loading

Inteligjenca emocionale: kaloja vetes në punë

Mendja e njeriut është mjeti i vetëm i pakrahasueshëm kur vjen puna për të arritur suksesin në jetë. Në botën e profesionistëve, ky subjekt është kthyer në gurin filozofik të përpjekjeve për të kuptuar se si arrihet suksesi dhe kemi dalë në përfundime që jo gjithmonë e nderojnë eksplorimin tonë drejt një karriere të suksesshme. Inteligjenca shihet si një tipar përcaktues në punë dhe ndonëse kemi krijuar sisteme për matjen dhe vlerësimin e saj, studimet tregojnë se niveli i inteligjencës sonë (koeficienti i inteligjencës, IQ) justifikon veçse 20% të suksesit në jetë dhe ka ndikues të tjerë që plotësojnë rebusin.

Ndër këta ndikues të tjerë të suksesit, inteligjenca emocionale është jo aq e njohur sa duhet dhe për ironi shumë e rëndësishme. Në këtë artikull do të krijojmë një panoramë të qartë rreth inteligjencës emocionale dhe do të përpiqemi të shpjegojmë si mund ta zhvilloni dhe pse ju vlen për një karrierë të shkëlqyer.Inteligjenca emocionale: kaloja vetes në punë

Çfarë është inteligjenca emocionale?

Për të mos e ndërlikuar shumë, mund t’ia nisim duke thënë se mendja jonë funksionon në sajë të dy inteligjencave. Ndryshe mund të themi se kemi dy mendje, një me të cilën mendojmë dhe një me të cilën ndjejmë. Praktikisht ne karakterizohemi nga ndjenjat, të cilat janë impulse të fuqishme që na shtyjnë të veprojmë pa stërmenduar. Problemi vjen kur ndjenjat tona (emocionet) dalin jashtë kontrollit gjatë situatës dhe ne nuk i shprehim ato si duhet. Truri ynë është i ndërtuar nga brenda jashtw. Struktura e mesme, sistemi limbik, është përgjegjëse për ndjesitë tona të qenësishme. Kjo pjesë e trurit na lejon gjithashtu të mësojmë dhe të mbajmë mend, duke na dhënë mundësinë të përshtatemi në mjedise të reja. Mbajeni mend këtë!

Reagimet tona emocionale dhe fakti që nuk mund t’i ndryshojmë ato, shpjegohen pasi mendja jonë ndjesore (emocionale) zhvillohet shumë para neokorteksit (pjesa e trurit që përgjigjet për të menduarit dhe analizimin).

Inteligjenca emocionale është mënyra se si ne u përgjigjemi ndjesive tona ndryshe nga instikti parësor.  Pra, inteligjeca emocionale është aftësia për të kuptuar dhe punuar me ndjesitë tona.

 

Si lidhet inteligjenca emocionale me suksesin në karrierë?

Inteligjenca emocionale është një nga çelësat e suksesit në karrierë. Ajo zhvillon disa sjellje shumë të rëndësishme dhe të shëndetshme në vendin e punës.

  1. Komunikimi jo i folur
  2. Vetëdije për ndjesitë tona
  3. Të qenit i frytshëm (prodhimtar) në një mënyrë më të mirë
  4. Zhvillimi i karrierës
  5. Nxitja e të tjerëve për të zhvilluar aftësi ndërvetjake

Këto sjellje lidhen me pesë bashkëpërbërësit e inteligjencës emocionale në ambjentin e punës. Këto bashkëpërbërës u zhvilluan për herë të parë nga psikologu David Goleman gjatë viteve ’90. Ai njihet gjithashtu për librin e tij mjaft të njohur “Inteligjenca Emocionale”, të cilin mendojmë se duhet ta lexoni.

Pesë bashkëpërbëret e inteligjencës emocionale në mjedisin e punës:

  1. Vetëdija: ndihmon në të kuptuarit e ndjesive tona vetjake. Kjo na ndihmon të kuptojmë më mirë se si kuptohen ndjesitë tona nga të tjerët, duke na dhënë një përshtypje më të qartë se si na shohin bashkëpunonjësit.
  2. Vetëpërmirësimi: ndihmon në kontrollimin dhe përshtatjen e ndjesive tona. Duke krijuar një qasje të re ndaj ndjesive tona, kemi mundësi më të mira për të mbajtur një paraqitje më profesionale.
  3. Motivimi: shtytja dhe dëshira për të arritur diçka ndikon në ndjesitë e vetëpërmbushjes.
  4. Empatia: lidhet me njohjen dhe të kuptuarit e ndjesive të të tjerëve. Kjo ndihmon në përballimin e situatave që mund të ngjasin në punë.
  5. Aftësitë shoqërore: ndihmon në marrjen vesh dhe ndërveprimin me të tjerët. Shumë e rëndësishme për të zhvilluar karrierën tuaj!

Si mund ta zhvilloni inteligjencën emocionale:

Ka disa mënyra për të zhvilluar inteligjencën emocionale. Kemi përmbledhur disa nga mënyrat më të përhapura dhe të sugjeruara.

  1. Mbani shënime/ditar pune: në fund të çdo dite pune shkruani mbi ditën tuaj, si ju eci puna, pak rëndësi ka nëse përfundimet janë të kënaqshme apo jo. Duke i hedhur në letër mund të dalloni prirjet e sjelljes dhe përgjigjeve tuaja ndaj ndjesive.
  2. Bëni vlerësimin 360 gradë: ky vlerësim bëhet duke marrë përshtypjet e njerëzve me të cilët punoni si dhe duke reflektuar për veten tuaj. Në këtë mënyrë mund të perceptoni më lehtë anët tuaja të forta dhe të dobëta.
  3. Zbatoni të dëgjuarit aktiv: kushtojini vëmendje asaj që thonë të tjerët, përfshihuni në bisedë. Kështu krijoni lidhje më të mira.
  4. Jepuni rëndësi ndjesive tuaja: bëni përpjekje për të kuptuar se ç’ndjeni dhe arsyet pas ndjesive që përjetoni. Vetëm kështu mund të arrini të kuptoni dhe të tjerët.
SHTESË: Nëse doni të kuptoni dhe të jeni zbatues më të mirë të inteligjencës emocionale, regjistrohuni në nnjë kurs ose trajnim online.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Inteligjenca emocionale: kaloja vetes në punë

Emotional Intelligence: “beat your own game” at work.

Mendja e njeriut është mjeti i vetëm i pakrahasueshëm kur vjen puna për të arritur suksesin në jetë. Në botën e profesionistëve, ky subjekt është kthyer në gurin filozofik të përpjekjeve për të kuptuar se si arrihet suksesi dhe kemi dalë në përfundime që jo gjithmonë e nderojnë eksplorimin tonë drejt një karriere të suksesshme. […]

Read More…