për një menaxher operativ është rreth 67,925 dollarë në vit. Të ardhurat, megjithatë, varen nga niveli i arsimit, përvoja dhe vendndodhja gjeografike. Ndërkohë që, përqindja e rritjes së vendeve të punës në këtë rol pritet të jetë e ulët gjatë viteve të ardhshme, menaxherët operativ mund të punojnë pothuajse kudo. Nga bankat në dyqane me pakicë e deri tek spitalet. Si menaxher operativ, ju jeni të rëndësishëm për çdo organizatë që zhvillon veprimtari të ndryshme e të përditshme.

Regjistrohuni në newsletter

për t`u njoftuar rreth ofertave dhe lajmërimeve të fundit.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Recepsionist: Përshkrimi dhe Përgjegjësia

Kur klientët mbërrijnë në hotel, njerëzit e parë që takojnë janë personeli i recepsionit.

Recepsionistët përfaqësojnë një hotel apo resort dhe kanë për detyrë kontrollin e hyrje-daljeve nga dhoma të klientëve dhe kujdesen për standartin e shërbimeve dhe mjedisit të akomodimit. Agjentët e tillë janë përgjegjës për shpërndarjen e çelësit të dhomave, sigurinë dhe mbikëqyrjen e regjistrimeve të klientëve dhe llogaritjen e pagesave bashkë me tarifa shtesë përgjatë qëndrimit në hotel.

Cili është roli i një Recepsionisti?

Roli i recepsionistit është të kontrolloj mbarëvatjen e hyrje-daljeve të klientëve nga dhomat e hotelit, motelit dhe mjediseve të tjera të mikpritjes. Ndihmon klientët me rezervimin e dhomave nëpërmjet internetit apo në person, të mbështesin klientët në çdo paqartësi dhe t’u mundësojnë atyre informacione të nevojshme në lidhje me aktivitetet e ndryshme që zhvillohen në zonën përreth hotelit.

Kur klientët mbërrijnë në hotel, njerëzit e parë që takojnë janë personeli i recepsionit. Ata mirëpresin mysafirët, merren me regjistrimet e të gjitha dhomave dhe mundësojnë detaje të nevojshme rreth komoditeteve të hotelit. Për më tepër, ata punojnë me ekipin e mirëmbajtjes dhe shërbimit për të përgatitur dhomat para mbërritjes së mysafirëve. Roli përfshin gjithashtu përditësimin e pagesave të hotelit dhe të dhënat e rezervimeve.

Listë përgjegjësish

  • Nëpërmjet rezervimit të dhomave në person, me anë të telefonit ose menaxhim online, përgjegjësitë janë:
  • Mirëpritja e mysafirëve dhe akomodimi në dhomë
  • Mbikëqyrja e pagesave dhe shtesave të ndryshme në shpenzimet totale
  • Përgjigje në kohë dhe zgjidhje për ankesat e klientëve
  • Dhënia e informacioneve sipas kërkesës së klientit rreth zonës lokale
  • Bashkëpunim me anëtarët e tjerë të stafit për të siguruar që të gjitha dhomat përmbushin standartet e hotelit
  • Organizim dhe kujdes për çdo nevojë të veçantë akomodimi
  • Mbështetje ndaj klientëve në planifikimin e ngjarjeve speciale
  • Organizimi i shërbimeve të specializuara për klientët VIP
  • Mbajtja e të dhënave të përditësuara bashkë me detajet e regjistrimit

Kualifikimet dhe aftësitë e nevojshme

Për të arritur një pozicion pune si Recepsionist, nevojitet:

  • Diplomë e shkollës së mesme
  • Eksperiencë pune si recepsionist hoteli ose në role të ngjashme
  • Njohja e mirë e softuerit që përdoret në rezervimin e dhomave
  • Kuptimi i faqeve të internetit të planifikimit të udhëtimit dhe sistemeve të tyre
  • Një vit përvojë si recepsionit ose në një rol të ngjashëm në hoteleri-biznes
  • Aftësi të jashtëzakonshme komunikuese, verbale dhe organizative
  • Aftësia për të zgjidhur problemet e klientëve në kohë
  • Gatishmëri për të punuar me turne, bashkë me fundjavat dhe festat

Edukim dhe trajnim

Ju duhet të keni të paktën një diplomë e shkollës së mesme nëse dëshironi të punoni si recepsionist ose një certifikim në industrinë e turizmit me drejtim hoteleri-biznes. Ndërsa kurset në menaxhim biznesi, menaxhimin e hoteleve apo shërbim ndaj klientit janë gjithnjë të favorshme. Një diplomë në menaxhimin e hoteleve është gjithmonë më e preferuar nga punëdhënësit. 

Regjistrohuni në kursin tonë!

Përmbledhje

Për t’a përmbledhur, shkurt, recepsionistët janë përgjegjës në mbarëvajtjen e shërbimeve që ofrohen brenda një hoteli, moteli apo resorti turistik. Ata janë përgjegjës për shpërndarjen e çelësave, kontrollin e informacioneve të regjistrimit të klientëve, dhe pagesave në tërësi. Ata i ndihmojnë klientët të rezervojnë dhomat e tyre, adresojnë çdo pyetje që mund të kenë dhe i mbështesin me informacione dhe rekomandime të nevojshme. Agjentët duhet gjithashtu të kenë një kuptim të mirë të sistemeve që përdoren në industrinë e hoteleve dhe të kenë njohuri në përdorimin e mekanizmave që lidhen me udhëtimet dhe planifikimet e udhëtarëve.

Regjistrohuni në newsletter

për t`u njoftuar rreth ofertave dhe lajmërimeve të fundit.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Grafik Dizajn: Përkufizimi, Bazat dhe Profesionet

Grafik dizajner është përdorur prej shekujsh më parë, dhe është i ludhur ngushtë me fushën e kominukimit dhe të shprehjes me anë të elemntëve pamorë dhe shkrimorë.

Si term, Grafik dizajner, është përdorur prej shekujsh më parë, dhe është i lidhur ngushtë me fushën e kominukimit dhe të shprehjes me anë të elemntëve pamorë dhe shkrimorë. Këto elementë vizual mund të jenë nga më të thjeshtat si p.sh. logo e vogël, deri në ato më komplekse siç janë faqet e internetit. Ndonjëherë këto elementë vizual funksionojnë tërësisht edhe për koncepte të shkallës së gjerë siç janë atë të markave dhe festivale të mëdha.

