loading

Prania Fizike dhe N'rrjet

Punë Kërkues: Si të Shkruani një Resume (CV)

Resume-ja juaj nuk është thjeshtë një dokument i cili tregon për historikun tuaj profesional, ajo gjithashtu shpalos edhe aspektin tuaj zhvillim kërkues.

Resume ndryshe Cv-ja është një dokument i rëndësishëm i cili shpalos tek punëdhënësit e mundshëm të dhëna mbi aftësitë dhe përvojën tuaj. Përditësimi i resume-së është i domosdoshëm për të mbajtur një linjë koherente dhe të saktë.Si të Shkruani një Resume (CV)

Kur bëhet fjalë për aplikim për punë, resume-ja juaj është vendimtare. Me anë të saj ju keni mundësin të jepni impresionin e parë tek një punëdhënës. Resume-ja duhet të jetë e shkruajtur mire, larg nga elementë të rrem dhe e formatuar në lidhje me karakteristikat e vendit të punës që dëshironi të aplikoni.Si të Shkruani një Resume (CV)

Ky artikull i drejtohet punë kërkuesve të cilët duan të përmirësojnë resume-në e tyre duke rritur kështu gjasat për një intervist pune.

1. Ndërtimi dhe zgjedhja e formatit

Sipas këshillave, shumica e rekrutuesve e skanojnë resume-në Brenda 10 sekondave para se të vendosin për t’a marrur në shqyrtim. Kështu që, mbani mend se impresioni i parë është vendimtar për të fituar një vend në listën e kandidatëve të mundshëm për vendin e punës.

Formati dhe stili vizual janë të parët që bien në sy tek punëdhënësi. Një resume e mirë dizenjuar ka më shumë mundësi të tërheqë vëmendjen e punëdhënësit se sa një resume e ndërtuar keq. Resume-ja e ndërtuar mirë e bën punëdhënësin që t’a lexoj atë me vëmendje.

Për profesione të ndryshme ka edhe resume të llojeve të ndryshme të cilat ndërtohen gjithmon në lidhje me karakterin e fushës profesionale. Para se të shkruani resume-në tuaj mendoni për një format i cili përshtatet me fushën profesionale ku ju doni të aplikoni. Gjithësesi, e rëndësishme është të mbani mend se lexueshmëria dhe qartësia bashkë me piketimin e elementëve me vlerë janë bazë për çdo resume të mirëfilltë.

Këtu po ju sjellim disa këshilla rreth ndërtimit të resume-së suaj:

a) Organizimi i seksioneve
Filloni me historikun tuaj professional dhe postë tij vendosni seksionin e edukimi/arsimit tuaj. Rreshtoni seksionet qartë dhe dukshëm. Brenda seksioneve, shtjelloni shkurtimisht pikat kyçe duke nisur nga e tashmja drejt kohës së shkuar. Në fund të resume-së vendosni një seksion për informacione shtesë si p.sh. gjuhët e huaja dhe aftësitë.

b) Rrjedhshmëria vizuale e të lexuarit
Resume-ja juaj duhet të jetë lehtësisht e lexueshme dukemos e bërë lexuesin të merret me procesin e përpunimit të informacionit. Resume-ja nuk ështëpër t’u procesuar prej lexuesit, por është mënyra për të shpalosur drejtpërdrejt identitetin tuaj profesional. Kështu që, për të arritur këtë nivel, ndani resume-në në seksione të qarta. Përdorni tipografi të trashë për titujt e seksioneve dhe zgjidhni numrin 11 ose 12 pt. në të gjithë shkrimin. Gjithashtu, hapësira midis rrjeshtave dhe paragrafëve duhet marrur gjithnjë parasysh.

c) Përdorni piketime (bullet points)
Mbasi të keni strukturuar seksionet, piketimet janë një mënyrë shumë e mirë për të zhvilluar informacionin dhe për të bërë më të lehtë leximin.

d) Mbajeni të shkurtër në përshkrim
Shumë prej nesh, sidomos ata të cilët kanë një histori të gjerë profesionale, zgjatemi në resume-në tonë duke kaluar një faqe vetëm. Këtu smund të bëjmë ndryshe. Gjithësesi, është mirë të mos harrojmë se të dhënat e shumta nuk janë gjithnjë në dobishmëri sepse mund të tregojnë për mungesë përqendrimi. Kështu që, nëse dëshironi të mos humbni gjasat për një intervistë pune, mundohuni të ndërtoni resume-në pak faqe.

2. Vendosni të dhënat e kontaktit

Të dhënat me anë të së cilave mund t’ju kontaktojnë duhen vendosur lart në fillim të resume-së. Kjo pjesë është tepër kritike sepse mungesa e saj do të sillte padije për porcesin e aplikimit tuaj. Kujdesuni që kjo pjesë të jetë e qartë dhe e dukshme.

