loading
Në këtë artikull, do të shohim nga afër përgjegjësitë e rolit të Asistent Teknik IT, si dhe aftësitë e nevojshme që duhen për të ushtruar këtë punë.Asistencë Teknike IT
Asistenti teknik IT është dikush që mundëson ndihmë ose mbështetje tek klientët e një kompanie nëpërmjet telefonit ose internetit.Asistencë Teknike IT
Teknikët e tillë gjenden virtualisht në çdo sektor apo industri, duke nisur prej telekomunikacionit tek institucionet financiare deri tek kompanitë e vogla dhe të mëdha, etj. Në fakt, çdo gjë përqark këtij roli bazohet mbi parimet e kujdesit ndaj klientit dhe marrëdhënieve të ndërsjella.
>>Shikoni kursin tonë IT Help Desk.
Kështu që, asistenti teknik IT duhet të zotërojë njohuri të mira rreth veprimtarive dhe marrëveshjeve të industrisë që ai/ajo përfaqëson. Këto njohuri vlejnë që tekniku të jetë i përpiktë në përgjigjet e tij dhe të zgjidhë problemet e klientëve pa pasur nevojën e kontaktit fizik me këdo. Gjithashtu, ky rol kërkon veprimtari 24-orësh të pandërprerë pune. Për këto arsye, në pjesën më të madhe tekniku nuk punon i vetëm. Ai/ajo, normalisht, janë pjesë e një grupi pune teknikësh të tjerë.
Në përgjithësi, një asistent teknik IT përgjigjet për çdo kërkesë apo pyetje që klientët mund të kenë dhe ofron zgjidhje për problemet që shfaqen përgjatë produkteve ose shërbimeve të zgjedhura prej klientit. Ai/ajo janë të gatshëm të mundësojnë rrugë zgjidhëse për probleme teknike dhe të krijojnë kështu vlera tek klientët duke mbajtur në këmbë për kohë të gjatë reputacionin e një kompanie.
Natyra e detyrave të një asistenti teknik IT mund të ndryshojnë në varësi të klientit dhe problemit. Në disa raste këto mund të jenë edhe të ngjashme me njëra-tjetrën. Kështu që, asistenti IT merrë përsipër shumë funksione që sigurojnë mbarëvajtjen e lehtë të shërbimeve gjatë gjithë kohës.
Le të shikojmë disa detyra që asistenti teknik IT ka për qëllim të realizojë.
Brenda këtij roli ka disa njohuri dhe kualifikime të nevojshme që një aplikant duhet të zotërojë në mënyrë që të punojë si Asistent Teknik IT. Këto aftësi janë:
Njohuritë që preken në këtë artikull, na tregojnë për rolin e Asistentit Teknik IT duke na shfaqur gjithashtu përgjegjësitë e fushës. Këto njohuri kthehen në të rëndësishme për të dy nivelet e përvojës së pozicionit teknik, si për atë të fillestarit por edhe për teknikun me përvojë të gjatë ndër vite.
Siç ju do të kuptoni, roli i asistentit teknik IT ka një ndikim të madh mbi kënaqësinë e klientit në përdorimin e produkteve dhe marrjen e shërbimeve që në vazhdim ndikojnë mbi reputacionin e vazhdueshëm në kohë të një kompanie. Tekniku i tillë është pjesë jetike për çdo biznes dhe institucion i cili ka si qëllim të mbajë një karakter rritës e të qëndrueshëm gjatë viteve.
Regjistrohuni në newsletter
për t`u njoftuar rreth ofertave dhe lajmërimeve të fundit.