Pra, për të kuptuar se çfarë është saktësisht dizajni grafik, së pari duhet të përcaktojmë secilën fjalë veçmas. Është e rëndësishme të keni një ide të qartë se çfarë nënkuptojnë termat grafikë dhe dizajn në vetëvete. Fjalët në vetëvete nuk e ndryshojnë shumë funksionin e tyre përgjatë kohërave, ndërsa termi Dizajn Grafik evoluon vazhdimisht dhe zgjeron gjithmonë mjetet dhe mënyrat e tij praktike.

Çfarë do të thotë fjala Grafikë?

Shpjegimi i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë i fjalës graf-ikë vjen nga fjala greke graphein (γράφειν), trajtë e shkrimit ose përshkrimit. Gjithashtu, grekët e përdorin fjalën për të përshkruar format dhe mënyrat e gdhëndjes në vepra artistike, shkronja në pllaka druri, pllaka metalike ose sipërfaqe të ndryshme që mund të përdoren edhe për qëllime artistike. Pra, ajo lidhet kryesisht me prezantimin vizual të mendimeve dhe ideve tona.

Çfarë do të thotë fjala Dizajn?

Fjala dizajn është kryesisht konceptuale. Përdoret për të shpjeguar planifikimin ose ndërtimin e një objekti, sistemi ose për zbatimin e një aktiviteti që lidhet me një prototip, produkt ose proces. Dizajni mund të përdoret si folje, d.m.th., për të dizajnuar dhe që shpreh procesin e zhvillimit të një dizajni ose një ideje. Shembuj tipikë të dizenjove përfshijnë vizatimet arkitekturore dhe inxhinierike, diagramet e një qarkut elektrik, modelet e qepjes dhe artefaktet më pak të prekshme siç janë modelet e procesit të biznesit.

Atëherë! Çfarë është Grafik Dizajn?

Grafik Dizajn është procesi i planifikimit, krijimit dhe komunikimit me anë të elementëve vizual për të krijuar një identitet të një kompanie, organizate, etj.
Grafik Dizajn mund të ndahet në dy kategori: dizajn i uebfaqes dhe dizajn printimi. Dizajni i uebit fokusohet në krijimin e ndërfaqeve vizuale si logot, grafikat, fotot, video, butonat interaktiv, etj. Dizajni i printimit fokusohet në krijimin e ndërfaqeve vizuale për revistat dhe gazetat si kopertina librash dhe reclama, etj.
Grafik Dizajn është një fushë e gjerë që përfshin shumë disiplina të ndryshme, të tilla si arti, arkitektura, reklamat, dizajni i uebfaqes dhe dizajni i ndërfaqes së përdoruesit online. Në të përfshihen edhe përdorimi i tipografisë, ilustrimit dhe fotografisë.

Termi përdoret gjithashtu për të përshkruar procesin e krijimit dhe redaktimit të elementeve vizuale si faqet e internetit, reklamat e shtypura, tabelat dhe forma të tjera të komunikimit. Kjo mund të përfshijë dizajnimin e logove dhe materialeve të paketimit, si dhe aplikacione të bazuara në ueb si faqet e shitjeve elektronike.
Dizajnerët grafik përdorin një sërë mjetesh për të krijuar dizajne grafike që janë efektive në komunikimin e mesazhit të tyre, kërkesat e klientëve ose përdoruesve.

Bazat e Grafik Dizajnit

Për të kuptuar më mirë se çdo të thotë grafik dizajn, është e nevojshme të kuptohen elementët dhe parimet që përbëjnë atë. Elementët përdoren së bashku ose në kundërshtim me njëri-tjetrin për të krijuar dizajne tërheqëse dhe me ndikim.

Këto elementë të dizajnit grafik janë si më poshtë:

  • Ngjyrat
  • Trajtat (format)
  • Linjë
  • Forma aplikimi
  • Përmasat
  • Hapësirë
  • Tekstura

Dizajnerët grafik duhet gjithashtu të ndjekin parimet e dizajnit, të cilat në thelb janë një grup udhëzimesh që ndihmojnë në arritjen e kompozimit efektiv. Këto parime themelore ndërtojnë ekuilibrin dhe qëndrueshmërinë e pjesës.

Këto parime të grafik dizajnit janë si më poshtë:

  • Barazpesha
  • Kontrasti
  • Theksi
  • Lëvizja
  • Përmasat
  • Ritmi

Me siguri e keni dëgjuar shprehjen “rregullat janë bëhen për t’u thyer”, e cila sigurisht vlen në këtë rast. Sidoqoftë, një dizajner i mirë grafik duhet së pari t’i kuptojë këto parime përpara se t’i thyejë ato me vetëdije.

Stilet Grafike

Siç folëm më lartë, grafik dizajn ka disa kuptime. Grafik dizajn përfshin një gamë të gjerë disiplinash dhe specializimesh, duke nisur nga printimi dhe dizajni i uebit deri tek animacioni dhe grafika në lëvizje. Grafik dizajn ofron mundësi për njerëzit me pothuajse çdo interes.

Nëse do t’i kërkonim dikujt para 30 vjetësh që të përcaktonte grafik dizajnin, ai do të fokusohej tek shembuj e lidhur me printimin e revistave, posterave filmash dhe reklamave. Në kohën e tanishme, kanë lindur një shumllojshmëri stiles dhe disiplinash.

Këtu janë disa shembuj të këtyre stileve dhe disiplinash:

Dizajni i faqes në internet, përfshin krijimin e faqeve të internetit. Paraqitja e përgjithshme, skema e ngjyrave dhe lundrimi janë të gjitha pjesë e kësaj discipline dizajni.

Dizajni i përvojës së përdoruesit (UX), ka të bëjë me krijimin e një faqe interneti ose aplikacioni të thjeshtë dhe të këndshëm për t’u përdorur.

Dizajni i grafikës në lëvizje, i njohur gjithashtu si animacion, është procesi i jetësimit të elementëve vizual përmes efekteve speciale, shfaqjeve televizive, lojërave video dhe filmave.

