loading

Elementët e tij ekzistojnë prej kohësh në tregun e punës.

Menaxher i Marketingut Digjital

Çfarë është Menaxheri i Marketingut Digjital?

Ndërkohë që titulli “menaxher i marketingut digjital” është ende i ri, elementët e tij ekzistojnë prej kohësh në tregun e punës.

Menaxherët e marketingut digjital krijojnë, planifikojnë dhe mbikëqyrin programet e marketingut që promovojnë emrin, produktet dhe shërbimet e një kompanie. Përgjegjësitë e tyre përfshijnë ndërtimin e fushatave reklamuese, analizës matëse, dhe identifikimin e trendit përkatës. Menaxherët e marketingut digjital, më të shumtët, kanë një historik punë si drejtor i arteve dhe i mediave sociale.

Çfarë bën një Menaxher i Marketingut Digjital?

Menaxheri i marketingut digjital merret me planin dhe ekzekutimin e strategjisë digjitale të marketingut për të promovuar brandin, produktet dhe shërbimet përgjatë gjithë platformave digjitale të lidhura me marketingun. Gjithashtu ky rol ka të bëjë me supervizimin e të gjithë profesionistëve të tjerë që janë pjesë e departamentit të marketingut.

Në pjesën më të madhe, menaxheri i marketingut digjital është përgjegjës për departamentin e marketingut.

Ky rol përfshin detyra të tilla si:

• SEO – çdo gjë që ka të bëjë me rolin dhe funksionin e SEO
• Mbikëqyrjen e Përmbajtjes së Marketingut – kjo ka të bëjë me çfarëdolloj përmbajtje dhe forma që lejojnë për veprime marketingu online
• Performancë e Mediave Sociale – mbikëqyr mediat sociale dhe veglat e tyre për promovimin e dyqaneve ose biznesit online
• Reklama me Pagesë – krijimin dhe mbikëqyrjen e reklamave në Google, Facebook, ose platforma të tjera të cilat ndikojnë në fushatën e marketingut
• Mbikëqyrjen e email-eve – krijimin e strategjisë së marketingut me anë të email-it dhe mbikëqyrjen e tyre
• Marketingu Mobile – ndërtimin e strategjive të përshtatura me formatin Mobile (smartphone)

Edukim & Certifikim

Për të arritur pozicionin e menaxherit të marketingut digjital, edukimi është i rëndësishëm. Edukimi i duhur në marketingun digjital është një plus edhe se nuk i detyrueshëm për të punuar si menaxher i marketingut digjital. Pjesa më e rëndësishme është që ju të ndërtoni eksperiencë në aftësitë tuaja rreth fushës, bashkë me njohuri të forta në menaxhimin e SEO-së.

Për të arritur marrjen e njohurive të nevojshme ju mund të kërkoni kurse shkollimi që lidhen me marketingun digjital. Mbas përfundimit të kursit ju mund të ndërmerrni hapa drejt certifikatës së menaxherit digjital në mënyrë që të siguroheni që i keni tashmë aftësitë e kërkuara për pozicionin e menaxherit të marketingut digjital.

Hidhni një sy tek kursi ynë i marketingut digjital.

Eksperiencë

Siç thamë më lartë, eksperienca përbën pjesën më të rëndësishme për marrjen e rolit e menaxherit të marketingut digjital.

Kjo gjë kërkohet për dy arsye:

E para është që ju të jeni në gjendje të veproni me fushatat e marketingut në mënyrë të përpiktë. Për të shtuar suksesin e fushatave ju duhet të praktikoni shumë dhe të testoni vazhdimisht planet vepruese.

Arsye e dytë lidhet me menaxhimin e përpiktë të grupit dhe ekspertëve të departamentit tuaj. Në këtë rast nuk mjafton vetëm pasja e aftësive të mirë të komunikimit, por ju duhet edhe të zotëroni aftësi teknike të fushës.

Aftësitë e Menaxherit të Marketingut Digjital

Përveç aftësive të mira në organizim dhe komunikim, një menaxher i marketingut digjital duhet të zotëroj fortë edhe aftësitë e drejtuesit të skuadrës dhe ato teknike të nevojshme.

Një menaxher i marketingut digjital ka për detyrë:

• Të flasë me klientët – të komunikojë me klientët rreth përfitimeve të marketingut digjital në përgjithësi, si dhe për përfitimet që bizneset e tyre mund të marrin në këtë drejtim.

Pagesa e një Menaxheri të Marketingut Digjital

Sa mund të paguhen menaxherët e tillë? Sipas të dhënave të fundit, mesatarja vjetore e Menaxherit të Marketingut Digjital është 97 000 $ në vit. Sidoqoftë, kjo pagesë varet dhe mund të ndryshojë sipas viteve të eksperiencës, ekspertizës profesionale, madhësinë e kompanisë, ose sipas llojit të klientëve që bashkëpunoni, dhe në lidhje me rezultatet e punës suaj.

Digital Marketing Salary 2020

Si mund të bëhemi një Menaxher i Marketingut Digjital?

Ky rol ka të bëjë me praktikën dhe nuk është teorik. Nuk mjafton kuptueshmëria e teorike e cila ndodhet nën taktikat e ndryshme të marketingut digjital; ju duhet edhe të kuptoni se si t’i përdorni njohuritë.

Një menaxher i marketingut digjital duhet të zotërojë aftësi praktike. Ta zotëroni një diplomë në Marketingun Digjital është një pikënisje e mirë por jo e mjaftueshme.

Këshilla jonë për t’u bërë një menaxher i marketingut digjital është:

• Punoni si ekspert SEO – arsimohuni dhe mësoni gjithçka rreth rolit dhe punës si SEO. Mund edhe të praktikoni duke krijuar një website personal.
• Kuptueshmërinë e mediave sociale dhe veglave të tyre – të eksploroni rrugët e promovimit dhe reklamimit.
• Bëhuni ekspert në Google Ads – merrni një certifikatë në ekspertizën e Google Ads.
• Bëhuni mjeshtër në marketingun me anë të email-it dhe përmbajtjes shkrimore – përmbajtja e mirë është e domosdoshme për arritjen e fushatës së suksesshme.
• Mësoni rreth Google Analytics – të mësoni dhe të praktikoheni rreth Google Analytics.
• Merrni trajnime të ndryshme prej ekspertëve të marketingut digjital.

Në të vërtetë do t’ju marrë kohë që të ndërtoni eksperiencë mbi fushën e marketingut digjital siç ndodh me çdo punë tjetër. Gjithësesi, nëse e keni mendësinë e duhur do të jetë më të lehtë që ju të arrini aftësimin e kërkuar për t’u bërë një menaxher i marketingut digjital.

Përfundimi

Një menaxher i marketingut digjital nuk duhet të ketë vetëm përvojë si specialist në një drejtim të vetëm në marketingun digjital, por ai duhet të ketë edhe aftësi të tjetra rreth metodave të ndryshme të marketingut. Ai mund të merret me promovimin e një websit-i, ose të jetë i aftë në ndërtimin e planeve, të projektoj supervizim të saktë, dhe të menaxhojë një grup pune kompleks.

Sipas menaxhereve me eksperiencë, ju duhet medoemos të keni njohuri të forta mbi rolin e një SEO para se të bëheni një menaxher i marketingut digjital.

Arritja e këtij pozicioni do të jetë goxha e vështirë në qoftë se ju nuk keni përvojën e fortë të një SEO-je.

Regjistrohuni në newsletter

për t`u njoftuar rreth ofertave dhe lajmërimeve të fundit.

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching