loading

Të mirat e të mësuarit praktik: pse praktika e përvojës është kyç i suksesit

Vëmë duart në zjarr se i keni dëgjuar jo rrallë herë gjatë formimit tuaj në shkollë zërat se bota e vërtetë nuk është asgjë e ngjashme me klasën apo teorinë e librave dhe se kur të dilni në të do të përballeni me situata që do të duan thuajse aspak teori. Ndonëse kjo nuk është tërësisht e vërtetë, e vërtetë është se praktika është një qasje shumë e rëndësishme e sistemeve arsimore që ndihmon pas përfundimit të studimeve akademike.
Të mësuarit praktik ka një rol shumë të rëndësishëm në formimin dhe përgatitjen e plotë të studentëve për tu përshtatur më lehtë në punët e tyre pasi jo vetëm ndihmon në perceptimin e modeleve dhe situatave reale, por krijon gjatë rrugës aftësi dhe shprehi me shumë vlerë që i ndihmojnë ato për të patur sukses në jetën profesionale, por edhe personale.

Arsyet kryesore pse të mësuarit praktik është formulë për sukses:

Ruajtja dhe rikujtimi i përmirësuar i njohurive

Për shkak se të mësuarit praktik ngjall përdorimin e shumë shqisave tek ne, e kemi më të lehtë të kujtojmë apo të ruajmë informacion dhe njohuri, sepse truri ynë i lidh ato me të prekurin, të parit, të dëgjuarit. Të gjithë ne e kthejmë kokën kur dëgjojmë një zë të njohur, sepse truri ynë e lidh atë me një shenjë që ka kapur shqisa jonë.

 

Përmirësimi i të menduarit kritik

Të mësuarit praktik të përball me situata reale që kërkojnë zgjidhje. Në këtë mënyrë studentët kanë mundësi të zbatojnë njohuritë e tyre në zgjidhjen e një situate të mirëfilltë, duke aftësuar aftësitë problemzgjidhëse, aftësitë krijuese dhe novatore.

Më shumë frymëzim dhe përfshirje

Po të vëmë përballë të mësuarit praktik me të mësuarit tradicional, i pari është më frymëzues dhe përfshirës, pasi në përfundim të një detyre apo projekti, priremi të ndjejmë një farë përmbushjeje dhe kënqësie. Këto dy bashkëpëbërës (frymëzimi dhe përfshirja) ndihmojnë në përqëndrim më të mirë, duke rezultuar në nxënie më të dobishme.

Më të përgatitur në punë

Përvoja dhe aftësitë praktike që fitohen nga të mësuarit praktik janë disa bashkëpërbërës shumë të rëndësishëm të suksesit në punë. Vëmë bast, se e keni dëgjuar me qinda herë se “kërkohet dikush me përvojë”. Epo, të mësuarit praktik është kjo ekperiencë.

Aftësi më të mira ndërpersonale

Të mësuarit praktik i vë studentët përballë njëri-tjetrit dhe ata duhet të bashkëpunojnë për të pasur sukses. Ekperienca të tilla zhvillojnë aftësitë e komunikimit, drejtimit dhe punës në grup, të gjitha shumë të vlerësuara në punë.

Shtesë – Të mirat e aftësive praktike (që i fitoni nga të mësuarit praktik):

  1. Fitime më të mëdha
  2. Ju japin dorë në aplikime
  3. Ju japin eksperiencë pune
  4. Lehtësojnë punësimin e pavarur
  5. Pasurojnë formimin tuaj
  6. Nxisin bashkëpunimin

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Të mirat e të mësuarit praktik: pse praktika e përvojës është kyç i suksesit

të mësuarit praktik

Vëmë duart në zjarr se i keni dëgjuar jo rrallë herë gjatë formimit tuaj në shkollë zërat se bota e vërtetë nuk është asgjë e ngjashme me klasën apo teorinë e librave dhe se kur të dilni në të do të përballeni me situata që do të duan thuajse aspak teori. Ndonëse kjo nuk është […]

Read More…