loading

Të mirat e të mësuarit praktik: pse praktika e përvojës është kyç i suksesit

Vëmë duart në zjarr se i keni dëgjuar jo rrallë herë gjatë formimit tuaj në shkollë zërat se bota e vërtetë nuk është asgjë e ngjashme me klasën apo teorinë e librave dhe se kur të dilni në të do të përballeni me situata që do të duan thuajse aspak teori. Ndonëse kjo nuk është tërësisht e vërtetë, e vërtetë është se praktika është një qasje shumë e rëndësishme e sistemeve arsimore që ndihmon pas përfundimit të studimeve akademike.
Të mësuarit praktik ka një rol shumë të rëndësishëm në formimin dhe përgatitjen e plotë të studentëve për tu përshtatur më lehtë në punët e tyre pasi jo vetëm ndihmon në perceptimin e modeleve dhe situatave reale, por krijon gjatë rrugës aftësi dhe shprehi me shumë vlerë që i ndihmojnë ato për të patur sukses në jetën profesionale, por edhe personale.

Arsyet kryesore pse të mësuarit praktik është formulë për sukses:

Ruajtja dhe rikujtimi i përmirësuar i njohurive

Për shkak se të mësuarit praktik ngjall përdorimin e shumë shqisave tek ne, e kemi më të lehtë të kujtojmë apo të ruajmë informacion dhe njohuri, sepse truri ynë i lidh ato me të prekurin, të parit, të dëgjuarit. Të gjithë ne e kthejmë kokën kur dëgjojmë një zë të njohur, sepse truri ynë e lidh atë me një shenjë që ka kapur shqisa jonë.

 

Përmirësimi i të menduarit kritik

Të mësuarit praktik të përball me situata reale që kërkojnë zgjidhje. Në këtë mënyrë studentët kanë mundësi të zbatojnë njohuritë e tyre në zgjidhjen e një situate të mirëfilltë, duke aftësuar aftësitë problemzgjidhëse, aftësitë krijuese dhe novatore.

Më shumë frymëzim dhe përfshirje

Po të vëmë përballë të mësuarit praktik me të mësuarit tradicional, i pari është më frymëzues dhe përfshirës, pasi në përfundim të një detyre apo projekti, priremi të ndjejmë një farë përmbushjeje dhe kënqësie. Këto dy bashkëpëbërës (frymëzimi dhe përfshirja) ndihmojnë në përqëndrim më të mirë, duke rezultuar në nxënie më të dobishme.

Më të përgatitur në punë

Përvoja dhe aftësitë praktike që fitohen nga të mësuarit praktik janë disa bashkëpërbërës shumë të rëndësishëm të suksesit në punë. Vëmë bast, se e keni dëgjuar me qinda herë se “kërkohet dikush me përvojë”. Epo, të mësuarit praktik është kjo ekperiencë.

Aftësi më të mira ndërpersonale

Të mësuarit praktik i vë studentët përballë njëri-tjetrit dhe ata duhet të bashkëpunojnë për të pasur sukses. Ekperienca të tilla zhvillojnë aftësitë e komunikimit, drejtimit dhe punës në grup, të gjitha shumë të vlerësuara në punë.

Shtesë – Të mirat e aftësive praktike (që i fitoni nga të mësuarit praktik):

  1. Fitime më të mëdha
  2. Ju japin dorë në aplikime
  3. Ju japin eksperiencë pune
  4. Lehtësojnë punësimin e pavarur
  5. Pasurojnë formimin tuaj
  6. Nxisin bashkëpunimin

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Bazat e AutoCAD

AutoCAD-i është një softuer dizajni kompjuterik me përdorim të gjerë në inxhinieri, arkitekturë dhe industrinë e ndërtimit për të krijuar dizajne 2D dhe 3D. në këtë artikull do të shpjegojmë disa informacione bazë rreth AutoCAD-it, disa funksione dhe përdorime.Bazat e AutoCAD
AutoCAD-i është një produkt i Autodesk, Inc., një kompani softuerësh që specializohet në krijimin e veglave për softuerë për industri të ndryshme. AutoCAD-i u hodh në treg për herë të parë në 1982 dhe që atëherë, është bërë standardi për softuerët e dizajneve kopjuterike (CAD).