 

Profesionet më të njohura

Grafik dizajn është një industri në lulëzim të vazhdueshëm. Përparimet teknologjike që e të reja të dizajnit grafik kanë krijuar hapësira për profesione të ndryshme që më pare as nuk mendohej për llojin e tyre. Ky evolucion ka ndryshuar të gjithë peizazhin e karrierës profesionale.

Kërkesa për dizajnerët grafikë “tradicionalë” që punojnë kryesisht për botuesit e shtypit ka rënë ndjeshëm. Punësimi i stilistëve grafikë në shërbimet e projektimit të sistemeve kompjuterike parashikohet të rritet me 24 përqind deri në vitin 2028, sipas Byrosë së Statistikave të Punës (BLS). Pjesa më e madhe e kësaj kërkese nxitet nga nevoja e shtuar e bizneseve dhe e organizatave për grafikë dhe imazhe dixhitale, sepse ato synojnë të rrisin gjurmat e tyre dixhitale në treg.

Pra, cilat janë disa nga profesionet më të njohura? Në bazë të kërkimeve, të dhënat e mbledhura na ndihmuan të përcaktojmë këto profesione:

  • Grafik Dizajner
  • Projektuesi (UX)
  • Ueb Dizajner
  • Drejtor Artistik
  • Drejtor Kreativ

Ju mund të mos keni dëgjuar kurrë më parë për termin “dizajn grafik”, por shanset janë që ta keni përdorur atë.
Grafik Dizajn është një term ombrellë për krijimin e paraqitjeve vizuale të ideve, të tilla si logot dhe paketimet. Është një pjesë e domosdoshme e marketingut, reklamimit dhe komunikimit.

Nëse jeni të interesuar në këtë profesion duhet të keni paraszsh: çfarë lloj pune dhe specializimesh ekzistojnë, si dhe mjetet që ndihmojnë në kryerjen e punës.

 

Mjetet

Një nga mjetet më themelore që përdorin projektuesit është një libër skicash. Dizajnerët grafikë shpesh skicojnë idetë ose skicat e përafërta në letër përpara se të kthehen në forma kompjuterike. Thënë kjo, kompjuterët dhe programet e dizajnit janë thelbësore në klimën e sotme dixhitale, edhe nëse jeni duke dizajnuar për punë printimi. Lloji i kompjuterit që ju nevojitet bazohet në preferencë, por kur bëhet fjalë për softuerin, produktet e Adobe si Photoshop, Illustrator dhe InDesign janë shtyllat kryesore në botën e dizajnit grafik.

Përfundimi

Dizajnerët grafikë frymëzohen vazhdimisht nga bota që i rrethon dhe i nxjerrin idetë e tyre nga gjithçka, duke misur nga natyra e deri tek shoqëria dhe politika. Gjithashtu, ka edhe shumë blogje frymëzuese të dizajnit grafik që mund të ndihmojnë në rrjedhën e ideve tuaja krijuese.

Nëse keni një sy kreativ dhe dëshirani të përmirësoni apo të nisni nga fillimi rrugëtimin e një profesionisti në Grafik Dizajn, bëhuni pjesë e kursit tonë!

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Shërbimi Ndaj Klientit: Përshkrimi i Profesionit

Çdo profesion është i rëndësishëm për fuksionin që ka.

Kohëzgjatja e një biznesi vearet nga një sistem i ashtu quajtur ndryshe zinxhir, i cili përbëhet nga disa komponentë. Secili komponent është i rënëdsishëm për vetë funksionin që ka. Klientët janë pjesë e këtij sistemi gjithashtu. Pavarësisht kësaj, unë do të argumentoja thënien që “klienti është mbret”, dhe personalisht nuk nuk do të mendoja kështu – Përse vallë? Ju mund të keni një numër të madh klientësh të cilët blejnë produktet e juaja, por nëse biznesi jua nuk do të kishtë punonjës profesionistë, çfarë do të ndodhte? Në këtë aspekt, këta janë mbretërit! Gjithësesi, kjo thënie është abstrakte në vetëvete dhe nuk shërben dobishëm. Kështu që, e rëndësishme është që çdo klient të shërbehet dryshe, në një mënyrë e cila përmbush objektivat e vendusur. Kjo është këshilla ime për këdo që punon në departamentin e Shërbimit ndaj Klientit.Shërbimi Ndaj KlientitShërbimi Ndaj Klientit

Në këtë artikull, do të flasim për disa hapa që shërbejnë në qëndrueshmërinë e klientëve, të tashëm apo të ardhshëm, brenda biznesit tuaj. Për të arritur maksimumin, së pari duhet të kuptojmë rreth terminologjisë së fjalës klient.Shërbimi Ndaj Klientit

Cilët janë Klientët?

Një klient quhet dikush që blen/merr shërbime, produkte apo ide. Klientët janë të dy llojeve. Gjithësesi, duhet të kemi parasysh që ky segment – klient – mundet të ketë ose të mos ketë lidhje me ndërveprime financiare. Pra, llojet e klientevë ndahen në klientë të brendshëm, dhe të jashtëm.

Në 1988, Josef M. Juran propozoi emërtimin ndarës të klientëve. Që nga kjo ditë, kjo qasje ka sjellur zhvillim të rëndësishëm në cilësinë e menaxhimit brenda çdo kompanie. Gjithashtu, mendohet që kur klienti i brendshëm është i kënaqur prej shërbimit, atëherë edhe mundësitë për të kënaqur klientin e jashtëm rriten në vazhdim.

Klient i brendshëm

Klient i brendshëm është dikush që ka marrëdhënie direkte me biznesin. Ky mund të jetë anëtar i organizatës ose biznesit.Shërbimi Ndaj Klientit

P.sh.: Çdo produk ka katalogun e tij të të dhënave dhe përdorimit. Të dhënat brenda katalogut krijohen nga departamenti i produktit i cili duhet të kalojë çdo detaj tek departamenti i paketimit. Si rrjedhojë, departamenti i paketimit kthehet në klient i brendshëm. Gjithësesi, llojet e klientit të brendshëm ndryshojnë nga biznesi në biznes.

