loading

Kodimi për fëmijët: një hob i investueshëm

Kjo mund të jetë një tjetër hyrje ku ne fillojmë duke ju ritheksuar se si bota në të cilën jetojmë është e dominuar fuqishëm nga teknologjia dhe ndikimi i saj, por të gjithë ne e dimë këtë apo jo? Në këtë artikull do të flasim shkurtimisht pse tu mësojmë fëmijëve të kodojnë është e rëndësishme dhe mbi të gjitha çfarë rëndësie ka dhe të mirash sjell kodimi për ta.

Fëmijët dhe adoleshentët janë në kontakt të përditshëm me teknologjinë. Metonimia se brezi i ri ka lindur me telefon në dorë, vlen për të treguar se të lindur në epokën e teknologjisë, në një mënyrë apo në një tjetër, moshat e reja priren për të hulumtuar dhe përdorur rrjetin e teknologjinë. Në vend që vetëm të përdorin dhe zbulojnë, kodimi u jep atyre mundësinë të krijojnë dhe shpikin teknologji të reja.

Pse është i rëndësishëm dhe si mund të mësohet?

Të mësosh të kodosh është njëlloj sit ë mësosh një gjuhë të re, ndaj fëmijët kanë mundësitë më të larta për të përthithur dhe për të mësuar në mënyrën më të lehtë kodimin. Në fakt, është provuar se kodimi mësohet më lehtë tek moshat e vogla dhe të reja.

Kodimi do t’i ndihmojë fëmijët të krijojnë një grup të ri aftësishë, por e mira e kodimit nu qëndron vetëm këtu. Kodimi është një investim afatgjatë që mund të nxitet tek fëmija në formën e një hobi. Në të ardhmen e afërt, duke parë dhe analizuar tregun e punës, mund të themi me bindje se individët me aftësi në kodim dhe programim do të veçohen dhe do të kenë disa përparësi për të rënë në sy më lehtë.

 

Disa nga aftësitë e rëndësishme që krijohen tek fëmijët kur kodojnë:

  1. Zgjidhja e problemeve
  2. Mendimi kritik
  3. Këmbëmngulja
  4. Komunikimi
  5. Të qenit krijues

Si mund të shpjegohet kodimi për fëmijët?

  1. Fillimisht duhen shpjeguar thjeshtë konceptet bazë të kodimit. Mos harroni se fëmija do të ketë një kohë të gjatë përpara për të zgjaruar njohuritë, ndaj filloni me shpjegime të thjeshta dhe të shkurtuara.
  2. Përpiquni t’i shpjegoni fëmijës se si kodimi lidhet me jetën e përditshme, ku mund ta ndihmojë atë dhe si mund ta vendosë në funksionim.
  3. Mësojani bazat e kodimit nëpërmjet programimit me blloqe.
  4. Mësojini termat më të përhapur të kodimit.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Kodimi për fëmijët: një hob i investueshëm

Kjo mund të jetë një tjetër hyrje ku ne fillojmë duke ju ritheksuar se si bota në të cilën jetojmë është e dominuar fuqishëm nga teknologjia dhe ndikimi i saj, por të gjithë ne e dimë këtë apo jo? Në këtë artikull do të flasim shkurtimisht pse tu mësojmë fëmijëve të kodojnë është e rëndësishme […]

Read More…