Veçoritë e AutoCAD-it

AutoCAD ka një larmi veçorishë që e bëjnë një vegël të fuqishme dizajni dhe hartimi. Këtu përfshihen:

Hartim 2D: AutoCAD-i ju lejon të krijoni vizatime 2D me një shumëllojshmëri vijash, rrathësh, harqesh dhe poligonësh. Keni gjithashtu mundësi për të vënë tekst, dimensione dhe vizime.

Modelim 3D: AutoCadi-i ju lejon gjithashtu të krijoni modele 3D për dizajnet tuaja. Mund të krijoni modele 3D duke përdorur lloje të ndryshme veglash, si dalje, rrotullime, papafingo dhe fshirje.

Annotation: AutoCAD-i ka një larmi veglash për shënime, në mënyrë që të shtoni tekst, dimension apo simbole dizajnit tuaj. Mund të krijoni gjithashtu shënime të personalizuara duke përdorur blloqet dhe atributet.

Bashkëpunimi: AutoCAD-i ka veçori për të bashkëpunuar, përfshirë ndarjen e materialeve dhe veglat për bashkëpunim. Mund të kaloni gjithashtu materialet në formate të ndryshme: DWG, DXF dhe PDF.

Personalizimi: AutoCAD-i ju mundëson të personalizoni ndërfaqen, veglat dhe komandat për t’ju përshtatur nevojave tuaja. Mund të krijoni menu, paleta veglash etj.

 

Përdorime të AutoCAD-it

AutoCAD-i përdoret në shumë industri. Disa prej përdorimeve më të shpeshta janë:

  1. Arkitekturë: përdoret gjerësisht në arkitekturë për të krijuar plane katesh, ngritjesh dhe sektorësh ndërtimi.
  2. Inxhinieri: përdoret në inxhinieri për të krijuar vizatime të detajuara të bashkëpërbërësve mekanikë dhe elektrikë.
  3. Ndërtim: përdoret për të krijuar plane për ndërtesa dhe struktura.
  4. Prodhim: përdoret për të ndërtuar modele të detjuara 3D të produkteve.
  5. Dizajn i brendshëm: përdoret për të krijuar plane për orenditë etj.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Shoferi i transfertës: ju çon në destinacion në kohë, të sigurtë dhe rehat.

Ndonëse shumë prej e shohin transportin nga një pikë në një tjetër si një shërbim dhe shpeshherë edhe si luks, duhet të mos harrojmë se ky është një profesion i mirëfilltë. Në këtë blog do të shqyrtojmë se ç’bën një shofer transferte, çfarë kualifikimesh ka dhe pse parapëlqehet kaq shumë.

Cili është roli i shoferit të transfertës dhe ç’bën ai?

Shoferi i transfertës është një individ i kualifikuar dhe i punësuar nga një agjenci udhëtimi, detyra e vetme e të cilit është të çojë në kohë, në mënyrë të sigurt dhe profesionale një turist, ose një grup turistësh nga një destinacion në në tjetër. Kujdes, nuk duhet ta ngatërroni një shofer transferte me një through guide, i cili është një person që përpos guidës, luan edhe rolin  e shoferit.

Kritere dhe kualifikime:

▪️ Standarti i komunikimit dhe shërbimit ndaj klientit.

▪️ Etika në sjellje, uniforma, higjena dhe pastërtia personale dhe e automjetit.

▪️ Aplikacionet, orientimi, ndjekja me saktësi e rrugëve, parking hartave dhe udhëzimeve.

▪️ Aftësia e komunikimit me koleget, dokumentacioni, raportet dhe aplikacionet për menaxhimin e shërbimit.

▪️ Aplikacionet, orientimi, ndjekja me saktësi e rrugëve, parking hartave dhe udhëzimeve.

▪️ Rregulloret dhe standardet kombëtare dhe ndërkombëtare të sigurisë.

Pse parapëlqehet:

Pikë së pari, shoferët e transfertës janë idelaë për grupe me familjarë, apo shumë njerëz. Askush nuk ka dëshirë të presë në trafik, apo të harxhojë kohë të vlefshme duke u përpjekur të prenotojë një shërbim taxi.

Nga ana tjetër, një shofer transferte vjen me një plan të mirëorganizuar, duke i bërë thuajse të pamundura vonesat e mundshme, ideal edhe për udhëtimet me qëllime biznesi.