Klient i jashtëm

Klient i jashtëm është ai i cili nuk bën pjesë brenda një biznesi. Ky lloj klienti është përsoni që blen produktin ose shërbimin e një firme ose kompanie.

Çfarë do të thotë Shërbim ndaj Klientit?

Shërbim ndaj Klientit është profesioni i cili mbështet dhe ndihmon klientët duke u marr me zgjidhjen e problemeve të tyre. Shërbimi i këtij segmenti merret dhe përpunon nevojat e klientit në kohë reale por edhe mbas përfundimit të çdo kërkese. 

Karakteristikat e profesionit

Në arritjen e nivelit ekspert të Shërbimit ndaj klientit, cilësitë e më poshtme ju vijnë për ndihmë.

    • Shërbim në kohë – Shërbeni në kohë dhe përmbushni detyrat, pavarësisht llojit dhe formave të produkteve.
    • Sjellje shembullore – Duhet të jeni gjithnjë të sjellshëm me klientin tuaj. Tregoni anën tuaj të mirë dhe të edukuar.
    • Jini profesionist – Tregoni empati për vështirësitë e klientit tuaj duke qenë profesionist në çdo aspekt të rolit tuaj.
    • Komunikimi – Ndërtoni afrimitet me klientët tuaj. P.sh., të flisni në emër me klientin tuaj mund të ndihmojë në përforcimin e besueshmërisë së tij ndaj biznesit ku ju punoni.
    • Jini i/e vëmendshëm – Ndërkohë që klienti është duke ju treguar për shqetësimet apo nevoajt e tij, mbani shënim detaje të rëndësishme dhe pyesni për sqarime të mëtejshme.
    • Përgjigjuni në mënyrën e duhur – Njihuni mirë me produktin apo shërbimin duke dëgjuar mirë kërkesat e klientit. 
    • Përgjegjësia – Duhet të jeni në gjendje të merrni përgjegjësitë idnividuale në trajtimin e çfarëdo lloj rasti klientësh. Jini i besueshëm në mënyrat e përballimit të datyrave tuaja.

Si arrihet niveli i lartë i vetë departmentit.

Secili në department duhet të jetë i shkëlqyer në vetëvete siç edhe e gjithë skuadra. Kështu që për të dhënë një shërbim cilësor duhet arritur niveli më i mirë i departamentit në tërësi. Më poshtë po ju sjellim disa praktika që ndihmojnë në ekselencën e shërbimit ndaj klientit.

    • Regjistroni ankesat e klientit – Çdo department i mbështetjes së klientit duhet të regjistroj rregullisht problemet e shpeshta. Gjithashtu, është me rëndësi që këtë të dhëna të përditësohen vazhdimisht.
    • Dokumentim i procedurave – Procedurat e kërkesave dhe zgjidhjeve duhen regjistruar në mënyrë të qartë.
    • Sistemet e gjurmimit të shërbimeve – Sistemet e gjurmimit duhet të regjistrojnë, procesojnë dhe të shfaqin pastër të gjitha të dhënat tek grupi i punës. Kjo ndihmon për arritjen e një shërbimi sa më të mirë, edhe kur departmenti vuan nga mungesa të ndryshme..
    • Trajnim intensiv – Për të qëndruar aktual në lidhje me mallrat dhe shërbimet, si dhe modelet e kërkesave të klientit, çdo punonjës i shërbimit ndaj klientit duhet të ndërmarrë trajnime të vazhdueshme.

Kush është punonjës i Shërbimit ndaj Klientit?

Punonjës i shërbimit ndaj klientit është çdo person, departament ose organizatë që merret me kërkesat e klientëve, përpunimin, trajtimin e shqetësimeve të tyre, zgjidh problemet dhe punon si një urë lidhëse në emër të një firme/organizate.

Punonjësit e shërbimit ndaj klientit mund të bëjnë pjesë në një nga këto grupe.

    • Grupi i shërbimeve të brendshme – Bizneset e vogla mund të kenë punëtorë të brendshëm që ofrojnë shërbimin ndaj klientit. Duhet pasur kujdes për të siguruar që standardet e shërbimit të mos vuajnë si rezultat i mungesës së burimeve njerëzore.
    • Ndërmarrjet e mëdha – Këto kryejnë marrëveshje me kompanitë që specializohen në Shërbim ndaj Klientit. 
    • Grupi i pavarur – Individë ose biznese që ofrojnë shërbime ndaj klientit duke përdorur teknikat e tyre pa mbikëqyrje të tretë. 

Cilido qoftë karakteri i Shërbimit ndaj Klientit, për të arritur profesionalizëm punonjësit duhet të zhvillojnë disa tipare si më poshtë. 

    1. Misioni i tyre duhet të tregoj qartë angazhimin për të ofruar shërbim cilësor. Kjo duhet të jetë fjala që mbahet me çdo kusht.
    2. Duhen vendosur objektiva të matshëm të shërbimit ndaj klientit.
    3. Kontributi i klientëve duhet të kërkohet rregullisht dhe kërkesat apo nevojat e tyre të merren për bazë.
    4. Çështjet e përsëritura duhet të regjistrohen dhe të zgjidhen përfundimisht.

Për t’a mbyllur, këshilloj që departamenti drejtues i menaxhimit të bazohet tek të dhënat që punonjësit raportojnë në lidhje me problemet dhe ankesat e klientëve. Në këtë mënyrë mund të arrihet përmirësimi i cilësisë së departamentit dhe përvojës së klientëve përgjithësisht.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Menaxher i Kontratave: Rreth Profesionit

Në këtë artikull do t'mësoni rreth detyrave, kualifikimeve, përgjegjësisve, dhe aftësive që kërkohen për këtë pozicion pune. Po ju sjellim informacionet e nevojshme rreth rolit të Menaxherit të Kontratave.

Çfarë është një Menaxher i Kontratave?

