loading

Të kuptuarit e tregut të punës

Nëse do ta përkthenim historikun e tregut të punës në një bosht kronologjik me momente me rëndësi të veçantë, tashmë ka një anno domini të ri, pa dashur të tingëllojmë provokues. Para dhe pas Covid-19, qëndrojnë tanimë si dy momente të ndryshme të situatës së tregut të punës. Me shumë vende pune të humbura, por edhe me shumë sektorë që kanë përjetuar një rritje të madhe të kërkesës për punë dhe kanë krijuar lehtësi të reja për punonjësit, nuk mund të themi se panorama është bardhë e zi.

Pandemia e Covid-19 e tjetërsoi tregun dhe kërkesën mbarëbotërore për punë në mënyra që nuk i kishim përfytyruar më parë, duke krijuar vështirësi, por edhe mënyra të reja të të menduarit dhe të kuptuarit të nevojave të njerëzimit në të ardhmen. Për fat të mirë, tregu i punës në të ardhmen, do të shfaqë prirje të ndjeshme për të qenë më i qëndrueshëm dhe i drejtuar drejt ekonomisë së gjelbërt. Përveç kësaj, ka dhe shumë ngjyra të tjera në tablonë e përtej 2023-it, për të cilat do të flasim në këtë artikull.

Të punuarit në distancë

Që nga 2020-a është shtuar në masë të punuarit në distancë dhe nuk është më problem për të krijuar orare të lëvizshme dhe të rehatshme për të gjitha palët. Teknologjia ka mundësuar të punuarit e rehatshëm larg zyrës. Natyrisht, kur punëdhënësit lëshojnë lajmërime për vende pune, është bërë praktikë që të jepen mundësi për të punuar në mënyra të ndryshme. Merrmëni si shembull mua, punoj dy ditë në zyrë dhe pjesën tjetër të javës nga shtëpia. Kjo quhet një mënyrë pune hibride. Në zyrë, nga shtëpia, hibrid, nuk ka mundësi të munguara!

Inteligjenca artificiale

Prirja e automatizimit dhe përfshirjes së inteligjencës artificiale në tregun e punës është një temë që polarizon dhe ngre pikëpyetje serioze për ekzistencën e shumë profesioneve dhe punëve në të ardhmen. IA dhe automatizimi pritet të zënë një vend të rëndësishëm në punët tona dhe ndonëse do të zëvendësojnë mjaft punonjës duke zhdukur disa profesione, do të krijojë punë të reja që do të kenë nevojë për punonjës dhe riaftësim.

Kërkesa për punonjës të shërbimit të kujdesit shëndetësor do të rritet

Shumë vende po përjetojnë prej disa kohësh dukurinë e plakjes së popullsisë. Këto vende janë në kërkim gjithnjë e më të madh të punonjësve të shërbimit të kujdesit shëndetësor, si doktorë, infermierë, mjekë dhe hulumtues. Kjo do të shoqërohet me kërkesë të rritur për arsimim dhe… e gjetët, vende të reja pune. Ekziston gjithashtu një dukuri tjetër interesante, ku këto vende me popullsi të plakur kërkojnë specialistë dhe profesionistë nga vende të tjera, duke lënë të hapur për interpretim ndikimin e saj në të ardhmen.

Punët e gjelbra do të mbizotërojnë kudo

Kthesa që shumë biznese, por edhe modele qeveritare kanë marrë drejt energjisë së ripërtëritshme dhe praktikave të qëndrueshmërisë ka kijuar një udhë të re që do të fuqizohet edhe më në të ardhmen. Për të mos krijuar hendek, kërkesa e punës në ndërtimin e gjlbër, energjinë e ripërtëritshme, inxhinierinë mjedisore, do të rritet ndjeshëm. Kjo prirje pritet të ketë efekte shumë të mira për përmirësimin e situatës së planetit.

Aftësitë e buta do të përjetojnë rritje në kërkesë

Për shkak të IA-së dhe automatizimit, punëdhënësit do të vlerësojnë edhe më shumë aftësitë e buta. Inteligjenca emocionale, aftësitë krijuese, përshtatja dhe shumë të tjera do të jenë prej më të kërkuarave.

Ekonomia e shërbimeve në kërkesë (gig economy) do të vazhdojë të rritet

Kjo degë e ekonomisë i përket punonjësve të pavarur që ofrojnë shërbime në bazë të asaj çfarë kërkohet. Platformat digjitale e kanë fuqizuar atë dhe shërbime të shumta janë kthyer me drejtim nga ekonomia e shërbimit në kërkesë prej një kohe të gjatë. Kërkesa për ndërveprime pune lehtësisht të lëvizshme, e ndihmon edhe më shumë këtë degë të ekonomisë.

Një përmbledhje

Ndonëse tregu i punës në terma afatshkurtër mbetet i paqënderueshëm dhe i paparashikueshëm, në terma afatgjatë industri dhe fusha të caktuara do të përjetojnë rritje dhe zhvillim. Duke marrë parasysh gjithë këto ndryshime, të gjithë punonjësit duhet të kenë parasysh aftësitë e kërkuara dhe rritjen profesionale.

Subscribe to our newsletter.

Get our latest offers and News.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Të kuptuarit e tregut të punës

Tregu i punes

Nëse do ta përkthenim historikun e tregut të punës në një bosht kronologjik me momente me rëndësi të veçantë, tashmë ka një anno domini të ri, pa dashur të tingëllojmë provokues. Para dhe pas Covid-19, qëndrojnë tanimë si dy momente të ndryshme të situatës së tregut të punës. Me shumë vende pune të humbura, por […]

Read More…