Një tjetër anë e mirë është fakti se ky është një lloj shërbimi i dedikuar tërësisht klientit, me mundësi përshtatjeje sipas nevojave dhe kërkesave të klientëve. Qetësia, rehatia dhe siguria janë të garantuara.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Përgjegjës Financash

Një rol me shumë elementë dhe me përgjegjësi të lartë

Përgjegjës Financash është ai që ndihmon kompanitë me mbarëvajtjen e financave të tyre në mënyrë që të arrijnë objektivat e vendosur. Çdo objektiv mund të arrihet ma anë të dikujt i cili ka njohuri mbi fushën duke u bazuar në ndërtimin startegjive dhe raporteve financiare. Detyrat kryesore përfshijnë raportin e veprimtarive buxhetore, parashikimin financiar, monitorimin e llogarive, dhe krijimin e hapësirave për qëndrueshmërinë dhe uljen e shpenzimeve.

Çfarë pune bën një Përgjegjës Financash?

Përgjegjësi i Financave punon ngushtë me departamentin e menaxhimit dhe me atë ekzekutiv. Bashkarisht, ata krijojnë plane për qëndueshmërinë financiare dhe marrin vendime strategjike rreth investimeve të një organizate. Ata gjithashtu vëzhgojnë zhvillimet e tregut dhe analizojnë për mundësi financiare duke vlerësuar nëse strategjitë financiare, vendimarrjet ose investimet janë në interes të kompanisë.

Le të shikojmë disa detyra kryesore.

  • Menaxhim i përgjithshëm
  1. Mirmbajtja e sistemit të dokumentimit të rregulloreve dhe praktikave të kontabilitetit
  2. Menaxhimi i funksioneve të nën-kontratave
  3. Mbikëqyrje e departamentit të thesarit dhe operacionet e tij, duke përfshirë hartimin e një strategjie të përshtatshme për arritjen e qëllimeve dhe objektivave të vendosura
  • Menaxhim Fondesh
  1. Menaxhim buxhetin e kompanisë për t’u siguruar që ka shumë monetare të mjaftueshme për të mbuluar nevojat e vazhdueshme operative dhe ato të investimeve kapitale
  2. Parashikon fluksin e parasë, nevojat e lidhura me huamarrjen dhe fondet e mundshme për investime
  3. Analizon dhe zbulon mënyra për të reduktuar rreziqet financiare që lidhen me normat e interesit të huamarrjes dhe tregun e këmbimit valutor
  4. Ndihmon në zgjedhjen e strukturave të përshtatshme të kapitalit
  5. Planifikon stokun dhe financimin e kredisë
  6. Mban kontaktet bankare
  7. Vëzhgon Fondet e investimit
  • Analizë Financiare
  1. Kryen analizat e reduktimit të kostos në të gjitha pjesët e organizatës
  2. Angazhohet në kërkime krahasuese për të krijuar mundësi për përmirësime operacionale
  3. Raporton çështjet kryesore në lidhje me performancën e konkurrentëve
  4. Interpreton rezultatet financiare dhe këshillon mbi strategjitë e përmirësimit
  5. Angazhohet në operacionin e ndërtimit të çmimit të produktit sipas hallkave të planifikuara
  6. Ndihmon në procesin e vendosjes së çmimit të produktit
  7. Raporton të dhënat matëse të biznesit tek menaxhmenti
  8. Menaxhon proceset e buxhetimit kapital që bazohen në analizën e kufizimeve dhe analizën e fluksit monetar
  9. Krijon i analizave dhe raporteve të tjera sipas kërkesave
  • Kontabilitet
  1. Menaxhon i buxhetin e kompanisë dhe rregullimet e tij
  2. Raporton gjithçka rreth bixhetit vendosur
  3. Ndihmon në krijimin e drejtimeve të përgjithshme strategjike
  4. Rekomandon për politikën e kreditimit të korporatave

Kualifikimi që kërkohet

Përgjegjësi i finacave duhet të ketë diplomë bachelor në financë dhe kontabilitet. Gjithashtu, shumica e kompanive botërore këkrojnë që një drejtor fincash të ketë pese ose më shumë vite eksperiencë. Përveç këtyre, të paturit aftësi të shkëlqyeshme komunikuese është thelbësor dhe kandidatët duhet të jenë ekspertë në sistemet elektronike të kontabilitetit.