Si fillim, termi Menaxher i Kontratave përdoret në departamentin e prokurimeve dhe blerjeve. Si pjesë e departamentit të prokurimeve, roli i menaxherit është të kryej marrëveshje, të pranoj dhe të firmosë kontratat me furnizuesin e një kompanie, qoftë për shërbime apo sende të kërkuara prej kompanisë. Kështu që, është përgjegjësia e menaxherit të sigurojë mbarëvajtjen e praktikave të kontratës duke pasur parasysh zvogëlimin e shpenzimeve operacionale. Gjithashtu, efikasiteti i praktikave të menaxhimit të kontratave do të thotë ndërtimi i shërbimit dhe pozicionit të favorshëm negociues i cili ndërvepron brenda ciklit të marrëveshjeve midis palëve. Menaxheri i kontratave shërben si pikë takimi për lehtësira të duhura dhe merr venidme mbi zgjidhje të mundshme.

Nëse do të ndanim këtë rol në tre pjesë, këto do të ishin pragjet financiare, seksioni i përformacave dhe rimbursimet ose vlerësimet.

Le të hedhim një vështrim mbi këto tre pjesë.

Pragu financiar: Prag do të thotë kufiri më i ulët dhe më i lartë, në lidhje me kontekstit në të cilin përdoret termi prag ose pragje. Në rastin tonë, një prag financiar apo buxhetor është një term që i referohet shpenzimeve specifike të monedhës, transaksioneve ose qëllimeve të blerjes së njësive. Gjatë procesit të negociatave, përdoren kufijtë për të arritur zbritje edhe më të mëdha se ato që jep zakonisht një furnizues. Ndërsa vëllimi rritet, ofruesi bëhet më i motivuar dhe i gatshëm të ulë çmimet ndërkohë që shpenzimet e tij bien gjithashtu.

Sektori Performues: Kjo zonë bazohet në metrika të përcaktuara kritike për procedurat e biznesit. Qëllimi i një seksioni të performancës është të krijojë një mekanizëm matjeje të miratuar reciprokisht midis ofruesit dhe klientit. Këto dispozita zakonisht lidhen me gjobat ose stimujt, në varësi të sektorit.

Rimbursime ose Vlerësime: Rimbursimi ose vlerësimi (nxitja), përdoret për të shpërblyer furnizuesit në përmbushjen e objektivave. Ky lloj fleksibiliteti kërkohet zakonisht në situata kritike kohore kur kontrata siguron një orar normal të përmbushjes, por nevojitet më shumë fleksibilitet për të përmbushur kërkesa të tjera të biznesit.

 

Efikasiteti i menaxhimit të kontratës përfshin ndjekjen e detyrave ditore, vlerësimin e performancës së furnitorit dhe bashkëpunimin me furnizuesin. Përmes procesit të menaxhimit të kontratës, kompania mund të pretendojë përfitime plus nga kontrata. Përfitimet e këtij lloji mund të përfshijnë një klauzolë që lejon lirimin e parakohshëm të kontratës, shkurtime shtesë të shpenzimeve ose situata të tjera.

Përgjegjësitë

Një menaxher i kontratave mbikëqyr marrëveshjen midis aktorëve të përfshirë në një aktivitet biznesi. Ai punon në të dyja anët e kontratës. Në përgjithësi, menaxheri i kontratës është përgjegjës për mbajtjen e komunikimit të qartë me palën tjetër dhe për ekzekutimin e kontratës së akorduar. Në varësi të organizatës, përgjegjësitë specifike mund të përfshijnë raportet financiare, monitorimin e kushteve të kontratës dhe kujdesin për dosjet.

Çdo kontratë është unike dhe kushtet e saj janë të ndryshme nga kontratat e tjera. Nuk ka asnjë kontratë të vetme që përmban të njëjtat kushte për të gjitha palët. Menaxheri duhet ta trajtojë çdo kontratë si një entitet të veçantë që ka grupin e vet të kushteve. Pasi kontrata të jetë funksionale, menaxheri shërben si person i pikës administrative deri në përfundimin e kontratës.

Menaxheri i kontratave është gjithashtu përgjegjës për devijimet e kontratës dhe ndryshimin e menaxhimit. Nëse shitësi humb njerëz ose një ndryshim buxheti kërkon miratim, menaxheri i kontratës trajton detajet në mënyrë që të gjurmojë projektin. Ai zakonisht është përgjegjës për raportimin periodik të kontratës, i cili njofton palët e interesuara për statusin e punës së kryer sipas kontratës.

Përshkrimi i profesionit: shembull

Përshkrimi i rolit të menaxherit mund të ndryshoj në lidhje me llojin e industrisë. Më poshtë ne po rreshtojmë një listë të thjeshtë e cila përmban detyrat dhe përgjegjësitë normale.

Këto përfshijnë:

  • Krijimi i tenderave të klientëve dhe propozimeve komerciale për të ndihmuar në blerjen e reja të biznesit
  • Krijimi dhe prezantimi i projekt propozimeve
  • Konsultimi me klientët për të përcaktuar nevojat e tyre
  • Krijimi i planeve, buxheteve dhe orareve
  • Zhvillimi i buxheteve dhe orareve me klientët
  • Menaxhimi i afateve dhe kostove të ndërtimit
  • Kujdesi për çdo shpenzim të papritur
  • Aktiv në takimet në terren për të monitoruar progresin
  • Është pika kryesore e kontaktit për klientët, menaxherët e faqeve dhe menaxherët e projektit
  • Bashkëpunimi me palët e jashtme për të siguruar që të gjithë të kuptojnë rolet dhe përgjegjësitë e tyre
  • Siguron që projektet të ndjekin kërkesat teknike të dakorduara
  • Kordinimi i veprimtarive me punonjësit teknikë dhe financiarë, nënkontraktorët, ekipet ligjore dhe përfaqësuesit e klientëve
  • Mbikëqyrja e procesit të faturimit pasi të ketë përfunduar një projekt
  • Krijimi, rishikimi, negociimi dhe kryerja e një game të gjerë kontratash që mbulojnë gamën e gjerë të transaksioneve
  • Zhvillimi dhe mbajtja e lidhjeve me furnitorët, si dhe shërbimi si pika e vetme e kontaktit për shqetësimet e lidhura me kontratat
  • Mbajtja e shënimeve të letrave dhe dokumenteve për kontratat aktuale dhe ato në pritje
  • Monitorimi i kontratave dhe zgjedhja nëse do t’i anulojë, zgjerojë ose rinovojë ato në interesin më të mirë të firmës
  • Çdo vështirësi në lidhje me kontratën që mund të shfaqet me palët e tjera ose brenda organizatës duhet të zgjidhet
  • Zhvillimi dhe modifikimi i një game të gjerë kontratash klientësh
  • Ruajtja dhe sigurimi i korrektësisë së dokumenteve të kontratave të brendshme të organizatës
  • Ofrimi i këshillave dhe udhëzimeve për krijimin e kontratave për ekipe të ndryshme