Për ndihmë, shikoni shembullin më poshtë: See the example below:

Emri: i aplikantit
Tel: 00000000000
Email: email@example.com
Website: www.example.com
Adresa: 0000 Rruga, Qyteti, Shteti, Nr. postës

3. Shkruani në mënyrë bindëse dhe të sigurtë

Ky stil I të shkruarit tregon për vetëbesimin dhe se ju e zotëroni fushën profesionale tek e cila jeni përqendruar prej vitesh. Shumica e punëdhënësve e kanë të qartë se një resume nuk mund të shpalos në detaje eksperincat e personit në fjalë. Seksioni më i rëndësishëm është ai I eskperincave. Mundohuni të shkruani qartë për punën e dëshiruar dhe objektivat e karrierës suaj, dhe të theksoni fort ato aspekte të resume-së që lidhen me qëllimet e juaja të së ardhmes.

Kur ndërtoni këtë seksion, kujtohuni që:

• Të mbani një format të përqendruar: Vendosni titullin e punës suaj dhe emrin e kompanisë, vitet e punës, dhe njëpërshkrim shumë të shkurtër të rolit tuaj.

• Përqendrohuni tek aftësitë që kërkohen për rolin e ri: Këto aftësi janë të lidhura me industrin dhe profesionin tuaj. I gjeni gjithashtu tek përshkrimii punës së re. Ndërkohë që shkruani për rolet e së kaluarës suaj, ndërthurni edhe këto aftësi tëkërkuara brenda përshkrimit.

• Përdorni zë aktiv: Filloni përshkrimin e eksperincave tuaja duke përdorur zë aktiv, dhe mabjeni koherent deri në fund të resume-së.

• Tregoni aftësitë tuaja të drejtuesit: Duke përdorur zë aktiv, ju mund të zgjidhni edhe fjalë të cilat tregojnë për aspektin tuaj të drejtuesit dhe për deshirën e progresit profesional. Bëjeni këtë vetëm nëse është e nevojshme, por mos e përdorni në rast se ju nuk i zotëroni këto elementë.

• Tregoni për anën tuaj përparimtare: Theksoni zhvillimin profesional dhe aftësitë që ju keni fituar gjatë viteve përvojë. Shfaqni për aspetin e përgjegjësisë individuale dhe vullnetin për të mësur më shumë në të ardhmen.

4. Detaje shtesë

Ky seksion duhet të jetë gjithnjë në lidhje me vendin e ri të punës dhe fushn profesionale tek e cila ju po drejtoheni. Në fushën e industrisë kreative, informacionet shtesë janë të rënëdsishme. Ndërsa, në fusha të tjera si p.sh. ato të karakterit teknik, resume-ja duhet mbajtur thjeshtë dhe nën konizë. Nësë infprmacinet shtesë janë të rëndësishme, ne ju rekomandojmë t’I shkruani ato me anë të piketimit. Po ju sjellim disa prej tyre:

• Aftësitë tuaja: teknike dhe kompjuterike
• Fotografi personale
• Koha e lirë
• Punë si vullnetar
• Qasja personale

5. Rishikim dhe korigjime
Ky hap është I fundit para se të nisni resume-në tuaj drejt punëdhënësit të ardhshëm. Rishikimi dhe korigjimi i resume-së është pika e fundit e fjalisë. Kujdes, sepse njeriu që e shkruan vetë resume-në mësohet me fjalitë dhe paragrafet duke e bërë kshtu të vështirë për të që të kuptoj gabimet drejtshkrimore. Për këtë arsye merrni pak kohë larg resume-së, dilni një shëtitje të shkurtër apo kthehuni ditën e nesërme për të vëzhguar çfarë keni shkruajtur. Mëpas bëni ndryshime nëse është nevoja dhe formatoni praragrafet. Gjithashtu, dërgojeni tek dikush tjetër për t’a lexuar sepse ndihmon shumë.

Për të përfunduar, kujdesuni që formatimi është i përqendruar dhe i ndërtuar saktë. Tipografia – përfshirë hapësirat, madhësin e tipografisë dhe titujt – duhet të jenë të ndërtuara qëndrueshëm përgjatë gjithë faqeve.

Regjistrohuni tek letërnjoftimi ynë

për të Rejat dhe Ofertat e Fundit

© 2021 Elite Academy | NUIS L03321203G | PIC No. 893625305 | Powered by Elite Coaching

Punë Kërkues: Si të Shkruani një Resume (CV)

Prania Fizike dhe N’rrjet Resume-ja juaj nuk është thjeshtë një dokument i cili tregon për historikun tuaj profesional, ajo gjithashtu shpalos edhe aspektin tuaj zhvillim kërkues. Resume ndryshe Cv-ja është një dokument i rëndësishëm i cili shpalos tek punëdhënësit e mundshëm të dhëna mbi aftësitë dhe përvojën tuaj. Përditësimi i resume-së është i domosdoshëm për […]

Read More…