>> Shikoni kursin tonë këtu!

Listë kualifikimesh

    • Diplomë BS e avancuar në Financë ose Kontabilitet.
    • Minimumi 5-7 vite përvojë të fushës
    • 5+ vite përvojë e kombinuar në Kontabilitet/Financë/Sisteme Financiare
    • Aftësia për të menaxhuar prioritete të shumta në një mjedis pune me ritme të shpejta
    • Vetë orientim drejt shërbimit ndaj klientit bashkë me aftësitë drejtuese
    • Përdorimi i avancuar i MS Office Suite, aftësia për të mësuar shpejt aplikacione të ndryshme softuerike të brendshme
    • Aftësi të forta analitike

Përvojë dhe aftësitë e vlefshme

    • Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese
    • Arsim në hoteleri ose fusha të ngjashme
    • Përvojë në menaxhimin e rezervimeve ose të zyrës me volum të lartë thirrjesh
    • Shërbim i fortë ndaj klientit dhe aftësi për të kryer shumë detyra
    • Njohuri të Sun, iScala, Opera Property Management System dhe aftësi për të operuar sisteme të tjera elektronike
    • Vëmendje ndaj detajeve dhe aftësi për zgjidhjen e problemeve

Së fundi

Siç kuptoni, pozicioni i përgjegjësit të financave është disi i komplikuar dhe përbëhet prej përgjegjësive të larta. Një përgjegjës financash duhet të jetë i zoti të menaxhojë, të ndërmarrë, të vlerësojë, këshillojë, dhe të krijojë strategji të gjitha në lidhje me buxhetin e komapnisë dhe fondit të investimeve.

Profesionisti mbas detyrës së përgjegjësit të finacave është përgjegjës për veprimatritë financiare dhe raportet e nevojshme që një organizatë të pakësojë shpenzimet dhe të ndjekë vazhdimisht qëndrueshmërinë e saj financiare. Përgjegjësi i finacave duahet të ketë edukim në ekonomi-financë, menaxhim, menaxhim marrëdhënieve me klientin, dhe të ketë aftësi të shkëlqyera analitike bashkë me njohuri mbi sistemet operacionale elektronike.

Regjistrohuni në newsletter

për t`u njoftuar rreth ofertave dhe lajmërimeve të fundit.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Çfarë do të thotë Lidership?

Vetë-Zhvillim për të arritur pozicionin e drejtuesit në botën e teknologjisë

Si fillim, do të shqyrtojmë shkurtimisht kuptimin e rolit të udhëheqësit në fushën e IT-së. Për të mos u ngatërruar, një menaxher i zoti nuk do të thotë që është udhëheqës.  Udhëheqës quhet ai jneri i cili shkon përtej rolit drejtues. Arritja e tij individuale lidhet ngushtë me arritjet njerëzore dhe shoqërore që burojnë prej kuptimit të kolegëve të tij – punonjësit.

Të qënurit drejtues kryesor, do të thotë të bledhësh tre gjëra sëbashku: pasion frymëzues, vizion drejt realizimit objektiv, mbështetje dhe sigurim i mjeteve të nevojshme për kolegët. Një udhëheqës frymëzon të gjithë anëtarët e ekipit të tij që të besojnë në cilësitë e tyre dhe të zhvillojnë aftësitëdrejtuese të pavarura duke vepruar me pasion të përgjegjshëm.

Më pas vjen roli i drejtuesit: një proces ku një staf-ekzekutiv mund të drejtojë, ndikojë në sjelljen dhe punën e të tjerëve për të arritur qëllimet specifike në një situatë të caktuar. Udhëheqja është aftësia për të nxitur kolegët e tij, grupin e punës të punojnë me besim dhe zell.

Këto aftësi janë të rëndësishme për t’u zhvilluar, pavarësisht nëse jeni student apo një drejtues i cili është duke ngjitur më lartë shkallët e karrierës së tij. Aftësia për të marrë përsipër përgjegjësi, detyra të rëndësisë ekzekutive dhe realizimin e objektivave është cilësi kyçe për t’u dalluar midis profesionistëve të tjerë në tregun e punës.

Cilësitë kryesore për t’u zhvilluar

Aftësia për zgjidhjen e problemeve: Një udhëheqës IT është i aftë të zgjidh problemet. Ai identifikon rreziqet, analizon për zgjidhjet dhe ka aftësinë të ndaj projektet në disa pjesë për të ndërtuar procese dhe qasje që të nxjerrin në zbatueshmërinë e zgjidhjeve të gjetura.

Mendje e hapur: Një pjesë e zgjidhjes efektive të problemeve është të qenit i hapur për të provuar ide të reja, qasje të reja, këndvështrime të reja – ngado që vijnë ato. Ti nuk di gjithçka, kjo të lejon të jesh ‘’der-hapur’’ për njohuri dhe zgjidhje të ndryshme, në ndikim dhe kulturë.

Aftësia për të frymëzuar: Udhëheqësit janë ata njerëz që frymëzojnë dhe motivojnë të tjerët, me mjete të ndryshme për t’u bashkuar në mënyrë efektive drejt arritjes së objektivit të madhë.

Intuita: Udhëheqësit e mirë u besojnë instinkteve të tyre. Ata mësojnë nga përvoja. Si dhe nga dëgjimi i të tjerëve.

Mendësia risisjellëse: Shikon dhe kërkon për risi. Provon ide të reja duke eksperimentuar vazdhimisht, por edhe në dështim arrin të lexoj mësimet dhe përpiqet përsëri. Këto cilësi krijuese janë thelbësore për udhëheqjen e mirë.

Mendësia pozitive: Mbajtja e një qasjeje pozitive dhe të mësuarit në çdo çast ka një ndikim të fortë tek ekipet dhe individët. Është shumë e lehtë në mjediset e punës të zhyteni në negativitet që mund të kthehen shpejt toksik. Udhëheqësit e mirë dinë ta anashkalojnë këtë kurth dhe të qëndrojnë të fokusuar në objektivat dhe detyrat që japin rezultate.

Vetëbesimi: Besimi në veten tuaj dhe qëndrim i duhur me mendjen e hapur për të gjetur zgjidhje. Përqafimi i larmisë njerëzore të grupit të punës duke mësuar nga përvoja. Të punosh drejt rezultateve pozitive gjeneron një besim të brendshëm që arrin dhe frymëzon njerëzit e tjerë.

Aftësitë e komunikimit: Një pjesë e drejtimit është aftësia për të ndarë dhe artikuluar atë që mendoni, keni nevojë ose dëshironi të arrini. Ndërtimi i aftësive të forta të komunikimit në mënyrë që njerëzit e tjerë të kuptojnë vizionin ose idenë tuaj është thelbësore.

Aftësia për të deleguar: Është e pamundur të bësh gjithçka vetë. Dhe shumica e njerëzve urrejnë të jenë të mikro-menaxhuar në punën e tyre. Të mësosh të delegosh dhe të njohësh pikat e forta të njerëzve të tjerë është një aftësi thelbësore e udhëheqjes që ndihmon në frymëzimin dhe motivimin e grupit të punës.

Besueshmëria: Tejdukshmëria është thelbësore. Së bashku me aftësitë e forta komunikuese, ju duhet t’u tregoni të tjerëve se keni integritet dhe mund t’ju besohet çdo përgjegjësi. Mbështesni dhe vlerësoni me fakte grupin e punës dhe kolegët tuaj.

Vendosmëria: Ju keni një ide të qartë se çfarë dëshironi, si të arrini atje dhe si të kapërceni pengesat që mund të hasni gjatë rrugës.

Inteligjenca Emocionale: Inteligjenca Emocionale është aftësia ndërpersonale për të krijuar ose punuar me njerëz të tjerë, në ekipe ose veçmas. Ju merrni kohë për të kuptuar të tjerët dhe për të ndërtuar urat lidhëse midis njerëzve.

Këmbëngulja: Pavarësisht se sa e vështirë është një punë apo sa kohë duhet për ta realizuar, ju i keni sytë dhe mendjen drejt përfundimit të suksesshëm. Të jesh në gjendje të durosh dhe të vazhdosh, pavarësisht pengesave është një tregues kyç i një lideri.

Përpikmëria në punë: Ju i përmbaheni një orari, arrini në kohë, paprashtroni gjithçka dhe përbushni detyrën sipas fjalës që jepni. Të tjerët e dinë se mund të mbështeten tek ju.