Kualifikimet

Arsimi, si në çdo gjë tjetër, është faktori kyç për arritjen e nivelit më të lartë në një pozicion pune. Aftësitë dhe certifikatat e kërkuara ndryshojnë sipas rolit dhe kompanisë. Sidoqoftë, menaxheri i kontratave zakonisht duhet të ketë një diplomë bachelor. Në disa raste, punëdhënësit mund t’ju kërkojnë që të certifikoheni gjithashtu.

Aftësitë bazë

Teknologji dhe inovacion
Menaxherët e kontratave duhet të përditësohen me përparimet teknologjike.

Kontroll mbi marrëveshjet
Aftësitë ndërpersonale, rrjetëzimi dhe partneritetet bashkëpunuese janë thelbësore.

Menaxhim projekti dhe komunikim
Komunikimi është i lidhur thelbësisht me veçoritë e menaxhimit të projektit.

Negociator
Negocimi me palët e treta dhe kontraktorët është gjithashtu përgjegjësi e menaxherit të kontaktit.

I orientuar në detaje
Jini të vëmendshëm ndaj çështjeve të vogla, si mungesa e shenjave të pikësimit në fund të një fraze ose anashkalimi i një fjale.

Hapat për t’u bërë një Menaxher i Kontratave

  1. Përfundoni ciklin Bachelor të studimeve
  2. Fitoni eksperienca përmes praktikave (internships)
  3. Kryeni një certifikim të akredituar
  4. Kërkoni për punë dhe kini vetëbesim në rritjen tuaj profesionale

Regjistrohuni në newsletter

për t`u njoftuar rreth ofertave dhe lajmërimeve të fundit.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Përgjegjës Financash

Një rol me shumë elementë dhe me përgjegjësi të lartë

Përgjegjës Financash është ai që ndihmon kompanitë me mbarëvajtjen e financave të tyre në mënyrë që të arrijnë objektivat e vendosur. Çdo objektiv mund të arrihet ma anë të dikujt i cili ka njohuri mbi fushën duke u bazuar në ndërtimin startegjive dhe raporteve financiare. Detyrat kryesore përfshijnë raportin e veprimtarive buxhetore, parashikimin financiar, monitorimin e llogarive, dhe krijimin e hapësirave për qëndrueshmërinë dhe uljen e shpenzimeve.

Çfarë pune bën një Përgjegjës Financash?

Përgjegjësi i Financave punon ngushtë me departamentin e menaxhimit dhe me atë ekzekutiv. Bashkarisht, ata krijojnë plane për qëndueshmërinë financiare dhe marrin vendime strategjike rreth investimeve të një organizate. Ata gjithashtu vëzhgojnë zhvillimet e tregut dhe analizojnë për mundësi financiare duke vlerësuar nëse strategjitë financiare, vendimarrjet ose investimet janë në interes të kompanisë.

Le të shikojmë disa detyra kryesore.

  • Menaxhim i përgjithshëm
  1. Mirmbajtja e sistemit të dokumentimit të rregulloreve dhe praktikave të kontabilitetit
  2. Menaxhimi i funksioneve të nën-kontratave
  3. Mbikëqyrje e departamentit të thesarit dhe operacionet e tij, duke përfshirë hartimin e një strategjie të përshtatshme për arritjen e qëllimeve dhe objektivave të vendosura
  • Menaxhim Fondesh
  1. Menaxhim buxhetin e kompanisë për t’u siguruar që ka shumë monetare të mjaftueshme për të mbuluar nevojat e vazhdueshme operative dhe ato të investimeve kapitale
  2. Parashikon fluksin e parasë, nevojat e lidhura me huamarrjen dhe fondet e mundshme për investime
  3. Analizon dhe zbulon mënyra për të reduktuar rreziqet financiare që lidhen me normat e interesit të huamarrjes dhe tregun e këmbimit valutor
  4. Ndihmon në zgjedhjen e strukturave të përshtatshme të kapitalit
  5. Planifikon stokun dhe financimin e kredisë
  6. Mban kontaktet bankare
  7. Vëzhgon Fondet e investimit
  • Analizë Financiare
  1. Kryen analizat e reduktimit të kostos në të gjitha pjesët e organizatës
  2. Angazhohet në kërkime krahasuese për të krijuar mundësi për përmirësime operacionale
  3. Raporton çështjet kryesore në lidhje me performancën e konkurrentëve
  4. Interpreton rezultatet financiare dhe këshillon mbi strategjitë e përmirësimit
  5. Angazhohet në operacionin e ndërtimit të çmimit të produktit sipas hallkave të planifikuara
  6. Ndihmon në procesin e vendosjes së çmimit të produktit
  7. Raporton të dhënat matëse të biznesit tek menaxhmenti
  8. Menaxhon proceset e buxhetimit kapital që bazohen në analizën e kufizimeve dhe analizën e fluksit monetar
  9. Krijon i analizave dhe raporteve të tjera sipas kërkesave
  • Kontabilitet
  1. Menaxhon i buxhetin e kompanisë dhe rregullimet e tij
  2. Raporton gjithçka rreth bixhetit vendosur
  3. Ndihmon në krijimin e drejtimeve të përgjithshme strategjike
  4. Rekomandon për politikën e kreditimit të korporatave

Kualifikimi që kërkohet

Përgjegjësi i finacave duhet të ketë diplomë bachelor në financë dhe kontabilitet. Gjithashtu, shumica e kompanive botërore këkrojnë që një drejtor fincash të ketë pese ose më shumë vite eksperiencë. Përveç këtyre, të paturit aftësi të shkëlqyeshme komunikuese është thelbësor dhe kandidatët duhet të jenë ekspertë në sistemet elektronike të kontabilitetit.