Mendimi Strategjik: Ju e kuptoni domosdoshmërinë që qëndron pas detyrës dhe se si ajo përshtatet në një qëllim të përgjithshëm. Ju mendoni se si të përdorni më mirë burimet për të arritur qëllimet. Ju jeni në gjendje të krijoni lidhjet midis fazave të ndryshme të një plani.

Organizim: Nga mbajtja e kohës tek planifikimi, tek raportimi. Ky organizim i mirë siguron që gjërat të shkojnë sipas planit dhe kohës së caktuar.

Vëmendje: E ‘mjaftueshmja’ nuk është mjaft për ju. Ju i kushtoni vëmendje detajeve më të vogla. Ju jeni një mendimtar kërkues – i plotë dhe i veçantë në qasjen personale ndaj gjithçkaje.

Të jesh i duruar: Udhëheqësit e mirë janë ata që kanë përulësinë për të dëgjuar të tjerët, për t’i njohur dhe për t’i shpërblyer ata. Në këtë mëmyrë grupi i punës frymëzohet dhe nxitet në bashkëpunim dhe cilësi.

Origjinaliteti: Është më e lehtë nga sa mendoni në dallimin e dikujt që është i pasinqertë ose i prirur për të “mashtruar”. Ndërsa udhëheqësit e vërtetë janë të vërtetë. Ata besojnë në atë që bëjnë dhe thonë.

Merrni një moment për të reflektuar mbi këto afësi dhe sa prej tyre ju i keni tashmë. Sa prej tyre dueht ende të zhvillohen dhe sa duhen përfituar në të ardhmen. Udhëheqja, si të gjitha aftësitë e tjera, është diçka që mund të rafinohet, zhvillohet dhe përmirësohet në mënyrë aktive me kalimin e kohës.

Regjistrohuni në newsletter

për t`u njoftuar rreth ofertave dhe lajmërimeve të fundit.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Të mirat e të mësuarit praktik: pse praktika e përvojës është kyç i suksesit

të mësuarit praktik

Vëmë duart në zjarr se i keni dëgjuar jo rrallë herë gjatë formimit tuaj në shkollë zërat se bota e vërtetë nuk është asgjë e ngjashme me klasën apo teorinë e librave dhe se kur të dilni në të do të përballeni me situata që do të duan thuajse aspak teori. Ndonëse kjo nuk është […]

Read More…

Bazat e AutoCAD

AutoCAD-i është një softuer dizajni kompjuterik me përdorim të gjerë në inxhinieri, arkitekturë dhe industrinë e ndërtimit për të krijuar dizajne 2D dhe 3D. në këtë artikull do të shpjegojmë disa informacione bazë rreth AutoCAD-it, disa funksione dhe përdorime.Bazat e AutoCAD AutoCAD-i është një produkt i Autodesk, Inc., një kompani softuerësh që specializohet në krijimin […]

Read More…

Shoferi i transfertës: ju çon në destinacion në kohë, të sigurtë dhe rehat.

Ndonëse shumë prej e shohin transportin nga një pikë në një tjetër si një shërbim dhe shpeshherë edhe si luks, duhet të mos harrojmë se ky është një profesion i mirëfilltë. Në këtë blog do të shqyrtojmë se ç’bën një shofer transferte, çfarë kualifikimesh ka dhe pse parapëlqehet kaq shumë. Cili është roli i shoferit […]

Read More…

Përgjegjës Financash

Një rol me shumë elementë dhe me përgjegjësi të lartë Përgjegjës Financash është ai që ndihmon kompanitë me mbarëvajtjen e financave të tyre në mënyrë që të arrijnë objektivat e vendosur. Çdo objektiv mund të arrihet ma anë të dikujt i cili ka njohuri mbi fushën duke u bazuar në ndërtimin startegjive dhe raporteve financiare. […]

Read More…

Vetë-Zhvillim për të arritur pozicionin e drejtuesit në botën e teknologjisë

Çfarë do të thotë Lidership? Si fillim, do të shqyrtojmë shkurtimisht kuptimin e rolit të udhëheqësit në fushën e IT-së. Për të mos u ngatërruar, një menaxher i zoti nuk do të thotë që është udhëheqës.  Udhëheqës quhet ai jneri i cili shkon përtej rolit drejtues. Arritja e tij individuale lidhet ngushtë me arritjet njerëzore […]

Read More…