>> Shikoni kursin tonë këtu!

Listë kualifikimesh

    • Diplomë BS e avancuar në Financë ose Kontabilitet.
    • Minimumi 5-7 vite përvojë të fushës
    • 5+ vite përvojë e kombinuar në Kontabilitet/Financë/Sisteme Financiare
    • Aftësia për të menaxhuar prioritete të shumta në një mjedis pune me ritme të shpejta
    • Vetë orientim drejt shërbimit ndaj klientit bashkë me aftësitë drejtuese
    • Përdorimi i avancuar i MS Office Suite, aftësia për të mësuar shpejt aplikacione të ndryshme softuerike të brendshme
    • Aftësi të forta analitike

Përvojë dhe aftësitë e vlefshme

    • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese
    • Arsim në hoteleri ose fusha të ngjashme
    • Përvojë në menaxhimin e rezervimeve ose të zyrës me volum të lartë thirrjesh
    • Shërbim i fortë ndaj klientit dhe aftësi për të kryer shumë detyra
    • Njohuri të Sun, iScala, Opera Property Management System dhe aftësi për të operuar sisteme të tjera elektronike
    • Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve

Së fundi

Siç kuptoni, pozicioni i përgjegjësit të financave është disi i komplikuar dhe përbëhet prej përgjegjësive të larta. Një përgjegjës financash duhet të jetë i zoti të menaxhojë, të ndërmarrë, të vlerësojë, këshillojë, dhe të krijojë strategji të gjitha në lidhje me buxhetin e komapnisë dhe fondit të investimeve.

Profesionisti mbas detyrës së përgjegjësit të finacave është përgjegjës për veprimatritë financiare dhe raportet e nevojshme që një organizatë të pakësojë shpenzimet dhe të ndjekë vazhdimisht qëndrueshmërinë e saj financiare. Përgjegjësi i finacave duahet të ketë edukim në ekonomi-financë, menaxhim, menaxhim marrëdhënieve me klientin, dhe të ketë aftësi të shkëlqyera analitike bashkë me njohuri mbi sistemet operacionale elektronike.

Regjistrohuni në newsletter

për t`u njoftuar rreth ofertave dhe lajmërimeve të fundit.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Zhvillues Front-End

Krijon paraqitjen vizuale për aplikacionet dhe ndërveprimin dixhital duke përdorur JavaScript, HTML, CSS, etj.

Rreth Zhvilluesit Front-End 

Në lidhje me zhvillimet shkencore kompjuterike, ne kemi zhvillues që punojnë kryesisht në code dhe që ndërtojnë gjithçka që është vizualisht e dukshme në aplikacionet dhe sajtet e uebit. Personi pas krijimit të paraqitjeve ose skemave të aplikacioneve quhet zhvillues front-end (developer).

Një Zhvillues Front-End përdor lloje të kornizave ose paketave të tilla si: jQuery, Angular JS/JS 2, React/BackboneJS, etj. Këto korniza bazohen në HTML dhe CSS që janë themelore në formimin gjithashtu e bazës së rolit të zhvilluesit të pjesës së përparme . Duke përdorur JavaScript, HTML dhe CSS si gjuhë bazë, zhvillimi në front-end thuhet se është praktika e transformimit së të dhënave të zakonshme në elementë grafikë që janë në dukje për përdoruesin e webit apo aplikacionit.

Shikoni kusin tonë të Zhvillues Front-end.

Kush është Zhvillues Front-end i zoti?

Një zhvillues i mirë dhe i aftë i front-end është dikush:
  1. Që ka njohuri se çfarë lloj modeli pranohet dhe është i dashur kryesisht nga njerëzit. Ai/ajo përdor CMS (Sistemet e Menaxhimit të Përmbajtjes, dhe të tjera korniza zhvillimi si WordPress, Wireframing, etj.
  2. Që është i aftë në testimin e ndër-shfletuesit. Gjithashtu, është i aftë në testimin ndërmjet platformave dhe pajisjeve të ndryshme, testimin e aksesueshmërisë, njësive, etj.
  3. Që di për optimizimin e motorëve të kërkimit (SEO) dhe SEM-të, dhe se si të ndërveprohet me modelet e ndërfaqes.
  4. Që ka aftësi ndërpersonale për të kuptuar strategjinë e një organizate, karakterin e rolit, i vendosur për të ofruar atë që kërkohet dhe që mund të sigurojë një përzierje të përsosur midis strategjisë dhe detyrave të zhvilluesit të nivelit të parë.
Pra, për t’a thënë ndryshe, një zhvillues i front-end duhet të zbatojë elementë vizual dhe ndërveprues për t’a bërë përdoruesin të angazhohet më lehtë dhe më këndshëm.

Aftësitë e kërkuara

Nëse dëshironi të bëheni një zhvillues front-end, do t’ju duhet të zotëroni të ashtuquajtura gjuhë si HTML, CSS dhe JavaScript. Një zhvillues duhet gjithashtu të ketë njohuri të mira për pjesën e përpunimit, veçanërisht me Cascading Style Sheets.

Sigurisht, ashtu si zhvilluesit e tjerë, duhet të dini se si të shkruani kodin dhe të punoni logjikisht brenda mjedisit të projektit. Prandaj, ju duhet të keni përvojë me çdo version të mjeteve kontrolluese, p.sh., GIT Subversion; të keni njohuri për integrimin e vazhdueshëm të komponentëve teknologjik, dhe mjetet e ndryshme si për shembull, TeamCity ose Jenkins. Gjithashtu, ju duhet të zotëroni përvojë në mjete të ndryshme ndërtimi ueb si Maven, Ant, etj. Pra, zhvilluesi ideal nuk është vetëm ai që është ekspert në teknologji, por edhe ai që është shumë i organizuar dhe punon me një mentalitet të shkathët.

Përse na duhet një Zhvillues Front-end?

Imagjinoni një faqe interneti rreth kamerave fotografike ku ju dëshironi të blini një, por të mos jeni në gjendje të shikoni vizualisht fotografinë e produktit dhe të shikoni postimin vetëm në formën e API-ve. Si një përdorues normal, do ju kërkohet vetëm të keni aftësi normale për të bërë veprime të thjeshta. Kjo është arsyeja përse nevoja për një zhvillues front-end që t’i japë formë dhe vizualizim gjithçkaje që ndodh në punën laboratorike të faqes. Pikërisht në këtë pjesë të faqes hynë në lojë një zhvillues front-end duke i dhënë aspektin vizual aplikacioneve ose faqeve të internetit.

Përfundimi

Zhvillimi front-end është një teknologji që i bën të gjitha punimet në pjesën laboratorike të shfaqen vizualisht përpara çdo përdoruesi duke mundësuar ndërveprimin e lehtë të secilit veprim. Prandaj, për t’i realizuar këto, tekniku front-end duhet të rritet profesionalisht, të ketë një sy për detaje dhe të ndërtojë njohuri teknologjike rreth fushës së pozicionit të punës.

Sinqerisht, një zhvillues front-end është ai që përfundon zhvillimin e uebit dhe kjo nuk do të ndryshojë për një kohë të gjatë akoma.

Regjistrohuni në newsletter

për t`u njoftuar rreth ofertave dhe lajmërimeve të fundit.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Guidë Turistike: Përshkrimi dhe Roli

Çfarë është një guidë turistike? Guida turistike është personi që familjarizon turistët me historinë, veprimtarinë dhe jetën e një vendi apo shteti të caktuar. Edhe se klientët janë në përgjithësi të huaj, çdo kush mund të marrë pjesë në një guidë turistike. Guidat turistike punojnë në përgjithësi në industrinë e turizmit. Normalisht këta janë ekspert […]

Read More…

Programues full stack: Përshkrimi

Programuesi full stack ka të bëjë me zhvillimin e uebit që zë vend si në planin parësor edhe në atë fundor të ndërtimit të një uebsaiti apo aplikacioni. Çfarë është një programues full stack? Programuesit full stack janë profesionistët më të vlerësuar në fushën e zhvillimit të një aplikacioni ueb. Këta profesionistë kërkohen për të […]

Read More…

Agjent Udhëtimesh: Roli dhe Përgjegjësitë

Travel Agent ETG-academy

Agjent udhëtimesh është një profesionist i cili ju ndihmon në planifikimin e puhsimeve tuaja. Ai do t’ju ndihmojë të gjeni vendin për të realizuar pushimet ideale. Përgjegjësitë e agjentit përfshijnë gjetjen e vendit, karakterin e pushimeve dhe një listë me aktivitete ku ju mund të argëtoheni përgjatë pushimeve tuaja. Agjenti i udhëtimit menaxhon kërkesat e […]

Read More…

Çfarë është Menaxheri Operativ?

Menaxheri Operativ është jetik për arritjen e suskesit të një biznesi. Në përgjithësi, njerëzit që nuk parapëlqejnë të dalin në sken janë ata të cilët zgjedhin të bëhen menaxher operativ. Ky pozicion pune është nyje e rëndësishme që një kompani apo biznes të arrij sukses. Menaxheri operativ sigurohet që të gjitha veprimtaritë e biznesit të […]

Read More…

Recepsionist: Përshkrimi dhe Përgjegjësia

Front Desk Agent check-hotel

Kur klientët mbërrijnë në hotel, njerëzit e parë që takojnë janë personeli i recepsionit. Recepsionistët përfaqësojnë një hotel apo resort dhe kanë për detyrë kontrollin e hyrje-daljeve nga dhoma të klientëve dhe kujdesen për standartin e shërbimeve dhe mjedisit të akomodimit. Agjentët e tillë janë përgjegjës për shpërndarjen e çelësit të dhomave, sigurinë dhe mbikëqyrjen […]

Read More…

Grafik Dizajn: Përkufizimi, Bazat dhe Profesionet

Grafik dizajner është përdorur prej shekujsh më parë, dhe është i ludhur ngushtë me fushën e kominukimit dhe të shprehjes me anë të elemntëve pamorë dhe shkrimorë. Si term, Grafik dizajner, është përdorur prej shekujsh më parë, dhe është i lidhur ngushtë me fushën e kominukimit dhe të shprehjes me anë të elemntëve pamorë dhe […]

Read More…

Shërbimi Ndaj Klientit: Përshkrimi i Profesionit

Çdo profesion është i rëndësishëm për fuksionin që ka. Kohëzgjatja e një biznesi vearet nga një sistem i ashtu quajtur ndryshe zinxhir, i cili përbëhet nga disa komponentë. Secili komponent është i rënëdsishëm për vetë funksionin që ka. Klientët janë pjesë e këtij sistemi gjithashtu. Pavarësisht kësaj, unë do të argumentoja thënien që “klienti është […]

Read More…

Menaxher i Kontratave: Rreth Profesionit

Në këtë artikull do t’mësoni rreth detyrave, kualifikimeve, përgjegjësisve, dhe aftësive që kërkohen për këtë pozicion pune. Po ju sjellim informacionet e nevojshme rreth rolit të Menaxherit të Kontratave. Çfarë është një Menaxher i Kontratave? Si fillim, termi Menaxher i Kontratave përdoret në departamentin e prokurimeve dhe blerjeve. Si pjesë e departamentit të prokurimeve, roli […]

Read More…

Përgjegjës Financash

Një rol me shumë elementë dhe me përgjegjësi të lartë Përgjegjës Financash është ai që ndihmon kompanitë me mbarëvajtjen e financave të tyre në mënyrë që të arrijnë objektivat e vendosur. Çdo objektiv mund të arrihet ma anë të dikujt i cili ka njohuri mbi fushën duke u bazuar në ndërtimin startegjive dhe raporteve financiare. […]

Read More…

Zhvillues Front-End

Krijon paraqitjen vizuale për aplikacionet dhe ndërveprimin dixhital duke përdorur JavaScript, HTML, CSS, etj. Rreth Zhvilluesit Front-End  Në lidhje me zhvillimet shkencore kompjuterike, ne kemi zhvillues që punojnë kryesisht në code dhe që ndërtojnë gjithçka që është vizualisht e dukshme në aplikacionet dhe sajtet e uebit. Personi pas krijimit të paraqitjeve ose skemave të aplikacioneve […]

Read More…